Mendime
Robert Papa: I lutemi Uashingtonit siç çliroi Kosovën nga serbët, të çlirojë Shqipërinë nga ish-komunistët
E shtune, 23.02.2008, 01:57 PM
I lutemi Uashingtonit siç çliroi Kosovën nga serbët, të çlirojë Shqipërinë nga ish-komunistët
Nga Robert Papa
Kosova gjen ritmin e munguar dhe pranon korrektimin e historisë prej Uashingtonit dhe Evropës, servile ndaj Bushit, por realiste dhe kokulur në pranimin e çlirimit të Shqipërisë Veri Lindore, prej sundimit një shekullor të Serbisë mizore dhe barbare. Kosova u çlirua nga SHBA por edhe nga heronjtë e UCK-së.Shteti amë, e tradhtoi keqas pas vitit 1944. Më 1992 deri 1997, Tirana zyrtare e shikonte Kosovën si problem të Jugosllavisë, kurse Nano thoshte se kryeqyteti i Kosovës është Beogradi. Në vitin 1983, ultra konservatori klasik, i ndjeri Xhezi Helms deklaronte se e djathta amerikane mbështeste bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Helmit anti-komunist i ndritë shpirti aty ku prehet, por ne nuk duhet të harrojmë as të ndjerin Tom Lantosh dhe Diguardin, por edhe miliona dollarë të dhëna nga shqiptaro-amerikanët sa në zyrat e Bob Doll e Mekkeinit por edhe të Klintonit dhe Bushit. Kosova arriti të blejë vëmendjen e politikanëve të Uashingtonit, duke iu hapur sytë për të parë padrejtësitë e kobshme serbe aq sa Klinton dhe Bush, arritën në përfundimin e korigjimit të historisë. ë nëse Kosovën e çliruan nga krimet serbe, shqiptarët kërkojnë nga Uashingtoni të na çlirojë nga krimet dhe sundimi i ish-komunistëve. Tash fillon një ditë e re edhe për Tiranën zyrtare, duke larguar hijet e Enverit, të llastuarit e Alisë dhe abuzuesit e kusarët që po mbajnë peng të ardhmen.