E diele, 28.04.2024, 07:47 AM (GMT+1)

Mendime

Jakup.B. Gjoça: Ballkani: Dopjo gjashta në derën e... diplomacisë greke

E premte, 29.02.2008, 04:34 PM


Ballkani: Dopjo gjashta në derën e... diplomacisë greke

Nga Jakup.B. Gjoça

Shpallja e Kosovës si shtet i pavarur, shkaktoi fenomenin e dominosë në diplomacinë greke.Siptoma e parë është paniku që përfshiu gjithë politikën dhe diplomacinë greke.

Kryeministri grek Karamanlis në parlamentin grek pranoi fenomenin e dominosë të diplomacisë greke me Pavarësinë e Kosovës.

Së pari, Karamanlis , në panikun e fenomenit të dominosë që pësoi politika dhe diplomacia greke , shpejtoi të deklarojë .

" Pavarësia e Kosovës nuk mund të shërbejë si e kaluar, si pikë referimi historik për problemin e Qipros...." Deri tani, askush , asnjë politikan evropian, e ca më pak shqiptarët të kenë referuar Pavarësinë si rezonancë për çështjen e Qipros. Dhe shqiptarëve as që u intereson të merren me të tilla.Shqiptarët atë që kërkonin, për atë që luftuan, ia arritën. U mjafton Fitorja e Shqiptarizmit. Paniku politik i Karamanlis ka tjetër shpjegim. Karamanlis shpjegohet për disfatat politike, diplomatike që pësoi Greqia në Ballkan. Jo për të bërë diplomaci për Evropën. Evropa në fakt, që nga viti 1990, nuk e ka përfillë fare Greqinë, për politikën që duhet të ndiqet në Ballkan. Paniku politik i Karamanlis , për shkak të Pavarësisë të Kosovës, në parlamentin grek u bë për konsum politik të brendshëm. Që të amortizojë reagimet nacionale greke.Të pakësojë koston politike të qeverisjes të tij. Dhe paniku i dytë i Karamanlis. " Pjesëmarrja greke , në forcat e BE për Kosovën, vërteton dhe fuqizon rolin e Atdheut tonë në gjithë rajonin (Ballkanin-nënkupton). Vërteton dhe fuqizon rolin e Greqisë si fuqi rajonale..."

Fuqi rajonale. Greqia?

Të enjten, datë 27 shkurt deputeti i ND ( partia qeveritare e Karamanlis) Theodhoros Karaoglu deklaroi në radio SKAJ 100,3 " Jemi superfuqi në rajon. Besoj se për 15-20 vjetët që do të vijnë ne (Greqia) do të kontrollojmë politikisht, ekonomikisht Shkupin. Sepse 20.000 punëtorë atje punojnë në firmat tona greke." Deputeti grek i partisë të Karamanlis Theodhoros Karaoglu pohos që firmat greke të bisnezit që punojnë në vendet ballkanike janë divizione ushtarake .Që kanë qëllim të kontrollojnë politikisht dhe ekonomikisht vendet ballkanike.Edhe 20.000 punëtorët e atij vendi ballkanik, që punojnë për 10 evro në ditë në firmat greke , nuk janë më patriotë të vendit të tyre.Por janë .... ushtarë të politikës e diplomacisë greke që të kontrollojnë politikisht e ekonomikisht vendin e tyre për interesat e Greqisë. Kjo është politika dhe diplomacia greke për vendet fqinje ballkane.E thënë nga deputeti grek. Ne kemi arësye që të mos e pranojmë? Apo të dyshojmë? Derisa e thotë vetë, deputeti grek? Sot, më 27 shkurt 2008!!!

Dhe të përmendim edhe deklaratat e kryetarit të partisë greke parlamentare LA.O.S zotit Karaxhaferit, dhe të mitropolitit të Selanikut Anthimos që bënë thirrje të hapur që " kufijtë e Maqedonisë mund të ndryshojnë nga jugu drejt veriut.- tha Karaxhaferi . Dhe Anthimos" Duhet të marrim edhe pjesët e tjera të Maqedonisë që nuk janë deri tani në kufijtë tanë ( të Greqisë). Kërcënimet e luftës. Kjo është edhe gjuha që përdorin sot politikanët dhe udhëheqësit fetarë grekë.

