Kulturë
Fiqri Shahinllari: Paradoksi i Aleko Likajt
E marte, 11.12.2012, 07:26 PM
"Shyqyr"-paradoksi
i Aleko Likajt
Mos u
merzisni miq te dashur te listes. Nuk do t'u bezdis. Keto radhe nuk jane
tregim. Jane thjesht mesazh, autori i te cilit, ne nje fare menyre kerkon
ndihme prej juve. Ka rreth tre muaj qe nuk shkarravit te zezen mbi te bardhen.
Kam nisur nje tregim, mund te jete deri tani nje faqe kompjuterike dhe aty kam
ngecur. Linjen e kam ne koke, udhen e personazheve , gjithashu, por nuk po gjej
kurajo t'i futem e ta vazhdoj tregimin. Sa mar vendimin per te vazhduar, frap,
largohem prej tij sikur me ze tartakuti. Dhe filloj te lexoj posten elektronike
e cila, fale miqve te mire qe kam, nuk eshte e pakte, pastaj lajmet nga
vendlindja, ndonje emision qe me pelqen e me radhe prozen dhe poezite e miqve
neper lista te ndryshme virtuale. Dhe keshtu gjithë diten. Shpesh, del nje
Fiqiri nga qenia ime dhe me kritikon: "C'ben keshtu, ti sikur ia mbushe
mendjen vetes per te vazhduar tregimin!? Ne çast Fiqiriu tjeter e ka hazer
xhevapin:"A ç'me can koken, nuk e shikon se nuk po qendroj pa pune? Dhe
keshtu, te dashur miq te mij, dite per dite, e ja u bene , sic iu thashe, rreth
tre muaj qe nuk ia bej xhap per te vazhduar tregimin..
Shpesh me
kujtohet shkrimtari Aleko Likaj, miku yne i perbashket, i cili disa kohe me
pare, pasi dergoi fragmentin e romanit qe po shkruante, qe me pelqeu mjaft dhe
per kete e pergezova, ai pak a shume me tha se qe i kenaqur, pasi kompjuteri i
tij kishte muaj me radhe qe "ishte pushtuar nga viruset", dhe, per
kete shkak Alekua nuk punonte me internet, veçse shkruante romanin pa u lidhur
me boten internetike. "Shyqyr zotit-me tha se me ndihmoj te kisha kohe e
te perqendrohesha tek romani". Me sa kuptova, ky miku yne po shkruante nje
roman me ngjarje nga rrezimi i diktatures, dhe me tha qe i a kishte vene emrin
provizorisht, " Vajza e Gjeneralit"
Mua nuk
me mbetej gje tjeter per kete paradoks vec buzeqeshjes per kete te vertete e
thene pa qellim humori prej tij, por qe ka brenda humor te holle, fin. Me kete
une nuk dua kurrsesi qe te jem viktime e sulmit te viruseve mbi kompjuterin tim
qe te ma beje çyryk e te ma nxjerre jashte luftimit. Vec dua pak vullnet qe te
mposht veten time. Kini ndonje marifet ju te nderuar qe te ma tregoni se si
mund te veproj.?
Por
meqenese ai fragment i romanit te Alekos, ma prishi mendjen, une do ta hedh
ketu ne listen tone, pa i marre leje, sepse ai ne fakt eshte hedhur ne
qarkullim prej kohesh, keshtu qe autorit nuk ka pse ti mbese hatri, aq me teper
qe eshte edhe ketu mes nesh. Ne fund te fundit, une Fiqiriu, nuk po bej ndonje
"krim". Te me fale Alekua
U paça, Fiqriu
Fragment i romanit, nga Aleko Likaj
Ditë të vështira për Ramiz Alinë
Atë ditë,
Ramiz Alia, dukej më i lodhur se zakonisht. Pasi zbriti nga Benz – Mercedesi i
zi, u ngjit shkallëve të presidiumit të kuvendit popullor me një hap të
ngadaltë. Ishte i trishtë në fytyrë e mollëzat ishin ngjyrosur në një të verdhë
të lehtë që zbriste poshtë deri tek mjekra gjysëm e rrumbullakosur. Pa u ulur
në tavolinë e punës se tij kërkoi që të lajmërohej këshilltari për sigurinë.
Bëri disa hapa e u drejtua tek dritaria e mezit. Përtej xhamit dukej tashmë një
shesh krejtësisht i zbrazët, e përballë i heshtur, konturet e stadiumit
gjigand. Të vetmin që kishte Shqipëria për aktivitete ndërkombëtare. I u duk
për një çast se ai kishte rënë në një gjumë të rëndë e të thellë, si një ari i
vetmuar në male.
Një orë
më vonë duhej që të linte zyrën e presidencës për të vazhduar mbledhjen e
byrosë politike që kishte nisur që në mëngjez, mes debatesh dhe dilemash. Dy
detyrat, ajo e presidentit dhe e sekretarit të parë të KQPPSH se e kishin bërë njeriun më të
fuqishëm të këtij vendi. Pas vdekjes së Enver Hoxhës, u duk se shpatullat e tij
ishin tej të brishta për ta mbajtur këtë peshë që kërkonte koha.
Për një
çast, me gishtin tregues kroi anën e djathtë të ballit e krejt padashur lëshoi
një psherëtime që i u duk se i a lëroi paksa gjoksin.
“Më duhet
që të bëj një zgjidhje. Një zgjidhje…
Ndjeu
përsëri se kraharori shfryu, dhe pas kësaj, i u duk se ishte më i lehtë. Futi
dorën e majtë instiktivisht në xhepin e xhaketës së kostumit gri, sikur andej,
duhej që të nxirrte pikërisht atë që e mundonte shumë në këtë moment të
vështirë. Poshtë në shesh, buzë trotuarit përballë, kaluan një grup të rinjsh
studentë që vinin nga korpusi qendror i universitetit, Dukeshin të harreshëm e
të gëzuar. Bënin shaka me njëri tjetrin. Poshtë në oborin e rezidencës, dy
ushtarë të shërbimit u ndruan për t’i a lënë vendin njëri tjetrit. Ishin
ruajtësit e gardës. Pastaj një “BÇ” që kaloi me shpejtësi, shpërndau stërkala
të një pellgu uji të mbledhur në bulevard, nga shiu i mesditës.
Ishte nga
të ministrisë së brendëshme
Dukej i
dyzuar. Më tepër se sa i pa vendosur. Mbase tashmë do ta mendonte e peshonte
mirë, atë që duhej të merrte në këtë çast për të ardhmen e këtij vendi.
« Të
vazhdojmë rrugën e nisur, e që na la udhëheqësi ynë i madh dhe legjendar, Enver
Hoxha, » kishte thënë në mbledhjen e mëngjezit, më i shkurtëri i byrosë, një
nga sekretarët e KQ.
“Të
godasim me grushtin e hekurt cilindo që u kundërvihet fitoreve tona të
deritanishme, me sakrifica e mund.”
Këto
fjalë i tha më i moshuari i byrosë politike, që dukej më i pikëlluari i të
gjithëve në atë takim pune.
“Unë nuk
kisha për të thënë ndonjë gjë të madhe këtu. Dëgjo lalën. Tiq e mos e kput. Kjo
të jetë dhe politika jonë pas presioneve të shumta nga jashtë”.
Ministri
i brendëshëm u duk se u ul qetësisht në karriken e tij pas kësaj ligjërate.
-Duhet
një zgjidhje në këto momente- u tha Ramiz Alia.
Kryeministri
në krah uli vështrimin mbi suprinën e tavolinës së rrumbullakët e vuri dorën
mbi ballin e rrudhur, sikur donte të thoshte ; “Ç’na gjeti, tani“
Sekretari
i parë i KQ të partisë kuptoi se ajo masë njerëzish që kishte përballë, nuk
ishin të aftë për të marrë një vendim, madje, as që edhe të gjykonin. Ishin
shterpë. Më tepër se sa të përcaktonin kursin e ri që u kërkohej, dukej që më
shumë kishin hallin e vet.
Ramiz
Alia propozoi menjëherë një pushim për të vazhduar seancën mbasdite. Të paktën
deri atëhere do ti duhej që të detajonte një prej planeve që kishte sistemuar
në kokën e tij, që një vit e ca më parë. Mbase mund që edhe të modifikohej…
U largua
nga dritarja pa e ditur se ku do të vendosej tashmë. Distanca deri tek tavolina
e tij e punës që e bëri instiktivisht, i u duk se i shërbeu për të fiksuar mirë
idenë e projekti, që mund ta servirte për të ardhmen e këtij vendi. Lëvizi
karriken, dhe u ul ngadalë përballë tavolinës. Nxori stilografin, e për një
çast, e rrotulloi atë në duar.
Do tu jap
një demokraci që nuk do të na harojnë kurrë…Të kontrolluar…Me njerëzit tanë. Do
të jemi përsëri zot i fateve të këtij vendi. Kështu do të jemi në rregull me të
gjithë. Edhe me ata që na kërkojnë ndryshime nga jashtë, por edhe me lëvizjet
që janë gjallëruar këtu brenda- Pastaj e vendosi stilografin mbi suprinën e
ndritëshme të tavolinës, pranë një letre të bardhë, aty në krahun e djathtë të
tij. Në çast shtypi sustën e njoftimit për të pritur sekretarin. Tjetri u ndodh
shumë shpejtë. Pasi mbylli nga pas derën qëndroi në fund të sallës si një
ushtarak që posa ka marrë urdhërin, “gati-tu“
-Eshtë
paraqitur këshilltari për sigurinë, shokun Simon?
Zëri i
holle i Ramiz Alizë tingëlloi pa asnjë ngjyrë, sikur të dilte nga fundi i
kraharorit të tij, ku nuk ishte vështirë që të dalloje një lodhje e një ngjirje
që nuk shprehte dot asgjë.
Presidenti
mori letrën e bardhë dhe e vendosi
përpara. Pastaj, sërish, hapi edhe kapakun e stilografit të tij, në një blu të
çelur, dhe menjëherë hodhi disa emra, me
një shkrim paksa të zmadhuar. Kur ende nuk kishte shkruar emrin e gjashtë në
atë listë, sekretari e lajmëroi se kishte mbritur shoku Simon. Ramiz Alia bëri
me dorë si për ti thënë, « lëre të hyjë »
Simon
Kuqua që kishte zënë këtë vend pranë tij pesë vite më parë, dukej se ishte
njeriu më besnik i presidentit - sekretar partie. Ai e kishte shpëtuar nga
furtuna e fundit në ministrinë e brendëshme dhe e kishte marrë më vonë pranë
vehtes, si profesionist në fushën e tij, si një arkivë e gjallë.
-Nuk na
duan më, Simon. Harro mushkë valarenë. Na kërkohet që tu japim demokracinë. Demokracinë borgjeze. I marshin
të keqen asaj tonës, demokracisë së diktaturës të proletariatit. A e kupton se
në këtë vend do të rrikthehet përsëri Balli Kombëtar dhe Legaliteti? Do të na
vijnë gjithë kolaboracionistët e vërtetë, që kanë bërë njëmijë e një prapsira
në kurriz të këtij populli.
Simon
Kuqua qendronte i heshtur në këmbë përpara eprorit, pa ditur se ku ti vendoste
duart e tij. Si zbulues i vjetër dhe me përvojë, ende nuk po kuptonte se ku do
të dilte shefi i tij, ndonëse ai e kishte tashmë një plan në kokë, dhe kjo,
dukej si një vendim i kryer.
- Dëgjo.-
Ramiz Alia mori sërish stilografin në duar. I hodhi një vështrim, për një çast
nga koka deri tek këmbët, dhe tundi lehtë kokën e tij gjysëm të zbardhur e të
zbrazët nga flokët.- Më sillni listën tuaj të plotë, atë të intelektualëve. Ke
kohë të konsultohesh edhe me arkivin. Do të rritakohemi për të biseduar
gjërësisht, pas mbledhjes së byrosë. Tani më duhet që të lëviz.
Dy orë e
gjysëm më vonë, Simon Kuqua u rrikthye në zyrën e tij. Mbylli bravën me çelës,
dhe vendosi në tryezë çantën e zezë të lëkurës. Pastaj nxorri që andej një zarf
të madh e të ngjyrosur, dhe e lëshoi në syprinën e tavolinës së punës. Hodhi
vështrimin mbi portretin e shefit të tij që qëndronte në murr pas karrikes, e
në çast vuri buzën në gaz, sikur të ishte çliruar nga një makth i fshehur
brenda vehtes, që dukej se e mundonte, e lodhte, dhe e cfiliste . Intuita e një
kuadri të vjetër në shërbimet sekrete, kishte deshifruar tashmë gjithçkah.
Plani i shefit i u duk se meritonte vlerësime specialisti të kësaj fushe.
Pastaj kaloi dorën e djathtë mbi zarfin e heshtur mbi tavolinë, të cilin po e
kundronte me një lloj nostalgjie, sikur të kishte prekur një thesar që nuk do
të mund të vleresohej me asnjë çmim, dhe ndaloi dy gishtat e mezit në një cep
të letrës së dyllosur. Bëri një gjest, sikur kërkonte që të fshihte diçka mbi
atë sipërfaqe letre, dhe që si një formë pluhuri ishte shpërndarë mbi atë masë
celuloidi. Mbajti frymën
-
Zgjohuni zoçkat e mija, zgjohuni nga gjumi, po u presin detyra të mëdha… - tha
me përkëdheli Simon Kuqua, sikur ti drejtohej një mase të madhe të fshehurish
brenda atyre fletëve të bardha.
Pas tyre
qendronin vetëm pseudonimet