| E merkure, 27.02.2008, 04:02 PM |
Në Båstad të Suedisë u mbajt manifestimi Qëndror për Pavarësin e Kosovës
Palestra sportive në Båstad të Suedisë ishte e vogël për të pranuar të gjithë ata bashkëatdhetarë që kishin ardhur për të kremtuar Pavarësin e Kosovës. Edhe moti i vështirë me erë të fortë në formë të uraganit nuk ishte penges për disa mijëra bashkëatdhetarë nga vise të ndryshme të Suedisë për të mar pjesë në këtë kremtë të madhe. Pasi shpalli të hapur këtë manifestim kushtuar Pavarësisë së Kosovës, nga Miss Kosova 2007 z. Yllka Berisha, dhe pas intonimit të himnit Kombëtar dhe shetëro të Kosovës, u mbajtë një minut heshtje për të gjithë të rënit për Pavarësinë e Kosovës.
Moderatore në këtë manifestim ishte Miss Kosova 2007 Yllka Gashi e cila banon në Laholm të Suedisë. Fjalën e rastit në këtë manifestim e mbajti Kryetari i Këshillit Organizativ z.Hysen Ibrahimi, fjala e të cilit u ndërpre shpesh nga duartrokitjet dhe ovacionet e të pranimshmëve. Atmosfera u ndez edhe më tepër kur në sallë u paraqit ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe luftëtari i lirisë mr.Fadil Geci.
Në fjalën e rastit, Kryetari i Këshillit Qëndror Organizativ, njëherit edhe Kryetar i LDD-së, Dega në Suedi z. Hysen Ibrahimi, ndër të tjera tha:
Ideja e filozofisë politike e ideuar për arritjen e Pavarësisë së Kosovës ishte ideatori, arçitekti Pavarësisë ish-Presidenti histroik dhe shpirtëror Dr. Ibrahim Rugova, kurse u realizua dhe u qelnikos kjo Pavarësi, mbi gjakun e dëshmorëve tanë me në krye Adem Jasharin, Sali Qekun, Zahir Pajazitin, Agim Ramadani, Tahir Zemaj, Xhevat Jusufi, Shemsi Ahmeti e shumë e shumë dëshmorë të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa e anashkaluar ndikimin e minatorëve të Trepçës dhe të Kosovës, demostratatë e vitit 68, që ra dëshmor për të mosvdekur kurr Fazli Grajçevci, demostratatë e viteve ’74, ’81, ’89, ’90, të burgosurit politik që u vranë dhe u masakruan nëpër burgjet serbe e që sot e asaj dite ende nuk dihet për fatin e Ukshin Hotit, dhe fati i mëse 2000 të zhdukurve, ndikimin dhe ndihmën nga shteti amë Shqipëria, vëllezërit tanë të Iliridës, Preshevës, Bujanocit e Medvegjë, Mal të Zi, Qamëri, Mërgatë, Nëna Terezë, e deri te kontributi i gjeneratava të më hershme që i kanë rrënjët shumë thellë deri te Lidhja e Prizrenit, Kuvendi i Arbërit dhe te Gjergj Kastrioti, Skenderbeu ynë i madh.
Tubimin e përshëndeti musafiri nga Kosova që kishte ardhur enkas për këtë manifestim, luftëtari i lirisë, njëherit edhe anëtar i Kryesisë Qëndrore të LDD-së në Prishtinë, mr. Fadil Geci, i cili vlerësoj lartë politikën e ish-Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, gjakun e dëshmorëve me në krye Adem Jasharin dhe dëshmorët të tjerë e po ashtu edhe kontributin e mërgatës dedikuar për Pavarësinë e Republikës së Kosovës, që kishte dhënë para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Këtij organizimi ja kanë lakmi secili vend në Europë e po ashtu edhe në Kosovë. E gëzofshim Pavarësinë e Republikës së Kosovës, përfundoj në fjalën përshëndetëse të tij, z. Geci.
Osman Ahmetgjekaj, nënkryetari i Këshillit Qëndror Organizativ dhe i LDD-së Dega në Suedi, pasi përshëndeti tubimin, foli për kontributin dhe veprimtarinë e z. Hysen Ibrahimi, të cilit ja dorëzoj mirënjohjen në emër të Këshillit Qëndror Organziativ, e që u prit me duartroktje frenetike.
Tubimin e përshëndeti edhe intelektuali, aktivisti, veterani i arsimit shqip në Suedi, përkrahës i denjë për Pavarësinë e Kosovës z. Sadulla Zendeli – Daja.
Këshilli Qëndror Organizativ i këtijë manifestimi madhështorë në krye me Kryetarin z.Hysen Ibrahimi, kishin vendosur të ndajnë mirënjohje për disa prej atyre që kishin kontribuar për Pavarësinë e Kosovës. I pari ndër ta që u shpërblyen me mirënjohje ishte arkitekti i Pavarësis së Kosovës dhe ish-Presidenti shpirtërorë dhe histroik i Kosovës dr.Ibrahim Rugova, pastaj, Komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari si dhe shumë dëshmorë të tjerë si dhe aktivist në Suedi. Gjithsej u ndanë 82 mirënjohje.
Në këtë manifestim mori pjesë edhe Kryetarja e Forumit të Gruas së LDD-së Dega në Gjermani z.Mirnije Azizaj. Në këtë manifestim ishin të pranishëm edhe estrada e këngëtarëve shqiptarë me banim në Suedi , Behxhet Kelmendi, Flora Berisha, Azem Halimi, Hamdi Goxhuli, Robert Hoti, Selvije Zeneli-Sela, Edmond Fida, Afërdita Rrahmani, Mentor Haxhiu dhe Shaip Alija, të cilët i argëtuan të pranishmit deri në orët e vona të kësaj mbrëmje.
Sponsor të këtij manofestimi ishin: Enver Jashari sponsor gjeneral, Mursel Shkupolli, Rashit Gashi, Robert Hoti dhe disa bashkëatdhetarë me banim në Båstd dhe Ängelholm të Suedisë.
Këshilli Qëndror Organizativ:
Ali Rexhepi.