Kulturë
Cikël me Poezi nga Faik Krasniqi
E shtune, 22.10.2011, 03:17 PM
Faik Krasniqi – Prishtinë, Kosovë
Publicist/Poet/Politikolog – Kulturë & Politikë
Faik Krasniqi ka lindur më 21.10.1978 në Prishtinë. Me profesion është publicist, poet dhe politikolog. Ka mbaruar shkollimin fillor, të mesëm dhe të lartë në Gjermani. Gjatë qëndrimit në mërgim, në Suedi dhe në Gjermani, ka qenë publicist për disa gazeta suedeze dhe gjermane, si; ”Zweibrucker Zeitung”, ”Pfalzischer Merkur” dhe” Rheinische Post” etj, etj. Për gazetat shqipe prej vitit 1997-2000 ka qenë publicist pranë gazetës së përditshme ”Bota Sot”, si dhe për gazetat” 24 Orë”, ” Dita” etj. Një kohë ka qenë botues dhe kryeredaktor i gazetës elektronike”TAKENEWS.INFO”. Momentalisht është publicist dhe redaktor pranë gazetës elektronike”Nacional Albania”, si dhe publicist pranë gazetave ditore në shqip ”Infopress” (Kosovë), ” Tribuna Shqiptare” (Kosovë), dhe kohë pas kohe edhe në gazetat tjera në shqip, gazeta”Sot” (Shqipëri), gazeta”
Faik Krasniqi
NJË LOT
I mbyll sytë,
i them vetes është vetëm një ëndërr,
se ti nuk je vërtetë kaq larg,
një buzëqeshje e lehtë më kap,
hap sytë,
një lot buzën befas më lag
JE
Je gjëja më e bukur që mund të ekzistonte
ndonjëherë mbi tokë...
Je motivi i kësaj jetë...
më motivon të luftoj për jetën dhe për ty...
Je ndjesia më e paimagjinueshme...
Je personi më i rëndësishëm i jetës sime...
Je gjithçka për mua...
lutem çdo ditë për ty
dhe ndihem njeriu më me fat që të kam.
Të dua shumë dhe të adhuroj
DUA TË JETOJ ME TY
Mos më kujto të shkuarën time
se në të shkuarën time mungoje ti
kujto veç të tashmen dhe të ardhmen
janë veç këto dy momente që dua të jetoj me ty!
E PRITA
E prita fjalën tënde
përgjigjen shekullore,
vështrimin e fshehur
buzëqeshjen vajzërore
E prita dashurinë tënde
që zemrën e lodhi
E prita bukurinë tënde
nga errësira që doli
Eja të thirra
dorën më shtrëngo,
më përqafo mua
shpirtin më dhuro
KUR DY ZEMRA
Kur dy zemra bien në Dashuri
fillon toka të notojë
Kur dy zemra preken
puthet Toka me Saturnin
Kur dy zemra lidhen
përgjithmonë bashkë të jetojnë
NË TËRË TRUPIN TËND
Në tërë trupin tënd
Shikimin ta lëshoj
Më pëlqen nganjëherë
Kur më ngacmon
Me bisht të syrit të vështroj
Buzën ngadal e kafshoj
NË SYTË E TU
Në sytë e tu shoh
Qiellin dhe detin blu
Në sytë e tu shoh
Një det të tërë me dashuri
MË LERË TË VDES
Nëse ti nuk vjen
Mos më lerë të pres
Merre zemrën time
Dhe më lerë të vdes
DASHURIA
Dashuria është buzëqeshje
por është dhe qarje e lot.
Dashuria është diell
por është dhe shi,
ndonjëherë është erë e lehtë,
furtunë e stuhi
Dashuria është ditë e gjatë
por dhe natë pa mbarim
ME MALL TË KËRKOJA
Në pafundësinë e qiellit
sytë e tu kërkoja,
po si gjeja dot
e me mall të kujtoja
Mbylla sytë e për një çast
të ndjeva pranë,
e theva atë largësi,
atë largësi që na ndan.