E hene, 29.04.2024, 04:24 AM (GMT+1)

Mendime

Ali Rexhepi: Në Båstad të Suedisë u mbajt manifestimi Qëndror për Pavarësin e Kosovës

E merkure, 27.02.2008, 04:02 PM


Në Båstad të Suedisë u mbajt manifestimi Qëndror për Pavarësin e Kosovës

Palestra sportive në Båstad të Suedisë ishte e vogël për të pranuar të gjithë ata bashkëatdhetarë që kishin ardhur për të kremtuar Pavarësin e Kosovës. Edhe moti i vështirë me erë të fortë në formë të uraganit nuk ishte penges për disa mijëra bashkëatdhetarë nga vise të ndryshme të Suedisë për të mar pjesë në këtë kremtë të madhe.  Pasi shpalli të hapur këtë manifestim kushtuar Pavarësisë së Kosovës, nga Miss Kosova 2007 z. Yllka Berisha, dhe pas intonimit të himnit Kombëtar dhe shetëro të Kosovës, u mbajtë një minut heshtje për të gjithë të rënit për  Pavarësinë e  Kosovës.
 
Moderatore në këtë manifestim ishte Miss Kosova 2007 Yllka Gashi e cila banon në Laholm të Suedisë. Fjalën e rastit në këtë manifestim e mbajti Kryetari i Këshillit Organizativ z.Hysen Ibrahimi, fjala e të cilit u ndërpre shpesh nga duartrokitjet dhe ovacionet e të pranimshmëve. Atmosfera u ndez edhe më tepër kur në sallë u paraqit ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe luftëtari i lirisë mr.Fadil Geci.
Në fjalën e rastit, Kryetari i Këshillit Qëndror Organizativ, njëherit edhe Kryetar i LDD-së, Dega në Suedi z. Hysen Ibrahimi, ndër të  tjera tha:
 
Ideja e filozofisë politike e ideuar për arritjen  e Pavarësisë së Kosovës  ishte ideatori, arçitekti Pavarësisë ish-Presidenti histroik dhe shpirtëror Dr. Ibrahim  Rugova, kurse u realizua dhe u qelnikos kjo Pavarësi, mbi gjakun e dëshmorëve tanë  me në  krye Adem  Jasharin,  Sali Qekun,  Zahir Pajazitin,  Agim Ramadani, Tahir Zemaj, Xhevat Jusufi,  Shemsi Ahmeti  e  shumë e  shumë  dëshmorë  të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa e anashkaluar ndikimin e minatorëve të Trepçës dhe të Kosovës,  demostratatë e vitit 68, që ra dëshmor për të mosvdekur kurr Fazli Grajçevci, demostratatë e viteve ’74, ’81, ’89, ’90, të burgosurit politik që u vranë dhe u masakruan nëpër burgjet serbe  e që sot e asaj dite ende nuk dihet për fatin e  Ukshin Hotit, dhe fati i mëse  2000 të zhdukurve, ndikimin dhe ndihmën nga  shteti amë Shqipëria, vëllezërit tanë të Iliridës, Preshevës, Bujanocit e Medvegjë, Mal të Zi, Qamëri, Mërgatë, Nëna Terezë, e deri te kontributi i gjeneratava të më hershme që i kanë rrënjët shumë thellë deri te Lidhja  e Prizrenit, Kuvendi i Arbërit dhe te Gjergj Kastrioti,  Skenderbeu ynë i madh.
 
Tubimin e përshëndeti musafiri nga Kosova që  kishte ardhur enkas për këtë  manifestim, luftëtari i lirisë, njëherit  edhe anëtar i Kryesisë Qëndrore të LDD-së në  Prishtinë, mr.  Fadil Geci, i cili vlerësoj lartë politikën e ish-Presidentit të Kosovës Dr.  Ibrahim Rugova,  gjakun  e dëshmorëve  me në krye Adem Jasharin dhe dëshmorët të tjerë e  po ashtu edhe  kontributin e  mërgatës dedikuar  për  Pavarësinë e Republikës së Kosovës, që  kishte dhënë para luftës,  gjatë luftës  dhe pas luftës. Këtij organizimi ja kanë lakmi secili vend në Europë e  po ashtu edhe në Kosovë. E gëzofshim Pavarësinë e Republikës së Kosovës, përfundoj në fjalën përshëndetëse të tij, z. Geci.
 
Osman Ahmetgjekaj, nënkryetari i Këshillit Qëndror Organizativ dhe i LDD-së Dega në Suedi,  pasi përshëndeti tubimin, foli për  kontributin dhe veprimtarinë e z.  Hysen Ibrahimi, të cilit ja dorëzoj mirënjohjen në emër të Këshillit Qëndror Organziativ,  e  që u prit me duartroktje frenetike.
 
Tubimin e përshëndeti edhe intelektuali,  aktivisti, veterani i arsimit shqip në Suedi, përkrahës i denjë për  Pavarësinë  e Kosovës z.  Sadulla Zendeli – Daja.
 
Këshilli Qëndror Organizativ i këtijë manifestimi madhështorë në krye me Kryetarin z.Hysen Ibrahimi, kishin vendosur të ndajnë mirënjohje për disa prej atyre që kishin kontribuar për Pavarësinë e Kosovës. I pari ndër ta që u shpërblyen me mirënjohje ishte arkitekti i Pavarësis së Kosovës dhe ish-Presidenti shpirtërorë dhe histroik  i Kosovës dr.Ibrahim Rugova, pastaj, Komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari si dhe shumë dëshmorë të tjerë si dhe aktivist në Suedi. Gjithsej u ndanë 82 mirënjohje.
 
Në këtë manifestim mori pjesë edhe Kryetarja e Forumit të Gruas së LDD-së Dega në Gjermani z.Mirnije Azizaj. Në këtë manifestim ishin të pranishëm edhe estrada e këngëtarëve shqiptarë me banim në Suedi , Behxhet Kelmendi, Flora Berisha, Azem Halimi, Hamdi Goxhuli,  Robert Hoti, Selvije Zeneli-Sela, Edmond Fida, Afërdita Rrahmani, Mentor Haxhiu dhe Shaip Alija, të cilët i argëtuan të pranishmit deri në orët e vona të kësaj mbrëmje.
Sponsor të këtij manofestimi ishin: Enver Jashari sponsor gjeneral, Mursel Shkupolli,  Rashit Gashi, Robert  Hoti dhe disa bashkëatdhetarë me banim në Båstd dhe Ängelholm të Suedisë.
 
Këshilli Qëndror Organizativ:
Ali Rexhepi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora