Kulturë
Dibran Demaku: Lisi
E premte, 15.02.2013, 08:22 PM
L I S I
Tregim nga Dibran Demaku
Treni
rrëshqiste mbi binarë me shpejtësi dhe ngjante me gjarpërin që rrëshqet mbi
barin e blertë.Të gjitha dhomëzat e tij ishin të mbushura ding e disa nga
udhëtarët qëndronin në këmbë nëpër korridoret e vagonëve.Në qytetin e madh
kishte qenë ditë tregu andaj edhe treni ishte i tejmbushur me udhëtarët që
ktheheshin nga ai treg që i kishte kodhur e sfilitur tërë ditën e lume.
-E shihni
atë Lisin atje!-e kishte thyer heshtjën njëri nga udhëtarët që nga mosha ishte
më i vjetri dhe nga koka kishte hequr plisin e bardhë.Të gjithë udhëtarët që
ishin të ulur në atë dhomëz treni e kishin kthyer shikimin nga dritarja e
trenit të shihnin andej nga kishte bërë me dorë Plaku.Lisi degëgjër dhe i gjatë
maja e të cilit thuajse prekte qiellin. Të gjithë atyre që në ato momente shikonin
Lisin degëgjër dhe të gjatë u bëhej se ai lëvizte atje tej në horizont, ndërkaq
krijohej përshtypja se treni kishte ndaluar.Për një moment Lisi dhe degët e tij
të gjëra u mbulua nga disa shtëpi që i dolën përpara.Edhe shtëpitë dukeshin
sikur në ato momente të lëviznin sepse pas pak çastesh ato kishin mbetur
anash,ndërkaq Lisi i madh kishte dalur sërish në plan të parë me tërë gjerësinë
dhe gjatësinë e tij.
-Ai Lis
ka përjetuar momente të tmerrëshme në jetën e tij!-e kishte thyer sërish
heshtjen Plaku me plisin që tashmë e mbante të mbështetur për gjurin e këmbës
së majtë.Ne sa ishim aty heshtnim si nënësit para mësuesit kur ai u tregon një
përrallë…
-Lisi që
në këto momente duket sikur lëvizë në jetën e tij shumëshekullore ka përjetuar
dimëra të acartë dhe me stuhi shkattrrimtare!Dhe ato stuhi me borë e akull
Lisit shpeshëherë ia kanë thyer degët dhe ja kanë sakatuar trupin.Vetëm rrënjët
nuk ia kanë lëvizur dot!Sepse rrënjët i ka thellë në tokën-nënë!-vazhdonte të
fliste Plaku që disa nga ne e shihnim për herë të parë në jetë.
-Përveq
stuhive të natyrës ai Lis ka përjetuar edhe stuhi të tjera.Kanë ardhur këtej
shumë hordhi barbare dhe gjatë rrugëtimit të tyre nëpër këtë tokë janë ndeshur
edhe me Lisin.Dhe barbarët, si barbarë që janë, kanë zënë zili në Lisin për
shkak të gjerësisë dhe gjatësisë së tij.Edhe ata ia kanë dëmtuar degët dhe
trupin, por nuk ia kanë lëvizur dot rrënjët të ngulura thellë në Tokën-Nënë!...
-Nga i di
të gjitha këto për atë Lis!- bëri pyetje pas një heshtjeje të shkurtër njëri
nga udhëtarët i ulur afër derës së dhomëzës së trenit.
-Plaku me
plisin e mbështetur në gjurin e këmbës së majtë pasi lëvizi pak nga vendi dhe
pasi e ktheu shikimin andej nga i vinte pyetja tha:-E kam rritur shtatin në
këto anë andaj edhe di shumë gjëra për Lisin!Si fëmijë kam lozur me
bashkëmoshatarët e mij aty rreth Lisit dhe shpeshëherë edhe kemi pushuar nën
hijen e tij.Bile ndonjëherë na ka zënë edhe gjumi nën hijen e Lisit.Në kohën e
fëmijërisë sime kam dëgjuar edhe shumë gojëdhëna për Lisin!
Atëherë
tregohej se nën hijen e Lisit kanë pushuar Zanat dhe Drangojtë pas luftërave të
vazhdueshme e të lodhëshme me kuçedrën!Ne fëmijët kur i dëgjonim ato gojëdhëna
në fillim na kaplonte frika, por pastaj me kalimin e kohës sikur bashkëjetonim
me ato gojëdhëna!...Pastaj edhe ne bënim lojën e Zanave dhe Drangojëve në luftë
me Kuçedrën shumëkrerëshe!...
-Ne
menduam se do të na tregonit për ndonjë ngjarje të vërtetë nga jeta
shumëshekullore e Lisit,ndërkaq ju po na rrëfeni përralla fëmijësh!-ia ktheu
njëri nga udhëtarët e që rrinte ulur ballë për ballë Plakut.
-Gjella
me kripë e kripa me karar thotë populli!-ia ktheu Plaku.Edhe ti more miku i
mirë mos u ngut të nxjerrësh muhabete pa kripë! Merre gjithçka me qetësi dhe me
durim!Uji i rrëmbyer kalon shpejtë dhe prapa lë gjëra të pa vlefshme!Por… ku e
pata fjelën?! Ah, po, po…tek Lisi…Nënë hijen e atij Lisi kanë pushuar edhe
shumë trima kur janë kthyer nga luftimet me armiqët e shumtë të kësaj toke!Aty
nën hijen e tij i kanë shëruar plagët dhe pastaj sërish janë kthyer në beteja
për të mbrojtur lirinë e këtij vendi!...Përveq kësaj nën strehën e atij Lisi
janë mbajtur edhe shumë kuvende ku burrat dhe gratë e këtij vendi kanë lidhur
besën dhe kanë bërë betimin!...Plaku fliste e fliste dhe fjala i kishte
hije!...
…Por ai
Lis në jetën e tij ka përjetuar edhe ditë të rënda! Të zeza!... Si ato të
dimrit të pesëdhjetë e gjashtës! A keni dëgjuar ju për dimrin e egër të
pesëdhjetë e gjashtës?-na u drejtua ai. Shumica nga ne rrudhëm krahët.
-Mos e
keni fjalën për atë dimërin e egër të aksionit famëkeq të mbledhjes së
armëve?!-Theu heshtjen burri që rrinte ulur ballë për ballë Plakut.
-Pikërisht
për atë dimër e kam fjalën!-sikur nxitonte të përgjigjej Plaku.-Eh, more miqtë
e mij se ç`dimër i egër ishte ai!-duke nxjerrë një ofshamë që i dilte nga vetë
shpirti i tij.
-Në atë
dimër të egër ne sikur na kishte dënuar edhe zoti e edhe pushteti!Që të dy
ishin kthyer kundër nesh!Bora e madhe që nuk mbahej mend kishte mbuluar mal e
fushë!Kishte mbuluar shtigje!Pushtetet e huaja që kishin kaluar këtej nuki
kishin qenë fort miqësore me ne shqiptarët!Edhe pushteti i kohës së atij dimri
të egër të pesëdhjetë e gjashtës kishte nxitur armiqësi me shqiptarët!U kishte
kërkuar pushkë e armë të tjera që ata nuk i kishin!Dhe ata që nuk i kishin
armët e kërkuara nga pushteti dhe nuk kishin mndësi materiale që t`i blenin dhe
t`i dorëzonin, vaj halli për ta!Ata do t`i shtroheshin dajakut të
përditshëm!Synimi i autoriteteve të pushtetit të kohës ishte që shqiptarët të
linin shtëpi e katandi dhe të iknin nga styë këmbët!Gjatë atij dimri të egër
shumë shqiptarë kishin lënë shtëpi dhe katandi dhe ishin shpërngulur në
Anadollin e largët!Ata që kishin mbetur u ishin nënshtruar torturave nga më të
n
dryshme!...
-Pushkën
ose jetën!-do të kërcënonin policët e pushtetit të kohës.Shqiptarët kishin
mbetur në mes kurdhës dhe çekanit si thotë një fjalë e urtë popullore! Ata, pra
shqiptarët kishin mbetur nën mëshirën e të pamëshirëshmëve!...
Rrëfimi i
Plakut sa vinte e bëhej edhe më i rëndë, më prekës!Ngjarjet që rrëfemte ai na
preknin thellë në zemër dhe në shpirt…
-Në një
ditë të ftohtë të atij dimri të egër të pesëdhjetë e gjashtës, unë që atëherë
isha afro njëzetëvjeçar isha nisur po me tren për në tregun e qytetit ku ishim
ne sot! Edhe atë ditë mu sukurse sot treni ishte i mbushur përplot me
udhëtarë.Shumë halleghjinjë ia kishin mësyer tregut për të blerë gjëra
ushqimore apo ndonjë leckë për të mbuluar trupin në atë acar të paparë deri më
atëherë!...Kur po kalonim afër vendit ku ndodhej Lisi një pamje e tmerrëshme na
vrau të gjithëve në shpirt e në zemër! Nga dritarja e trenit na u shfaq një
pamje makabre që përdorte në atë kohë pushteti ndaj shqiptarëve.Për trupin e
Lisit kishin lidhur një të pafat!E kishin lënë vetëm në këmishë e në tlina dhe
pa qorapë në këmbë!Pra, e kishin lënë krejt të zbathur!Me këmbë të zbathura në
borën e ftohtë të atij dimri të mmallkuar! Pak më tej Lisit një zjarrë dhe dy
polic të pushtetit që ruanin njeriun e lidhur
për Lisi!
-„Vallë
çfarë ka bërë ai i shkretë që e torturojnë në mënyrë aq mizore!“-pyesnin në
heshtje zemrat tona të ngrira!Dikush që ishte më i dobët nga zemra mbulonte
sytë me duar që mos ta shihte at? pamje aq mizore që e shfaqte
pushteti i kohës!Ne që bënim pyetje në heshtje sigurisht që e dinim edhe
përgjigjen:“Ai i shkret sigurisht nuk kishte pasë pushkë për të dorëzuar sipas
kërkesës së autoriteteve të pushtetit dhe ata e kishin zgjedhur atë torturë për
të!Me atë torturë ata kishin synuar që ta thenin atë shprtërsht dhe fizikisht
ndërkaq të tjerëve t`u tregonin se çfarë do t`i gjente nës nuk do t`u
përgjigjeshin pozitivisht kërkesës së autoeriteteve të kohës!“
-Të them
të drejtën se atë ditë sa ishim në treg mendjen e kishim tek ai i
pafat!-vazhdonte rrëfimin e vetë Plaku.-Dhe thuajse atë ditë nuk blemë asgjë në
treg!Në zemrat tona kishim vetëm një dëshirë:Që kur të ktheheshim për në
shtëpitë tona me trenin e pasditës mos ta shihnim atë të pafatin të Lidhur për
Lisin!Por… edhe kur ne po ktheheshim ai ndodhej po aty i lidhur në trupin e
Lisit!Askush nuk kishte pasur guxim t`i shkonte në ndihmë! Askush nuk kishte i
kishte afruar së paku një palë qorapë për këmbët e tij të ngrira!...Nuk shihej
më as zjarri i ndezur dhe as policët që e ruanin ! Ata kishin ikur!Burri i
lidhur për Lisi tashmë nuk lëvizte fare!Rreth lisit dhe rreth këmbëve të tij
kishte shkrirë dëbora!Nga larg trupi i tij i lidhur për Lisi ngjante në një
permendore!...
Lisi dhe
fshati i Lisit tashmë kishin mbetur shumë larg nga ne.Në horizont tashmë
shfaqej një fushë e blertë.Edhe në tren njerëzit kishin zënë të
rralloheshin.Ata i kishin marrë me vete staconet nga kishte kaluar treni.Edhe
në dhomëzën tonë të trenit tashmë kishte disa vende të bashatisura.Plaku kishte
përfunduar rrëfimin e tij për Lisin dhe tashmë sikur po luante me plisin e tij
që e gjuante nga njëra dorë tek tjetra.Ai plis i bardhë si dëbora ishte nxirë
në fundin e tij nga djersët e viteve…
( Ky
rrëfuim për Lisin kishte ndodhur këtu e tridhjetë vite më parë.Që nga atëherë
koha është përbiruar si nëpërmes vrimës së gjilpërës! Për Plakun rrëfimtar
tashmë nuk di askush se nga ka shkuar dhe nëse jeton ende?!Mbase ai tashmë
ndodhet në botën e përtejme...
Ndërkaq
autori i tregimit tashmë mbi njëzetë vjet ndodhet në mërgim dhe nuk di më asgjë
për Lisin degëgjërë dhe të lartë maja e të cilit prekte qiellin…).