Mendime
Suzana Kuqi: Nga viti 2500
E enjte, 28.02.2008, 10:42 PM
Nga viti 2500
Tregimi i fundit i Athur C.Clarke
Nga Suzana Kuqi - Zemra Shqiptare Ekskluzive
![]() |
Suzana Kuqi - Firence, Itali |
. Ne se ky tregim nuk do te ishte shkruar nga njeriu qe me 1945 ka shpikur principin e sateliteve artificiale gje qe revolucionarizoi jo vetem telekomunikacionin por te gjithe shoqerine njerezore, dote thuhej se eshte vetem nje “fantashkence e mire proverbiale “.
SUPERMENDJA
( nga viti 2500 pas krishtit)
Duke pare pas , drejt shekullit te shqetesuar te njezetenje, nga pika jone e veshtrimit 500 vjet me vone, duket e pabesueshme qe njerezimi i ka mbijetuar kesaj periudhe te mbushur me kaq dhimbje morale. Tani mund te percaktohet me saktesi momenti i rrezikut me te madh : viti 2010.
Pesedhjete vjet perpara tij dukej sikur kercenimi suprem vinte nga armet termonukleare , megjithese keto mund te ndertoheshin vetem nga kombe te pasura qe kishin burime te medha financiare dhe nje nivel te larte teknologjik. Pastaj papritur e pakujtuar , situata u ndryshua nga shpikja e Bombes me impuls elektromanjetik, nga E-Bomb. Vendi i origjines se ketij dispositivi te tmerrshem eshte i panjohur : ne krahasim me shume shpikje te tjera qe ishin te pjekura per kohen e tyre, u shpik ne menyre te pavarur ne vende te ndryshme. Gjithsesi shfaqja e pare publike u shfaq me 2001 ne numrin e pare te shtatorit te revistes Mekanika Popullore, me kete titull dramatik : “E- Bomba: sa hap e mbyll syte bombat elektromanjetike e çojne qyteterimin 200 vjet prapa. Nje terrorist mund ta ndertoje nje te tille duke shpenzuar vetem 400 dollare.”
Zemra e E-Bombes eshte nje dispozitiv pabesueshmerisht i thjeshte, nje mbeshtjellese bakri e mbushur me eksploziv. Kur vihet ne funksionim krijon nje impuls elektromanjetik me te fuqishem se nje rrufe qe nxjerr jashte loje çdo sistem elektronik dhe mund te drejtohet me preçizion kunder çdo lloj objektivi. Artikulli jepte gjithashtu ne menyre te spjegueshme te gjitha detajet e ndertimit te saj ne menyre te tille qe cilido person i afte teknikisht , mund te ndertonte nje E-Bomb primitive por qe mund te prodhonte efektin e duhur.Nuk eshte nevoja ta themi qe pikerisht keshtu ndodhi.
E para dhe fatmiresisht e fundit , E- Bomb u ndertua nga nje grup terroristesh aziatike emri i te cileve nuk ishte njohur me pare dhe u transportua ne portin e Njujorkut me nje anije mallrash. Per te provokuar konfuzionin publik me te madh e shperthyen ne mesnate.
Menjehere te gjitha aparatet elektrike u bllokuan, jo vetem sistemet e ndriçimit por edhe ato te telekomunikacionit dhe kompjuterike. Te gjitha stacionet e radios e te televizionit e nderprene transmetimin dhe per pasoje mungesa e komunikacionit rriti kaosin. Megjithate ,te vetmet vdekje te menjehereshme ishin ato te disa qindra njerezve mjaft fatkeqe qe mbanin nje pacemaker per zemren.
Por ndoshta ata ishin edhe me me fat, pasi ne xhiron e pak diteve nuk kish me as ushqim ne dispozicion dhe as mjete per ta shperndare ate. Edhe uji i pijshem u mbarua meqe sistemet e pompimit te tij u bllokuan. Vdiqen disa qindra vete nga etja e uria para se te organizoheshin operacionet e ndihmes ne zonat perkatese.
Megjithate edhe nje here Njujorku tregoi se ishte ne lartesine e fames se tij duke ju kthyer normalitetit pothuaj me te njejten shpejtesi me te cilen kish vepruar pas sulmit terrorist te World Trade Center ne vitin 2001. U ndihmua nga kooperacionet e Kombeve te Bashkuara, pasi çdo vend kuptoi qe e gjithe bota ishte ne rrezik per shkak te sulmeve te tilla. Lindi pyetja : Cila mund te ishte mbrojtja kundrejt nje arme te tille ? Personat me te rendesishem dhe Vip-at mund te sistemoheshin ne bunkere metalike nentokesore , por kjo nuk ishte e mundur per nje popullsi te tere. Per fat , teknologjia e cila kish shkaktuar kete problem, erdhi ne ndihme. Fale zhvillimit te sondave psikologjike te besueshme, çdo individ i dyshuar mund te pyetej pa dhembje e ne menyre te kujdeseshme , duke e bere ti pergjigjej nje serie pyetjesh. Shume prej pyetjeve ishin te pademshme por te tjerat ishin genjeshtra te dukura qe subjekti duhej ti perseriste ne menyre qe te kalibrohej Psi-sonda. Hapi i metejshem ishte interpretimi ne menyra te ndryshme.Individet zgjidheshin rastesisht e pyeteshin, e me pas shperbleheshin per bashkepunimin e tyre. Veshtiresia qendronte ne percaktimin e kampioneve te duhura nga çdo vend, per te pasur nje rezultat permbledhes e bindes.
Rezultat i gjithe kesaj, i kerkimit me te madh psikologjik te historise , ishte demostrimi perfundimtar qe rreziku suprem per qyteterimin nuk qendronte vetem ne ekstremizmin fetar, por ne vete fete (religjionet). Koncepti u permblodh ne nje te thene famoze : “Te gjitha fete jane shpikur nga Djalli per ti fshehur Zotin njerezimit “.
Miliarda fjale te pavlera te thena ne shekuj prej njerezve te Shtetit, te klerit e te politikes , u zbuluan ose si hipokrizi pa kuptim ose , ne se ishin te sinqerta, si e folur konfuze e njerezve jo te qendrueshem. Vizioni i ri i krijuar nga Psi-sonda me se fundi i ndihmoi njerezit te njohe fete e organizuara si viruset mendore me te keqinj qe kishin infektuar ndonjehere mendjet humane.
Tani qe Psi- sonda na lejon te bashkojme ne menyre elektronike miliona mendje njerezore , eshte sugjeruar se mund te provojme te krijojme diçka te tille si supermendje. Ekziston rreziku qe individualiteti i perberesve te saj mund te zhduket, e ne se do te jete nje e mire ose nje e keqe , ky ka qene subjekt i nje debati te pafund. Disa mbeshtesin mendimin se nje bashkim i tille mendjesh do te jete nje bekim, ndoshta menyra e vetme per te arritur nje Utopi te vertete.
E se fundi diçka me shume : ndoshta krijimi i nje super- njesie(supermendje) te vetme mund te dergoje nje sinjal telepatik drejt yjeve , duke i lajmeruar ato qe planeti Toke me ne fund eshte gati per tu bashkuar me Bashkesine Galaktike.
Miresevjen Supermendje !