Kulturë
Gjon Neçaj: Eh, Jusuf Gërvalla!
E merkure, 01.02.2012, 08:58 PM
Gjon NEÇAJ
EH, JUSUF GERVALLA !
Nepër rrjedhat e historisë,
Rrodhi gjaku i Arbërit, e bulëzuan lulkuqet;
Bijtë e shqipes mrroleshin nën zymtësinë e kohës,
E prej qindra vjetësh nën flamurin kuq e zi,
Luftuan me pushkë e penë për fe e atdhe….
Jusufin e
Në një cep të quajtur Arbëri;
Ndaj engjëllonte dhe dritëzonte në vargje e këngë,
Duke luajtur melodinë e përhershme të kushtrimit,
Për pak dritë, për diell, për liri.
Gjarpërinjtë helmonin damarët e jetës;
Kosova kërkonte hisen e qiellit,
Jusuf Gërvalla me rilindasit kosovarë,
Luftonte me këngë e penë Bjeshkëve të Nemuna,
E liria nuk ish larg, por hienat vraponin,
Derisa frymën e fundit ia morën kreshnikut,
Në një ditë të ftohtë me borë gjermane,
Ku çdo fije ishte e lyer me gjak, me gjak Jusufi,
Ku-ku biri im, ku-ku gjaku i gjakut tim !
Eh , Jusuf Gervalla !
Në hisen e pashuar të fisit Gërvalla,
Bulëzojnë shekujve filiza n’amshim…
BARDI I KENGEVE TE PERJETESISE…
I
Ishte dikund një Kosove zëmadhe,
Sajuar brenda Serbisë së trazuar,
E sundimtari i perandorisë orëdekun,
Jepte mesazhet bashkim e vëllazëri;
Ndersa kjo copë botë ballkananse përmbysej përskaj dimrave,
E pranverave i propozohej liri e demokraci….
Kosova zëmadhe me bijtë zulmëashper,
Një ditë ,
Pas motesh endërrime,
Trokitën me lirinë, duke gatuar me gjakun e tyre te njomezuar
Dritë, vetëm dritë…
II.
Tahir Desku vraponte drejt dritës,
Sillte lirinë mbërthyer në vargje dhe pentagrame lufte,
E si Dioegjeni bardi i Lokemadhes zinte kohën e humbur…
Nuk pritej, ecte, ecte bohemi zemërplasur,
Shpirtmadh, i heshtur dhe tashmë sundimtar i përjetshëm
i LIRISE së përjetshme te Lokemadhes.
Vetëm dyzet e tetë pranvera,
Tahir Desku kishte rrumbullakosur atë vit,
Atë vit zezone dymijë e pesë;
E shkruar në librat e shenjtë, mos e thashtë Zoti,
Se ai vertetë aksidentalisht paska vdekë….
Kishte ende hovin e riniseë,
Ndonëse i lodhur nga zezonat e së kaluarës,
E ndoshta ende palindur ai endërronte dritësine,
Teksa priste prej motesh në frontin e luftës,
Ditet e LIRISE…
III
Atë ditë tragjike një meteor zbriti nga qielli,
Nga qielli i ripërflakur i Kosovës,
Per t’u vendosur në piedestalin e pavdekësisë.
Tahir Desku me vargun dhe këngën në buzë,
Do mbetet lapidar i brezave në Kosovën e lirë,
Duke thurur vargje perjetësisht për të ardhmen,
Per ditët dhe vitet e perjetësisë….