E enjte, 03.10.2024, 05:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Soni: Brenga shpirti?

E marte, 31.01.2012, 08:54 PM


Brenga shpirti?

 

Nga Soni

 

Pasi kane kaluar disa vite do te doja te ndaja me ju te dasshur lexues historine e trishte te rinise time!

Vij nje nje familje, me mendesi te forta patriarkale ,ku vajza nuk ka rendesi, ku shkollimi, investimi i takon djalit (vellait tim) . Jetoja ne nje qytet jugor te vogel te Shqiperise.

Babai im kishte qene gjithmone larg familjes, ishte shofer dhe udhetonte shpesh, mamaja ime punonte ne si punetore ne Komitetin e rrethit, dhe ka qene treguar gjithmone e ftohte, e ashper, madje me ndaloi te kryeja shkollen e mesme. Kisha probleme qe ne vogeli me syte dhe kur me dergoi per nje vizite okulisti refuzoi te vinte syza, me friken qe do i mbetesha ne dere. Ti mbash kur te shkosh ke burri me tha! Per prinderit e mij une isha thjeshte nje qenie qe duhej te me ushqenin e te vinte rasti te me conin tek nje burre!

Erdha me familjen time ne Tirane ne vitet 96. une ath isha 20 vjece, vetem me 8_vjecare. Familja ime ishte ne veshtiresi. Vellai im qe kishte kryer shkollen ne Tirane, me tha se kishte lexuar ne nje gazete nje lajmerim ku kerkohej recepsioniste ne restorant “Pi....za” . E quajtem rast te mire dhe shkuam te dy. Ata te restorantit vendosen te me mbanin ne pune dhe une fillova te punoja atje.

Restorant “Pi....za” ishte një nga restorantet e parë elitar të hapur në Tirane. Une mahnitesha nga luksi I tij, dhe une e padalura aty fillova te mesoja komunikimin me njerez te ndryshem.Ne kete restorant kishte dhe nje galeri ku piktore te ndryshem ekspozonin punimet e tyre.

Nje mengjes kamarieri i restorantit me solli nje kapucino , dhe me tha se e kisha nga ai zoteria atje, I thashe se nuk e njihja e ai me tha se ashte piktori Ar..en Go...mi. Teksa shijoja kapucinon vereja se burri rreth te 45-tave nuk mi ndante syte.

Te nesermen per cudi e njejta histori, e ndersa pija kafene burri ne gjysme moshe me erdhi ne tavoline dhe mu prezantua. Une nuk dija si te sillesha mgjt e ftova te rrinte ne tavoline.

Me pyeti nga isha , per familjen, gjerat e mija dhe me tha se nese kisha ndonje nevoje per ndihme ne Tirane ai do me vihej ne dispozicion...

Kafete me te filluan te beheshin me te shpeshta dhe piktori i“famshem” filloi te me bente komplimenta, e ftesas per per te dale me te. Ne nje moment dobesi dola (une vija nga nje qytet I humbur e nuk kisha as shoke , kushurinj e miq ne Tirane. Me tha se ai kishte probleme gruan e tij dhe se shoqerimi me nje vajze te re si une I kishte dhene deshiren per tu martuar serish. U trondita, ika nga ai e qava gjate gjithe rruges per ne shtepi. Te nesermen me ftoi serish, me bente elozhe, e me lutej te dilja me te se do te me zbukuronte gjithe jeten!

U tregova e dobet dhe dola, per here te pare ne jeten time ju drejtova nje moteli, dhe tek ngjitja shkallet me nje burre te thyer ndjeja syte e kureshtareve te me qortonin..Kur I mbyll dera e dhomes ai filloi t me prekte... dridhesha tek me zhvishte . Ishte hera e pare qe mbi trupin tim te brishte prekte nje mashkull. Tek levizte siper meje , me mburrte seksin tim dhe me thoshte se me kishte si vajzen time.... qaja nga penetrimi, nga emocioni , nga mekati qe po beja... Kur mbaroi pune me pyeti nese e kisha kenaqur (sa keq u ndjeva) dhe me ftoi te prekja organin e tij ku vareshin tre lytha te shemtuar.... kurre nuk kisha pare organ mashkulli e ai me tha te mos shqetesohesha sepse I kish patur qe femije!

Skur shkova ne shtepi isha e skuqur e sikletosur por mamaja ime se vuri re fare. Ate nate vetem kam qare pa ze, virgjerine time ma kishte marre nje xhaje... te nesermen Ar..ni me priste tek restorant “Pi....za”. Me tha qe me kishte pelqyer shume dhe se kishte filluar te me donte.. e shikoja dhe kisha turp per cfare kishte ndodhur!

Ditet kalonin dhe Ar..ni me conte rregullisht neper motele . Mosha e tij , statusi martsor, lythat ne organin e tij genital nuk perbenin me problem per mua!

Me ndihmen e tij u punesova ne nje ndermarrje private tjeter, , me page me te mire. Atje kishte dhe restorant, kazino dhe e frekuentonin pjese nga gjithe shoqeria, trafikante, politikane, bisnesmene. Ar..ni me te cilin ndaje jeten time me rregjistroi ne fillim nje kurs gjuhes angleze, pastaj ne nje kurs te finance dhe me pas ne Fakultetine Ekonomise te Universitetit te Tiranes.

Mgjs ndihma e tij po me bente te ndjehesha mire, ndjeja gjithmone qortimet e heshtura shoqeve te zyres kur vinte Ar..ni tek puna ime e re!

Ne zyre kisha kompjuter dhe internet. Hapa nje adrese smn e fillova te chatoja e njihja shume djem. Pas shume bisedash ne chat, pranova te dilja me nje djale nga Tirana. Une qe doja te shpetoja nga plakushi u hodha ne krahet e tij. Pas tre muajsh lidhja ime me M.... mori fund, e deshperuar u ktheva ne krahet e Ar...nit.

Familja ime nuk interesohej fare per mua, gezoheshin me rrogen qe dorezoja ne shtepi dhe kurre nuk donin te dinin se sa vuaja. Ar...ni tek konsumonte seks me mua me thonte shpesh qe me kishet si vajze, fjale qe me blokonin e me fyenin shume (ath une nuk e dija se cfare ishte perversiteti).

Rinisa perseri chat me djem te rinj, por lidhjet nuk zgjatnin, e une rikthehesha gjithmone kur..v..ca e Ar..nit.

Vetja me dukej perjetesisht e pashprese dhe e destinuar te te jem k...ve e nje burri te martuar e te thyer ne moshe.Vellai, mamaja, e babai im nuk me vezhguan kurre si vajze e moter.

Me trishtim vereja se numri i meshkujve ne jeten time po rritej e asnjeri nuk me donte me shume se sa per seks.e leshova veten neper llum dhe pa ankth, pa shprese e plot trishtim prisja te me vinte nje SIDA a nje kancer te merrte.

Duke u perplasur ne rrjedhat e llumit qe me kishte perfshire takoj I...i nje djale i sjellshme dhe i turpshem. I...i filloi te me ftonte per kafe, e une veraja nje djale te vuajtur , me shume kulture dhe serioz!

Ishte i vetmi mashkull qe nuk po me kerkonte seks, me ftonte ne shfaqje teatri, ne top-chann, me fliste per librat, kulturen e une fillova te ndjehesha me kete djale . Me tha qe kish qene i martuar e kish nje djale. Kisha 6 muaj qe dilja me I...i e nuk me kishte bere asnje propozim sexual. I...i me donte mua! Kur ju thashe familjareve te mij te gjithe nxituan te me shtynin te martohesha me I...n

Une e mbushur plot shprese por shume e brengosur per kohen qe e kisha mbushur me flirte fillova te jetoj me te dhe gjithmone ngurova ti tregoj te kaluaren time plot mekate sepse I...i me dukej shpresa ime e vetme , ishte mashkulli I pare qe me zgjati doren e me dhuroi rrethi e arte, po ti tregoja kisha frike se do ta humbja!

U martuam me nxitim , morem nje shtepi me qera ne Tirane, dhe filluam te ngrenim familjen tone te re.

I...i kujdeset shume per mua , gatuan , hekuroste dhe me donte, e brenda meje jeton brenga e madhe qe nuk pata kurre kurajen te jem e sinqerte me te dashurin e vetem te jetes time I....in.

Tashme djali i I...it ka nje vella te vogel, djalin itone i cili eshte nje femije mrekullueshem, dhe cdo nate falenderoj Zotin qe me dha I...in dhe djalin tim te mrekullueshem.

Une punoj bashke me bashkeshortin tim ne nje institucion te rendesishem publik ne Tirane dhe duhemi shume.

Koha rrjedh, e kujtimet e neveritshme te vajzerise time per vitet e para te jetes time ne Tirane me vrasin , fyejne lendojne akoma jo vetem mua, por ndoshta dhe bashkeshortin tim i cili ne thellesi te shpirtit te tij , pa me lenduar ndoshta i vuan !

Tregova kete histori qe te gjithe ata prinder qe do e lexojne te punonojne me vajzat e tyre, ti edukojne, tju kushtojne vemendje dhe ti duan shume vajzat e tyre!

Ju lutem te gjithe vajzave te reja qe me lexojne ruajne veten e tyre, e te mos bien pre te meshkujve qejflinj dhe pleqeve perverse.

Me kete shkrim dua gjithsesi te bej katarsis per ate pjese te ndyre jete e cila me lendon gjithsesi.

 

Me shume respekt per ata qe e lexojne

Soni!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora