Kulturë
Kostaq Duka: Refleksione
E shtune, 04.05.2013, 03:50 PM
 Refleksione
Refleksione
Nga
Kostaq Duka
Kalendari
Mbi kokën
e saj të thinjur
kanceri
ka ngritur kosën e vdekjes.
Për ditët
që i kanë mbetur
ajo ka
tjetër kalendar.
E
megjithatë
sytë i
mban tërë kohën në ekran
me botën
flet, qesh e qan.
Pyetjes
rutinë të mjekut: A je mirë?
I’u
përgjigj: Jo keq,
por botë
e tërë është turbullirë
mos
ndoshta edhe ajo po ndryshon kalendar?!
Mes vetes
Përmbytje,
zjarre,
tërmete.
Edhe pse
jemi pjesë e natyrës
me
egërsitë e saj na duhet të luftojmë….
Kur këtë
luftë
e shohim
të pashmangëshme
si mund
mes vetes
te tjera
luftra të krijojmë?!
Ëndrra e
ligë
Qyteti i
erës-Chicago
24 orë
nën pushtimin e egër te ujit.
Humbën
trajtat autostradat,
sheshet,
trotuaret.
Uji u bë
zot në katet e para të shtëpive.
Në
ekranet televizive kryetemë: zbutja e egërsisë së nënës-natyrë.
Së fundi
uji i
bindur mori rrjedhë në kanalet masivë
Shtëpitë
ndjenë lehtësimin e mushkërive.
Jeta
rifilloi normalisht
Edhe pse
sytë ishin të lodhur
Si nga
një ëndërr tmerrësisht e ligë.
Kërkesa e
parë
Kur
Chicagos
Arteriet
iu mbushën me ujë,
nëpër
ëndrra flokethinjura shekullore
takohej
me fëmininë.
Kur dita
hapi dritaret
Receptorin
ngriti:
Nuse mos
harro!
Sot është
dita të më çosh në sallonin e bukurisë!
Rozë
Disku i
hënës u bë rozë.
Në xhiron
e mbrëmjes
xhaketat
njerëzit i varën në degët e pemëve
ku
lëvizte lëngu i pranverës.
Disku i
hënës u bë rozë.
Të
nesërmen
buzëqeshën
pafajësisht
lulet e
porsambjella.
Parku
Këtë park
me
blerimin e të cilit shkëmbej shikime
nga
mëngjesi në mbrëmje
ca
zyrtarë duan ta kthejnë në treg të madh.
Duan
Por
synimit të egër banorët përreth i vunë gardh.
Ditë me
ditë
shkel
rrugicave të tij
si për të
lënë të fundmet gjurmë
ose të
parat
në
rilindje të pranverës
pas një dimri të mbrapshtë

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










