E enjte, 28.03.2024, 03:55 PM (GMT)

Kulturë

Murat Gecaj: Së bashku, për integrimin e fëmijëve tanë jetimë

E enjte, 02.02.2012, 08:05 PM


SË BASHKU, PËR INTEGRIMIN E FËMIJËVE TANË JETIMË

 

(Përshëndetje, z.Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar  të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, me rastin e përvjetorit të lindjes së tij)

 

Shumë i nderuar z. Ilir Çumani,

 

Ju përshëndes dhe ju  dërgoj urimet më të mira, me rastin e 46-vjetorit Tuaj të lindjes! Është kënaqësi e  veçantë për mua, se këtë urim e bashkoj me atë të qindra e mijëra zemrave të vogla të fëmijëve  tanë, anë e mbanë Shqipërisë dhe më gjerë, në trojet tona amtare e në Diasporën shqiptare. Ndodh kështu, sepse Ju e keni lidhur jetën tuaj pazgjidhshmërisht, me atë të të gjithë jetimëve shqiptarë, të cilët fati e solli që të rriten pa prindër ose përkrahje prindërore. Por, meqenëse edhe Ju e keni përjetuar këtë udhë të vështirë të jetës, më shumë se kushdo e kuptoni dhe e ndieni se sa nevojë të madhe kanë ata, që t’u ndodhesh pranë, t’i përkëdhelësh e t’i duash, si një prind i vërtetë.

 

Të jem i hapur me  Ju, tani unë sjell ndërmend edhe fatin e udhën e kaluar nga bashkëshortja e kunata ime, në Shtëpinë e Fëmijëve në Shkodër dhe më tej, në jetë. Të mbetura jetime pa baba, pasi atë e pushkatuan pa gjyq dhe për motive politike, në vitin 1946, u desh të përballonin vështirësi të shumta në jetë, si dhe kufizime e përçmime, në atë periudhë të  shtetit monist, kur lufta e klasave ishte në kulmin e saj.

 

Pa u zgjatur, shënoj këtu se rasti e ka sjellë në punën time shumëvjeçare si gazetar, që t’i vizitoj shtëpitë e fëmijëve dhe të marr pjesë në veprimtaritë e tyre të bukura. Kështu ka ndodhur edhe në atë të Shkodrës, ku ishte drejtoreshë “Mësuesja e Popullit” Persa Grabova, emrin e të cilës e mbajti me nder dhe për një kohë të gjatë, ajo shtëpi e fëmijëve jetimë. Kam vërejtur me kënaqësi se, të gjithë të vegjëlit e këtyre institucioneve, kanë qenë dhe janë me shpirt të butë, të dhimbshëm e dashamirës, të etur për të patur pranë njerëz të mirë dhe që i përkrahin e i duan me zemër. Pra, ku kishte më mire, se pikërisht Ju u vutë në krye të institucionit, i cili kujdeset për fëmijët jetimë të Shqipërisë, pasi edhe vetë e keni përjetuar këtë fatkeqësi. Megjithatë, jeta i ka të këqijat e të mirat e saj. Pra, ashtu si Ju patët fatin e mirë që të integroheni denjësisht në jetë, të keni një familje shembullore e me dy trashëgimtarë, me qindra janë fëmijët jetimë në vendin  tonë, të cilët e kanë patur dhe do ta kenënjë fat të tillë.

 

Në faqe të ndryshme Interneti, në shtyp dhe në veprimtaritë e organizuara, si në Shqipëri ose në Kosovë, kam parë me kënaqësi që Ju ndodheni kurdoherë i afërt pranë kësaj shtrese të vuajtur të shoqësisë sonë. Për këtë arsye, në takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë, me shkrimtarë e artistë, me deputetë dhe dipmomatë të huaj e tjerë, Ju e ngrini kurdoherë fuqishëm zërin tuaj dhe kërkoni që fëmijët shqiptarë të mbështeten, të përkrahen dhe të ndihmohen sa më shumë, që ata të jenë si të gjithë fëmijër e tjerë, të cilët rriten edhe me kujdesin prindëror.

 

Me gjithë interesimin në rritje në këtë drejtim, edhe Shoqata jonë e Arsimtarëve të Shqipërisë, ka vërjetur me shqetësim se ende lipset të tregohet më shumë vëmendje dhe kujdes gjithështetëror e gjithëshoqëror ndaj jetimëve tanë, që ata ta ndiejnë veten sa më mirë në jetën e përditëshme. Kjo gjë lidhet me sistemimin e tyre në punë, me sigurimin e banesës dhe krijimin e një familjeje sa më të shëndoshë etj.

 

Më falni, se në kët mesazh timin shoqëror u ndala edhe në ato probleme e shqetësime, që Instituti juaj e Ju personalisht i keni në qendër të vëmendjes dhe përpiqeni çdo ditë, që të vihen në udhën e zgjidhjes. Sigurisht, kjo është një meritë e Juaja dhe e Instituitit që drejtoni, dëshmon për atdhetarizmin e lartë, që Ju dallon dhe ndjenjën e përgjegjësisë, për të bërë më të mirën e mundshme për jetimët shqiptarë.

 

Ju sigurojmë se, në plotësimin sa më mirë të këtyre detyrimeve, do ta keni kurdohërë përkrah e bashkëpunëtor edhe Shoqatën tonë të Arsimtarëve të Shqipërisë.

 

Në mbyllje, përsëri Ju përshendes, Ju uroj e ju përgëzoj në këtë ditëlindje të gëzuar e të bukur, duke Ju uruar nga zemra: Shëndet të plotë, jetëgjatësi, arritje në detyrën fisnike, që keni marrë përsipër dhe lumturi në familjen Tuaj të nderuar!

 

Me respekt:

Prof. Murat Gecaj,

Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë,

Tiranë, 02 Shkurt,  2012

 

__________

 

Pasi u njoh me këtë mesazh urimi, z. Ilir Çumani dërgoi sot përgjigjen e mëposhtme:

“Përshëndetje, Profesor Murat Gecaj! Në radhë të parë, më lejoni T’u shpreh  mirënjohjen dhe vlerësimin tim të lartë për gjithçka Ju keni bërë në jetën Tuaj dhe që e mëshironi me aq energji e vitalitet edhe në këtë moshë. E lexova me vëmendje mesazhin Tuaj të urimit, që më drejtoni me rastin e 46-vjetorit të lindjes sime. Dua t’ju them se ishte një mesazh shumë i sinqertë, i ngrohtë dhe tepër emocionues për mua. Fjalët e ngrohta dhe vlerësimin  që i bëni punës dhe përpjekjeve tona të përbashkëta, në funksion të një misioni të lartë fisnik, siç është edukimi, përkujdesja dhe mirërritjë e brezit të ri  e, në veçanti, e fëmijëve jetimë dhe atyre pa kujdesin prindëror, është një motiv më shumë që më nxitin arsyet për t’i shumëfishuar energjitë, në dobi të këtij misioni. Unë Ju shpreh  edhe një herë vlerësimin tim  ndaj personit Tuaj, duke Ju uruar: Shëndet dhe jetë sa më të gjatë, me një krijimtari sa më të begatë!”

 

Sinqerisht,

Juaji,  Ilir Çumani



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora