E merkure, 09.10.2024, 01:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Nepërka dhe Kaprodhi

E marte, 31.01.2012, 08:35 PM


Nepërka dhe Kaprodhi

 

Tregim nga Xhevahir Cirongu

 

Atje në majë të asaj kodre,të veshur me shkurre të shumëllojshme,në skajin fundor  qielli dukej sikur puthej me disa shkëmbinj.

   Nga larg kur shikimin e tretje për aty,që nga livadhi,i cili është nën këmbët e kodrës;shkëmbinjtë të silleshin para syve sikur ata do të fluturonin për tek burimi në shtegun e krahut jugperndimor të pyllit. Në atë mjedis plot gjelbërim në pyllin me shkurre ,lule e pemë ta kishte ënda të shkoje  e të pushoje aty.

      Ngado mbretëronte qetësia.Jo më kot,kafshët e pyllit kishin bërë atë zgjidhje për të jetuar në atë oaz të vërtet.Kënga e zogjëve aty oshëtinte çdo ditë.Cicërima e tyre nëpër atë pyll formonin vërtet orkestrën më të bukur.

      -Sa e magjishme ishte orkestra e kënga e zogjëve!?....

 Në atë pyll aq të mahnitshëm kalonte edhe një rrugë këmbësore që lidhte anën tjetër të kodrës përtej atij pylli.Si në pranverë,ashtu dhe në dimër,aty kishte gjallëri. Të gjithë gjallesat jetonin në harmoni me njëra-tjetrën: nga zoqjtë,pëllumbat,fluturat,mizat,kafshët e zvarranikët.Nuk mungonte edhe  kuvendimi i këngës së gjinkallave nëpër drurët e shkurret e pyllit.Në degët e pemëve zogjtë kanë ndërtuar  foletë me fije bari e baltë të marrë  te burimi i pyllit.Ndërsa atje në majë të kodrës shkëmbinjtë kryeneç mbajnë mbi supet e tyre foletë e pëllumbave.

       Kështu,shkëmbinjtë me të çara aty-këtu,formojnë  shumë strehëza si kapele në trupin e tyre.Për pëllumbat ato ishin bërë shtëpia ku kalonin gjumin e natës. Gu,gu,gu….me zhurmën e tyre karakteristike që lëshonin gjatë natës,thyenin gjetësinë e muzgjeve të mbrëmjeve.Kjo gu-gu e zërit kumbues të pëllumbave për gjatë natës,ishte ninulla e këngës së gjumit për gjallesat në atë pyll.

     -Sa mirë  ishte që nga ata shkëmbinj të shkoje e të vështroje pejsazhin e pyllit dhe të përkëdhelte flladi i erës s’bashku me aromën e luleve!?

 

 Po këtë fat e kishin zgjedhur vetëm pëllumbat.Kjo për ta ishte dhuratë nga zoti! 

     -‘’Sa e mbrekullueshme është jeta këtu në mes pyllit gjelbëror,ku kënga e bilbilave,gurgullimi i ujrave që rrjedhin nga burimet,fëshfërimat e gjetheve,e çdo gjë në lëvizje që është në këtë mjedis natyror,të bën me krahë si të pëllumbave që lodrojnë në qiell për të kapur retë e bardha fluturuese,-thoshte me vete rojtari  i pyllit sa herë që kalonte andej!.’’

      Por në guvat e atyre shkëmbinjëve në një zgarvë të fshehtë poshtë shkëmbit na ishte edhe një nepërkë me ngjyrë të verdhë.Ajo kishte vite që banonte aty.Kur u nda nga jeta kolektive që bënte në pyll ishe e vogël,por si tinxare që qe, një ditë ashtu pa e vënë re edhe vet u gjend  te shkëmbinjtë.

 -Kështu po,-tha me vete pasi mori frymë thellë.Në zgarvën e shkëmbit zuri vend e filloi të bëjë një jetë të vetmuar.Ditën shullëhej sipër shkëmbit,ndërsa natën futej midis zgarvës poshtë gurit.Kalonin ditë e netë, e për Nepërkën verdhushe vështirësit shtoheshin dhe më shumë.Ishte e ngopur kur erdhi nga pylli,por tani kishte shumë uri.

 -Po tani,-mendoj ajo,ku do gjej ushqim? Sa për ujë,kishte shfrytëzuar atë pak lagështi që rezervonte strofka e zgarvës së folesë.Një natë nga urija që kishte,s’po e zinte gjumi.Dëgjoi disa tinguj,gu,gu,gu…!

 -Ç’të jenë këta tinguj?! Si kam dëgjuar ndonjëherë atje kur isha me shoqet në pyll! Edhe këtu ditë më parë, s’u kishte vën shumë rëndësi që ata gugisnin.Doli jashtë zgarvës.Mbështeti trupin mbi shkëmb,dhe me kokën lart përgjoi  nga vinin tingujt e asaj nate.Tingujt vinin nga shpella shkëmbore atje mbi folenë e saj.Me sytë e vegjël,por me rreze drite shikimi që çante errësirën,pa se aty jetonin pëllumba.Nga ky çast,Nepërka verdhushe u gëzua pamasë.

  -Edhe çështjen e ushqimit e zgjidha,-tha me vete përsëri ajo,dhe me gjuhën e hollë lëpiu buzët e plasaritura nga etja për ujë.

    Kur pëllumbat largoheshin ditën nga foletë e tyre për ushqim,për vete dhe të vegjëlit; Nepërka verdhushe  shkonte e u hante ushqimin.Ajo kishte arritur deri aty, saqë pëllumbave u hante vezët dhe të vegjëlit e sapo lindur.

   -Oh,sa mirë qënkërka jeta e shullërit në vetmi këtu tek shkëmbi i pëllumbave,-tha më s’fundi  Nepërka verdhushe.

 ***

…… Pëllumbat u shqetësuan për këtë fatkeqësi që u ndodht herë pas herë,e s’po gjenin dot shkakëtarin  e vërtet.Kështu në kolektiv vendosën që të largoheshin tek shkëmbinjtë në kodrën aty përballë.

      Pas disa ditësh,meqë kishte uri,Nepërka u nis për te foletë e pëllumbave. Gjithë serbes e kënaqësi u gjend në shpellë.Çfarë të shikonte aty!? Foletë në shpellën e pëllumbave qenë boshatisur tërësisht.Vështroi gjithë andej,por më kot.Pëllumbat ishin larguar përfundimisht për të mos u kthyer më kurrë në atë vend kobëzi.

     Nepërka verdhushe  e dëshpëruar u kthye në strofkën e saj. Vapa përvëluese dhe urija i vështirësuan jetën asaj.Në strofkë s’kishte më lagështi.Kjo i shtonte më shumë etje për ujë.

     Kaprodhi qimebutë me ngjyrë të kaftë,doli nga pylli e shkoi tek burimi që ishte pranë shtegut të livadhit.  Zgjati kokën drejt pellgut me ujë.Pasi piu ujë,vështroi drejt shkëmbinjëve atje lart në kodër.

  -Pse most ë shkoj deri atje?-tha me vete Kaprodhi.Më ka marrë malli të vështroj pyllin që andej nga shkëmbinjtë! Si u mendua edhe një herë,më sfundi vendosi të ngjitej deri atje.Pas disa minutash u gjend sipër shkëmbit.   

  -Sa i bukur është pylli ynë,-foli me vete Kaprodhi.

Kur po zbriste nga shkëmbi,në fund të tij pa Nepërkën verdhushe.

 -Po ti  ç’bën këtu?,- i tha   Kaprodhi  Nepërkës. S’të kam parë me shoqet atje në pyll! 

-Mos u çudit! Unë jam Nepërka verdhushe e shullërit.S’kam shoqe apo shokë si po më thua ti …..!  Jetoj e vetme këtu tek shkëmbinjtë…….Dua një nder nga ty.

-Për çfarë e ke fjalën, moj Nepërkë?

-Po….ja,unë kam  etje  e s’di ku ka ndonjë burim këtu afër!... Ma mori frymën kjo  e shkretë vapë e korrikut.Nuk e shikon si jam bërë,sa edhe buzët më janë plasaritur……..

-Dakort,- i tha  Kaprodhi.Di një burim që është këtu afër.Pastaj i tha: - Eja pas meje që të zbresim tek livadhi,se aty gjendet burimi.

      Kështu,Kaprodhi para e Nepërka pas arritën më në fund pranë burimit.Gjatë rrugës,ajo mezi zvarritej dhe për këtë Kaprodhit i vinte keq. 

   -Hë.zonja Nepërkë,tashti shuaje etjen e trupit me ujë të ftohtë nga pellgu ynë! Nga kjo fjalë Nepërka mbetur e çuditur duke thënë me vete:’’Pse pellgu i këtyre qënkërka ky!? Pse të mos jetë e Nepërkës verdhushe që shullëhet në shkëmbinj?’’

     Pastaj , si me dashamirësi i tha Kaprodhit:

-Nuk mund të pi ujë  para teje!

-Kemi respekt për miqtë e rinjë ne të pyllit,- shtoi Kaprodhi.

   Më në fund Nepërka iu bind atij,dhe piu ujë në pellgun e burimit.                           -Kështu po,,-dhe e kënaqur ajo e doli në anën tjetër të pellgut sipër një guri duke u krekosur.Herë pas here nxirrte gjuhën jasht dhe vështronte drejt Kaprodhit.Në këtë moment,diçka po mendonte për keq ndaj mikut që i shpëtoi jetën nga etja.

-‘’Do ta pickoj në kokë e ti derdh helmin aty.Kështu pellgu e burimi do mbetet i imi,-tha Nepërka.’’

-U kënaqe moj zonja Nepërkë!,- foli Kaprodhi.

-Si jo, i ‘’dashur’’ Kaprodh!.... Edhe ai u afrua pranë pellgut e zgjati kokën për të pirë ujë.Në pellg u shfaqën dy Kaprodhe. Njëra ishte shëmbëlltyra e tij.

Tashti është moment,-tha Nepërka.Ta sulmoj në kokë! Si mori shenjë u hodh drejt e në pellgun me ujë.Sulmi qe i gabuar:në fakt kishte derdhur helmin në kokën e shëmbëlltyrës së ‘’mikut’’ të pyllit.U zhyt e gjitha në pellgun me ujë dhe humbi brenda tij.

  Në këtë kohë Kaprodhi u tremb dhe ngriti kokën lartë.Vështroi sa andej e sa këtej,por edhe Nepërkën se pa  atë çast tek guri.

  -Po kjo ç’u bë?!....Në pellgun me ujë pa ngjyrë të verdhë, që kishte mbuluar gjithë sipërfaqen.Dhe pak më tutje pa Nepërkën,por jo pranë gurit si më parë. Kaprodhi e kuptoj skenën e ‘’zonjës’’por nuk bëri  zë.

-Të falnderoj,-i tha më s’fundi  Nepërka,por me gjysëm zëri.

-Eja në pyll me ne, - i tha Kaprodhi.

-Jo,do shkoj në shtëpinë time.A më përcjell deri atje!

-Pse jo,- i tha ai. E çoi deri te shpella e pëllumbave dhe kthehet prapë  tek shokët në pyll.

….Pas një kohe të gjatë,Kaprodhi shkoi përsëri te shpella e pëllumbave,sepse Nepërkën se kishte parë më që nga ajo ditë tek pellgu me ujë.Para se të hipte mbi shkëmb,dëgjoi një rënkim që thoshte’’Ndihmë,ndihmë’’.Ajo ishte  Nepërka verdhushe.Shkëmbi ishte  çarë  e poshtë tij kishte zënë gjysmën e trupit të Nepërkës.

    Ajo po jepte shpirt.Të bërtiturat për ndihmë i kishin dëgjuar edhe pëllumbat. Kur panë  Kaprodhin te shkëmbi,edhe pëllumbat u kthyen aty.Nga ky çast mësuan se ishte Nepërka ajo që u kishte sjellë fatkeqësi atyre.

   -Na kërkoke edhe ndihmë,pale,pale,-thanë në kor pëllumbat duke shprehur mllefin e tyre.

  -Edhe mua deshë më helmoi,- foli më s’fundi Kaprodhi.

Por më kot,se Nepërka  kishte  dhënë  shpirt.Pastaj thanë:

  -‘’Kush do t’i bëjë gropën tjetrit,ka bërë më parë të vetin’’. Eja të shkojmë,- u dëgjua  e folura e ëmbël e Kaprodhit.

…….Dhe u nisën drejt foleve ku i prisnin shokët e tjerë atje në pyll.

     ***************

    

Durrës,20 Dhjetor 2011.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora