Kulturë
Dy poezi nga Rrustem Geci
E diele, 11.03.2012, 02:12 PM
 Rrustem Geci - Geci Dortmund
Rrustem Geci - Geci Dortmund
MIQTË  E POETIT
shkrimtarit, Dritëro Agollit
Nën qiellin e artë  të poezisë
nën  qiellin  e  prushtë të saj
ti  erdhe  në  letërsinë   tonë
me  më  të   bukurën  e  artit
Dritëro, më  i  miri  i këngës
më  i  ashpri,  më  fjalëambli
ti krijove  një  botë  poetike
lypësin e  kohës  për kohën
Në  ugaret  tuaja   me  lirikë
tek t´i gjeta  dorën  e Ilirisë
artin   që   s´ mplaket  kurrë
lumin që në çast  bëhet  det
Në poemat tua me Shqipëri
në poemat tua  me  Kosovë
né i morëm  frymë  ajrit, që
vetë  t´i bëjmë këngët tona
D   R   I   N   I
Zemërimi  i   studentëve
nuk  ishte    britmë   koti
por dora  e  bërë  grusht
kundër  pushtuesit  serb
Këngët  e atij  zemërimi
ishin  mars,.. ishin   prill
dora  trime   e  Kosovës
për  të  goditur  armikun
Me duar  më  të  bukura
thyem atë burg  të  bërë
dhe Serbinë e  detyruam
që  të  ikë   nga  Kosova
Guri  i  moçëm  s´ luhet
guri i  moçëm s´ thyhet
në shesh  të  Prishtinës
Prishtina    liri    kërkon
2
Zemërimi   i  studentëve
i dha gjak  lëvizjes  sonë
dhe e nxori në  shesh  të
vërtetën; se  liria  fitohet
Në Lëvizjen  Studentore
Prishtina   ishte   qendra
zëri  i  revoltave, nga ku
Serbia  do  t´ia  mbathte
Britmat  e   atyre  viteve
i   kam   përjetuar    vetë
në  këngën   më të bukur
të  himnit ,  “Besa -besë”
O këngë  të   rinisë  sonë
këngë të më trimave, me
gjakun ´81 dhe  UÇK-ën
shtet  e   bëmë  Kosovën!..

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