E vërteta është se Greqia që nga viti 1991, me rënien e sistemit socialist në vendet ballkanike, u mundua që të luajë një rol hegjemonist në Ballkan. Duke përfituar nga anëtarësia e saj në BE dhe në NATO.

Dhe u mundua që këtë rol hegjemonist të saj ndaj vendeve ballkanike u mundua ta luajë duke shtruar dy shina politike dhe diplomatike. Shina e parë. Ishte që të bashkëpunonte me Milosheviçin. Greqisë i duhej Milosheviçi për dy arësye. E para, që të shuante nga harta diplomatike problemin e emërtimit të shtetit të ri fqinj . Të FIROM-it. Ky shtet i ri fqinj me Greqinë ishte frika më e madhe nacionale e Greqisë. Për shkak të emërtimit të saj ."MAQEDONIA". Që nga koha e federatës jugosllave, ky shtet emërtohej "Maqedonia", mirëpo grekët kishin marrë garancitë diplomatike e politike nga Titua që nuk do të shpallej kurrë. Këto ditë në televizionin grek ANT1 zoti Grilaqis njeriu më i besuar i shërbimeve të fshehta i ishkryeministrit grek të viteve 1991-93 Miçotaqis jep te gazetari grek Janis Papadhopullos këtë inervistë. " Në vitin 1991 futëm fsheur në Greqi disa nga udhëheqësit e FIROM. I sollëm në Athinë. Dhe një natë i çuam në një klub nate "Romeo" , quhet. Pasi kaluam me të ngrënë e të pirë atë natë, kur dolëm, miqtë mbetën të kënaqur kaq shumë sa na thanë " Bini ato kartëra që të firmosim. Që FIROMI ti bashkëngjitet Greqisë". Arritëm deri në këtë marrëveshje." Kjo ishte diplomacia greke në Ballkan. Që fshehurazi "mirëpriste" ushëheqësit e vendeve ballkanike, i dëfrente në klube nate ( me femra ishkomuniste). Marrëveshjet diplomatike mund të firmoseshin , pasi dëfreheshin .Në mesnatë. Na e tha këtë, njeriu më i besuar i kryeministrit grek Miçotaqis. Dhe deri tani, nuk kemi ndonjë reagim.Ndonjë përgënjeshtrim.... As nga Dora Bakojani, që aktualisht është ministra e jashtme greke. E dyta. Milosheviçit i duhej Greqisë edhe për çështjen e Kosovës. Greqia kurrë nuk mund të lejonte që shqiptarët e Kosovës të kishin shtetin e tyre. Rreziku i Shqipërisë të Madhe, do të jetë kërcënimi ( siç e ndjejnë grekët) i interesave të Greqisë në Ballkan.

Edhe Milosheviçit i duhej Greqia.Që të kishte Greqinë aleate në atë që do të ndodhte. Që Greqia të mbështetëte me të gjitha mundësitë, politike diplomatike Milosheviçin në gjakderdhjen ballkanike që gatuante.Kështu mendonte Milosheviçi. Dhe këto pazare politke dhe diplomatike pazaroi Milosheviçi me udhëheqësit grekë të viteve 1991.

Shina e dytë, që shtroi Greqia për të ushtruar hegjemoninë e saj në Ballkan ishte karamela e ndihmës politike e diplomatike që do të jepte Greqia ndaj vendeve ballkanike për tu integruar në BE dhe në NATO.

Ndaj edhe sigla diplomatike " Rruga për në Evropëe NATO kalon nga Athina" u zyrtarua në të gjitha marrëdhëniet bilaterale që ndërtoi Greqia me vendet ballkanike.

