E shtune, 27.04.2024, 11:23 PM (GMT+1)

Mendime

Sulltana Dedja: Seriali i ndërthurjes dhe procesi i pranimit të Pavarësisë së Kosovës

E enjte, 28.02.2008, 09:15 PM


SERIALI I NDËRTHURRJES DHE PROCESI I PRANIMIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS !

Nga Sulltana Dedja

Nëse ndonjëherë në përmasën e zhvillimit tonë është shënuar një nivel për arritjen e synimeve se si ëndërrat të bëhen realitet, ose të drejtat legjitime dhe natyrore të vijnë në shprehje për t’u bërë pika të një rendi për zgjidhje të çështjeve, padyshim mund të konstatojmë se krahas gjithë peripetive, kalvarit të vuajtjeve e mundimeve, dëbimit dhe dhunës që e përdorën klasat shtypëse, ndaj Kosovës, dhe në tërësi ndaj shqiptarëve, sërish, në këto momente ne shqiptarët, kurrë nuk kemi qenë më mirë! Për këtë, nuk është synimi që të shprehet vullneti ynë dhe të përfundojë procesi i parimit për ta rrumbullaksuar “mirëqenien tonë “ si akt të kryer. Se, gjithë ajo derdhje e energjisë shqiptare nuk ka se si të kompenzohet, por, ka se si të koordinohet! Prandaj, niveli i arritjes sonë nëse matet me pikën zero, sërish në horizontin e kësaj përmase duhet ecur binarit ku mund të artikulohen frytet e pjekurisë për të shënuar fitoren!
Megjithatë, në këto çaste, kur pritej një manifest unifikues, kushedi se si e kushedi përse del e zhvillohet një tendencë plasaritëse dhe ngatrrestare thuajse gjithçka është nisur në mbrapshti! Në kohën kur bëhet një hapje e re, rifillon një rindërtim i lirë i Kosovës së Pavarur, nisi shprehja e ideve dhe jetësimi në formën institucionale, duke pasur mbështetje nga shumë shtete që u deklaruan për pranimin e Pavarsisë dhe sovranitetin e saj, në dritën e sintezës duken hijet e sëkeqes sonë , duke ngritur rrëmujën turfulluese e sofistike se :
Kosovën do ta pranojë Makosllavia atëherë kur të thonë argatët e saj !

Gjithë kjo mahi doli e u bë nga Dibra heroike e ndarë më dysh, për ta nxierr në shesh të vërtetën , urtinë dhe të drejtën e asaj ndarje nga e kaluara, dhe për t’ i parë edhe njëherë gjithë ato gjymtyrë të shtresimit shtypës se si u ngulen dhe synojnë të ngulen në palcën e indit të zhvillimit shqiptar, duke trumbetuar se dirigjojnë dhe urdhërojnë shtypësin për të bërë vonesën e pranimit të Kosovës shtet !
Qysh atë ditë në skenën e reagimit kanë dalë individë që mbështeten nga toborre të ndryshme të sojuzpartive, shoqatave, lidhjeve, asociacioneve të vazhdimsisë komunisteortodoksiste të yusllavisë , dhe, varësisht nga rastet merren me fenomene, me analiza, me statistika të ndryshme. Që nga promovimet, tubimet, kuvendet, ahengjet, raportet, deri tek publikimet e kumtesave si qëndrime, përfundime, vendime, japin përkrahje, bëjnë anime, anashkalime në mijëra varianta! Në realitet, shkruajnë strategjinë e kukurrisjes për përgjumjen e zhvillimit tonë, se si të fjetur do ta përkrahim shtetin e pavarur të quajtur Kosovë! Prandaj, me këtë dalje, ata përveç ninullës për të parë ëndërrat e këndëshme, krijojnë edhe një kutërbim që ca i ngazëllen e ca i irriton në disponimin e vërtetë! Ndërsa koha e përshtatshmërisë për zhvillim e për mirëqenie i ka krijuar edhe stinët që diktohen nga ligjet precize të dialektikës. Dhe ato, vërtet ndonjëherë ta zënë shtegun ashtu siç krijohet eklipsi!
i diellit dhe i hënës. Ashtu siç ta shkel rrota bishtin thotë populli!
Prej kësaj del se ne shqiptarët ma tepër jemi të prirur të ndërtojmë piramida rëre në kohën e arkitekturës moderne! E pastaj, duke ia lënë fajin tjetrit dalim dhe manifestojmë moskënaqësitë ashtu siç mund t’i krijojmë klimat e përshtatshmërive prej të cilave hapim shtegun për të bërë treg me popullin! Ky sindrom i kësaj lëngate thuajse ka përfëshirë elitën pushtetare dhe liderin e saj , që shikuar realisht, as elitën e pushtetit, as liderin, as përsëafërmi nuk i kemi, por të shpeshtën , trumbetojmë si telallët se i kemi gjithkah ! Ashtu siç i kemi edhe opozitarët me liderin e saj, që kur ishte në pozitë, edhe ai, iu qep Dibrës i shoqëruar nga Branko zhugani, i cili, drejtpërdrejt tha se Maqedonia definitivisht është shtet unitar! Mbase nuk iu kujtua Brankos, siç nuk i kujtohet tashti Grujos , të thotë se ky shtet është multietnik se është i përbërë prej dy shtyllave…! Dhe në vazhdën e pranimit të Pavarësisë së Kosovës, për hir të strukturës në shtet, do të bëj një hap përpa!
ra… për raporte me shqiptarët ! Por jo! Nuk ndodh ajo, sepse kaurri makosllav kurrë nuk e harron kaurrin sërbosllav ! Ndërsa , shqiptari me gradat e argatit, e harron Kosovën , dhe e merr rolin se është faktor dirigjues për pranimin e Kosovës, se ( ajo do të bëhet e pranuar kur të thotë ai dhe partia e tij !) e bërë nga hibridët që blenë postet me të holla, ndërsa, suspendoi duke i penalizuar anëtarët e vërtetë !
Fjalët e këtij lideri që endet nëpër TV ShOOU janë si ligjërimet e Doktorve të naukave të diplomave të blera ! Këta kipca çinovnikë të kohës së Rrahman Morinës, sëbashku me urednikët, tagrambledhësit, kukuvajkat e dallandyshet që i ndërrojnë vendet sipas furtunave në zhvillim, sot i kemi në shtegtim sipas të njëjtit skenar! Ky vlim kaq i shpejtuar ka mundësuar krijimin e një përçudnimi! Dhe për hirë të rrethanave që i turbullojnë në popull ma tepër mund t’u besohet qyqarëve, shurdhmemecëve, servilëve, kukudhëve, ganecëve se sa atyre pak njerëzve që kanë dinjitet dhe synojnë të krijojnë rrethana për kriteret e vlerësimit, të optimalitetit, të efikasitetit!
Koncepti i konfliktshmërisë nganjëherë në zhvillim sjell puls të ri! Bëhen hapat më të shpejt dhe hapen mundësitë e një analize për fenomenet që kërkojnë trajtim të zgjidhjeve! Kjo dukuri prezente bëhet shpërthyese në kohën, kur zëri denoncues i një shtrese të koordinuar si opozitë del me turfullimën e tyre! Del dhe kërkon të sheshohet në binarët e udhëheqjes! Dakord! Ajo ka të drejtë ta bëjë kërkesën dhe atë ta mbështesë me fakte! Bashkohet me koordinimin e po atij zëri edhe një sojuzlidhje e krijuesëve apo një shoqatë! Ta zëmë se edhe ato kanë të drejtë! E pastaj ndonjë shoqëri kulturore, ndonjë radio lokale, apo ndonjë gazetë e tipi Koha! Të gjitha sipas mënyrës së vet! Të gjitha duke kënduar këngën e Hajredin Pashës ! Me një fjalë të gjitha thumbit e patkojit të prateniçka grupës që i koordinon idetë programore nëpër kuzhinat e mendjelehtësisë duke ua mbajtur ison mizantropëve të shtabeve të mbrojtjes popullore dhe LKJ-istave! Të gjithë me torbën e sindromit këcejnë !
si karkalecat dhe sjellin gjuhën e ndërthurrjes! Dhe flasin se si bie mjegulla përse vetë shohin zi, pasi në koordinim të gjithë aktiviteteve ishin në ballë dhe punuan sipas kuteve të veta snobiste udbasheske. Dhe dalin sot pas shumë koketimeve me gjithë strukturat shtypëse të ortodoksisë në rolin mbrojtës të të drejtave të shqiptarëve, duke kërkuar nga Kryetari i shtetit, Kryetari i Qeverisë dhe Kryetari i Parlamentit makosllav, t’u miratohet kërkesa e tyre e shtruar në formën lutëse :
Që të sillet vendimi për Pranimin e Kosovës Shtet i Pavarur !

Ja deri ku shtrihen mjerimet ! Ashtu siç ua kanë dhënë rolet i luajnë . Ata të pushtetshmit ndryshe turfullojnë! Këta opozitarët ndryshe kokorisin ! Dhe turren nëpër bordel zyrat e partive të bëjnë strategjitë e dyftyrësisë që ta rrëmbejnë elektoratin !

Ne që nuk dijmë diplomaci themi: Jo! Populli nuk u beson më stërvinave që dijnë vetëm të grabisin , të mashtrojnë e të pengojnë projektet e ndërtimit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora