Mendime
Reshat Nexhipi: Mosmarrëveshjet dhe grindjet tona
E merkure, 23.01.2013, 08:04 PM
 Pse, ne shqiptarët,  kemi mbetur prapa botës, edhe pse,
stërgjyshët  tanë, kanë qënë në krye të
saj
Pse, ne shqiptarët,  kemi mbetur prapa botës, edhe pse,
stërgjyshët  tanë, kanë qënë në krye të
saj
Nga Reshat Nexhipi
Hyrje
Fjalët  e 
fundit të  titullit,lidhur me
lashtësinë, veç  tje rash, dëshmohen nga
emri  i ,,babajt,, të perëndive- Zeusit,
që ka të bëjë me fjalën shqipe zë, prandaj ne e quajmë Zot,
që do thotë se edhe ,,fëmija,, e këtij ,,babaj,, pra 12  perënditë e tjera, 6 meshkuj dhe 6 femra, u
takojnë stërgjyshëve tanë, gjë që mund të ilustrohet edhe me emrat e tyre që
kanë rrënjë të gjuhës  shqipe, madje, disa,  janë puro shqiptare, siç është emri i  perëndeshës së shquar Afërdita. Madje,
në një tekst të internetit qendron 
shënimi se  emri  Jezu  (Krisht) ka të bëjë me fjalët shqipe Je dhe
zu=zot, pra je Zot!!  Në favor të
lashtësisë sonë, shkon edhe emri i  të
parëve tanë-pellazgëve të para rreth 12 mijë viteve, që ka të bëjë me
fjalën shqipe pellg etj. Këto që theksova , të cilat, të jem i
sinqertë, edhe mua më tingëllojnë  si
tëpër  të 
egzagjeruara, mos them fantazma, kanë 
dalë nga goja ose penda e shkencëtarëve të huaj dhe poliglotë, të cilët
nuk i kemi as vëllezër as kushërinj  që
mos u besojmë dhe që para tyre, ne ,,shkencëtarët,, e kësaj kohe,  dukemi fare të vegjël. Emrat e  tyre 
tani më dihen, prandaj nuk përsërita. Të kaloj tashti te  pyetja e parashtruar në titull:  Pse 
kemi mbetur të ndarë e të përçarë dhe shumë prapa disa popujve ,të
cilët,  kur të parët tanë krijonin
mbretërira, në krye madje edhe me femra, siç ishte rasti me Teutën dhe Kleopatrën
e Egjiptit, popujt në fjalë, akoma nuk kishin zbritur nga degët e pemëve të
maleve Karpate të Rusisë së sotme.
Mosmarrëveshjet dhe
grindjet-shkaku kryesor që kemi mbetur të ndarë e të përçarë
Për hir të
kontinuitetit  historic  dhe për të dëshmuar se konfliktet e
sotme  i 
kemi trashëgim nga e kaluara, 
do  filloj  nga  Zeusi.
Ky, për të qendruar në krye, vrau babanë e tij,  kurse nga xhelozia, deshte të zhdukë edhe
Prometheun, bëmirësin më të madh të botës, i cili, me zgjuarësinë e tij,
i shpëtoi vdekjes. Fjala është për Kutinë e Pandorës.
xxx
Për r të rrëmbyer
pasurinë e madhe të Trojës 
dardano-ilire, stërgjyshët tanë, u vranë me njëri-tjetrin 10 vjet me
rradhë dhe, sikur mos ishte  Odiseu që
dha idenë për  ,,kalin,, e drunjtë,  kushedi edhe sa do vazhdonte lufta në fjalë.
Pra, kjo luftë, nuk bëhej midis Grekëve dhe Trojanëve, siç thuhet në histori,
sepse grekë në atë kohë nuki kishte fare, por midis vetë  stërgjyshëve tanë dhe,  nuk ndodhi ajo për Helenën e bukur, rrëmbyr nga
Parisi,  por për shkaqe të theksuara më
sipër.
Mosmarrëveshjet dhe
grindjet në  kohën e Lekës së Madh
Po filloj me Euripidën, gjyshen e Lekës së Madh, e dalë nga gjri i Linkestëve të Manastirit të sotëm, emrin e të cilëve e mban lokaliteti historik i këtij qyteti- Heraklea Linkestis. Ajo, për të qendruar në krye, vrau mbretin e parë dhe ajo që është më e keqja dhe që ka lënë njollë të zezë në histori, vrau edhe të shoqin, dy djemtë e rritur dhe, siç duket edhe të bijën. E reja, ose nusja e saj, Olimpia, bashkëshorte e Filipit të Dytë, përmendorja e të cilit u ngrit në Manastir, për të kurdisur në krye të shtetit djalin e saj- Lekën, vrau të shoqin, kurse këtë e vranë ithtarët e tij.
xxx
Këto dy vrasje u bënë edhe për shkak xhelozie,sepse ajo, për t a shpallur të birin- Lekën për hyjnor, përhapi lajmnin që atë nuk e ka me Filipin, por me ndonjë fuqi të mbinatyrore, siç ishte ,,gjarpri,, të cilin ajo e sillte rreth kokës sikur të ishte prej gome dhe, ajo që shkakëtoi xhelozinë tek i shoqi, flinte me të. Kurse ajo xhelozonte të shoqin për shkak se ai u martua me një tjetër, më te re nga Olimpia.
xxx
Leka i Madh, nuk pranonte të mirat e T et,
Filipit të Dytë, i cili e bëri mbret dhe 
njeri më të njohur në botë, duke i sjellë për edukator filozofin më të
madh të asaj dhe kësaj kohe-Aristotelin, me origjhinë ilire. Kjo
mospërfillje,  e nervozoi  Klitin, djalin e Bardhylit,
prandaj dhe gjatë një konflikti, lidhur edhe me këtë çështje, Leka i Madh , i
bërë xunxull  nga rakia,  e vrau, por, kur u bë esëll, u pendua aqë
tepër sa që deshte të bëjë vetëvrasje, sepse nga familjas e tij ishte rritur
dhe ishte një ndër udhëheqësit më të shquar 
në ushtrinë e Lekës së Madh-thuhet në literaturën e historisë.
Tradhëtia në periudhën romake  para dhe në kohën e  Skenderbeut
Mbretëreshën ilire Teutën e tradhëtoi komandanti i shquar i saj Dhimitër Fari, i cili, për interesa personale, u lidh me romakët, duke u dorëzuar flotën ilire dhe ishullin e Korkurës, në kryerngritjen antiromake të udhëhequr nga Batoja, tradhëtoi një komandant me të njëjtin emër.
xxx
Tradhëtia vazhdon edhe në shekujt e mëvonshëm. Ballsha II, i shekullit 13, fjala vjen, mbajti 
anën e Papës dhe Venedikut,  me
ndihmën e të cilëve  ndërmori fushatë
kundër Karl Topisë, duke u bërë zot i Prizrenit dhe Pejës, kurse më vonë u
cilësua si “Zot i Arbërisë”. Karl Topia,
rinc i shekullit XIV , i ndodhur ngushtë nga kundërshtarët e vet, iu
drejtua për ndihmë ushtrisë osmane, e cila po i afrohej Maqedonisë. Kjo ishte
mirëseardhje për Turqit për të depërtuar më lehtë dhe më shpejt në këto treva. Mojsi
Golemi-Dibra, Hamza Kastrioti, tradhëtuan  heroin ynë komnbëtar.
Avazi i njëjtë vazhdon e dhe pas vdekjes së
Skenderbeut, deri në ditët e sotme.
Edhe pse Skenderbeu, para se të japë shpirt, dha mesazhe të vlefshme rreth nevojës për bashkimin e shqiptarëve kundër armiqëve dhe kundërshtarëve të vendit, porositë e tij, nuk u përfillën fare, gjë që u dëshmua me mosmarrëveshjet midis Ali Pashë Tepelenës dhe Bushatlinjëve të Shkodrës, grindjet midis ithtarëve të autonomisë dhe pavarësisë nga Perandoria osmane gjatë Lidhjes së Prizrenit, 1878-1881, Lidhjes së Pejës, 1899 dhe sidomos gjatë Kryengritjes së Përgjithshme të v.1912, kur kryengritësit shqiptarë çliruan Shkupin, por për shkak edhe të mosmarrëveshjeve, duke i besuar premtimit të sulltanit, lëshuan qytetinduke ua lënë, kuptohet, pa dashje, Serbisë, e cila diti si të shfrytëzojë veset negative shqiptare të asaj kohe, gjë që rezultoi edhe me humbjen e Kosovës.
Mosmarrëveshjet para dhe pas Pavarësisë së Shqipërisë
Fjala është për 
qëndrimet e kundërta ndaj  veprimeve
lufta
rake të ëtës së Çerçiz Topullit kundër gjakatarëve grekë ndaj patriotëve shqiptarë, mospajtime me ardhjen e Princ Vidit në krye të Shqipërisë, gjë që shkakëtoi kryengritjen e Haxhi Qamilit, kurse figura kryesore ishte Esat Pashë Toptani, të cilit nuk I shkonin punët mire as me nipin e tij- Ahmet Zogun, kurse kundër këtij të dytit me Fanolin, Hasan Prishtinën etj. Prandaj dhe u shkakëtuan atentate dhe vrasje të cilat dëmtuan tepër çështjern shqiptare, pa marrë parasysh kush sa ishte fajtor.
xxx
Marrëdhënie jo të mira kishte edhe midis Faik Konicës dhe Frashërinjëve, sidomos me dhëndrin e këtyre të fundit-Shahin Kolonjës, të cilët gjatë polemikave në shtypin e përditshëm, ofendonin keq njëri tjetrin, duke u tallur edhe me pamjen fizike të njëri tjetrit, kuptohet në konotacion negativ, me mënyrën ,,primnitive,, gjatë ngrënies së tyre etj.etj. të cilat janë objekt i një fejtonit tim publikuar para disa vitesh me titull,, Gabimet e figurave të njohura shqiptare në të kaluarën,, duke filluar nga Skenderbeu, deri te ata të kohës së sotme, midis partive në Kosovë,Maqedoni etj.e posaçërisht midis PD-së dhe PS-së në Shqipëri.
xxx
Kosova  pas mbarimnit të Luftës së Dytë, mbeti nën
serbët, vetëm e vetëm për shkak të konfrotimeve luftarake  midis forcave antisllave dhe
antikomuniste-ballistëve dhe  legalistë
ve, nga njëra dhe nga ana tjetër atyre të lidhur këmbë e kokë me Titon dhe këlyshët e tij., të cilët jo vetëm që humbën Kosovën dhe Çamërinë, por sollën në krye diktatorin më të madh shqiptar i cili ka lënë pasoja edhe sot, duke lojtur rolin e tersit të Pojanit me litarin në qafë dalë jashtë varrit.
xxx
Pasojat e konfrontimeve të lartpërmendura, ndihen edhe sot e kësaj dite, gjë që pengon tepër realizimin e unitetit kombëtar. Është koha që këtij fenomeni negative t i thuhet stop. Veç tjerash, duhet respektuar mesazhet e Skenderbeut para vdekjes: Vetëm të bashkuar mund të përparojmë, interesat personalëe dhe familjare, t i zavendësojmë me ato kombëtaret etj. Të kujtohemi në porosinë e motra ve Qiriazi nga Manastiri, të cilat porosisnin afërsish kështu: ,,Mosmarëveshjet, grindjet, inatet, xhelozinë. Ambicjet t i hedhim në shportën e dashurisë,, etj.
xxx
Këtë rol mund ta lozin me sukses posaçërisht intelektualët tanë. Gëzon fakti që, një pjesë e tyre, përmes apelit për votimin e tre propozimeve të mbetura në Parlament, kërkojnë heqjen e barikadave si pengesë drejt Evropës së qytetëruar, prandaj dhe, me të drejtë, disa, listën me nënshkrimet, e quajnë si një lloj referendumi për intelektualët tanë e cila do hyjë në analet e historisë, si një dokumet tepër i rëndësishëm për kohën kur është shkruar.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










