Kulturë
Poezi nga Panajot Zoto
E hene, 06.02.2012, 08:15 PM
Panajot Zoto
I K J E
Cdo mengjes,
pas nje gjumi perhumbur
ne endra,
ndjej qytetin te qaj
me lotet e njerezve,
te lodhur nga pritja….
Dhe pres,
me syte nga deti tramundane
drejt rruges se ikjes..
Lotet pikojne nga syte e rrugeve
qe s’shohin te dashurit e tyre
vec belbezojne:
Ku iken, ku jane?
Qyteti, ne vetmine qe vret,
kengen e mergimit ka mare.
Ndersa valet perplasen ne breg
era, lajmetare ,qe larg
sjell mall.
Qershor ’97
M E D I T I M
I ulur buze detit veshtroj
si valet llokociten zhurmshem
mbi zall.
S’di pse vitet e largeta kujtoj,
dhe shpirti ,trishtueshem ndjell
mall.
Vitet e rinise m’u lodhen
ne kenge,
duke vrapuar shkallareve te qytetit
Bregdetar,
duke bredhur bregut shkemb me shkembe,
duke qeshur e harbuar si i marre.
Eh! Kujtimet c’mu trazuan
teksa valet zhurmshem
i ndjej prane.
nje kenge dallgesh ne harbim,
dallgeve te shpirtit tim
u ngjan
maj,’98.