E marte, 18.06.2024, 09:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Flet ftuesja e “Miss Shqipëria 2009”. Ertemiona Meidani

E enjte, 02.02.2012, 07:52 PM


E kam gjetur mashkullin ideal

 

Nga Albert ZHOLI

 

Ertemiona Meidani, në moshën 18 vjeç u shpall “Miss Shqipëria 2009”. Kurorën ajo e rrëmbeu në kullën mesjetare të Durrësit. Në këtë konkurrim dinjitoz ishin 31 vajza. “Miss Shqipëria” është evenimenti bukurisë më i rëndësishëm në vend, i cili që nga viti 1998 është realizuar nga regjisori Petri Bozo dhe “Deliart asociacion”. 31 konkurrentet u përzgjedhën mes 250 pretendenteve shqiptare, me banim jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Seleksionimi i kujdesshëm solli në këtë edicion më shumë vajza nga qytetet veriore të vendit, ku një pjesë e madhe e tyre ishin studente në universitete të ndryshme. Koreografe e këtij eventi ishte  Kozeta Bakiu, me bashkëpunëtorët e tjerë, si stilistja Anila Zajmi, drejtori i fotografisë, Lulzim Tufa dhe skenaristja Alda Bida. Ky ishte edicioni i të 11-të. Në edicionin e 10-të  kurora u fitua nga Almeda Abazi. Konkursi alternativ i bukurisë shqiptare “Miss Albania”, ka nisur të organizohet në vitin 1998 dhe që nga viti 2000 ka udhëtuar në qendrat historike dhe arkeologjike të Butrintit, Rozafës, Apolonisë, Kalasë së Lëkurësit, Beratit, Elbasanit dhe Kaninës, si dhe memorialit të Skënderbeut në Lezhë. Edicioni i 11-të i konkursit erdhi në Durrës një vit pasi u zhvillua në sfondin e Kalasë së Prezës në kryeqytet.

A e kishit menduar ndonjëherë se do të konkurronit në skenat e bukurisë shqiptare dhe më tej?

1) Në fakt këto shkallë ngjiten njëra pas tjetrës.....Si fillim kam konkurruar në “Miss Korça”, ku u kurorëzova dhe mora edhe çmimin “Miss Pres”, dhe direkt pas kësaj mendova të vashdojë konkurrimin edhe me tej, në një konkurs kombëtar siç është edhe “Miss Shqipëria”, ku përsëri u finalizova me fitore :)

Pas  “Miss Shqipëria” si vazhdoi rruga e performancës së bukurisë?

Direkt pas kurorëzimit më është dashur të përfaqësojë Shqipërinë në shumë evente jashtë vendit, ku dhe kam dalë mjaft mirë. Kam qenë pjesëmarrëse në “Miss Globe”, ku jam futur në 10 femrat më të bukura të Globit, si dhe kam fituar “Miss Formoline” (forma të përsosura të trupit pa ndërhyrje). Gjithashtu, kam përfaqësuar Shqipërinë, në "The look of the Year" që zhvillohej në Siçili, ku dhe jam renditur e 4-ta në 86 shtete pjesëmarrëse. Një tjetër konkurs ishte edhe "Miss Bikini International" që zhvillohej në Kinë, ku dhe u rendita e dyta mes 129 shtetesh si dhe “Miss Fotozhenia”... Shumë përfaqësime dhe shumë trofe...

Në gjithë këto trofe, kur je gëzuar dhe emocionuar më shumë?

Të të them të drejtën emocionet kanë qenë më të forta kur u shpalla Miss në vendin tim dhe që mbetet një ndër ditët më të lumtura të jetës time.

 ka ndikuar familja dhe rrethi familjar në këto përfaqësime?

Përkrahje të madhe kam patur gjithmonë nga familja ime dhe i pari që më ka uruar ka qenë pika ime e dobët, daja im!

Kur ndihesh më mirë kur të thonë je e bukur apo kur të thonë je e zgjuar?

Ndihem më mirë kur më quajnë Miss pasi të jesh e tillë duhet patjetër të jesh dhe e bukur dhe e zgjuar

-Femrave të bukura ju hapen shume dyer. Pas shpalljes Miss, cila dyer ju hapën?

“Miss Shqipëria” më ka ofruar shumë mundësi! Direkt pas kurorëzimit jam bërë imazh i disa kompanive si Helvetika, Formoline etj... Kuptohet krahas kalendarëve dhe përfaqësimeve që më është dashur të jem pjesë

-Kur jeni dashuruar për herë të parë?

Dashuria ime e parë ka qenë platonike si çdo vajzë që dashurohet pas aktorëve të filmave...Tashmë jam e dashuruar në realitet!

-Cili është mashkulli ideal për ju?

Mashkulli ideal është ai me të cilin jam dashuruar, një mashkull i kompletuar në të gjitha drejtimet.

-Kur mendoni të bëheni nënë?

Në fakt nuk kam filluar të mendoj ende për këtë! Të bëhesh nënë ka nevojë për përkushtim dhe unë nuk jam ende gati për këtë!

-Ertemiona dhe shkolla. Përse studion apo ka studiuar Ertmiona?

Studioj për shkenca politike, një degë që më ka pëlqyer gjithmonë.

-Kush do ju pëlqente një mashkull i pasur, i ditur apo i nxehtë në dashuri?

Në dashuri do më pëlqente pikërisht ai që kam zgjedhur... Një mashkull i kompletuar

-Si ndiheni kur ju ngacmojnë meshkujt rrugës e përkëdhelur apo e bezdisur?

Nuk ndjehem e përkëdhelur, por as e bezdisur. Janë pjesë e programit të gjitha!

-Ngjyra e preferuar në veshje?

Më pëlqen shumë ngjyra e bardhë në veshje!

-Ushqimi i preferuar?

Më pëlqen gjithçka e shëndetshme...veçanërisht perimet!

Ku i bëni zakonisht pushimet?

Pushimet i kam bërë gjithmonë në Sarandë me familjen time, pavarësisht dy vitet e fundit kam ndërruar destinacion!

-Kur fituat çmimin a u xhelozuan apo të përgëzuan shoqet?

Atë natë nuk kam patur kohë të vërej këto gjëra...por urime kam patur pa fund.

Keni menduar të merreni me politikë?

Kjo që po bëj që kam përfaqësuar Shqipërinë në shumë konkurse bukurie është politika më e mirë për atdheun tim.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora