E enjte, 24.07.2025, 03:27 AM (GMT+1)

Mendime

Sllavt, osmant dhe Shqiptarja e Madhe “Nane Tereza”!

E diele, 24.02.2008, 04:00 PM


Mjaft jane perpjeke maqedonsit qe te konsiderohej e tynja grueja ma e njohtun ne bote “Nane Tereza”, tue propozue qe ato te ndertojshin ne Rome nji monument per “maqedonsen e vet” dhe nuk ia arriten. Dhe tash qe “dhelpres iu duk rrushi i papjekun” dhe ato nuk ia dolen me e quejt maqedonse te madhen “Nane Tereza”, ato te shtyme nga urrejtja nacionaliste antishqiptare, kan marre vendimin me e prishe me kulm shtepine e kesaje “Shqiptarje te Madhe” ne Maqedoni ku ajo ka linde dhe me ba mbi ate truell nji ndertese kote pa asnji vlere historike, shoqnore apo kulturale.

Nga ana tjeter tashti po na qohen disa xhon-osman, bij osmansh, nipa osmansh, sternipa osmansh nga Turqia, apo Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj apo ku ta dij une, prejardhjen e te cilve na e spjegon shume mire, me dokumenta historik dhe argumenta, ne librin e tij te famshem “Shkodra dhe Motet” “Mesuesi i popullit” Hamdi Bushati (1896-1983) shqiptar puro, qe rrjedh nga nji nder familjet e nderueme dhe ma te njohtuna shkodrane. Keto xhon-osmanllinje nuk nisen si sllavt maqedonas nga urrejtja nacionaliste, por nisen nga urrejtja fetare antikristjane per te ia ule vlerat te madhes Nane Tereza, vlera qe tashma e gjithe bota i njeh dhe i vlerson. Deri ne kete pike ua errson logjiken fanatizmi fetar ketyne injorantve te pacipe e te pamoral edhe pse mbahen si intelektual me tituj demek profesorash e doktorash. Keto mund ti kene vertete keto tituj, por vetem ne degen e osmanistikes dhe kurgja tjeter dhe kujtojne se tane historine e njerzimit mund ta interpretojne me historine e “Perandorise Osmane”.

Sqarim: “Perandoria Osmane” ka qene nji perandori, qe u themelue nga turqit osmanllinj afersisht ne vitin 1299, u drejtue nga perandore te quejtun “sulltana”, perhapi pushtetin e vet mbi popujt e tjere nepermjet luftes dhe shpates dhe perfundoj definitivisht ne vitin 1923 (Marre nga http://it.wikipedia.org/wiki/Impero_Ottomano ).

Tue u kethye tashti prep tek Nane Tereza mbasi as xhon-osmanllinjt, pas-ardhesit e osmanllinjve turq te vendosun ne territoret shqiptare gjate okupacionit pese shekullor, nuk ia dolen te ulin vlerat botnisht te njohtuna te Nane Terezes, tashti po na qohen e po na “argumentojne” se demek Nana e Madhe Tereza, e lindun nga nji familje patriotike puro shqiptare dhe e bija e nji martiri shqiptar Kole Bojaxhiut te helmuem nga sllavt serb per shkak te patriotizmit te tij shqiptar, pra kjo Nane e Madhe Shqiptare nuk na qenkerka shqiptare, por na qenkerka maqedonse. Kjo quhet tamam “Paftyrsi OSMANE”!

Ne kete pike antishqiptare gjejne piken e perbashket sllavt maqedonas dhe osmallinjet.

Por siç thote populli “Dielli me shoshe nuk mbulohet”. I gjithe shtypi botnor e din dhe e pohon dhe e argumenton kombesine shqiptare te kesaje “Nane te Madhe”, qe vetem me Forcen e Madhe te Dashnise se Saje kristjane zbuti sa e sa zemra dhe vuejtjen e sa e sa vuejtsve.
Keto merita te mdha te kesaje grueje te madhe u vlersuen me Çmimin Nobel te Paqes ne Oslo te Svedise, u vlersuen nga shume institucione shtetnore dhe shoqnore te mbar botes, u vlersuen nga shume personalitete botnore, u vlersuen edhe nga “Qendra e Shtepise se Saje” Kisha Katolike ne qytetin e Vatikanit. Pikrisht ketu u “prish” puna per osmanllijt. Vetem Vatikani nuk duhej te futej ketu, sepse asht qendra botnore e kishave katolike. Lufta ndaj Vatikanit ka qene pikpjekja dhe bashkepunimi i xhon-osmanllijve me komunistet ne Shqiperi, bashkepunim qe solli eleminimin e po thuej te krejte klerit katolik shqiptar, qe ishin njikohesisht edhe intelektual te diplomuem ne shkollat ma te mira europiane. Ishin pikrisht keto osman-komunistet qe ia mohuen te drejten njerzore shqiptares Tereza Bojaxhiut te takoje nanen dhe motren e vet ne Tirane.
Dhe mbasi kete Grue te Madhe e vlersoi edhe Vatikani keto osmallinj nuk e “Honepsin dot” dhe nxjerrin gjithfare pretekstesh per ta ule, edhe pse asht shqiptare, si dhe per te pengue vendosjen e statujes se Kesaje shqiptarje te Madhe ne sheshet e tokes se Saje shqiptare, nderkohe qe propozojne te vendosin nder sheshet e tokes shqiptare monumentat e pashallarve, qe ne fakt kan bashkepunue me okupatorin turk, pra qe kan qene praktikisht kuisling te popullit shqiptar.

Rastesisht une kam dy libra ne italisht mbi jeten e Nane Tereze, ku citohen thenje te njerzve te ndryshem te botes ku vertetojne kombesine e Saje Shqiptare dhe vetem shqiptare. Aty ka edhe disa fotografi me vlere te madhe historike si psh fotografija (ketu bashkangjitun) e Anjeze apo e thirrun ndryshe Ganxhe Bojaxhiu (Nane Tereza e ardheshme) ne moshen 13 vjeçe se bashku me te motren e saje Agetinen Bojaxhiu (e quejtun Agata ne tekstin italisht) te dyja te veshuna me kostum kombtar te grave katolike shqiptare. Ne keto dy libra italisht ka edhe nji fotokopje (ketu bashkangjitun) te letres se Saje te shkruem me doren e vet ne gjuhen shqipe ne Oslo me 10.12.79 diten e “Çmimit Nobel per Paqen”. Po ashtu ketu kam bashkangjitun edhe fotokopjen pjese-teksteve ku vertetohet kombesia e Saje shqiptare. Po te ishte per ndonji osmanllij qe e din mire italishten, une keto tekste nuk do te kisha nevoje ti perkethejshe, por mbasi ka edhe osmanllinj qe nuk e dijne italishten une po
paraqes ketu ma poshte perkethimin e ketyne dy fotodokumentave:

Perkethimi i dikumentit me nji fotografi:
“Nane Tereza kishte lindun ne Shkup (Maqedoni) me 26 gusht 1910 ne nji familje shqiptare katolike. Ne ate kohe qyteti kishte rreth 25.000 banor dhe bante pjese ne Mbretnine e Shqiperise, gjithnji te aneksueme nga Perandoria Otomane.
Per shkak te sundimit shume shekullor turk, kombi shqiptar kishte marre besimin islam dhe vetem nji perqindje e vogel e popullsise kishte mbete katolike. I jati i Nane Tereze, Kole Bojaxhiu, ishte nji sipermarres i pasun ndertimesh, i njohtun dhe i çmuem shume ne Shkup, teatrin e pare te te cilit e kishte ndertue ai; nderkaq ai ishte anetar i keshillit bashkijak, flitte shume gjuhe nder te cilat sebokroatishten dhe turqishten. Megjithe ate ai vdiq ende i ri, ndoshta per shkak te helmimit per probleme politike. Familja Bojaxhiu jetonte ne nji shtepi te madhe te rethueme nga nji kopsht te mrekullueshem plot me peme frutore. E ama Drande, per shkak te vdekjes tragjike te te shoit, mbeti burimi i vetem i mbajtjes se tre femijve prej te cilve ma e madhja ishte Agetina e lindun ne vitin 1903, i dyti i biri Lazri lindun ne vitin 1907 dhe ma e vogla Gonxhja e lindun ne vitin 1910, e cila ma vone pat ndrrue emnin tue u quejt Madre Tereza.....”

Perkethimi i fotokopjes se dokumentit te dyte:
“...Historia e familjes se Nane Terezes asht shume e randesishme. Mbi te gjitha, si ajo vete e ka thane, se nxitja e thirrjes se Saje fetare duhet kerkue ne shembullin e marrun nga prindrit e Saje, sidomos nga e ama.
Ne nji periudhe po thuej te gjithe shkruejshin se Madre Tereza kishte linde ne Shkup, ne Jugosllavi. Keshtu konkludohej se ishte sllave. Por nuk asht keshtu. Ishte shqiptare. Shkupi asht nji qytet kufitar qe gjate rrejdhjes se historise kaloi nga nji shtet ne tjetrin. U aneksue nga Turkia dhe nga Serbia, por origjina e saje asht shqiptare. Shumica dermuese e banorve te Shkupit, ne fakt, flasin shqip dhe po ashtu edhe prindrit e Madre Terezes ndjeheshin shqiptar dhe flitshin shqip.
Madre Tereza lindi me 27 gusht te vitit 1910. I jati Kole Bojaxhiu, ishte......”.

Prandej mund te konkludohet se aqe sa jane kosovart serb,
njaç asht prà maqedonse edhe Nane Tereza!

Paul Tedeschini, me 16.02.2008

Marre me 17.02.2008 nga:
http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20080211/021715.html



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx