Kulturë
Gjon Neçaj: Festa e Buzmit në Nikaj Mërtur
E shtune, 17.12.2011, 08:59 PM
FESTA E BUZMIT NE NIKAJ MERTUR
( Nga trashegimia popullore )
Nga Gjon NEÇAJ
Nje nga festat fetare me te vjetra pagane te treves se Nikaj Merturit,eshte ajo e Buzmit.Kjo feste simbolizon vitin e ri,ose sic i thone banoret e ketyre aneve,”motmoti”,”moti I ri “.Kjo feste pagane ne Shqiperine veriore , e cila festohet pothuajse kudo ne regjionet ku jetojne katolike,kremtohet me 24 dhjetor.Kjo feste perkon me naten e Kershendellave,Krishtlindjet.
Ne Nikaj Mertur Nata e Buzmit festohet disi e vecante ,krahasuar me trevat e tjera.Si shumica e festave,edhe ajo e Buzmit lidhet ngushte me deshiren per prodhim te mbare e te bollshem.Te gjitha ritet e kesaj feste kane karakter te theksuar bujqesor e blegtoral.Etnografi Mark Tirtja,bazuar ne ritet e kesaj feste ne Nikaj Mertur, e qe gjurmoi ne vitet 70-te te shekullit te kaluar,ka shkruar faqe te tera studime,duek cituar se ne Nikaj Mertur eshte trashegimia popullore me e pasur ne kete rit fetar.
Nata e Buzmit pritet me gezim dhe me parapergatitje te vecante.Kjo feste eshte nder me te rendesishmet dhe ka nje ceremonial te caktuar te trasheguar ne shekuj.Per pergatitjen e Buzmit,qe me perpara ndahen 4-
Buzmat nxirren ne mengjesin e dates 24 dhjetor nga nje nashkull i familjes.Ne disa fshatra,si Mserr,Peraj,Gjonpepaj,nga mashkulli me i vogel,kurse ne disa fshatra te tjere,sidomos te fisit te Merturit,nxirren nga i zoti i shtepise.Buzmi perbehet nga tre pipa te drejte arre, e ne disa fshatra si Brise,Salce edhe pipa rrushi,por gjithnje me numer tek.Pipat jane te njome.Keto copa druri te prera me kmese,jane buzmat,te cilet fshihen ne nje mullar bari ose talle ( kashte misri ) jashte shtepise,ku nuk i din askush,vetem ai qe i prêt dhe i vendos aty.Ne mbremje,paradarke,meshkujt,nje ose disa veta bashke,me ndonje djale te vogel te shtepise,i marrin buzmat,afrohen ne dere te shtepise, e ai qe eshte me i madhi ne moshe,therret me ze mesatar :
-O i zoti i shtepise !
-Hajde bujrum !
-Po vjen buzmi bujar.
-Mire se erdhe,buzmi bujar !
-Me dhen e dhi, e me te gjitha te mirat e Zotit !
Buzmat vihen ne oxhak,anash dhe digjen nen kujdesin e te zotit dhe zonjes se shtepise,duke e lyer ne pjesen e prere me buke,fasule,djathe e bereqete te tjera.Ne sofren prej druri ulen te gjithe pjesetaret e familjes dhe hane lakror,fasule,pine raki e vere,por jo bylmet e mish.Pra nga ky hyzmet i japin edhe buzmit.Veprimi shoqerohet me vargjet : “ T’falem buzmi bujar…” Te nesermen heret ( me 25 dhjetor ),merren pjeset e mbetura te buzmave,ferkohen me njeri –tjetrin,duke nxjerre shkendia e duke thene : “ gace e karrice ( njesi matese )”.Pastaj dilet jashte,shkohet ne aren “ ne dere “ me sofren,ibrikun e rakise,goglen e djathit dhe lakrorin e mbetur nga nata e pare.Rreth sofres vendosen duaj kashte misri ,ulen siper tyre dhe fillohet te hahet e te pihet raki nga i zoti i shtepise me meshkujt e rritur.Nga ara,pasi hane mengjes, shkojne ne vathen e bagetive duke perplasur buzmat njeri me tjetrin, e pastaj dy meshkuj te rritur te shtepise me kmese ne dore shkojne tek pemet,duke I folur njeri-tjetrit:
-A e pres ?
-Mos e prej,se ben .
E kjo perseritet tre here,duke gervishtur pak ,me kmese pemen,pastaj duke e lidhur me kashte misri.Pastaj e zonja e shtepise merr kmesen dhe prêt nje thuper te holle lajthie te pergatitur si buzmi dhe shkon te dera e odes se burrave , e pasi e pyet I zoti I shtepise se c’po ben aty,ajo pergjigjet se po pres shtrigen,bushtren,sykeqin,ganecin,dergjen e rrushit,te ares,te kopshtijeve,ligesine e njerezve,duke e prere thupren copa-copa.Keshtu prêt edhe dylbezen e kecave.
Dikur,kush e kryente i pari ceremonialin e 25 dhjetorit,qellonte me pushke.Pastaj njerezit bejne vizita te njeri-tjetri.Ne kete date,qe eshte dita e lumnueme e Kershndellave,zgjatet dita sa “kcen gjeli tra me tra”.
Kjo tradite e hershme dhe e vecante e Nates se Buzmit ne treven e Nikaj Merturit,u ruajt dhe u transmetua ne breza,ndonese para viteve 1990 nuk lejohej te festohej,por fshehurazi vazhdoj te kujtohej e kurre nuk u harrua.Kjo tregon se banoret e ketyre aneve nder shekuj ruajten traditat popullore dhe zakonet tradicionale.