E hene, 29.04.2024, 06:08 AM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Zeneli: Apologjetët Bashota e Çapriqi, ose ajme ''Libri i Pavarësisë''

E merkure, 27.02.2008, 04:47 PM


APOLOGJETËT BASHOTA E ÇAPRIQI
OSE AJME “LIBRI I PAVARËSISË”!

Nga Abdullah Zeneli

Me na ishte njëherë… fillojnë rëndom përrallat për fëmijët. Do të fillojnë kështu edhe përrallat moderne sikundër edhe konsumi i gjerë i aparatçikëve, që bëhen përrallë tek shesin patriotizmin e rremë të tyre aq lirë dhe krejt pafytyrshëm, madje në pikë të ditës. E tillë ishte edhe veprimtaria e organizuar nga i ashtuquajturi PEN i Kosovës, ditën e premte më 22 shkurt 2008. Dhe s’ka kund në faqe bote të jenë penistë vetëm aparatçikë të djeshëm dhe të sotëm. Ky ‘yni’, madje u përpoq të lakonte koti emrin e disidentit më të madh shqiptar, legjendës së gjallë, shkrimtarit të ditëve të para të “Rilindjes” së Kosovës, laureatit të Çmimit Saharov... por që nuk u duk te këta eunukë bashotër e çapriqër në konsumin e tyre të radhës: “Libri i Pavarësisë”.
Sali Bashota dhe Basri Çapriqi me “Librin e Pavarësisë” janë si engjëlli dhe djalli, antipodët e demagogjisë letrare jo pa ndikim në thikashpinat e letërsisë më të re shqiptare!
Sali Bashota dhe Basri Çapriqi lauruan me çmimet më demagogjike të radhës Enver Gjerqekun dhe Agim Devën bashkë me mendimtarët e tyre. Gjerqeku, delegati i devotshëm për ruajtjen e mosshpërbërjes së ish-LKJ-së në kongresin e katërmbëdhjetë (20-22 janar 1990), bashkë me Karakushin dhe Morinën kishin qepur gojët për atë ç’po ngjante në Kosovë. Deva shkruante e botonte vargje që i lejonin censorët e shtetit si Podrimja, Rrahmani, Hamiti etj...
Të kujtojmë vargun e Devës (nuk po përmendi atë kallaballëk librash e fjalësh për diktatorin e sistemin se s’i përballon kalemi), anëtarin e devotshëm të PEN-it kosovar, të propozuarin e tyre për çmimin e përdhosur “Azem Shkreli” të ministrisë sonë të famshme të (jo)kulturës dhe lejuar nga censori Podrimja, shkruar njëzet vjet më parë në librin “USA dhe Musa” (“Rilindja”, Prishtinë, 1987, fq 60):
“qeni Regan”
Po, po, pa fije turpi: “qeni Regan”...
Bashota e Çapriqi për konsum të tyre karriere keqpërdorën emrin e bacës Adem (Demaçi) pikërisht në një transmetim të drejtpërdrejtë të RTK-së, mu para presidentit dhe kryeparlamentarit, mu para një ministri a deputeti, mu para militantëve të tyre që s’kanë lidhje me realitetin letrar kosovar...
Bashota e Çapriqi, këta pashallarë të rinj, (keq)përdorin pa fije turpi, si t’ua kishte falur baba universitet e bibliotekë, media e ministri, demagogë e apologjetë për një të vërtetë: konsumin politik aspak patriotik!
Dhe habitemi përse kjo varfëri shpirtërore, përse s’ka lexues, përse s’ka zhvillim e mirëqenie, përse s’ka unitet brenda krijuesish, përçarë pikë e pesë nga këta meskinë përrallisjesh Bashota e Çapriqi... e shumë përse të tjera, kur ata i ke edhe në universitet, edhe në bibliotekë, edhe në këshilla, edhe në  PEN, edhe në shumë ‘në’ të tjera... të kudondodhurit censorët e sotëm!
Po a nuk do të duhej të fillonte jetën “Libri i Pavarësisë” pikërisht në Muzeun e Pavarësisë, ish-selinë e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës?
Pyetja nuk do shumë koment, as përgjigje të njëanshme:
Muzeu i Pavarësisë iu mor arbitrarisht Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, të cilët sot e gjithë ditën janë në rrugë, pa selinë e vet, pa përkrahje të institucioneve tona, madje të injoruar skajshmërisht, duke e keqpërdorur katërcipërisht emrin e saj për të zhvatur objekte nga privatizimi, si ai i ish-Unionit... Ata që mundësuan këtë privatizim sot janë edhe ministra, por ja që nuk brengosen fort për fatin e shkrimtarëve.
Ish-selinë atëbotë e kishin frekuentuar, zhvatur e përdorur trampolinë pehlivanllëqesh politike dhjetëra ‘personalitete’ jo pa ndikim në hierarkinë politike të Kosovës, por asnjëri as u kujtua dhe as kujtohet për fatin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Goditjen më çnejrëzore Lidhja nuk e mori as në periudhën e ‘rezistencës paqësore’ as në kohën e luftës së shenjtë të UÇK-së, as në rinisjen e saj të pasluftës, por në kohën kur kryetar i saj ishte Adem Demaçi: iu morën manifestimet, iu mor objekti, iu ndërprenë fondet, iu censuruan veprimtaritë nga mediat, që nga televizioni publik e tutje...
Mosprania e bacës Adem la shumë të nënkuptonte, por keqpërdoruesit a thua (s)dinë t’i bëjnë mirë llogaritë si Pilati kur fërkonte duart...
Ajme “Libri i Pavarësisë”!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora