Kulturë
Arif Kutleshi: Protestojnë
E shtune, 04.02.2012, 07:56 PM
Arif KUTLESHI
PROTESTOJNË
ñ duke i përkthyer në shqip lajmet e agjensive botërore...
1. protestojnë
2. bashkë me acarin gazmor
3. që proteston kundër dobësimit të diellit të kallnorit
4. spërkatin nga ana tjetër herë pas herë
5. me ujë të ftohtë në minus gradë
6. me qëllim që ta kthejnë në akull
7. guximin qytetar të një brezi krenar
8. dëgjohën zëra thirrje ulurima
9. nga kokat e avulluara që presin
10. të kositen nga kërbaçi
11. shpinë pas shpine që të mbrohet kurrizi :
12. Shpend Ahmeti, Liburn Aliu, Afrim Hoti, Visar Ymeri...
13. anipse duart s´ka kush t´ua mbrojë
14. nga hekurat, se s´kanë imunitet
15. dhe njëqind e sa të tjerë...
16. ata protestojnë rrugës dhe arave dhe dyqaneve
17. s´ka kush t´i strehojë t´u jap ujë t´i pastrojnë sytë
18. të mos verbohen
19. të mos helmohen siç i helmuan me gas toksik
20. sivëllëzërit simotrat në vitin 1990
21. dalin nga portat e afërta dhe bien në pritë e kositen
22. ulen në asfalt me shpresë por rrënjë nuk mund të lëshojnë
23. dhe kositen
24. njëri provon me karrocë në emër të invaliditetit
25. që nuk ia njohën, sepse çuditërisht kishte ngelur gjallë
26. dhe s´mund ta shpallnin hero të mermerit
27. dhe kositet
28. nënkryetari i parlamentit Glauk Konjufca i ha çizmet veshkëve
29. të mos adrenalinohet kundër Stockholm/Syndromit
30. nja tre a katër i sulen egërsisht me shqelma Fisnik Fisit
31. i hypin përmbi druvarët me helmeta t´ia këpusin duart, si degët, lisit
32. Albin Kurtit përpiqen t´ia kthejnë frymën të mos alivanoset
33. derisa një b r e t k o s ë a n g j a l ë a m r e n ë e rishkrirë
34. aty në kanalizimin e një qytetari, krekoset
35. lëvizin nëpër borë arave të dheut të bardhë
36. a dheut të zi të Llapit legjendarë
37. se u ka ardhë tambëli i nanës në fyt
38. duke i paguar Serbisë haraç për djegjet e shtëpive
39. përdhunimet plaçkitjet masakrimet dëbimet
40. dymbëdhjetë mijë punëtorë serbë
41. marrin rrogë nga motra
42. dhe gruaja dhe nëna ime
43. të përdhunuara dhe të djegura midis oborrit
44. dymbëdhjetë mijë punëtorë serbë
45. punojnë në fabrikën e babës
46. që e gjeta mbas dy vjete
47. në pusin tridhjetë e dy metra të thellë
48. tre fëmijët e mi hanin ende keksa plazma
49. dhe ende luanin me Bambi/n e Pozharevcit
50. në qiellin e shtatë të parajsës
51. si të ishin në Karagaç
52. a do të më mbesin edhe mua në fyt
53. si llokumet me arra të Krushevcit
54. gjëma e motrës e nënës e gruas dhe ulurima e fëmijëve
55. a do të më mbes në fyt mallkimi i tyre
56. për tregtinë gjithnjë të lirë apo jo
57. me kasapët
58. dhe ajri i lirë dhe lëvizja
59. pa viza po po
60. si tulipanet holandeze
61. mall i lirë
62. i lirë si vaji i kondensuar i thirravajeve tona
63. që lubrifikon zorrët poltroniste
64. t´u shkojmë kasapëve në duar
65. të gatshëm për flijime të reja
66. duke paguar Cash
67. gjëmën tonë të re
68. të së nesërmes
69. mos i zini rrugët
70. të na i sjellin makinat përplot eshtra
71. a hirin e Magna/Urnës
72. të djemëve tanë nga tymtarët e Majdanpekut
73. hapni rrugën magjistrale nacionale
74. le të na e sjellin hirin e Ukshin Hotit
75. ta derdhim më në fund në Dri të Bardhë
76. a në Kristalorin e Prizrenit
77. le të na i sjellin eshtrat të hedhura në Danub
78. le t´i sjellin se po i presim qe dymbëdhjetë vjet
79. bashkë me dyert e shkallmuara
80. të mbetura shkret, të Mejës
81. ta nisim një biznes të ri
82. para se të skadojë gazi ynë lotësjellës
83. pa ADN veç me sharje kulinare
84. tashti në gjuhën tonë të pavarur
85. reciprokisht
86. si gjithmonë: ata lëkurën tonë për tarabuka
87. ne demëshpërblimin
88. të ndarë në dy pjesë, siç ndahet buka...
kallnor, 012