Kulturë
Rashit Alidema: Gjuha shqipe në ditët tona
E merkure, 01.02.2012, 08:04 PM
Gjuha shqipe në ditët tona
Kronika e kohës së lashtë dhe e kohës sonë – shpërfilljet e një grushti njerëzish
Nga Rashit Alidema
Jo e rëndomtë, në tërësi e mahnitshme, hyjnore, me kontraste të shumta – është kjo gjuha jonë.
Njësimi a standardizimi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe në vitin 1972, qe kurorëzim i përpjekjeve të disa brezave, përgatitur mbi mbështetje shkencore e praktike prej shkencëtarëve më të shquar shqiptarë të asaj kohe – dhe kështu shqipja po merrte rrugën krenare të zhvillimit, njësoj si gjuhët e popujve të qytetëruar.
Sot, në fillim të shekullit XXI, ne jemi në gjendje të vlerësojmë objektivisht ngjarjet e së kaluarës, standardin e gjuhës, si rezultat të punës efektive shumëvjeçare në përsosjen e rregullave të drejtshkrimit e të sferave tjera të shqipes standarde.
Ky drejtshkrim i ri, pa marrë parasysh rrethanat historike e pëlitike kur u miratua, dhe, pas kalimit të shumë viteve, heqjen e shumë hipotekave, - është bërë formë e zakonshme e komunikimit të klulturuar për folësit e gjuhës shqipe dhe plotësisht me sukses u shërben nevojave kulturore e shkencore dhe arsimore të shoqërisë bashkëkohore shqiptare, - përmasës themelore të zhvillimit të qëndrueshëm, përsosjes, dhe në bazë të saj, mori hov zhvillimi i kulturës, letërsisë dhe vetëdijes gjuhësore të popullit tonë, veprimtaritë e ngjeshura për të cilën kishin filluar në mendjen e disa shkencëtarëve e veprimtarëve të dalluar në kohën e Rilindjes Kombëtare. Kjo nuk ishte punë e thjeshtë dhe e lehtë. Rezultatet e punës së mëtejme të gjuhësisë i ka vlerësuar qeveria e pushtetit shqiptar. Dhe, prandaj sot ajo është një nga mitet më të përhapura lidhur me historinë e gjuhës shqipe, norma kombëtare e së cilës është kristalizuar në të gjitha fushat kryesore të strukturës fonetike, gramatikore, fjalëformuese e leksikore.
Kjo gjuhë letrare, standarde – hije e veprës së kombit, siç dimë, tashmë përdoret nga të gjithë shqiptarët, në të gjithë veprimtaritë – arsimore, shoqërore, politike, në gjinitë e ndryshme të letërsisë artistike, në të gjitha shkencat. Dhe kjo dëshmon si për gjerësinë, ashtu edhe për thellësinë e përvetësimit të normës letrare; kësodore u zgjerua fuqishëm funksionimi në përmasa kombëtare i shqipes letrare, po edhe pasurimi i saj, për të hyrë tashmë në fazën më të lartë të zhvillimit të saj, në fazën e plotë përfundimtare përgjithmonë, të pakthyeshme në të kaluarën...
Gjuhës së njësuar i dolën një grusht kundërshtarësh
Këtij projekti të madh gjithëshqiptar, i dolën disa kundërshtarë, një grusht njerëzish, në debate të shpeshta, në të ashtuquajturat Konferenca shkencore, në publikime nëpër medie të ndryshme, në kanale elevizionesh e në faqe interneti - të parëndësishme as për njerëzit e thjeshtë, të cilat mund t’i quajmë gjithqysh ... ndarje e prerë me politikën e të shkuarës, shpërfillje të meritave të Kongresit, Këtë luftë e mosbaraspeshë diturie, s’duhet t’ua lëmë trashëgim brezave të ardhshëm. Fakti tregues: në mesin e përkrahësve aktivë të ortografisë dhe ish-variantit të gegërishtes janë disa njerëz, të cilëve u prin gazetari ynë Migjen Kelmendi, udhëheqës i kanalit TV “Rrokum”, të cilët nuk janë objektivë. Demokriti thotë: “Shkaku i gabimit – (është) mungesë e diturisë më të mirë”. Angazhohen për retorikë (ose popullizëm) të padrejtë, joproduktive, një përkeqësim që të çon në akuza, në zbatim të dikotomisë (parim “ose-ose”, d.m.th., “e treta nuk jepet”) dhe bëhen se veprojnë në interes të një gjuhe më të pasur. Ky idealizëm i tyre për gegërishten, paraqet pikëllimin e gjuhës në gjuhë! Z. M. Kelmendi edhe tallet me kosovarët, me një hipokrizi, me përpjekjet për përdorimin e gjuhës letrare të përbashkët shqipe, për përvetësimin e saj – të normave të drejtshqiptimit, sikur me ndonjë lojë zbavitëse, damkosje edhe në sytë e botës. Shpjegon këtë pa asnjë vizatim, në rrugë të humbur. Në një takim rasti në vjeshtën e parvjetme (sikur të kisha kërkuar prej kohësh), u takova me të në tarrcën e restorantit “Vila Lira”, në Gërmi. Unë isha me disa kolegë të mi të UP-së, e ai me një qen me konop përdore. Ishte i shthurur, mundohej me plotfuqi të arsyetonte kahjen e vet bindëse. M’u mbush mendja të largoheshim nga humbja e rëndë e kohës, - se kur flitet mirë, kurrë nuk bëhet tepër... ndër të tjera, për një mirëkuptim të shëndoshë, i pata thënë: Gjuha, si gjurmë gjigante, e gjallë, e cila është formuar e pasuruar prej mijëra brezash, - ajo evoluohet, rritet së bashku me përpjekjet e vetëdijshme të punonjësve të kulturës, arsimit e progresit shkencor-teknik-ekonomik, dhe në përputhje me probleme të tjera teorike e praktike të jetës sonë... Se dy rregulla në komunikacionin e një vendi nuk mund të jenë, e po ashtu nuk mund të jenë as dy rregulla të gjuhës së një kombi ! Njësimi i gjuhës është akt politik dhe një veprim i dobishëm për kombin, sepse, fundja kjo është një gjendje normale në përmasa ndërkombëtare. Po të jenë dy gjuhë, atëherë do të kishim dy popuj, dy shtete – që d.m.th. shkatërrim i substancës kombëtare. Pra, kjo nuk mund të ndodhë kurrë...
Një kohë pushoi, nuk fliste. Po përsëri rinisi të gjallërohej në këtë drejtim. Shenjën «plus» e ndërroi përsëri në «minus»...
Shqiptarët janë të neveritur nga kjo demagogji rraskapitëse, nga disa që tkurrren në guackën e tij, nga fjalët boshe që dështojnë njëra pas tjetrës, nga disa partizanë, nga lëmoshat që shpërndan ky, nga mungesa e plotë e transparencës së fjalës publike dhe arroganca tradicionale e në marrëdhëniet me jetën e tyre private.
Fuqia jonë e madhe e parë – gjuha standarde, e njësuar
Fuqia jonë e madhe e parë – gjuha standarde, konsideroje dituri këtë – kjo është vetë fuqi dhe anasjelltas, fuqia është dituria e gjuhës sonë, - sipas normës letrare në tërësi: e bindjes, premtimit, detyrimit, – se është njëra prej gjuhëve më të pasura në botë, për ketë nuk ka fije dyshimi; është – fryt i menduar dhe i përgatitur në zgjedhjen e vlerave të gjuhësisë, filologjisë, të analizës së gjithanshme, përcaktimit të lidhjeve dhe shkaqeve të ligjërimeve gegë e toskë, ambicies, vizionit të paraardhësve e pasardhësve tanë, për zhvillimin e gjuhës shqipe, që tani e synojnë mbi 99% me plot dëshirën e dashurinë për përdorimin e saj.
Pse ky variant më i mirë?...
Më i thjeshtë se tjerat?! Shpjegimi është shumë i thjeshtë, i qartë edhe për fëmijët: është në rend të parë më e lehtë, më melodike, me diksion e artikulim të fjalëve më të qartë, të këndshëm. Për shembull, a më mirë, më lehtë të thuhet – nana apo nëna? Sigurisht më lehtë – nëna; bane (rëndë) - bëre (më lehtë), vllazni (rëndë) – vëllazëri (më lehtë), gjana (rëndë) – gjera (më lehtë) etj..
Pasurimi i gjuhës vjen nga pasurimi i mendimit, p.sh. fjala “atdhe” duhet përjashtuar nga letra shqipe
Me përkryerjen tonë - në letra, shkencë, kulturë e në fusha të tjera të shqiptarëve, gjithkund ku jetojnë (edhe të disa milionave shqiptarë në diasporë - ngulime), në tërësi si komb, do të thellohet edhe përsosja e mëtutjeshme e gjuhës standarde. P. sh. fjala Atdhe, që përbëhet prej dy fjalëve – at(ë) e dhe, e para s ‘është e shqipes, po e sllavishtes – rusishtes: ???? m, në shqiptimin shqip – atec, përkthimi - atë, babë; ????????? mb., - i atit, atëror; ????????????? mb., - atdheu, i atdheut, i vendit; ?????????? as – atdhe.
Po me çfarë fjale do ta zëvendësonim këtë? Duhet menduar, është vështirë të zëvendësohet. Më parë të hiqet nga Fjalori. Të jepen disa propozime për zëvendësimin e saj. Ndoshta më së miri do të ishte – Shqipëria, por kjo shënon emrin e shtetit, është e pamundur. Unë për këtë do të shtoja: tokaenënës, tokanënës, tokënënë, dheuinënës, dhenënë....
Çdo kulturë ka kuptimin e mirësisë, ka vlerë shpirtërore
Prej kohës së kalimit në gjuhën standarde shqipe, që nga ortografia e vjetër që përshkohej me komente ideologjike, shoqëria shqiptare ka ndryshuar rrënjësisht krahasuar me 40 vjet më parë, - në parimin e mirësisë, të vlerave shpirtërore. Tashmë kem mbjellë farën e pasionit të gjuhës që na entuziazmon, - në të folur, në shkrim, letra, që përmes tyre mund të transmetohen vlera, përfshirje edhe në projekte të tjera të reja kombëtare të ngjashme, shprese e krijuese. Prandaj, falënderojmë gjuhën letrare standardin e shpes, të dobishme, fuqinë e madhe kombëtare! E kjo vetëm në kohën e fundit është bërë ashtu, - modeste e virtuoze.
Gjenocidi shqiptar u ndërpre në vitin 1999, ai që pengoi edhe zhvillimin e gjuhës...,
Dihet, shqiptarët kanë historinë e vet të gjatë (edhe përjetime), përmes së cilës, më parë, nuk mund të tregonin plotësisht se dinë t’ia dalin mbanë çdo detyre, sepse asokohe shumica jetonin nën minimumin jetik (ky fakt nuk mund të mohohet), plot të tjerë nuk arrinin të shkollonin fëmijët e tyre, analfabetizmi kishte përqindje të madhe, vetëm prej statistikës zyrtare të vitit 1981, dihet se kishte rënë në 18%. Një pjesë e madhe braktisnin vendin nga pamundësi ekonomike - jetike, e ata për motive politike ishin shumica, sidomos nga gjenocidi shqiptar prej serbëve, e një pjesë ishin përtacë për të ringjallur jetën e vet... (për këtë shih, p.sh, F. Konicën, Vëllezërit Frashëri, K. Floqin, Asdrenin e shumë, shumë të tjerë, në cilëndo prej veprave të tyre).
Unë po e kujtoj letërsinë shqipe, se në të jam rritur; ndërsa sot kemi dëshmi të një energjie dhe aftësie tjetër të rrallë të popullit shqiptar për t’u përshtatur me kohën e me hapësirën e re civilizuese të shekullit 21, në funksion të integrimit në një botë rregullash krejt të reja, të vlefshme për kombin. Në të gjitha pikëpamjet – politike, morale, ekonomike, ... e në rend të parë - në gjuhë nuk bën kurrsesi të dështojmë më në asnjë pikë të jetës sonë. Të ecim përpara me një mençuri e fuqi tjetër – kolektive!