E hene, 29.04.2024, 06:45 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Kur njeriu i shkelë Macës bishtin, ajo mjaullinë

E hene, 25.02.2008, 08:02 PM


Selim Hasanaj
KUR NJERIU I SHKELË MACËS BISHTIN AJO MJAULLINË

Nga Selim Hasanaj

Po fillojë këtë shkrim me këtë titull që ashtë nji fjalë e popullit slloven.
Disa nga shkrimet e mija të publikueme në faqet e ZEMRES SHQIPTARE si duket i kanë tmerrue matrapazet gjegjësishtë shipfolsat musliman të Østfoldit të Norvegjisë.
Këta mjeran pasi nuk kanë kaqik të ulen dhe të shkruejnë komente dhe replika nji nga ta apo disa bashk nuk munda ta kuptojë por dje me 24.02.2008 në posten time elektronike më erdhen njana pas tjetres tri letra fyese, kerrcnuese , të shkrueme nga nji fjalor arigjinjesh sikur u thonë andej në Shqipni ndersa neve në Kosovë u thojmë qergash ose gabel. Unë kuptova se nga cila adresë elektronike më erdhi letra e parë dhe ju pergjigja , por pasuen edhe dy tjera , me kerrcnimet ma të poshtra, me shpifjet ma të ulta andaj unë edhe per këto reagime të tyne vendosa të shkruej publikisht. Nuk do permend asnji me emen sepse sejcili nga ta do e gjanë veten kur ti pershkruej bamat e tyne si dhe pak biografi per ta.
Më akuzojnë per shpifës , dakord ama unë i pyes ata se cka shpifa në shkrimet e mia?!
1. A shpifa se lideri i të ashtuquajtures ALBANSK KULTUR TRUSAMFUND asht nji ish mësues nga Isniqi.
2. A nuk janë dy nga krijuesit dhe kreatoret e kësaj far kreature muslimane dy veta që ju vet shqipfolsat e Østfoldit i urreni dhe i queni amoral. Historinë e të dyve kur unë u vendosa në Sarpsborg para 10 viteve e dëgjova nga ju. Njani nga ta vitin e kaluem la gruen dhe u martue per të dyten herë. Ndersa per tjetrin të cilin e njof mirë dhe gjithmonë kamë pas kontakt të mirë me te, kamë degjue nga të gjithë ju shumcka dhe shumë nga ato që i keni folë ishin edhe shpifje dhe gjana të hyperbollizueme.
3.A shpifa kur thash se tjetri antar i Kryesisë së kësaj Paqavureje asht nji njeri që tanë naten luen bixhoz, asht njeri konfliktuoz, megaloman dhe ahmak. Sikur mos të ishte ahmak ky si "PATRIOT" që i thotë vetit kurr nuk do krijonte, perkrahte as luftonte per ti mbrojtë paqavurat muslimane, dhe sikur mos të ishte ahmak nuk do ua shperlante trunin djemve të vet dhe ti bajë musliman e besa edhe ti nxit ata ti kerrcnohen dikujt si në rastin konkret mue. Sikur mos të ishte ahmak ky kurr nuk do më shkruente leter kerrcnuese në emen të patriotizmit, nuk do më shkruente se nuk ka kohë të mirret me ata që jetojnë me social ( aludim në mua) ndersa ahmaku i trullavt shpif poshtersishtë sepse po ja perkujtojë publikisht se Selim Hasanaj vetem muajet e parë, 3 muj të qendrimit tim në Narvik në strehimore të refugjatve me 1990 kamë jetue me ndihma sociali ndersa nga 26.03. 1991 e tutje unë kamë jetue me punen time nga djersa e ballit dhe as që dij se ku janë zyret e socialit. Harrojë ky ahmak andaj shpif per mua ,se ishte pikrisht superioriteti im ekonomik që më largoheshin të gjithë nga inati kur u vendosa në Sarpsborg nga Sandefjord në veren e 1998 dhe bleva shtëpi me dy banesa, kisha makinë me vlerë 275.000 korona norvegjeze dhe kisha të ardhura mujore në punen time në OWENS CORNING të Sandefjordit mesatarisht 35.000-42.000 korona neto. Harrojë ky ahmak se sa isha në strehimoren e refugjatve në Hamar , nga 26.03.1991 deri me 15.08.1995 unë punova si i vetmi azilkerkues në AUTOSHKOLLEN " STORHAMARTRAFIKSKOLE" si asistent mësues te Bjørn Ofstad dhe ato vite me qindra shqiptarë kanë perkthye patent shoferet e Jugosllavisë me ndihmen time në patent të Norvegjisë. Harrojë ky ahmak se derisa ky dhe rrugaqet tjer si ky luanin neper automata paret e socialit unë isha shofer i autobusit në Fredrikstad dhe kurr nuk ua paguaja as biletat sepse më dhimseshin si shqiptarë. Pra harrojë ky ahmak se kur Selim Hasanaj ka punue natë dhe ditë ky vetë dhe që të gjithë shqiptaret e kësaj krahine ishin mjerana , pa punë , vidhnin neper shitore per të u ushqye ndersa parat e ndihmes së socialit i banin marka dhe sot shesin tarafe se kanë shtepia në Kosovë. Haptas ua them se me para të pista i kanë ndertue ato. Dhe pikrisht superioriteti im intelektual, ekonomik ishte shkak i xhelozisë së sëmut shqiptare që shumica në krye me këtë ahmakun ma kishin inati. Por edhe trupi im u lodhë dhe mosha e bani të veten. Më 2002 pësova tre infarkta në zemer si dhe nji lendim më heret që pësova ¨derisa punoja në OWENS CORNING , në doren e majtë u banë shkak që unë u pensionova para kohe si invalid i punës. Ky ahmaku tani vitet e fundit gjoja se po punon dhe ankohet se unë paskam kohë sepse po jetojkam nga parat e shtetit në buxhetin e të cilit ky paguan tatim. Jo per lavd por po ja perkujtojë ahmakut nga Fredrikstadi se edhe unë paguaj tatim nga pensioni im. Kamë pague 15 vite tatim ndersa vitin e kaluem djali im i madhi me firmen e vetë i kishte bruto 3.miliard korona norvegjeze qarkullim dhe ka pague tatim per to sa paguen ahmaku i Fredrikstadit me krejt familjen e vet per 100 vite jetë. Tatim paguen vajza ime nëpunse në Komunë, tatim paguen edhe djali im i vogli që punonë si praktikant dhe shkollohet. Mjaft u mora me ahmakun sepse ky lyp dicka tjeter e jo fjalë.
4.A shpifa kur shkrova se arkatari i paqavures tuaj muslimane deri dje ishte PIJANEC pervers ?!
5. A shpifa kur shkrova se nji antarë tjeter i juaji asht nji njeri që shkon si muqa mas daive sepse asht i shkertë dhe ju e ngrehni per hunde kah të doni. Me randësi asht se ju edhe me te e keni rritë numrin e kryesisë suaj.
6.A shpifa kur shumë herë shkrova se paraqitjet tona me vello dhe petk araboaziatik neper metropolet e Evropes , por edhe të hapsinës tonë kombëtare qonë ujë në mullinin e Serbisë dhe Rusisë, të cilat që nga vitet 1870 e deri në ditët e sotme janë mundue të na zhdukin pikrisht në emen të trillimit të tyne racist se gjoja nuk paska shqiptarë por këta në Gadishullin Ilirik janë kopila të osmanllinjve dhe duhet ti zhdukim dhe ti shperngulim në Anadoll. Pse tash kur Evropa dhe civilizimi i saj na pranojë, na ndihmojë dhe na ndihmonë pa nda neve duhet të hapin xhamija edhe neper vendet ku hapja e tyne na kushtonë dhe ka me na kushtue shtrejtë. Kush i pengon entuziastet musliman që të lidhin namaz në shtepitë e veta? Nuk dij se si njeriu ti quaj ndryshe injorantet që reklamohen me petk falso si musliman pos njerz të paguem nga dikush. Dhe ky dikushi pa dyshim duhet të jetë Serbia dhe Rusia që permes mjekrroshave arab financon shkatrrimin e kombit shqiptarë. Jo or tutmaka Selim Hasanaj nuk po shpif. Jeni ju vet me sjelljet e juaja që i vertetoni fjalet e mija.
Unë nuk shpifa asgja andaj nuk ka të drejt ahmaku i Fredrikstadit as askush të më quen shpifës. Nuk jamë as shpiun sepse asgja nuk po intrigojë, edhe norvegjezve u thamë haptas per marifetllaqet e këtyne muslimanve shqipfolsa. Do angazhohem edhe rruges legale institucionale me institucionet shtetnore të Kosovës dhe Norvegjisë që ti demaskojë këta maskarenjë dhe ti mbyllë këto paqavura. Të mbyllen njiherë dhe ta shofim IDIKATIN e tyne musliman a do i hapin me vetfinancim?!Nuk mund të pranojë që nji grup injorantesh kopila interesagjinjë të formojë paqavure islame në Norvegji dhe ti regjistrojë ato si shoqata shqiptare. Nuk ka edhe shqiptarë edhe musliman. Ka musliman dhe ata janë në Afrikë e Azi ndersa në Evropë ka vetem shqiptarë me komb dhe fe. I ka kap paniku këta sepse dijn se unë kamë kapacitet per ti mposhtun. Mjaullijn si macat kur u shkelet bishti. Frigohen se do u hiqet torta nga goja.Unë i ftojë të gjithë per duel intelektual qoft permes kësaj faqeje qoftë ku të dojnë ama i porosisë të permbahen nga shamjet dhe ofendimet gabele që i kanë në fjalor të vetin sepse më detyrojnë të bie në nivel të tyne dhe dikush do e paguen shtrejt pastaj. Unë nuk jamë si ahmaku me i fut djemet në konflikte, djemet e mij as që dijnë per shkrimet kerrcnuese që mi ka ba ahmaku i Fredrikstadit ama mos të harron ai dhe të gjithë të tjeret si ai se Selim Hasanaj nuk asht i vetmuem në luften per ti mposhtun këta maskarenj që flasin shqip.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora