E merkure, 24.04.2024, 04:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Piktura me njolla gjaku

E diele, 05.02.2012, 06:15 PM


Luan Kalana

 

Elegji legjende

 

Piktura me njolla gjaku

 

martirit pa emër,për Liri e Demokraci...

 

C'ishte ajo kohë,ato vite  mynxyrë

shkonte njeriu si qeni në vreshtë,

nga plumbat qorr duke ngrenë bukë

vritej nga dora  mizore,pa skrupull,...

 

Shtëpia përdhese qëndronte si barikadë,

mes  rugicave kalldremta të ngushta ,

vinin nga katër anët britma e krisma,

bandat përlesheshin si te ishte luftë.

 

Dufe,mërira,hakmarje,gjak i prishur,

c'te ishin ato netë perzier në fërr

babanë e kishin rrugëve  refugjat

ronin me frikë, me gjak te ngrirë.

 

Dyer e dritare,me hekura të blinduar,

brenda edhe dita ishte erresirë,

veshët përpjetë nga zhurmat rinin zgjuar,

ronim as ronim,përgjonim kur vritej njeri.

 

Menjgjeseve llatarë me lajme makabre,

djem,kufoma të shtrira, pellgje gjaku

nënes i mbetej kafshata ne gojë,

pastroheshin rrugët  nga gjakrat si lumë.

 

Nën strehë e shtepise pas krismave, lënçitje

njeri a viktime në gjak lengonte kerkonte ndihmë,

djalit durimi i ngriu ne buzë, u ngrit pa u gdhirë

avllinë kaloi si  nga istikami,njeriun të shpetonte.

 

Trimi belbezonte ca fjale , ende i gjallë,

djali ia lepiu buzet e pjekura me pershtymë,

krismat e armeve s'e lanë ta leviste,

mbi koke si bresher plumbat rukullisje.

 

Carcafin e bardhe te trupit kufomë,

pa dashur si shennje, e hiqte zvarë,

me vrap e futi  fshehurazi nën palltushke,

nga gjaku i ngrohte a frika ,mendja verdallë.

 

Nen minderet,ne tavan e ne strehët                        ,

ç'te bente ,te tregonte a ta fshihte ,

carcafi i bardhe me gjak te mpiksur,

i trimit, i martirit pa emer ishte.

 

Nje mendje ne koke  i ra si ta nxirtë,

çarçafin e vari si perde në mur,

i beri nje fremë,nje kornizë te drurtë

ta shpinte ne konkursin e shkollës si pikturë.

 

Piktura e tij ishte befasuse, brilanete,

plot emra i vune , portret me njolla gjaku,

misterin,sekretin e saj asnje s'e dinte,

çfare fshihte ajo pikture e gjallë si flamur.

 

S'kish si ajo pikture,fantazi e talente,

ne vend u nderua, me çmim te parë,

Paris, në Luver ekspertet e dalluan,

pikture  me njolla gjaku ta ngrira, origjinal,..

 

Djali se fshehu misterin ,piktura doli në dritë

tregoi me turp ciltersisht  historinë,

kufoma ,arkivol ,qefin i mbeti si shenjë,

ne Muzeum Kombetar e  e varur si flamur.

 

Carçafi me njolla gjaku u quajt si kryevepër,

nuk ishte gjeni a  tabu, por fantazi relike,

albanian talent  piktura  e martirit u laurua,

si gjigandët Pikaso, Van Gog  e Neruda.

 

Krëkojne martirin , labirinth gjetja e varit,

as eshtrat s'i gjejnë ,historia mbeti legjende,

ne cep te rrugices,nënat ,vajzat prëkulen,,

përditë në altar,qirinj,lule e  lotë  me lutje .

 

 

Balade

 

Shamite e nenave , flamur

 

....nënave burnesha shqiptare

 

Nënat  tërë jetën dy shami mbanin,

shaminë e fisme te zezë  ne kokë,

te vuajtjeve,brengave,te zise, të lotëve,

shamiçkat e bardha te dites i mbanin  në gji.

 

Fshehurazi varur në qafë si hajmali ,

natën në jastekun qumësht të bardhë,

në gjoks  të mbeshtjelle shamickat e bardha ,

nje copë mendafshi lidhur fjonçkçë,

për ne kolopuçët, ishin  një alibi .

 

Në ikjet  e para nga vatrat në shkolla,

nënes iu hapej si pus  nje plagë,

vec lotët e  fjalëzemre me mall,

shkulnin  nga gjokset nje gur strall,

shamiçkat e bardha  si një gurmargaritar.

 

Brenda në të si  në kasafortë,

vinin  lekë me nga  një letrushkë,

"-Kur të sosen lekat në xhepat,

blini me shokët, lapsa e fletore,

qëndisni per nënat zemrat në letrat."

 

Lundronin bijtë, marinar në dete,

vinin rallë e për mall larg syve te saj,

shamitë e nënes e lidhnin në ballë,

sekret,ishte ilaci melem i nënes

që koka kurrë të mos iu  dhembte.

 

Shamiçkat i ndoqën si kalvar jete,

ca guriçka  lajthi nga zalli e vakëfi ,

mbështjelle per mall ca arra e  të Atit ,

i fliste portreti, imazhi  i tretur në vaj:

-Mos qani  biro, te forte,vini një gur  zemrës .!

fshinin lotët e ngrohtë me shamiçkat e Nënes..

 

Që motrat kureshtera të mos i hapnin,

nëna  për besë kish lidhur me ta, nje fjalë,

natën ëmbel si perralle nina -nana e tregonte,

"Po te hapej shamiçka,fëmija  saj e pësonte.! "

 

Vinte me mall mësues nga rrethet në shtepi,

në hyrje te fashatit ne varet per karshi ,

në plepat ombrellë të fushes së sportit,

një ogur,  nje re e zezë,i  kishin zëne pusi ..

 

Motrat kërthinjka iu sulen si zoçkat papendë,

nga grumbulli  mbi varet, grave  shamizeza,

-" Mosni ,mosni.."-bertiten ato  me force,

si plluske do pëlcase djali,mos hapni gojen ...

 

" E shenjte fatbardhe,s'ishte per ne,

hapi pa pyetur shamiçken e nenes,

zoti na i mori per flutur ne qiell..."

qanin me britma lebetiteshin me kuje.

 

Nuk  dinte ai sa qau me ngërçe si fëmijë,

kur u permend,mintani ishte qull,

nga pusi sikur e nxoren, nga lotet,

nga humbja legjende e motrës.

 

Shamiçkat e nenes,zemer e magji,

i ndoqen  burrat e djemte si rabecke jetes,

i mernin  si protofol  udhëve  pa mbarim.

si zemren, per kthimin ,pagezimin e nenes ,..

 

Kur morën  qorazi me familje  rrugët e kurbetit,

në vend te shamise,qëndisen ato  pasuritë,

testament, amanatin ,shqipen në një  flamur.

-Nënat,atdheun,kombin ta kini për zemër..

 

Ranë nje here në  humnerë te errët pa jetë,

vetëm shamite e nënave  kishin në xhepat,,

fshin djerset e ftohta te ferit , te vdekjes,

flisnin me vete me nënat,ato i shpëtuan.... jetën,..!

 

As mund te pershkruhen shamite qe u treten,

te bijve ne burgje,ne litar,te gjalle ne qivur,

nga mynxyrat makabre te botes pa skrupull,

sot hi ne vazo te mbledhur ne dhera ne dete.

 

Se si  më njgjajnë shamitë magjike të nënave,

s'janë qilima fluturuse te vellezërve Grim,

as  llambë e Aladinit,rrefime me përralla

Jetë,mesazhe të gjalla të Nënave shqiptare.

 

Natën bijeve i del gjumi ,si një sonabul,

sillen vërdalle tornedo  në ënderr e në jetë,

me mendje të kthjellet ,si  e Shenjta Terezë ,

nënat perëndesha, shamitë pishtar e flamur..

 

Shamiçkat ia mbajtën bijëve trupin  gjallë,

ushqim per shpirtin,fëmijët, vatanë e flamur,

djeresën,gjakun,trupin ia hëngren kurbetet,

zemrat  shkëmb e mall, nga lotët nuk u tretën...

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora