E merkure, 16.10.2024, 05:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Përparim Hysi

E hene, 30.01.2012, 07:37 PM


Përparim Hysi

 

 

Përkulem  para gjithçkaje të bukur

 

Përkulem para gjithçkaje të bukur

(Vallë,a ka më të bukur se një grua?!)

Jam shumë i kthiellët,aspak i turbull

Ndaj them me plot gojën:-Të dua!

 

Ti je dita ku dielli s'perëndon kurrë

Po je dhe lulja në lulëzim të përjetshëm

Në se përkulem dhe s'jam më burrë

Pse,si mendon ti:-Kot jam i vdekshëm?

 

Shoh buzën që hepohet si harku i Kupidit

Dhe sytë që perëndojnë sikur i vret dielli

Oh,do t'i pranoja dhe gozhdët e Krishtit

Dhe ballëhapur do të shkoja dhe drejt Ferri.

 

Kur buzëqesh ti,çelin gjithë pemët

Dhe sado që është dimër,po vjen pranvera

Jo,një bukuri e tillë kund nuk gjëndet

Ç'thuhet për të tjera,janë veç legjenda.

 

Ke një hijeshi që shkakton molisje

Një fytyrë ovale dhe shumë elegante

Ke një gjallëri krejt të magjishme

Dhe,ç'është e drejta,je shumë sharmante.

 

Pse ç'mendon se nuk shoh gjirin hyjnor

Që sado e mban"fshehur",më kanos me neps

Po,moj mike,unë nuk jam qiellor

Por si çdo të gjallë,ai gji më zileps.

 

Kaq nuk janë pak që mos më përkulin

Edhe pse kokën tash e kam me thinja

Oh,ajo bukuri,më vuri poshtë mua,burrin

Kush nuk u përkul vallë nga bukuria?!...

 

29 janar   2012

 

 

Ti

 

Ti sikur ke dalë nga një"fabrikë ëndrrash?!"

Dhe nuk e gjej dot si ke dalë,nga ç' "markë?!"

Pse je aq e bukur dhe je tunduese zëmrash

Pa dhe mëndjen ma more,më vjen përqark.

 

Tunduese zëmrash dhe je e ndërgjegjshme

Pa loz me mua si macja me minë

Ah,sa megjepse je!Sa magjepse!

Sa më lojte nga mëndja dhe mua,pleqërinë.

 

Je e pajisur me një bukuri "primitive"

Pa ke një entuzizëm që gati më marros

Je aq turbulluse,moj tunduese xhinde

Të shoh nga larg dhe gati bëtas "Sos!"

 

"Sos" siç bërtasin marinarët në det

Kur për anijen e tyre shohin  një rrezik

Pse ç'pandeh,mos e kam të lehtë?

Ah,se ç' "markë" që je!Tunuduese po më fik...

 

26  janar 2012

 

 

Indoneziania    G U N T U R !

 

E kam në pallat indonezianen  Guntur!

Ta shihni!Veç ta shihni si është!

Sa sharm që ka!Pa lëre se ç'nur?!

Aq sa mëndja ta bën "fësht!"

 

Dhe më tregon për veten e saj

Guntur do të thotë bubullimë

Mandej për 4 fëmijët e saj.

Megavati,Sukmavati,Baju dhe Kartinë.

 

Megavat do të thotë "re"

Sukmavat i thëkan shpirt

Baju qenka "uragan"...dhe

Kartika-yll,por është ylle me bisht.

 

Vet Gunturi,është si një perlë

Gati më ha me ata sy të zinj

Një shpirt më hyn e  një më del

Gjuhën nëpër gojë zë "lëpij".

 

Sa herë që flas,zë e kundroj

Dhe mënd unë e ha me sy

Ah,moj Guntur,që më skuqe me bojë

Se gati,tani jam pleqëri.

 

Më skuq me bojë në këtë moshë të vonë

(se tani a nuk jam plot 70-vjeç?!)

Del në ballkon dhe sikur "bubullon?!"

Guntur!Nga Zoti e "gjeçë?!"

 

23 janar    2012



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora