E enjte, 02.05.2024, 12:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Habib Shashivari

E enjte, 03.01.2013, 01:04 PM


Habib Shashivari

Tungjatjeta

or njeri,
ku  dëshiron të digjesh?
këtu do të zihesh
në vorbullën e ferrit

eh more i mjerë
s' gjendesh në tokën tënde
s' kupton as ëndrrën

jasht konceptit atëdhe
s' ke një të vetëmen adresë
që të ngrohesh duke u dridhur

ti ke uri, dukesh i lodhur
të shkojmë tek unë?

Bisedë në vehte

më duket sikur unë
jam vet në lëkurën e tij
e ngjashme apo jo
edhe histori e arratisjes

eh jetë, o jetë e jetës
o Kosovë e ime magjike
o unazë e ime mistike
o mërgimtarë tragjik

Ec më thuaj

në cilën fazë je
cilës vorbullë i takon
cilës, cilës?

lamtumirës së Afërditës
i jep vulë përkdhelëse
në kokën tënde përdhese

ec dhe më thuaj
në cilën unazë je
më gjej ngjarjen tënde

ec dhe më zbulo
hapërimin e Fishtës
rrugëtimin- maratonën tënde

më trego fatin
mërgimin e shpirtit
kohën kur qafësh të hiqet
legjendë e bindjes së pluhërosur

ec, ec or njeri
ec dhe tako origjinën tënde
të mburrëshmen nënë

ec, ec dhe largoje luajtjen
larg e më larg prej magjistarëve
sa më larg Afërditës

nuk të hyjnë fare në punë
bukuria dhe gjinjët tamblorë
ti lufto për privilegjin
e kufirit tënd përrallor.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora