Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Aki Nuredini, shqiptari në zemër të Vjenës
E enjte, 18.10.2012, 04:47 PM
Veprimtarët tanë në botë
Aki Nuredini, shqiptari në zemër të Vjenës
Jo vetëm fizikisht me restorantin e tij Sole por edhe shpirtërisht Akiu është në zemër të Vjenës, këtij qyteti të lashtë e me traditë shekullore në kulturë, art, shkencë e diplomaci. Ai vërtetë e meriton Vjenën ashtu siç ajo e meriton Akiun, punëtor e zemërmadh në ndihmë të shumë aktiviteteve kulturore e jo vetëm kulturore..
Nga Hazir MEHMETI, Vjenë
Nga të gjitha
fillimshkrimet, ky më dukët më i vështiri. Njeriu ynë për të cilin do bëjë rreshta
më magjepsi me gjerësinë e veprimtarisë, sa humba në gulçimin e respektit dhe
sikur nuk gjeja rrugën e shkronjave. Aki Nuredini, më thanë, nuk i do fjalët,
as fjalët e mëdha që nganjëherë janë të vogla karshi punës së madhe. Zaten, çdo
gjë e kishte arritur me djersën e ballit, që nga babai i tij Elez Nuredini. Kjo
ishte jeta me nderë në shekuj në Kamenjanin piktoresk që e përkëdhelin erërat shekullore të luginës
që nga Gostivari të sjell në Tetovë.
Hallet e
jetës Elezin e sollën në Beograd, në qendrën e së cilit kishte furra dhe
restorantin e tij. Që në moshën e re Akiu e merr drejtimin e restorantit. Puna
i ecën mirë deri më dridhjen që i shkaktoi lëvizja kosovare sistemit komunist të
qelbur, kur ai detyrohet të shpërngulet
në Vjenë. Këtu do gjej ambientin e një kulture të lartë, ku njerëzit punëtor prosperitetin e jetës së tyre e bëjnë realitet.
Për shqiptarët Vjena ishte e njohur si vend veprimi e jete e shumë intelektualëve
e diplomatëve shqiptarë me famë që bënë histori. Ata krijuan ura miqësie mes
kombeve.
Në një paralele
me unazën e qendrës së qytetit, disa dhjetëra hapa larg Operës Vjeneze e njohur
në botë, gjendet Annagase e cila lidhë si
kërthizë qendrën Stefansplatz në këndin e drejtë me rrugën Kärtnershtrase nga
ku fillon numërimi i mbi dymbëdhjetëmijë rrugëve e rrugicave që ka Vjena. Annagase,
një rrugë me histori mbi katërqind vjeçare do pasurohet me restorant Sole të pronarit
shqiptar qe para tridhjetë vite. Dashuria, respekti, përkushtimi, ndershmëria ndaj klientëve dhe punës do ta bëjnë mërgimtarin
e ri të qytetit shekullor të njohur dhe të dashur. Ambientet e rregulluara me
shije mahnitëse, kuzhina profesionale e nivelit të lartë, pritja e ngrohtë e
personelit shërbyes, krijojnë ambient çlodhës. E gjithë kjo bëri që klientët e Soles të jenë
figurat me emër botëror nga fusha e artit, shkencës e politikës. Vargu i tyre është
i gjatë për një vështrim gazetaresk. Ja
disa nga ata që shtëpi e kanë edhe Sole: Hans Kulka, Iamail Kadare, Erido Hütter,
Renato Bruson, Placido Domingo, Anna Netrebko, Antonio Siragosa, Eva Mula,
Albert Rohan, Livi Kringl, Marcello Vioti, Heriber Kasper, Johannes Spalt,
Frido Hütter, Jürgen Flimm, Joan Hollender, Elisabeth Gürtler, Seji Ocawa,
Ricardo Muti, Anthonello Allemandi, Franko Bonisolli, Freund Gunnar, Toni
Polster, Skender Fani, Stefan Menikes, Franz Endler, Stefi Graf e shumë të tjerë
nga të cilët kryeministra, ministra nga shumë vende të botës. Ish sekretari i
Organizatës së Kombeve të Bashkuara Kurd Valhaim,ishte pothuaj vizitor i
rregullt në Sole.
Ja çfarë shkruan
themeluesi i Ferrari Austria z.Herbert Kasper, vizitues i rregullt i Soles: ,,Ferrari
është art mbi rrotë, kurse Sole art i shijes në pjatë”. Apo, artisti i madh italian Renato Bruson
rreth Aki Nuredinit: ,,Njeri sikur Ti nuk kam takuar askund në botë”. Shkrimtari
ynë i madh Ismail Kadare ishte vizitues i Soles sa herë u gjend në Vjenë ai shkruan:
,,Këtu ndihem sikur në shtëpinë time”. Këtë shprehje universale e thanë edhe
shumë figura arti e shkence por thënia nga goja e shkrimtarit tonë gjenial ka
peshën e gurit. Krye diplomati Albert
Rohan rreth Soles shprehet:,, Pas operës nga Verdis Don Carlos në restont Sole
së bashku me sopranon e njohur ruse, Maria Mascheriakova u takuam me Margus
Posa, pastaj me dirigjentin e madh
italian Marcello Viotti. Lokali Sole me elegancën dhe rehatinë me vite është bërë vendtakimi i figurave
eminente nga Austria dhe bota”. Profesori
i njohur nga Toronto e Kanadasë Dr.Prof.Robert Austin për herën e parë në Vjenë
i shoqëruar nga Dr.Albert Rohan e gjen Solen saktësisht dhe fillon bisedën në gjuhën
shqipe me Akiun duke e befasuar bashkëshoqëruesin.
Unë.
Isha me
fat që pata rastin ta takoj në një ditë të bukur prilli. Sapo fillova me
kamarierin sqarimet e mia rreth takimin me Akiun, ai u duk në skajin e ulët të Annagasës,
aty ku ishte shtëpia e muzikës e njohur me historinë e saj. Fytyra e tij e buzëqeshur
gjithherë u duk që andej. I shoqëruar nga artistë të operës u shkëput drejt
nesh duke na përshëndetur dhe ftuar në këndin e pritjes. ”Sapo përcolla
Ministrin e Marokut me delegacionin e tij. Ai është mik imi dhe kësaj radhe me
befasoj me një mirënjohje nga Mbretëria e Marokut”. Pa përtesë, me reflekse të njeriut
vital, solli mirënjohjen e ,,ngrohtë” , diçka e mrekullueshme ku shkruante emri
i Akiut. ,,Sot mora dy mesazhe nga dy miq tjerë, Dr.Klaudia Schmitt, ministre e
arsimit të Austrisë dhe Jose Manuel Barros, kryetar i Komisionit Europian. Akiu
me dashamirësi na ofroj leximin e shkrimit të tyre, një shkrim mirënjohës e
respekti ndaj bashkëkombësit tonë shembullor. Nga të tjerët mësova se Akiu
ishte iniciues i takimit të ish Presidentit Amerikan Bill Klinton në Vjenë prillin
e kaluar me figura të njohura me ndikim në politikën europiane.
Takimit e
tij, iniciativat, donacionet janë pa mbarim.
Ku e merr
Akiu gjithë këtë energji në hapat e tij të përditshëm, është diçka për admirim.
Ai me kënaqësi na rrëfen se ka përkrahjen e zonjës së tij Regipës dhe katër
djemve të tij, që të gjithë me universitet të mbaruar me sukses të shkëlqyeshëm.
Një familje e mrekullueshme. Një shembull jete e respekti. Naseri ndjek specializimet e tij për pikturë në Londër,
i njohur për hollësi në artin e tij të pikturës. Edhe Naseri bamirësinë e ka në
shpirte. Ai është fitues i mirënjohjes nga Biblioteka Kombëtare e Austrisë me
motivacion ndihmën në shtimin dhe kujdesin ndaj librit. Qyteti i Vjenës i vlerëson qytetarët e saj të
vyer. Edhe Akiun. Landi i Vjenës i ndan atij
Medaljen e Art për merita në veprimtarinë
e tij në ndihmë kulturës së qytetit dhe përgjithësisht Vjenës si njësi federale
e Austrisë. ,,Aki Nuredinint i cili restorantin e tij Tratoria Sole në Annagasse pikë çlodhje dhe
takimi të muzikantëve e artistëve të qytetit. Medalja iu dha nga Andreas
Masilath-Pokorny, president i Qendrës Kulturore të Vjenës. Akiu është fitues i
shumë mirënjohjeve, medaljeve e falënderimeve.
U ndamë përkohësisht nga Sole me zemrën plot për njeriun tonë, shkëlqimin e tij në qiellin e bukur të njerëzores. Një shembull i shkëlqyer prej një ambasadori të vërtetë i kombit në hapësirat e një kryeqyteti me emër në hapësirat shumë kulturore. Aty jemi edhe ne. Aty Akiu ynë.
Franko Bonisolli në Sole pas koncertit në Operë e Vjenës
Aki Nuredini me Marqelo Vioti dhe Roberto Frontalin në Sole
Roberto Villaconi, Aki Nuredini dhe Anna Netrebko në Sole
Restoranti Sole, pronë e Aki Nuredinit, vendtakimi i emrave të njohur austriak e botëror Annagase 8, Vjenë
Ish futbollisti i famshëm shqiptar, Skender Fani dhe Aki Nuredini në Sole