Faleminderit
Hilmi Saraçi: Akif Mehmet Pejani - Kryepoet i Turqisë moderne
E diele, 11.12.2011, 03:03 PM
 Nga tradita letrare
Nga tradita letrare
Akif Mehmet Pejani
Kryepoet i Turqisë moderne
Nga Hilmi Saraçi
Pas pushtimit  të Konstantinopojës, me 29 maj 1453 nga Mehmeti i dytë  Fatihu, Stambolli si kryeqytet i fundit i  Perandorisë Osmane  do të bëhet qendër  e lulëzuar kulturore , letrare, fetare . Në këtë kohë lulëzuan artet me artistë të njohur . Artitektura dhe piktura  miniaturale  prezentonin  të arriturat madhështore  gjatë kësaj periudhe. Mirëpo poezia , në mesin e artistëve  të oborrit perandorak ua kalonte arteve të tjera  me popullaritetin që kishte . Poezia me të madhe mbështetej nga kryeministrat  dhe sulltanët , të cilët edhe vet dëshironin  që të merren me poezi . Poezia ishte kurorë  e letërsisë artistike  dhe përbënte burimin e  pashtershëm  për artistë . Kështu gjatë shekujve  XV dhe XVI artistët shqiptarë  do të arrijnë  të ngriten  në majat më të larta  të mjeshtërisë artistike . Është i njohur  poeti dhe kaliografi nga Prishtina  me emrin turqisht  Prishtinali Mesihu /1470-1520 /.. Në kohën e sundimit të  Sulltan Sylejmanit  shquhet edhe Jahja  Bej Dukagjini  i cili është ngritur  në majat më të larta  të mjeshtrisë së vjerrshërimit .
Erudit  i trungut shqiptar
 Mirëpo njëri nga eruditet e trungut shqiptar  vepra e të cilit  arriti lulëzim  të plotë  në truallin e huaj , është Akif Mehmet Pejani /1873-1936 /, i cilësuar si kryepoet i Turqisë  moderne. Fatkeqësisht deri vonë  nuk njihet, nuk evidentohet, nuk përkthehet dhe nuk hulumtohet sa duhet nga  shkëncëtarët shqiptarë . Edhe në fjalorin enciklopedik shqiptar nuk ka të dhëna  për të . Por duke falëndëruar disa shkrime  të Negjip Alpinit  dhe të Skënder Rizajt është bërë e njohur biografia  dhe veprimtaria e tij edhe në botën shqiptare . Kështu në shënjë nderimi  disa shkolla  mbajnë emrin e tij 
Jeta dhe vepra 
Akif Mehmeti ishte  i biri i Tahir Efendisë  nga fshati Shushicë  e Pejës. Pas shkollimit në Pejë , Tahir Efendia kishte shkuar në Turqi  që të studionte  medresën e Fatihut në Stamboll dhe kishte fituar titullin  myderriz /professor /. Biografët e shënojnë  se Akifi filloi që të shkollohet  në moshën katërvjeçare . Nga i ati dhe hoxhollarët  kishte mësuar arabishten , prandaj vazhdon shkollimin  në progjimnazin të lagjës Fatihu, ku mësoi  turqishten, arabishten, persishten dhe frengjishten. Ai e njihte shumëmirë  gjuhën amtare , shqipën. Akifi kishte dhunti për tu bërë polyglot i spikatur. Tregonte interesim të theksuar për letërsi , sidomos për poezi . Poezia e Akif Mehmetit  është e nivelit të lartë artistik , me stilt ë rrjedhshëm , të fuqishëm, dinamik dhe me mëndime filozofike . Vargjet  e tija të shkruara në gjuhën osmanishte  janë të gërshëtuara  me arabizma dhe persizma  të shumta, me ç’rast transkiptimet nga osmanishtja  në turqishten moderne , me shkronja latine  sillnin kokëqarje  të mëdha  për letrarët dhe përkthyesit më të zhdërvjellët . Kur ishte në vitin e parë të gjimnazit, në moshën katërmbëdhjet vjeçare, i vdiç i ati dhe iu dogj shtëpia  .Përkujdesjen e kishte marrë prizrenasi , hoxha  Mustafa Efendia . Përkundër këtyre fatkeqësive  do të arrijë që ta kryej gjimnazin  dhe Fakultetin e Veterinarisë. Kështu fillon veprimtaria e tij fetare , shkëncore , arsimore dhe letrare . Punësohet në Ministrinë e Bujqësisë  dhe në Hallkolli të Stambollit  duke dhënë ligjerata për letërsinë , stilin letrar e të tjera .  Gjatë shërbimit të tij në Ministrinë e Bujqësisë , Akifi vizitoi viset e Ballkanit, Anadollit dhe  të Arabisë . Në Rumeli, sidomos në viset  e Shqipërisë  shfrytëzoi rastin  për ta vizituar Pejën , ku takohet me kushërinjët dhe të afërmit e tij. Edhe sot e kësaj dite  në fshatin e tij  shumica  të Pejës  jetojnë kushërinjët dhe të afërmit e Akif Mehmetit. Akif Mehmeti përkundër studimeve të veterinarisë, me pasion iu përkushtua studimeve islame , përkthimeve dhe poezive . Në veprimtarinë letrare poetike mbizotrojnë temat islame dhe ngjarjet historike  që kalonte Turqia gjatë periudhave të luftrave ballkanike  /1912-1913 /, botërore  /1914-1918 / si dhe atyre çlirimtare  /1919-1922 /
                  
Përfaqësues dhe mbrojtës  i ideve  përparimtare  patriotike
Në kuvëndin e madh popullor /1920 / të udhëhequr nga  kryekomandanti Mustafa  Qemaili-Ataturku, Akifi zgjedhet përfaqësues i Vilajetit të Bordurit. Nga viti 1926-1936 ai do të ligjërojë  letërsinë turke  në Universotetin e Kairos  në Egjipt. Një sëmurje e papritur  e kishte rrëmbyer gjatë kësaj kohe  ku detyrohet të këthehet në Stamboll. Vdes me 25 dhjetor 1936. Akif Mehmet Pejani shkroi shumë vepra . Vepra më e njohur e tij  është “Safahat” e cila u ribotua disa herë  në Turqi . Ka vlerë të lartë letrare  dhe artistike .Fatkeqësisht që nuk ësht e përkthyer në gjuhen shqipe.Në këtë vepër gjendet poema  e shkëlqyer kushtuar shqiptarëve  të Shqipërisë  në qastet më tragjike të këtij shekulli .Në këtë poemë Akifi  ngritë zërin e intelektualit dhe të atdhetarit  kundër masakrave që bëheshin në trojet shqiptare . Poema “Safahat” ( “Fytyra” ) ka për subject  Luftën e parë Ballkanike  dhe është shkruar me 96 vargje . Në këto vargje shihet  më së miri atdhedashuria  e zjarrtë e poetit , Akif Mehmet Pejanit .Gjatë jetës së tij  me mëndje dhe shpirt ishte kah vëndlindja . Me penën e tij të mpreftë poetike këndoi për Shqipërinë, për Kosovën. Në poemën e tij të shkruar me 21 shkurt 1922 qanë fatin e Kosovës: 
   
“Ngrehu baba, ngrihu nga varri
Dhe shih për qefin e tre vetave kokëkrisur
Se si vritet një popull tremilionësh
Eja shpejt se të gjallë nuk po vijnë 
Të shpëtojnë atdheun tonë …”
 
Ndërsa në vargjet vijuese poeti identifikon armiqët e popullit shqiptarë  duke u shprehur :
Truallin mos e kanë mbytur  përnjëherë
Horizonti i mëngjesit të përgjakur ?
Malazezi hajdut, serbi gomar, bullgari gjarpër
Pastaj greku qen, atdheun rreth e përqark e kanë rrethuar…
Dashuria për trojet shqiptare e kishin djegur shpirtin dhe zemren e poetit. Me fjalën e tij vullkan shpërthyes kritikoi politikën gjonturke dhe disa shtete evropiane që kishin qenddrim armiqësor ndaj Shqipërisë . Prandaj vepra e Pejanit mbetet e pavdekshme dhe gjithmonë me respekt dhe dashuri do të përkujtohet kjo figurë e madhe poetike dhe atdhetare.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










