Kulturë
Rrihet në Londër Pilo Zyba :)
E hene, 06.08.2012, 06:19 PM

HUMOR
BEUN SMOKTHINA, PILO ZYBA
TRAGJEDI
NË  LONDËR
-Rrihet dhe zhduket perpara Parlamentit Britanik shkrimtari, Pilo Zyba –
Kishim
plot  tre ditë që kishim arritur në kryeqytetin
Britanik me mikun dhe vëllain tim, Pilo Zyba.Më lutej se dëshëronte të shikonte
Parlamentin e rrallë të botës, atë të Britanisë.Me thoshte se, “ Në këtë Parlament  ishin marrë vendime  ndaj tokës 
mëmë, që tani  ishte e përçarë  në të gjitha shtetet e Ballkanit”. Më tha
gjithashtu se, donte te njihte edhe bustet e atyre burrave  që e kishin firmosur  dhe vulosur, por në fakt  dhe njollosur 
punën e tyre përsa i përket  Shqipërisë.
I hipëm
autobuzave  të kuq me dy kate, sepse
Pilos ngaqë është i shkurtër   i pëlqente  të hipte në katin e dytë, me thoshte se,
donte që njerzit  në Londër  ti shikonte nga lart, se gjoja ata kanë një jetë
të tërë që na shikojnë  neve nga lart.
Në qiellin
e Londrës,  në këtë zonë, në Viktoria, ku
Pilua qëndron, fluturojnë në çdo minut të ditës 
një aeroplan, prandaj dhe Pilua, miku ime, nuk dinte nga të shikonte me
parë. Një  sy e hidhte nga rrugë, një  sy nga retë, sepse vetëm dy sy  ka, por në fakt  ata të dy i kishte bërë katër.Shikonte  çdo objek që na dilte përpara, për të mos thënë  që  vështronte
me kujdes  dhe objektet e lëvizshme,
sepse  është pak i zhdërvjellët, e
ngacmojnë fëshfërimat  e flokëve të lëshura,
sytë e bukur, por dhe ecjet  elegante të kalimtarëve.
Nuk
dua  të zgjatem, miqtë e mi, sepse kam
hall.Por  po vazhdoj të tregoj tragjedinë
time të ndodhur, për të cilën, mirë që nuk është gjallë Shekspiri, se do ta
hidhte në letër  dhe në skenë për të qeshur
të gjithë, por dhe për të qarë  Beun  Smokthina, që u bë sebep  për këtë tragjedi.Por sido që të jetë, u
lutem ju që e lexoni, mos e çoni gojë me gojë, sepse  Pilua dikur do gjendet   dhe pastaj do zëmërohet me mua.Por dhe më keq
akoma, e dashura e tij, që e pret prej disa ditesh të lidhet me të  në telefon apo kompjuter, po e mori vesh se
Pilua është një njeri që humbet  rrugëve
të Londrës, apo është i humbur  në këtë botë
të humbur, i lë shëndenë.Ikën  nga zemra
e tij, dhe pastaj Pilua  do mbetet  përsëri vetëm si ka qënë gjithë jetën e tij.Ajo
e don shumë, por në të vërtetë nuk e din sa e don Pilua, sepse Pilua  më thoshte kur nuk kishte humbur akoma se, në
Londër  vinte më shumë për dashurinë.Donte
të hidhte  themele të sigurta  në Britaninë e Madhe, por me duket  se 
shkatërroi  edhe ato themele që kishte
më parë  në Shqipëri, por dhe në Greqi.Por  me sa 
po kuptoj  te gjitha fajet  do bien mbi mua, sepse unë i thashe  se,  çerdhja
e dashurise  është më e ngrohtë dhe më e
sigurtë në Londër. Dje u zumë të dy, sepse më thoshte  që, fjala Londër  vjen nga gjuha shqipe që don të thotë LUNDËR.Unë
e kundërshtova dhe u mundova ta bind, por Pilua 
edhe pse  është  një metër e gjysëm dhe vetem 
Kur  vajtëm përpara Parlamentit  Britanik, qëndroi një çast, dhe më pas e pashë
kur hipi në murin e madh rrethues të sigurisë.
-Ku vete,
i thashë?
-Të futem
brënda!
-Ke  hyrë gabim, nuk është dera aty.Por  edhe po të duash nuk të  lënë  të
futesh.
Më tha  gjithë nervozizëm:
-Nga
dera  hyjnë te gjithë, unë do hyj nga
penxherja, sepse  Isa  Boletini dhe Ismail Qemali, hynë nga
dera  dhe këta nuk ua dëgjuan fjalën për
trojet tona.Por unë do hyj nga dritarja që të marrin vesh mirë se sivjet  kemi 100 vjetorin e Pavaresisë dhe duam
bashkimin e trojeve.Kështu kam hyrë edhe në Parlamentin Shqiptar, por edhe në parlamentin
Grek.
I thashë:
-Mirë me
parlamentin e Saliut, por me parlamentin Grek çfar pate?
-Nuk pata
gjë, më tha,por  parlamenti grek është i
mbushur me çokollata dhe çokofreta  atje
ku  ulen parlamentarët. Ka kafe të gatëshme,
por dhe qese me kafe që i marin parlamentarët 
me vete.ka qese me mish, që ua dërgojnë qytetarët  për punen e mirë që bëjnë për popullin e tyre.Ti
nuk e njeh Venizellon, dhe as ish mministrin e jashtëm Pangalos.Ata të dy janë sejcili
nga 
I them:
-Pilo vëllai,
greket  janë në krizë, nuk ka çokollata
atje.
Më thotë:
-Gabohesh
rëndë, atje  ku dëgjon për krizë atje  është më mirë, kështu thoshte gjyshja ime. “Atje  ku dëgjon për shumë prodhime, mërre koshin e
vogël”, por unë futesha brënda  me koshin
e madh.
E pashë që
ju morën mëntë  në murin e lartë, se po
thoshte gjera të pa pranushme, por edhe pak nga pija, sepse kishte hedhur nja
dy gota, dhe më hëngërt mortja mua, në vënd që të binte  nga ana e jashtme, dhe ta prisja unë, ra nga
ana e brëndshme e parlamentit.Si për fat të keq të tij, poshtë ishte  një polic Britanik  dhe ai i ra përsipër, si duket e bëri që të mos
binte në Tokë dhe vritej, gjeti butë në shpinën e tij. Ose e quajti veten në vënd  të Selam Musait  që ju lëshua topit nga gryka.Zgjata kokën,
por çfar të shikoj?U mblodhen nja 20-30 roje, policë e civilë, dhe e rrëmbyen
si shqiponja prehën e saj.Thirra dhe bërtita nga lart....eeeeeeeeeeejjjjjjjjjjjjjjjj,
mos i bini, është me mua, është Pilo Zyba, por ata  ose nuk më dëgjonin, ose nuk kishin dijeni për
bëmat e Pilos...eeeeejjjjjj  i rrëshqiti
këmba dhe në vënd  që të binte  jashtë ra brënda! Në fakt   Pilua, për mua që e njoh, gjithë jetën i ka
shkarë këmba, dhe gjithnjë ka rënë brënda 
ku ka dashur.Bëra  që nga muri disa
fotografi që ti kisha për  në momentin e
fundit. Sytë mu mbushën me lot, ca nga meraku, ca nga të rrahurat që i shikoja,
dhe ca nga pamundësia për ta ndihmuar.Se ne Vlonjatët  jemi ata që e kemi zënë topin nga gryka, por
unë nuk dija kë të zija, se Pilon nuk e lija kurrë në këtë gjendje. Pilua sikur
të mos kishte ndodhur asgje, ata bjerë  e
ai, hop, në këmbë. Ata qëllo më shkopinj gome, dhe ai ja mori këngës  labe, “ Brirbilenjtë trembëdhjetë, vajtën në litar  vetë”. Nuk e 
mora vesh as unë, ky birbo kishte ardhur në Lundër  që të rrihej, apo kishte ardhur për tu bërë me
mirë nga ana ekonomike, për të ngritur  çerdhen
e dashurisë, apo për të ngrënë dru? Zot 
më ruaj, 50 vjet  nën diktaturë dru
hante, si duket  i është bërë i domosdoshëm
druri.Po të ishte se donte dru, të më thoshte qerratai, se e shtroja në dhomën
e hotelit më dru, sa t’ja ndaja brinjët 
veç e veç, por e dija ku e kam, i çoja një copë bukë dhe isha më mëndje
të mbledhur. Tani si të bëj, e dashura  
e kërkon, e ëma nga Athina mërr në telefon.Ç’mu desh dhe mua të shkretit
që vajta u mora me të! Por  si e shikoni,
tani është shumë von.Në radhë të parë duhet ta gjëjmë, dhe më pas të flasim për
të tjerat. U lutem miq e shokë, ju që jetoni në Londër dhe në Angli, por edhe
ju që jetoni jashtë saj, nëse keni ndonjë lajm të ri, më njoftoni edhe mua
sepse  jam në ankth, dhe në hall për shëndetin
e tij, po kështu dhe për të ardhmen...Unë vetë personalisht, për çdo të re do u
njoftoj në këtë faqe, me të shkruar, por dhe me fotografi, apo video të marrë nga
vëndi i ngjarjes...

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










