Shtesë » Lajme
Akademi Përkujtimore për Dr. Ibrahim Rugovën
E hene, 14.01.2013, 07:22 PM
Komunikatë për media
LDK dhe
LDD – degët në Suedi, bashkërisht organizojnë Akademi Përkujtimore për ish
Presidentin shpirtëror dhe historik të Republikës së Kosovës dhe Kryetarin e
LDK-së Dr. Ibrahim Rugovën.
LDK-ja
dhe LDD-ja javën e kaluar ishin akorduar për mbajtjen e një akademie
përkujtimore për ish Presidentin shpirtëror dhe historik të Republikës së
Kosovës dhe Kryetarin e LDK-së Dr. Ibrahim Rugovën. Akademia do të mbahet në
Landskrona të Suedisë, më 26 janar 2013 në
Folkets Hus, me fillim në ora 12:00. Adresa: Söbygatan 16, Landskrona (Folkets Hus – Lilla Festsalen).
Degët LDK
dhe LDD janë bashkuar rreth frymës Rugoviane si e vetmja rrugë për zhvillimin
dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, me synim parësor për t`u integruar
në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Këshilli
organizativ i përbërë prej gjashtëmbdhjetë anëtarëve, me kryetar z. Zymer
Qupeva, do të marrë masa përgaditore për këtë akademi dhe do t’i ftojë
udhëheqësit e strukturave, anëtarësinë e gjerë të këtyre dy degëve dhe të
gjithë të interesuarit që të jenë pjesëmarrës në këtë akademi.
Në këtë
akademi përkujtimore fjalën e rastit do t’a mbajnë dy kryetarët e të dya degëve
të Suedisë z. Bajram Nikqi, kryetar degës së LDK-së, z.Hysen Ibrahimi, kryetar i degës së LDD-së
në Suedi si dhe mysafirë të tjerë.
Degët e
këtyre dy subjekteve në Suedi mendojnë se shtetin mund ta bëjnë vetëm njerëzit
e mëdhenj siç ishte presidenti Rugova dhe se vdekja e hershme e presidentit
Rugova është humbje e madhe për tërë popullin shqiptarë.
Atdheut i
mungon shumë presidenti Rugova, me urtësinë, mençurinë, filozofinë politike dhe
dashurinë e tij që e pati për popullin shqiptar.
Në emër
të Këshillit Organizativ:
Isuf
Bajraktari, sekretar i degës së LDK-së Suedi