Mendime
Fatime Ahmeti: Loja e gjarprit
E premte, 29.02.2008, 07:57 PM
Etnografi
Loja e gjarprit
Kjo lloj loje, që është e njohur pothuaj se vetën në trevën e Gallapit e të Marajve, përcjellët nga një defatore, ku këndojnë dy-tri femra, kurse në mes kërcen (vallëzon) vetëm një femër. Kryesisht është luajtur në Ditën e Shën Gjergjit, në dasma, në lindjen e ndonjë fëmije apo në Ditën e Ndrikullave
Nga Fatime AHMETI
![]() |
Fatime Ahmeti |
Në fakt, me gjarpërinjtë e shtëpisë njerëzit edhe kanë luajtur, janë argëtuar me ta. Njëra nga ato lojëra është e njohur edhe Loja e gjarprit, që njihet sidomos në Gallap e Maraj (Marec). Loja me gjarpër përcjellët me def dhe këndohet nga dy-tri vajza (femra), kurse një femër (vajzë) kërcen brenda rrethit që e formojnë këngëtaret, defatoria dhe shikueset tjera.
Sipas lokes Ramize Velia (83 vjeçare), nga Krileva, që tash e më se 60 vjet jeton në Prishtinë, kjo lojë është shumë e vjetër në ato anë. Ajo e ka mësuar nga kushërira e vet e cila ka vdekur që moti. Loja e gjarprit kryesisht është luajtur në Ditën e Shën Gjergjit (te besimtarët katolikë më 23 prill, kurse te ortodoksët dhe të tjerët më 6 maj), përkatësisht nëpër dasma, në lindjen e ndonjë fëmije apo në Ditën e Ndrikullave. Për t’u luajtur kjo lojë vajzat (femrat) janë bërë rreth, prej tyre dy-tri kanë kënduar dhe njëra i ka rënë defit, kurse vetën një femër ka hy në rreth, e cila e ka luajtur (vallëzuar) lojën e gjarprit.
Ndërkaq, sipas Nazife Ademit (71 vjeçare), e lindur në Zajçevc, komuna e Dardanës (Kamenicës), që tash e 40 vjet jeton në Prishtinë, e e cila këtë lojë e ka mësuar para më se 60 vjetëve, loja fillon me rënien e defit, kurse këngëtaret këndojnë:
Nisja, nisja qysh duhet me ja nis
Hajt shotë mos u tutë
As’asht gjarpen as’asht uk
As’asht uk për me të ngran
As’asht gjarpen për me të nxan
Asht mindili që e ki lanë
Valltarja (kërcimtarja) në mes kërcen rreth e mbi një mendim (një shami e vogël), që e dredhin dhe me te e imitojnë gjarprin. Pra, valltarja kërcen dhe bënë kinse do ta kap gjarprin me dorë apo kinse do ta shkel me këmbë. Po ashtu, valltarja e luan kokën siç konsiderohet se e luan edhe gjarpri dhe sjellët rreth vazhdimisht sikur do ta pak apo do ta shkel gjarprin. Bile, herë-herë e kap nga vendi dhe e qet në vendin tjetër. Kështu këndohet disa herë. Dikur për ta përfunduar kërcimin e kap gjarprin (në këtë rast mendimin) dhe e shtinë në shokë (brez), përkatësisht këngëtaret e këndojnë:
Hajt oj shotë në njanën anë
Mos e shkel mindilin me kamë
Tash merre mindilin prej toke
E mindilin shtine në shoke.
Në fund i duartrokasin valltares. Dhe kështu është përsëritur kënga, përkatësisht vallja e kërcimtares disa herë.
Lidhur me lojën e gjarprit u interesuam edhe në viset tjera të Kosovës, si në Drenicë, Rugovë e në Has, megjithatë kuptuam se në ato vise kjo lojë nuk është luajtur. Kjo lojë sado që është harruar, njihet vetëm në rajonin e Gallapit e të Marajve (Marec).
Komentoni
Artikuj te tjere
Enklid Milaj: Kur festa të mbarojë!
Veton Surroi: Njeqind vjet ciceroni per ne Perendim
Arian Çani: Po mua përse më vjen keq për shqiptarët e Maqedonisë...!
Jakup.B. Gjoça: Ballkani: Dopjo gjashta në derën e... diplomacisë greke
Suzana Kuqi: Nga viti 2500
Sulltana Dedja: Seriali i ndërthurjes dhe procesi i pranimit të Pavarësisë së Kosovës
Shefqet Dibrani: Procesi dhe zhvillimi i paqes demokratike
Dritan Goxhaj: Mashtrim me pavarësinë
Migjen Kelmendi: Kosova u ba. Tashti duhet me i ba kosovaret
Anton Gojçaj: Tkurrja e shqipes vazhdon
Paul Tedeschini: Diskriminimi, Shkak i Dhunes Ndaj Grues Shqiptare!
Isuf B.Bajrami: Ligji i Luftës, Greqi – Shqipëri – Itali
Getoar Mjeku: Arsimi dhe gjuha e njësuar në Kosovë, Thikë me dy tehe
Abdullah Zeneli: Apologjetët Bashota e Çapriqi, ose ajme ''Libri i Pavarësisë''
Bahtir Hamza: Leter e hapur, LULIT!
Ali Rexhepi: Në Båstad të Suedisë u mbajt manifestimi Qëndror për Pavarësin e Kosovës
Selim Hasanaj: Kur njeriu i shkelë Macës bishtin, ajo mjaullinë
Kolec Çefa: Një letër e pabotueme e Fishtës në mbrojtje të Joklit
Dhimitër Xhuvani: “Historia e vërtetë e internimit tim për romanin “Tuneli”
Tim Judah: A do te vazhdoje shperberja e Ballkanit?