Në emisionin televiziv<> ntë kanalit televiziv grek MEGA të gazetarit Papaqela u dha një intervistë e Antonis Samara ( ishministër i jashtëm i Greqisë në qeverinë e Miçotaqis në vitet 1991-1993, dhe sot deputet i partisë të Karamanlis) për politikën greke në Ballkan. Shënojmë se viti 1991 për Ballkanin ishte fillimi i kristalizimit të shteteve të reja të ishjugosllavisë.

Shënojmë se edhe vetë qëllimi i thyerjes të heshtjes të një diplomati dhe politikani grek, madje të vetë ishministrit të jashtëm Antonis Samaras ka qëllim të ballafaqojë politikën e Miçotaqis si ishkryeministrët grek për zhvillimet në Balkan, me interesat greke kombëtare.Që të mos harrojmë, se mospajtimi i asaj politike të Miçotaqis nga ana e Samarasë si ministër i jashtëm , çoi në largimin e Samarasë nga qeveria Miçotaqis 1991-1993 dhe për rrjedhojë edhe rënie të vetë qeverisë greke të Miçotaqis.Pra, e parë në këtë këndvështrim, edhe pohimet e mëposhtme të Samarasë, si ishministër i jashtëm i Greqisë, bëhen për të shfaqësuar politikisht vetë atë, dhe dhënien e përgjegjësisë politike tek Miçotaqis.Ajo që na intereson ne, shqiptarëve , është se njëfarësoj ( dhe jo plotësisht) zbardhet një politikë shoviniste që u luajt në kurriz të interesave kombëtare shqiptare, gjërësisht në atë kohë, midis politikanëve ballkanas grekë dhe serbë.. Ajo që ka rëndësi të madhe historike për vetë popujt e Ballkanit ishte dhënia e dritës të bisedimeve të udhëheqjen greke të asajkohe me Milosheviçin, ashtu siç u zhvilluan nga vetë ministri i jashtëm grek, pa petkun e iluzioneve e të gjuhës diplomatike që fsheh gjithçka dhe nuk mëson asgjë

Duhet të shtojmë, që Kostandinos Miçotaqis edhe kur u pyet nëse ishte e drejtë gjykimi i Milosheviçit në gjyqin e Hagës, është shprehur që ai gjyq i Hagës është gjyqi i të fortit mbi të mundurin dhe Milosheviçin asnjëherë nuk e akuzoi si përgjegjës të kasapanës në Ballkan në vitet 90. Citojmë atë që vetë Antonis Samaras pohoi në emisionin televiziv të lartpërmendur për bisedën e tij me Milosheviçin në vjeshtën e 1991-shit.<< …Milosheviçi më thotë që po të doni ju ( Greqia) që të kufizoheni direkt me Serbinë unë mund të dërgoj nja 200-300 mijë serbë në kufij ( sqarojmë sot në teritoret e FIROM-it). Bile zboj po 300mijë shqiptarë nga Kosova dhe i shtyj në veri të Shqipërisë, me kusht që edhe Shqipëria tju japë juve një pjesë teritori të Vorio Epirit ". Unë ia them zotit Miçotaqis këto që më tha Milosheviçi . Ai ( Miçotaqis ) më dëgjoi me vëmendje dhe në fund të bisedës më thotë:-A është e mundur të të thotë gjera të tilla Milosheviçi. Më 2 dhjetor të vitit 1991 në mbledhejn e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel mbaj mend që e merr fjalën ministri i jashtëm I Gjermanisë Perëndimore ( atëkohë akoma Gjermania nuk ishte bashkuar) zoti Gensher dhe thotë pa biseduar atë që na tha me asnjë nga ne e ca më pak pa na pyetur:<< Nuk e di se çdo beni ju, dhe sdua tia di se çdo thoni ju. Ju them qe ta dini: Nesër më 3 dhjetor parlamenti ynë do të njohë si shtete të pavarura Slloveninë e Kroacinë. Të gjithë ne të tjerët mbetëm të habitur.>>

Dhe sot, 28 shkurt 2008.

Greqia nuk do që të njohë shtetin e Kosovës. Greqia ka rënë në grackën diplomatike të politikës dhe diplomacisë të saj të deritanishme. Greqia sot lutet që të pranojë edhe emërtim të shtetit fqinj derimë sot FIROM , edhe me një emërtim që të përmbajë emrin "MAQEDONI". Kur deri në vitet 1995 as që pranonte që shteti fqinj i saj të përmbante në emërtimin e tij kushtetues fjalën "Maqedoni". Qeveria socialiste e Andrea Papandreut arriti deri në embargo të përgjithshme. Mirëpo, shteti fqinj nuk pranon më kushtet e diplomacisë greke. Kërkon të drejtën e saj kushtetuese .Të njihet me emrin MAQEDONI. Greqia ka humbur gjithçka në diplomacinë e saj në Ballkan. Greqia ka humbur mirëbesimin e fuqive të mëdha.Të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Moszgjidhja e çështjes të Qipros deri më sot te ky mosbesim shpjegohet.Edhe këmbëngulja e udhëheqësve të FIROM që të mos pranojnë më asnjë kushtëzim të Greqisë për emërtimin e shtetit të tyre, shpjegohet se kanë mbështetjen e SHBA-së.

Greqia në diplomacinë e saj në Ballkan , gjithmonë ka bashkëpunuar me ato aleatë që kanë përkëdhelur interesat e saj të ngushta nacionale. Shembulli me Serbinë e Milosheviçit. Dhe sot me Serbinë e Kostunicës.Derisa Greqia nuk do që të njohë pararësinë e Kosovës.Që ti mbetet besnike Serbisë të Kostunicës. Greqia deri më sot nuk ka nënshkruar me Shqipërinë MAS, kur ndërkohë e ka nënshkruar këtë marrëveshje me ...Serbinë. Veç shkaqeve të tjera diplomatike, Greqia mosnënshkrimin me Shqipërinë të MSA-s e përdor si mjet presioni diplomatik që të pengojë Shqipërinë në integrimin e saj drejt Evropës. Greqia me Turqinë, gjithmonë ka përkrahur edhe hapur armiqë e Turqisë. Arrestimi i udhëheqësit të PKK , të Oçalanit , në ambasadën greke të Najrobit , nga shërbimet sekrete të SHBA, Izraelit dhe Turqisë, i la në derë Greqisë dopjo gjashtën e diplomacisë.Mosmarëveshjet territoriale midis tyre, kanë arritur deri në cakun e luftës.Kujtojmë ngjarjet në Imia, ku vetëm ndërhyrja e presidentit Klinton, shmangu konfliktin ushtarak të Greqisë me Turqinë. E ndërsa grekët edhe sot nuk ia falin Simitit , ishkryeministrit të tyre atë "FALEMINDERIT" që i tha Klintonit, atë mesnatë të krizës politiko-ushtarake të Greqisë me Turqinë. Greqisë sot i kanë mbetur dy gjera. Që të njohë ose jo shtetin e ri të Kosovës. Greqia me njohjen e Kosovës , njëfarësoj do të thotë se pranon edhe politikën evropiane në Ballkan. Me mosnjohje, Greqia praktikisht është me nacionalizmin e Kostunicës për Ballkanin. Kjo është prova më e madhe e diplomacisë greke në Ballkan. Që të rifitojë atë mirëbesim të fqinjëve. Dhe të pranojë edhe dëshirën e një populli fqinj, që të vetvendosë populli si do që të quhet. Vetua diplomatike që Greqia e përdor si shpatën e Domakleut në mospranimin e shtetit të FIROM në NATO, do të jetë epilogu i dështimit të plotë të diplomacisë greke në Ballkan. Mirëpo Greqia në të vërtetë ka një frikë më të madhe . Që e detyron që ta njohë FIROM edhe me çdo emërtim të MEQEDONISË. Po nuk e njohu FIROM-in sot Greqia , i trembet fenomenit të dominosë. Të ndarjes të FIROM-it. Të shkëputjes të pjesës shqiptare, dhe bashkangjitjes me Kosovën. Kjo Greqinë e tremb edhe më shumë se emërtimi "Maqedoni".

Tani për tani dopjo gjashta - Ballkani -është në derën e diplomacisë greke.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora