E diele, 28.04.2024, 12:37 PM (GMT+1)

Mendime

Arian Çani: Po mua përse më vjen keq për shqiptarët e Maqedonisë...!

E premte, 29.02.2008, 04:52 PM


Po mua përse më vjen keq për shqiptarët e Maqedonisë...!   
 
Nga Arian Çani

Arian Çani
Kur mendoj tani pas fitores së pavarësisë nga Kosova se sa keq duhet të ndjehen shqiptarët e Maqedonisë që jetojnë ende të ndarë nga pjesa e tjetër e kombit…!!! Këtë ndjesi pata duke lexuar një shkrim të analistit të njohur shqiptar Kim Mehmeti, pak ditë më parë, në një të përditshme që botohet në Maqedoni ...Ja se çfarë shkruante Kimi pak para se: “Pushtetarët e Maqedonisë i ngjajnë një grupi adoleshentësh të papërgjegjshëm, të cilëve nëse nuk ua merr topin me kohë, i thyejnë të gjithë xhamat e dritareve të shtëpive në lagjen ku lozin. E të cilët rëndom luajnë futboll nëpër rrugica, ku nuk u frikësohen pronarëve të shtëpive përreth, siç bëjnë pushtetarët aktualë të Maqedonisë, të cilët thuajse dy vite luajnë me ndjenjat e shqiptarëve të këtushëm, duke harruar se ndjesitë e një kolektiviteti nuk janë xham dritareje, që mund ta zëvendësosh te xhamaxhiu i qytetit. Pra, luajnë me ndjesitë e shqiptarëve të këtushëm, mbase duke bërë parallogaritje politike të gabuara në afat të gjatë, por të sakta sa u përket rrethanave aktuale: se tani, kur vendoset ardhmëria e Kosovës, shqiptarët e këtushëm nuk kanë rrugë tjetër, përpos të durojnë këtë përbuzje që ua bën Gruevski me pushtetarët e tij. Kjo ia shton Gruevskit popullaritetin tek etniteti maqedonas, por njëkohësisht i demaskon pushtetarët shqiptarë të PDSH-së në qeverinë e tij, si të etshëm për pushtet e të papërgjegjshëm ndaj popullit që e përfaqësojnë. Gjë, pra, që gjithashtu e shpalos edhe pamundësinë e opozitës shqiptare, që në këto rrethana të mbrojë dinjitetshëm votën shumicë të shqiptarëve të këtushëm…”.

Ky ishte vetëm një paragraf nga analiza e Kim Mehmetit, e cila më pëlqeu shumë, sepse denonconte përçarjen e faktorit shqiptar në Maqedoni dhe bënte thirrje për bashkim. Ka të drejtë Kimi. Sepse kur mendoj që shqiptarët e Maqedonisë janë më të shumtë në numër se vetë malazezët. Po, po. Mali i Zi u bë shtet i pavarur me 600 mijë vetë, ndërsa shqiptarët e Maqedonisë janë 800 mijë dhe ende jetojnë nën administrimin e Shkupit. Unë për vete, nuk e kuptoj këtë. Më duket totalisht e padrejtë. Aq më tepër tani që Kosova u shpall dhe u njoh gjerësisht si shtet i pavarur, nuk kuptoj ende se çfarë pritet që edhe territori ku jetojnë 800 mijë shqiptarët e Maqedonisë të bëjë të njëjtën gjë.

Jo, më tha dikush, se maqedonasit nuk janë njësoj me serbët dhe situata nuk është e njëjtë me atë të Kosovës… Po ç’lidhje ka kjo? Askush nuk pretendon të krahasojë serbët me maqedonasit, pasi përveç të tjerave, këta të fundit janë bullgarë. Ajo që na intereson neve këtej, është që shqiptarët të krijojnë republikat e tyre në Ballkan deri sa të krijojmë një ditë Shqipërinë e Madhe.

Pa le se sa u gëzuan shqiptarët e Maqedonisë në 18 shkurt kur Kosova shpalli pavarësinë, por pa le se sa bosh u ndjenë të nesërmen kur e panë sërish veten në një shtet tjetër që nuk ka lidhje me ta. Aq më tepër kur ata, pra shqiptarët, kanë arritur me luftën dhe përpjekjet e tyre të fitojnë disa të drejta në nivel qendror dhe lokal. Ata kanë dhe flamurin e tyre, d.m.th tonin, i cili është gjithandej në qytetet dhe fshatrat ku jetojnë. Le pastaj kur mendon që janë aq shumë. 800 mijë vetë janë aq sa askush nuk ka bythë që t’i pengojë të jetojnë më vete dhe të shpallin pavarësinë e tyre. Pa le pastaj kur mendon që Maqedonia vetë është një shtet i çuditshëm, një thuajse shtet, ku mjafton njëra etni të kërkojë shkëputjen dhe gjithçka mbaron. Ndaj më vjen aq inat që udhëheqësit shqiptarë të Maqedonisë nuk po bëhen në një mendje dhe t’i japin zgjidhje kësaj pune.     



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora