Kulturë
Vladimir Muça: Skënder Kapiti - ''Triumfi i kombit''
E shtune, 19.01.2013, 08:23 AM
 FILOZOFIA
E KARAKTERIT POPULLOR DHE FILOZOFIA SHTETARE E KOHES
FILOZOFIA
E KARAKTERIT POPULLOR DHE FILOZOFIA SHTETARE E KOHES
(Rreth librit “Triumfi i kombit” të Skënder Kapitit)
NGA VLADIMIR MUÇA
1.-FILOZOFI E KARAKTERE NDER
KOHERA
Brënda
një harku kohor prej 3 vjetësh, patëm kënaqësinë të marrim nëpër duar librin e
tretë të karakterit filozofik me një stilistikë psiko-analitike “Trumfi i
kombit” të studjuesit të filozofisë tashmë të mirnjohur Skënder Kapiti. Një
libër që u prit mirë si nga lexuesit e thjeshtë por dhe nga qarqet akademike në
Kosovë dhe  në Shqipëri.
Ky libër
vjen disi më ndryshe. Ai vjen si një thirrje proklamatë me nocionet e një
manifesti që buron bindshëm e rrjedhshëm 
nga subkoshienca e autorit , disi më prakticist me evidentimin e punës
së bërë e që duhet bërë në filozofinë e kohës që po kalojmë.Çdo gjë vjen
konkrete si vetë jeta e jonë, pa stërhollime filozofike,  e prekshme në mendje , në sy e në zemër.
Me sa
duket  filologu social-politik  Skënder Kapiti nuk rresht së ndjekuri hap pas
hapi jetën me të gjitha zgiqet e saj;nxjerr prej saj deduksionet përkatëse  ku mirësia dhe e keqja ndeshen  në një rodeo 
sociale  me ashpërsinë e demave të
egër e të toreadorëve socialë.Libri është një filozofi  e karakterit popullor pa ngarkesat e referencave
filozofike e  traktateve të saj.Gjithçka
jepet në dritë të diellit  si një e
thjeshtë popullore.
Xhorxh   Fred  
Uilliams, një mik i madh  nga
Amerika  Demokratike, që para afro 100
vjetësh, më 1915 , në një miting në Boston e perifrazon shumë bukur karakterin
dhe personalitetin e shqiptarit :
“Ata janë
korrekt, të dashur kundrejt njëri tjetrit 
dhe reciprokisht të sjellshëm.Në momentet më të rënda  ata janë plot respekt për superiorët e
tyre.Ata zbatojnë urdhërin e tyre  me
saktësinë më të madhe .Fjalët e tyre dhe sjellja shoqërohen nga dinjiteti.”
Ku jemi
sot me këtë perceptim  filozofik të
karakterit të shqiptarit nga Fred Uilliams? E kemi  forcuar duke shtuar valencat  e besushmërisë në forcimin  e karakterit 
apo  kemi vajtur në një
prapakthehu në vitin 1915?!
Cilat
janë sot raportet shoqërore ndëretnike? Cili është perceptimi   i sotëm shtetformues e zhvillimi shoqëror ?
Ç’raporte janë sot , mbas 100 vjetësh ndërmjet shtetasit dhe shtetarit?  Cili është evolimi i tyre i pritshëm ,
perspektiva?
Këto dhe
shumë   shumë pyetje  e  
shqetësime  shtron   për zgjidhje 
në faqet e këtij libri, autori Skënder Kapiti .
Ndoshta
me telepati të thellësive shekullore me fjalimin e para 1oo vjetëve  të Xhorxh Fred  Uilliamsit 
për kombin  vital shqiptar, aq shumë
të respektuar   që atëhere nga mendimtarë
anë e kënd botës , autori vendos një gur këndor ,pastron myshkun e vënë  nga vitet e pushtimet në këtë panteon të
kombit tonë.
2-MORALI  PARTIAK 
E  MORALI  EKONOMIK
Ashtu
sikundër  tek libri “Moralokracia” edhe
në këtë libër , autori zbërthen moralin partiak 
dhe moralin ekonomik si një unison i pandarë nga  njëri tjetri , ku politika e ndjekur nga   grupime 
të ndryshme  partiake, s’është gjë
tjetër veçse shprehja e koncentruar  e
ekonomisë që ata synojnë të gllabërojnë  
e ta  përfaqësojnë.
Që këtu
fillon dhe shitja e moralit e cënimi i themeleve  të kombit, nga padrejtësitë social –ekonomike
,nacionale,  të cilat , sipas Skënder
Kapitit   përbëjnë  thembrën e Akilit  të qenësisë të një kombësie e të një shteti  të fuqishëm.Janë pikërisht  këto agravime 
që lindin nga diskordancat  e
këtyre aspekteve ndërvepruese  e që e
bëjnë  popullin shqiptar të vuaj sot të
ashtuquajturin “tranzicion të tejzgjatur”.
Autori
,fare açik , pa dorashka , e thotë hapur se janë partitë  ato , që 
për interesa   të ngushta  të individëve 
që e drejtojnë dhe e agravojnë  më
shumë  këtë diskordancë  gjer në 
një   papajtushmëri   e në mohim të mohimeve.Gjithçka ngjan me
një  mekanizëm të sajuar që u shërben
kastave  në një  përfitim individual , larg shtetit social.
Autori në ngulmimet e tij i përcakton qartas 
këto  semafore kuq e blu ,verdhë e
jeshil që ndizen hera herës  si në
kohë  fushatash  por dhe në 
artikulime pas zgjedhjeve , duke u bërë mbartëse e përfitimeve të
momentit  e jo afatgjata e
masovike.Autori  këto përfaqësues të  këtyre grupimeve në konceptin frojdian  na i paraqet  
me disa personalitete , ku sipas situatës , kohës dhe buxhetit
korruptues , ata ndërrojnë fytyrat , karakteret,shërbesat.
Si  kundër vënie 
autori  u referohet librave
kuranorë dhe biblikë, si koncentrate  të
urtësisë popullore  ndër  shekuj, 
të cilët kanë lojtur një  rol   të rëndësishëm  si  
rregullatorë të jetës sociale ndër shekuj.Kjo evidentohet  si  një
risi në konceptimet filozofike në kuadrin e një katarsisi ndërshoqëror.
Shumë
tema interesante shpalosen në këtë libër në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare e
të kujtesës historike; duke bërë një sinonimitet  të periudhës 
totalitariste  dhe të demokracisë
së  cunguar , të cilat  më shumë i afrojnë përngjasimet  sesa  
diferencat dallimore ndërmjet tyre.Qëndrimi  ndaj pronës, punës dhe të ardhurave që vinë  prej 
tyre, trajtohen  nga autori si
amalgamat bazë  të qenësisë  e të triumfit 
social të shtetit  e të një kombi.
Në
hedhjen e traktateve filozofike  si tek
kapitujt “Qeverisja, komuniteti  dhe
shteti”; ”Shteti dhe drejtësia”;  “Përse
realiteti ynë  vazhdon të pengojë e të
persekutojë”,  mbi këto probleme
fondamentale për shoqërinë , autori  ka
ditur të ndërthurë bukur  idetë dhe
eksperiencat  reformiste të vendeve  të përparuara 
demokratike ,duke sjellë të praktikuara 
idetë dhe eksperiencat  e
teoricienëve europianë  dhe amerikanë,
por  të natyralizuar në habitatin
shqiptar sipas kushteve specifike që imponon resursi  social pos totalitarist.
Në  këtë libër 
të tretë  të një formature  e stilistike 
krejt të veçantë, më befasoi 
guximi (që Skënderi  e ka me
tepri) për ti bërë  një karshillëk
studimor e referencial ,gjëndjes ekonomike –shoqërore  e politike “bablokore” të dhjamosur të
akademisë   së shkencave 
dhe institucioneve , të cilët rrinë të  
shushatur e presin  nga të fryjë
era e të kthejnë kurrizin .Nocionet 
praktikante  që libri  përcjell 
tek lexuesi dhe më i thjeshtë   
më dhanë mundësinë që të përcjell disa refleksione siç mund ti ndjente
dhe një  lexues i zakonshëm.Mesa
duket  Skënderi   këtë libër 
e ka bërë  apostafat  për masat 
e gjera të popullit si një flakadan në ndriçimin e rrugës drejt një
prosperiteti   mbarkombëtar , në
mënyrë  që çdo bashkëkombas  të japë 
kontributin në “Triumfin e kombit” mbi padrejtësitë   që 
i  bëhen si nga jashtë dhe
nga  plangprishësit e tij.
Skënder
Kapiti nëpërmjet  këtyre produkteve
librore ka sfiduar trafikun  e madh të
prurjeve  çoroditëse të masmedias si dhe
disa “vepra madhore”me tirazhe  marramendëse  në tregun e librit suportuar nga qarqe të
caktuara oligarkiko-politike.Ai vjen disi i veçantë  duke përfaqësuar  një prurje të çiltër,shumë të
kuptueshme,autoktone, pa filozofikime të tepruara në metodën e të  shkruarit ;një  produkt që paraqet realitetin  shqiptar, si një  pasqyrë 
ku reflektohet  jeta shpirtërore ,
sociale e materiale e vendit dhe popullit të tij.Për mua si një lexues jo shumë
i apasionuar pas   këtij zhanri , libri
“Triumfi i kombit” është nektari i krijimtarisë së  tij studimore, me një tranzacion ardhur nga
një izolim i gjatë nga një ndarje 
klasore që vazhdon e thellohet gjithnjë 
e më shumë , në suazat e një pseudo-demokracie.
Këtë
libër, më shumë se çdo botim akademik e karakterizon ideali, ëndërra e një
mendjeje  të kthjellët e të ftohtë ,
udhëhequr nga shpirti  bujar e
fisnik.Suksesi i produkteve të Skënder Kapiti është: se ai di të kapë linjat e
oportunitetit ndërshoqëror, të zbusë kontradiksionet e të riaktivizojë mendimin
shoqëror të masave në nocione pajtushmërie, pa mohim të mohimeve që të çojnë
tek  kërkundi .
Autori
shkruan të vërtetën lakuriqe , siç ia dikton 
llogjika filozifike dhe 
imagjinata e saj për ardhmërinë.
Tek lexon
kapitujt (traktatet do thoja unë) të librit “Triumfi i kombit” të shkon në
mend  se tek ky autor ,
origjinaliteti,konçiziteti ,e vërteta , nuk janë gjë tjetër veç se një
reflektim  i llogjikshëm  i asaj që shohim dhe ndeshim  përdita.Po të lexosh me vëmëndje edhe
filozofët e mëdhenj  japin e marrin tek
njeri tjetri  ide dhe perceptime .Ndërsa
Skënderi  flet me një lirshmëri, pa
sforco,pa mllef, natyrshëm për atë çka ndodhur e çfarë ndodh tek ne, si në
asnjë vend tjetër të botës, gjithnjë “si një fener ndriçues” në botë.Shumë
qartazi, në perceptimin filozofik të jetës e botës shqiptare ,  pas shkëlqimit të rremë të dukshmes, të
fasadës që na shfaqet përdita, fshihet jeta 
reale me problematikat e saj, me fenomenet negative  të cilat çdo ditë e më shumë  po bëhen 
në modë e po shndrohen  në plagë
të shoqërisë, duke kryer funksionet e indeve patogjene, duke e ç’bërë
shoqërinë, duke humbur  traditat
shtetformuese të përfituara me aq mund nga brezat.Janë këto fenomene  që e shqetësojnë autorin sepse mbi gjithçka  ligjin e bën paraja si “veziri i mehqemesë,
që rri sipër sixhadesë”.
Ndaj dhe
në këtë vepër të tretë mbas librit “Moralokracia”, spikat një trimëri morale që
është shprehje  e virtutit që as nuk
shitet   dhe as nuk blihet.
Pikërisht  ky është dhe virtut-thagma që
e çon njeriun në mbrojtjen e së drejtës sociale.
Autori
zotëron një trimëri dhe koshiencë të ftohtë 
e të qetë(ndoshta ky është dhe karakteri 
fisnor i brujtur në shekuj), ku spikat mjeshtëria tradicionale fisnore
në interpretimin  popullor të filozofisë
shoqërore.Ai nuk shan ,nuk mallkon, nuk përbuz, por tregohet stoik në mendimet
e veta. Guximi dhe kurajo civile janë cilësi të një karakteri të lartë .Nga
përvoja autori e di mirë se mëria sjell më pas ç’mendimin total, duke mos lënë
pas asgjë të risisë , por vetëm  pendimin
për atë çka përjeton.Në këtë koncept  në
kuadrin e terminologjisë e filozofisë klasike ai ka futur dengshëm  filozofinë popullore; ”Kur të vinë mend,nuk
t’i hanë as qentë”.Ndaj autori  gjatë
gjithë librit bën thirrjë proklamative se atëhere pendimi ynë nuk do të ketë
asnjë vlerë.
3-SI  AMALGAMA  
GJITHE   TREGUESE E TRAKTEVE   FILOZOFIKE  
TE  KOHE
Nga  sa lexojmë autori sugjeron e evidenton se
politika profesionale(mos të ngatërrohet me atë popullore) është një femër me
dy fytyra: ku përpara gjykatësit  popull
është një nënë e “dhëmbshur” që kërkon ndihmë nga i  biri ; kurse pas tij në monologje mitingjesh
“fantastikë” qëndron një femër  gjithë
epsh qeverisësh , që lakmon gjithçka.Sa më shumë të rrimë afër kësaj femre
putanë, aq më shumë largohemi  nga
këndvështrimi real i jetës sonë. Eshtë pikërisht kjo femër-politikë në këtë
libër  që 
nuk lejon këtë  popull  të shoh përtej së ardhmes ditore.
Këto
politikanë të kësaj femre –politikë 
hedhin njolla turpi jo vetëm në historinë e tyre por dhe në atë të
kombit.Fuqia arbitrare e tyre është objekti 
natyral i tundimit për çdo karrikexhi, ashtu siç është një femër  në prostituim , apo siç është një avokat
sekseraxhi , apo korrupsioni  për
gjykatat .Kjo është, mendoj unë, amalgama gjithë treguese e këtyre trakteve
filozofike të jetës social –ekonomike e shtet-formuese  që përshkon nga fillimi  gjer në fund këtë libër në stilistikën e tij
narrative.
Trashëgimnia  e autoritarizmit komunist ( e ngulitur
thellë  dhe tek liderët e sotëm)ka sjellë
bashkë me mungesën e traditës demokratike probleme serioze ekonomike e sociale
të ndërthurura me dështimin total të elitarizmit, për ta parë e pranuar
demokracinë nëpërmjet reminishencave të vjetra e brenda interesave të ngushta
klanore e nepotikave “bllokmene”. Kjo ka bërë që tranzicioni i Shqipërisë
të jetë
tejet i dhimbshëm   dhe një demokratizim
fallc. Kalimi i pushteteve nga një grupim partiak në një grupim tjetër partiak
është bërë nën kaleidoskopin e një loje 
ku duhet fituar  gjithçka , shpesh
dhe duke i shpërfillur normat demokratike , duke kryer njëmijë e një manipulime
në proçedurat zgjedhore, duke përfrikësuar pushtetet  gjoja të pavarura e duke kundërshtuar çdo
rezultat të disfavorshëm.
Në këtë
luftë  për pushtet ndryshimet e thella
filozofike ndërmjet këtyre grupimeve kanë ardhur duke u atrofizuar, e tashmë
ato japin e marrin tek njëri tjetri në konceptin e ndarjes së gjahut në një
xhungël  sociale.Si rezultat i një
politike të tillë, në lëmin ekonomik, politikën sociale, shteti i sotëm  po e zevendëson  me politikat rentiere  , duke u kthyer vetë  në rentjerin më të madh , më të pangopur.Në
konceptin  filozofik ky problem trajtohet
qartazi  si e keqja  numur një në kapitujt : ”Siguria ekonomike
dhe sovraniteti”; ”Pushtetpolitika keqqeverisëse si antishtet  dhe anti-kombtarizëm”. Shteti i sotëm
rentier  s’mban asnjë përgjegjësi   dhe
hallka e tij përfaqësuese në zinxhirin e zhvillimit ekonomik është këputur.Nuk
ekziston asnjë lloj konkurence në prodhimin kombëtar . Anarkia ekonomike  gradualisht të çon  në anarki 
sociale dhe  politike , çon në
tronditjen e themeleve të shtetit  e të
kombit në tërësinë etnike.
Starti
ekonomik që ngren me të madhe autori është 
rrotori që do të gjenerojë jetën socilae e që përgatit   kushtet në startimin e militantit politik
.Në  këtë 
këndvështrim  dhe ligjet kanonike
të zhvillimit shoqëror duhet të jenë në një kontradiktë të vazhdueshme, në
papajtushmëri   me prodhimin shoqëror.
Ky
digresion kanonik  është dhe gjeneratori
që vë në lëvizje, në zhvillimin progresiv , agregatet  e zhvillimit të shoqërisë e të triumfit të
saj. Por siç e evidenton dhe autori, 
klima e enklementimit  të
resurseve njerëzorë  në favor të
formacioneve politike, sfumimi i shoqërisë civile, është proçesi më regresiv që
sjell njëmijë e një  të   zeza , sjell margjilizimin total të
shoqërisë.
Ndaj në
këtë proçes, ndryshimi i filozofisë politike vjen si domosdoshmëri e
ndryshimeve të pritshme substanciale të shoqërisë duke u absorbuar  nga elektorati , sepse diletantizmi politik
çon në fatalitet politik , çon në një pragmatizëm delirant.
Ashtu  sikundër Migjeni i madh , në ato vite të
zymta  të një pushteti
feudo-obskurantist, e gjente forcën  dhe
vitalitetin te rinia, dhe autori me besim të patundur  i drejtohet rinisë  si  e
vetmja shpresë, sepse :”Brezi i ri realizon aspiratat e vërteta patriotike,
morale, fisnike  e intelektuale,sepse ai
është i lirë, i pastërt e premtues për ndryshim e emancipim, nuk ka veset
dhe  është shmangur   nga e kaluara dhe nuk i përket asaj.” Ndaj
dhe në këtë zamallahi,duke pas përvetësuar në shkollat e marksizëm –leninizmit
se ekonomia është shprehje e  koncentruar
e politikës , jo më kot ata intervenojnë , i mëshojnë  mashtrimit ekonomik me sfumime, me rritje
imagjinare, artificiale të rritjes ekonomike,”vend pa krizë”, duke shkelur në
rrugë të pista.
4-TRURI   KOMBIT  
DHE NACIONALIZMA
Ruajtja   e trurit të kombit dhe nacionalizma janë dy
shtyllat mbajtëse të kombit.Këto vinë e qëndrojnë si një domosdoshmëri vitale.
Krijimi i një “banke intelektuale” nën shembullin e SHBA –së , Kanadasë,vendeve
skandinave  ku  subvencioni 
intelektual  përfshin gjithë
trungun familjar  për çdo person -pasuri
intelektuale.Kjo është alfa e një qeverisje me vizion social  e njëkohësisht zhvëllimor.
Edhe
nacionalizmi në faqet e këtij libri vjen si një bonus kombëtar dhe individual,
vjen si një interlokucion shoqëror, ku  zvetënimi   nacionalist ka çuar e  çon dita e ditës në zvetënimin
intelektual.Ndaj  dhe autori  ka besim 
e mbështetet te populli, sepse populli 
ka një frymë  e shpirt më të   lartë kombëtar se kanë politikanët dhe
shtetarët.(f.64)
Nacionalizma
kapitiane  vjen si një forcë
progresive  që rrit valencat e unitetit
integral brenda një shteti të fuqishëm , me personalitetin dhe prestigjin e
tij.Ai vjen gjithëkombëtar, progresiv dhe demokratik  që ka të bëjë direkt me rritjen e mirëqenies
materiale-kulturore.Nacionalizma, 
nënvizon autori,është legjitimitet demokratik dhe jo autokratik.
Idhtarët e nacionalizmit autokratik marshojnë me ngjyrimet e flamurëve për
lavdinë e rreme , i cili më shumë se kushdo tjetër, vetëmashtrohet se po hyn
triumfalisht në tempullin e lavdisë, por që me siguri e ardhmja e  nxjerr prej andej si  jashtëqitje e kombit.Në kontravers të
abuzimit të këtyre idhtarëve dhe të formacioneve politikë që ato përfaqësojnë,
autori evidenton potencialialet etnike,sociale e patriotike, ekonomike  e kulturore-intelektuale në rang ndërkombëtar
duke bërë një ballafaqim  me  degresivitetin, ku qëndron etnika
intelektuale atje rri   e ndezur në
shpirt qenësia e një kombi  si prona,
gjuha, doket, zakonet, simbolet.Kjo qenësi realizohet “ “me detyra parësore shqiptarizmi”,
pra integrimi brenda shqiptar në çdo fushë 
të jetës.”- thotë autori në një pasazh.Gjithçka në një erudicion
analizues neutro-partiak, si  një çelës
për daljen nga kolapsi i recesionit, intoksikuar nga nepotizmi e klanizmi si
ide patogjene në mutacionin e sotëm shoqëror.Ky shpirt politikash që shkon në
drejtim të veseve injekton në popull duke goditur lartësinë intelektuale e
shpirtërore, duke burgosur vetë inteligjencën.
Kësisoj
autori  i bën anamnezën shoqërisë së
sotme  duke dhënë njëkohësisht
terapeutikën  e shtresave të saj sociale.
Në tre
letrat që autori i drejtohet bashkëkombsave , ai   interlokutohet me lexuesin, me mesazhet dhe
moralitetin politik që përcillet nën frymën e një psiko-analize  e të një terapeutike ekzistenciale, drejt një
katarsisi shoqëror e psikologjik nën vrojtimin e një  filozofie të paezauruar, po shumë të
dëshirueshme  në konceptet e reja.Baza e
këtyre koncepteve është tek mbështetja dhe tek intelektualizmi  i vërtetë 
pa konsiguracione politike.Gjithçka vjen si një manifest kushtrimor për
një angazhim total  të shoqërisë në
riciklimin historik të rolit të masave 
dhe individualitetit intelektual në zhvillimin shoqëror. Koncepti
shqiptar i shkollimit është tepër i admirueshëm, unik   në aspektin social dhe në rang botëror .
Brezit të
ri i del detyrë parësore të mos jetë një konsumator pasiv, por  të marrë funksionimin  e rotorit gjenerues.Qëndrimi indiferent është
e keqja më e madhe e shëmbëlltyrës intelektuale.Nga ky qëndrim  vjen dhe varfërimi  i potencialeve  intelektuale , e keqja  më e madhe ; ajo është një vunerabilitet  historik 
i zhvillimit të shoqërisë.
5- DREJTESIA   SHTETARE 
E  DREJTESIA  PUBLIKE
Thembra e
Akilit të së drejtës në një shtet  është
drejtësia, më saktë drejtësia publike . Kjo drejtësi  ka një ndërlidhje  me raporte konverguese  me rendin dhe qetësinë e qëndrimet penale.E
tillë vjen kjo qenësi  në faqet e këtij
libri . Ajo vjen si një letër lakmuesi 
që zbulon antraktimin e zhvillimit shoqëror . Kur qeverisja dhe
pushteti   bëjnë padrejtësi, si bëhet në
këta 20 vjeçarë  padrejtësitë e pushtetit
vinë si krimet më të rënda në këtë shtet- perifrazon autori.
Sigurisht
nga vëzhgimet  e cilido shtetasi  mosqeverisja me ligje kushtetuese , por me
akte nënligjore antikushtetuese  çon në
përligjje mbarëkombëtare , rrit degresionin 
brenda shtetit e kombit në tërësi.
E  çfarë autoriteti i lartë është kjo kushtetutë
kur  janë evidentuar 17 vendime  të gjykatës kushtetuese  të injoruara nga shteti dhe shtetarët , me
akte nënligjore  duke i bërë karshillëk.Një
gjë e tillë veçse ka thelluar ndasinë shtet-shtetas.Drejtësia është suporti i
një demokracie të  mirëfilltë.Por kështu
siç është konceptuar nga  zyrtarët e
këtij tranzicioni të egër: ”Kjo 
demokraci tranziti është një zëvendësim 
i totalitarizmit komunist  me një
rregjim monopol  korruptiv, korruptues e
mafioz, që kanë
emërues
të përbashkët  shtypjen e popullit,
largimin nga afera  e “Triumfit të
kombit”.”Kërcënimi më i  madh  i demokracisë –vijon autori  , f.104 – i vjen  nga mashtrimi dhe “mafia” demokratike ,
instalimi i së  cilës  mundësohet atëhere  kur shkalla e demokracitetit  është e ulët.”
Për  këtë 
filozofi  i politikës modern  Makiaveli ka thënë : ”Se  në një shoqëri të korruptuar zor se del
ndonjë gjë e mire.”
Këto
referenca  tek Makiaveli  rrisin dukshëm valencat e të drejtave të
proklamuara dhe nga autori në filozofinë e kohës që po kalojmë.Në  këtë suport makiavelian  vjen dhe manifesti  i autorit 
për një rilindje  të vërtetë  Pan shqiptare e ku  gur themeli vendoset Patriotizmi dhe një demokraci
e  vërtetë , mbushur me prosperitet , e
aftë të rifitojë dinjitetin e krenarinë e nëpërkëmbur.Njëkohësisht kjo do të
arrihet  kur të  shembet një herë përgjithmonë  autokracia 
e pushtetarëve e kozmopolitika e masave si  barrierë kryesore  të nacionalizmës.
Në këtë
proces , me një ngërthim , do të ndeshen 
njeriu  modern   dhe idioti i ri.Ata vinë me nocionet e një
psiko-analize të njeriut të sotëm duke u rekomanduar nëpërmjet një
psiko-analize  nga autori, psiko
–terepeautikën dhe  përfitimin e një
katarsisi në funksion të ndryshimeve sociale në shërbim  të mirëqenies shoqërore e kombëtare.Sipas
ngulmimeve të autorit  kjo do të jetë një
letër pergamenë për të drejtën dhe vërtetesinë 
e veprimeve të masave popullore, në vazhdimësi  lineare drejt standarteve të larta  në rigjallërimin shoqëror  në të gjitha aspektet.
Gjithçka  sintetizohet tek dyfjalëshi   në ballinë “Triumf I
kombit”.Ndërkomunikimi 
shtet-qeverisje-komunitet vjen si një hallkë e një zinxhiri mitik që në
fillesat e shtetformimeve , të cilat mbajnë në drejtpeshim  vetë shtetin e shtetasit.Njerëzimi  krijoi shtetin për një mirëqenie të të
jetuarit si autoriteti më i lartë i shoqërisë, si një lloj agjencie  për rregullimin e mardhënieve  individ-shoqëri –shtet.
Sipas
Hegelit shteti është “egoizëm  universal”
dhe jo siç  xhvesh e na e mirëpërcakton
autori  si një “egoizëm
tinzar”.Demokracia shtetërore – thotë autori –pretendon e  synon një marëveshje institucionale,
funksionale, në një kornizë ligjore , ku vendimet  të jenë organizatore të jetës  me të gjitha afeksionet e saj si puna, liria
e fjalës,liria e mendimit ,mirëqenia .
Ky libër
me formaturën e një manuali filozofik, me nuance prakticiene, që u shërben jo
vetëm intelektualëve në poste drejtuese , në shërbesa ndaj popullit, por u ndriçon
mendjen, u kthjellon mendimin tërë 
masave punonjëse në këtë zamallahi politiko-ideologjike që jo pa qëllime
çoroditjeje përhapin në masmedia e në mitingje 
elektorale grupimet e ndryshme politike,pararendëse të grupimeve
ekonomike në aspektin e qartë filozofik.
21-24  tetor 
2012

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










