Mendime
Enzo Bettiza: Koshtunica, Milloshevici i ri
E hene, 25.02.2008, 06:07 PM
Koshtunica, Milloshevici i ri
Nga Enzo Bettiza*
Pershkallezimi i parashikueshem i hakmarrjes dhe dhunes kunder shpalljes se pavaresise se Kosoves, pas incidenteve te vogla ne kufi midis dy brigjeve te lumit Ibar, pati pagezimin e madh te zjarrit ne Beograd. Ndersa Italia njihte shtetin e sapolindur te Kosoves dhe ambasadorja serbe braktiste Romen, organizimi i nje grupi prej 300 ultranacionalistesh hynin ne ambasaden amerikane, ne ate moment te boshatisur, duke e shkaterruar dhe i vene flaken. Ata zevendesuan madje flamurin e djegur amerikan me ate rus. Pak me poshte, te njejtin fat pesonte edhe ambasada kroate.
Ambasada italiane shpetoi, pasi ishte me e mbrojtur nga policia sesa ajo amerikane, e cila, faktikisht, ishte braktisur, duke i lene dore te lire zjarrvenesve. Me nje taktike mjaft selektive, e cila linte te kuptohej se prapa vandaleve shkaterrues kishte nje plan politik te koordinuar mire, u goditen me gure xhamat e vetem disa organizmave kulturore dhe selive te kompanive italiane. Objektivat me te goditur ishin dhe mbeten per momentin dy. Mbi te gjitha SHBA, drejtuesit kryesore te nderhyrjes se NATO-s me 1999 dhe mbeshtetesit kryesore te pavaresise se 2 milione kosovareve shqipfoles; menjehere me pas Kroacia, armiku kryesor i Serbise ne perplasjet e armatosura perpara dhe pas lindjes se shtetit kroat, te cilat perfunduan me terheqjen e agresorit serb. Nuk dihet se cfare mund t’u ndodhe ditet e ardhshme institucioneve diplomatike dhe atyre tregtare te Sllovenise, hallka e pare ne zinxhirin e shkeputjeve nga ish-Jugosllavia federative, sot shtet evropian i vendosur ne krye te presidences se Bashkimit Evropian.
Pra, pika e kryesore e referimit per perendimoret e Beogradit, te cilet shikojne tek Evropa lindjen paqesore dhe natyrale te kombit te hershem ballkanik. Nje dalje e tille, per me teper sa shkeputjes kosovare, ka percare vete klasen politike serbe, perpara, vete institucioneve te qeverise serbe. Zgjedhjet e fundit presidenciale kane ashpersuar mosmarreveshjet e perhershme midis Presidentit te sapozgjedhur, Boris Tadic, i cili favorizon nje hapje racionale evropiane, dhe Kryeministrit konservator, Koshtunica, i prirur, perkundrazi, ndaj kristianizmit militant pansllaviste te kishes dhe shpatave te kryqezuara ortodokse te Serbise dhe Rusise.
Koshtunica, ish-kryetar i shtetit, i cili qe ne fillim kishte kundershtuar ekstradimin e Milloshevicit, i dha me pas nje mbulim te ashper xhelatit te Srebrenices, Mlladicit, duke mos e dorezuar ne Gjykaten e Hages. Dje e rigjetem ne vijen e pare te turmave te shfrenuara ne shesh, nga fjalimi i tij i forte kunder shkeputjes se Kosoves. Tadic u perpoq te ule zemerimin e qindra mijera manifestuesve, nderkohe qe Koshtunica ushqente zjarrin, i cili prej andej pas pak kohesh u materializua ne brendesi te ambasades amerikane. Shefi i qeverise serbe u shfaq si nje prej nxitesve me te medhenj te manifestimit oqeanik, qe degjeneroi ne guerilje urbane kunder selive perendimore dhe asaj kroate.
Kete e thote, me mire se cdo prove tjeter, fyerjet e leshuara prej tij kunder Amerikes dhe Evropes, dora e shtrire ndaj Rusise, rivendikimi i karakterit serb te Kosoves, manastiret, ikonat, kambanat ortodokse etj. Por, dje me pak se kurre, nje nuance, megjithese e paqarte, ndaj tentativave per spastrim etnik ne dem te shqiptareve prej lufterave te largeta ballkanike te 1912. E riperseriti duke thirrur dhe tundur grushtin, ashtu si Milloshevici ne vitet e hershme, se "Kosova eshte emri i pare i Serbise", se "Kosova i perket gjithmone popullit serb", se identiteti serb do te shuhet, "nese nuk do te heqim dore prej rrenjeve mijeravjecare te Kosoves". Pas ketyre grupet dhe minigrupet shkuan me bidonet me benzine per t’u perleshur ne rruget e qytetit.
Nderkohe, nga pala evropiane, duke perjashtuar Spanjen, vazhdojne te vijne deshmite e njohjes se Prishtines. Evropa lekundet, tund euro ne vend te topave, ofron asocim ne shkembim te paqtimit, dhe ne te njejten kohe nuk bllokon dergimin e nje misioni, i cili duhet te ndihmoje ne ndertimin e nje shteti te ri mbi germadhat e nje historie te coroditur dhe te tmerrshme. Te mos kemi iluzione: muajt e ardhshem do te jene mbushur me incidente pak a shume te rende dhe simbolike. Por, nuk do te kete "efekt domino" ne Ballkan sepse ka qene vete Serbia, ajo qe, me luften e saj te humbur, krijoi Kosoven e pavarur dhe nuk do te guxoje te shpertheje nje lufte te re per ta rimarre.
(*) marre nga: “LA STAMPA”