Kulturë » Mërkuri
3 Poezi nga Timo Mërkuri
E premte, 01.06.2012, 06:18 PM
Timo Mërkuri
Nisje emigranti.
U nisa. E vendlindja ime,
duke tundur shaminë e bardhë të mjegullës
më thotë udhë e mbarë.
Po pse u nxi shamia e bardhë e reve mbi kodrat e qytetit?
Cili orakull foli?
Çfarë gjëme paratha?
Hëna e gushtit
Ah kjo hën’ e gushtit! Ah kjo hënë
që më la pa gjumë. Po më çmënd
kur vrapon mbi valë e ndjekur nga yjet
siç më ike ti, e ndjekur nga ëndrat.
Ah kjo hën’ e gushtit sa më trëmb !
Si vajzat me skafe, kur ikin me ngut
trëmbem se mos hëna bëhet prostitutë.
Vajza i punon në Milano
...dhe ai ndërtoi në qytet një shtëpi të re.
Të bukur.
Vetëm dritaret i ka pakëz të vogëla. Si sy
të ulur nga turpi.
Komentoni
Artikuj te tjere
Timo Mërkuri: Sa pak det paska në poezinë shqipe…
Timo Mërkuri: Pragmbrëmje lundrimi në Otranto
4 Poezi nga Timo Mërkuri
Timo Mërkuri: Shtëpia ime në breg të detit
Timo Mërkuri: Shënjtërimi i shtëpive tona… dhe Niko Kacalidha
5 Poezi nga Timo Mërkuri
4 Poezi nga Timo Mërkuri
Poezi nga Timo Mërkuri
Timo Mërkuri: Për poetin Niko Kacalidha
Poezi nga Timo Mërkuri
Timo Mërkuri: Epoka që verbon poetët
Timo Mërkuri: Kur flasim për “Artin Jonian”
3 poezi nga Timo Mërkuri
Poezi nga Timo Mërkuri
Poezi nga Timo Mërkuri
Poezi nga Timo Mërkuri
Poezi nga Timo Mërkuri
Timo Mërkuri: Autorët e monumentit “Kënga Himarjote”, Koço Çakalli dhe Pano Kokaveshi
Timo Mërkuri: Autorët e monumentit “ Kënga Himarjote”, Llambi Turtulli
Timo Mërkuri: “Dyluftim vajtoresh”