Kulturë
Skënder R. Hoxha: Fitonimia dhe zoonimia e Dushkajës (II)
E premte, 12.08.2011, 08:00 PM
FITONIMIA DHE ZOONIMIA E DUSHKAJËS
Nga Prof. Skënder R. HOXHA
LL
Llukac, ~et. - Emri i arave Llukacet që e shënuam në Janosh, na duket se ka prejardhje nga emra bimësh. Ka mundësi që në këtë emërtim të jetë ngurosur trajta sll. luk “qepë” (Allium cepa); me zgjerim në trajtën tjetër llukac, me të njëjtin kuptim. Fjalën llukë “ bli ” (si krahinarizëm) e kanë Fj. e gj. shq., që mund të jetë bazë etimologjike e toponimit Llukacet, këtu në trajtë të shumësit; apo luka “liman, port, skele”, nga kah do parë edhe prejardhjen e lumit Llukac të Gjakovës, toponimeve Llukë, Llukarë, patronimit që mbajnë serbët Llukiq etj.
Sipas burimeve shkrimore që patëm në duar dëshmohet se trajta lluk edhe gjatë mesjetës (e ndoshta edhe më herët) ishte e ngurosur në toponimi. Në DRSSH (1485) gjetëm Lluk e Llukaci,5) (për këtë të fundit S. Pulaha thotë “Fshati i sotëm Llukaci”), në funksion toponimik. Luka, Luke e ka Elezoviqi për “zemlja pored reke, vrsta zemlje”6) (tokë afër lumit, lloj toke), por e kishte shënuar edhe emrin e katundit Llukac (Llukavac) të komunës së Istogut.
M
Maravç, ~i. - Mikrotop. Ara Maravç, me të cilin është emërtuar një arë në Shqiponjë të Dushkajës (ish – Jabllanicë), është i sajuar sipas një lloj misri – “Maravç” që është mbjellë në këtë arë. Kështu thuhet në traditë të këtushme. Ndërkaq, për emërtimet toponimike: Arat e Llug’s Marav’s dhe Mali Lugit Marav’s, që gjallojnë në territor të katundit Dashinoc, nuk jemi të sigurt se kanë prejardhje nga lloji i misrit “Maravç”, si në Shqiponjë, ndonëse informatorët më patën thënë se: “Thuhet se emri iu mbeti sipas një lloj misri – Ma r a v ç që është kultivuar në këto ara”. Mirëpo, na thotë mendja se a mos, në ndonjë kohë, të ketë jetuar këtu ndonjë banor i anës së Moravës, apo i Cërmjanit të Dushkajës, ku edhe sot gjallon patronimi Morava, e që sipas kësaj t’iu ketë mbetur emri këtyre pronave (?)
O
Oriz, ~i, ~et. - Me burim nga emri i bimës oriz?i (Oryza sativa) “Bimë barishtore njëvjeçare që mbillet e rritet në gastra me ujë dhe që bën kokrra të vogla si të grurit; me oriz gatuhen gjellë të ndryshme”, edhe në traditë thonë se “dikur kanë qenë të mbjella me oriz”; në një krah të Dushkajës janë sajuar disa toponime. Emërtime të kësaj rrjedhoje gjenden në fushëgropën ku shtriheshin katundet Radoniq e Rakoc, për të cilat kemi shkruar edhe më parë,7) si dhe në Janosh, afër Radoniqit, e Doblibare – katund që shtrihet në të njëjtën luginë, më afër Drinit të Bardhë. Në këto katunde shënuam toponimet: Orizet (Radoniq, Rakoc, Janosh, Doblibare); Arat e Orizeve (Rakoc); mikrotop. Rruga Orizeve (Radoniq, Rakoc); Kodra Orizeve, Kroni Orizeve (Rakoc), Livadhet e Orizeve (Doblibare); Drumi Orizeve (Janosh).
Nga rrënjori oriz shihet se janë formuar këto emërtime në trajtë të shumësit, me prapashtesën ? et, me të cilën prej emrash formohen, zakonisht, toponime që tregojnë vendin ku gjendet një shumicë nga ata drunj a bimë, që tregon trajta primitive, shih Oriz+et=Orizet, si te kallmet (kallm), Qërret (qerr, qarr), Fanget (fang) etj. Për këtë prapashtesë profesor Çabej bën të ditur se “ka ardhur nga prapashtesa latino?romane ?etum, me të cilën janë formuar në latinishtet emra që tregojnë një vend, si Castagnetum, Olivetum, Vignetum. Së pari hyri bashkë me ndonjë emër latin, e pastaj u përgjithësua”.8)
P
Pasul/ë, ~a. - Mikrotoponimi Brija Pasul’s është emri i një kodre që e patëm shënuar në Kralan. /Emri i mbeti sipas formës – b r i, dhe fasules (pasul)./ Nëpër krejt Dushkajën fasulja (pasuli) mbillet në ara dhe është një ndër ushqimet kryesore, ndaj na u duk mirë që të merremi me këtë emërtim toponimik. E ka Kristoforidhi (107) frashulle-ja sh. Frashulle-të ef. ?? = ????????, edhe groshë –a (g). Te Bashkimi (323) Pasul, e fasul, i, vm. shum. pasulí, t. Fagìuolo, legume. Fasul/e, ~ja f. pl. ~e bot pasulj, grah (Phaseolus) e ka Fj. Shq. – Serbokr. (275); pàsulj, -ulja m. fasule –lja f. pl. –(Phaseolus vulgaris); groshë f., e ka Fjalori Serbokr. – Shq., f. 521. FASUL/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET bot. për “Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të gjatë, të hollë e përdredhës, me gjethe në trajtë zemre që mbillet për bishtajat dhe për kokrrat e saj …, qërdoren për ushqim; groshë (FGJSSH, f. 456.). E ka shtjelluar Çabej – fasule f. “Phaseolus vulgaris, groshë. G. Meyeri (f. 111, Ngri, Studien III 69) frashull e nxjell nga lat. Phaseólus. Të këtij mendimi janë edhe Meyer – L?bke …, Tagliavini 118. Helbigu 39 bën këtë diferencim që te format me r-; frashuell “phaseolus” te Bardhi etj. sheh refleksin e lat. Phaseolus, te fashúll fasholli i Junggut (geg. Veriore) gjen ven. fasolo, e në tosk. fasul…(Çabej, I, 175). Nga etimologë të tjerë dalin trajtat e fjalës: shq. fasul fasule, serbokr. Pasulj, bullg. Fasul, turq. Fasulya të cilat i shpjegojnë nga gr. e re ???????; andaj rrjedh pas Meyer – L?bkes dhe rum. fasole, ndërsa megl. fasul’u e qet nga greq. e re ose nga shqipja. Më tej profesor Çabej shpjegon se te emrat e kësaj bime shihen ndikimet e gjuhëve të ndryshme që janë kryqëzuar në truall të shqipes. Geg. Veriore pasul rrjedh prej serbokr. Pasulj, siç vë re G. Meyeri. Trajtën e fjalës pasul e gjejmë në formime toponimike dhe në të folme të Dushkajës: Brîja pasul’s. Mjella pasul. Pasul me mish. I ra dergja pasul’s…
R
Rasat-i. - Në territor të katundit Meqe të Dushkajës kemi gjetur të gjallojnë mikrotop.
Brîja Rasatit dhe Ara Brîsë Rasatit për të cilat në traditë na patën thënë se “dikur kishin mbjellë rasat aty, rrethanë sipas së cilës iu mbeti emri.” Në Dushkajë fjala rasad (rasat) përdoret për bimët perimore që dalin nga farat e mbjella në lehe e për t’i kultivuar pastaj. Rasad specash, rasad lakrash, rasad (rasat) duhani etj.,: E mjella rasadin (rasatin), M’ka bi mirë rasati. E kanë, me këtë kuptim edhe fjalorët. Bashkimi (373), Rasat, i, vm. shum. rasaté, t, Erba da trapiantarsi. Shq. rasat, serbokr. rasad e ka Fj. Shq. – Serbokr., f. 789. Rásad m. agron. 1. Fidan –i, m, rasat m, bitonjë f, njomëz f; 2. (rasadnik) fidanishte f. (Fj. Serbokr. – Shq., f. 694); RASÁT, ~i M. SH. ~E, ~ET, 1. bujq. Fidan që rritet nga farat në lehe të veçanta për ta mbjellë pastaj në arë; tërësia e këtyre fidaneve për një bimë; lehja e mbjellë me këta fidanë; farishta. Rasat duhani. Rasat perimesh. Mbjell rasatin. Punoj rasatin... etj.
RR
Rril/ë, ~a, ~at. - Pas emrit të bimës Rrillë, na duket të kenë prejardhjen mikrotop. Kodra Rril’s e Mali Kodrës Rril’s që i shënuam në Kralan. E ka FGJSSH, Rrill/ë?a “Bimë barishtore me gjethe të imëta e me lule të verdha, që bën kokrra të vogla e të rrumbullakëta dhe që lëshon një lëng helmues; Bashkimi, “Dyy fare barit, gnâni i ulët me gheth t’ime e tietri i nalte me gheth t’giaam atynè t’lpushes e t’dy me lule t’verdha e t’helmatismè. Specie di erba velenosa con fiori gialli”.9) E ka shtjelluar profesor Çabej: rryell m. “Euphorbia, qumështore”. G. Meyeri 366 e njeh me trajtën jugore rriell. Për këtë paravendon një bazë oksitone rritèll, dhe kështu e spiegon fjalën prej një lat. së rindërtuar *aliellum, nga alium “hudhër”, ... Fjalë e mbarë gjuhës, me trajtat rryell e rriell sipas dialekteve, gegërisht përkatësisht rrÿll e rrìll, ajo te Cordignano, kjo te Bashkimi. Edhe Gazulli jep për veri rrill, me rrill mali “Euphorbia Cyparissia”, rrill peshk “Verbaseum”, meqë rryelli përdoret dhe në peshkim për helmim të peshkut.10) Nga kjo fjalë, kemi bindjen se, më së miri do të qëndrojë prejardhja e këtij emërtimi toponimik të Kralanit. Këtë e mbështet edhe rrethana: në ato vende të ketë mbizotëruar rrilla (rryelli) “qumështorja”, që edhe sot në Dushkajë njihet dhe përdoret si bar helmues për të zënë peshq. Qumështorja përzihet me disa bimë të tjera helmuese dhe së bashku formojnë “mleqen”. Shih: “E mleqitem pusin; Nxumë peshq me mleqe” etj. Trajtën rril’ e shohim nga rrillë ? me rënie të një l?je, rezultat i brendshëm i shqiptimit të fjalës.
S
San/ë, ~a. - Sipas barit të parë që kositet në livadhe e që kur të teret vendësit e quajnë Sanë, në Kralan të Dushkajës kemi gjetur të jenë emërtuar dy rrugë: Udha San’s (jp.) dhe Udha San’s (v.). Në traditë të Kralanit na thanë se “Nëpër këto rrugë e bartnin sanën nga livadhet, rrethanë nga e cila iu mbetën edhe emrat e këtyre dy rrugëve”. Me po këtë kuptim fjalën e kanë edhe disa fjalorë. Fjalori i Kristoforidhit (309) Sanë ~a (g.) ef. ??. = ??????????, ? ????? (që hanë bagëtia); Bashkimi (390) Sâne, a, vf. shum. sâne e sânenaié, t. Fieno.; Fj. Shq. – Serbokr. (843) Sán/ë, ~a f. seno.; FGJSSH (1732): SÁN/Ë, ~A f. Bar i korrur e i tharë, që ruhet si ushqim për bagëtinë; bar i thatë. Deng (mullar) sane. Era e sanës. Mblodhën sanën. U shtien sanë bagëtive.
Spirrak,~u, (~i). - Për mikrotoponimet Arat e Spirrakit, Kodra Spirrakit dhe Kroni Spirrakit (në Gërgoc), në traditë thonë se janë sajuar “sipas një bari që del në këto vende e që po e quajkan Spirrak”. Fjalën nuk e kanë Fj. e gj. shq. Në Dushkajë përdoret fj. spirrë ?a për pjesë e hollë që shkëputet a prehet nga një copë druri”; “spirra e xhamit”: “e bani spirra?spirra” etj., por edhe për diçka të ligshtë, të hajthem: “ishte njëfarë spirraki”. Në emërtimet toponimike në shtjellim, kujtojmë se për burim etimologjie do marrë emri i bimës Spire ?ja, spire e vidhtë, shih mbretëreshë e livadheve (Spiraea ulmaria L., Filipendula ulmaria), që e ka Fj. i Bujq. të N. Qafzezit.1[1]) Kjo rrugë etimologjike do t’i mbështetej edhe asaj që është ruajtur në traditë, edhe pse fonetikisht Spirraku del pak i larguar nga trajta e fj. Spirrja dhe jo vetëm për punë të prapashtesës ?ak.
SH
Shavar,~i (Shvarin/ë,~a, ~at). - Të sajuara sipas emrit të bimës barishtore Shavar-i, që del në ato vende, në Dushkajë kemi shënuar toponimet: Shavarina (ara, livadhe – Cërmjan); Shavarina (ara, livadhe – Palabardh); Shavarinat (ara – Qëndresë e Epër – ish Ratishi i Epër); Gryka Shavarit, Krojet e Gryk’s Shavarit, Rrahi Gryk’s Shavarit (Gërgoc); Lugi Shavarit, Mahalla Shavarit, Mali Lugit Shavarit, Kroni Lugit Shavarit, Prrocka Lugit Shavarit (Shqiponjë – ish Jabllanicë); Kroni Shavarit (Kralan); Lugi Shavarit, Mali Lugit Shavarit (Maznik); por kemi gjetur edhe Mali Zhavarinave, pra me zh- në vend të sh-, që është ndërrim lokal tingullor sh : zh në këtë emërtim toponimik.
Fjalën nuk e ka “Bashkimi” as Fjalori i Kristoforidhit. E ka Fjalori Serbokr. – Shqip (850): Šèv?r, ára m. bot. kallam –i m, shavar m; (grm) gëmushë f., kaçubë f., çufër f. Fjalori Shq. – Serbokr. E ka shavar, ~ i m. pl. ~ ë ševar (Stipa pulcherrima). Në FGJSSH (1821) Shavár, ~ i m. sh. ~ ë, ~ ët bot. 1. Bimë shumëvjeçare deri tre metra e lartë, me kërcell të drejtë pa nyja, me gjethe të gjata e të ngushta dhe me lule të mbledhura si kalli, që rritet në këneta e buzë ujërash dhe që përdoret për të mbuluar kasollet, për të bërë rogoza etj. ... Shavari i kënetës. Rogoz shavari. Tufa shavari. Korr shavar. Kasolle e mbuluar me shavar. 2. Kundje. Pres shavar. 3. Një lloj bari i gjatë që rritet buzë ujërash dhe që, kur është i njomë, përdoret si ushqim për bagëti. Me fjalën u mor edhe Çabej (II, 130): Shavár m. “Stipa pulcherrima, bimë që i përngjan zunkthit”. Këtë emër bime, që dëshmon Markgrafi për Malin e Shibenikut, Ëeigani (Balkan – Archiv II 224) e spiegon nga turq. Çavdar “thekër”. Spiegimi nuk qëndron as materialisht as gjuhësisht. Nuk mund të ndahet kjo fjalë nga serbokr. Ševar “kallm, kallmishtë, shkurre”.?
Edhe në Dushkajë kjo bimë quhet kështu, prej nga emërtimet toponimike që i përmendëm më sipër: Shavar –i, ~ ina, (Shavarina), ~ inat (Shavarinat). Meqë është bimë e përhapur nëpër Kosovë, sidomos në vende moçalike, gjurmët e emrit Shavar në toponimi janë të theksuara. Kështu “Nga kjo fjalë dhe prapashtesat: -ina, -ica, -ni, etj. janë formuar shumë toponime, si: Shavarina (ara) në fshatin Shahiq; Shavarine (ara) në fshatin Berivojcë; Shavarice (ara) në fshatin Kuzmin; Shavarnik (ara) në fshatin Lepini, etj.”12), ndërsa një mal në Kranidell po u quajka Shavarinka.13)
TH
Thek/ën, ~ra, (~na). - Thekën, shq. letr. thekër, është fjalë e mbarë shqipes dhe emërton bimën Secale cereale. Sipas emrit të llojit të drithit me të cilin janë mbjellë dikur, thek:ër, ~a (Thekna) në Dushkajë gjallojnë mikrotoponimet: Ara Theknës (Bec) dhe Ara Theknës (j.) (Sapot). /Pothuaj gjithmonë i mbillnin me thekër (n), ndaj i quanin kështu, na patën thënë informatorët në terren./. Dikur në Dushkajë thekra mbillej dhe përdorej më tepër se tash, ndaj ka lënë gjurmë edhe në toponimi.
Fjalën e kanë fjalorët: – thekënë –a (g.) sh. thekëna –të ef. ò?. edhe: thekërë–a (t.) sh. thekëra –të ef. ò?. = ?????, ???????, shih te Kristoforidhi (364). Në trajtën th?ken, thèkna –t. vf. shum. thekna e théknaie –t. Segala, (Cereale), Bashkimi (473). Fj. Shq. – Serbokr. (964) thek/ër, ~ra f. bot. (Secale cereale) raž; bukë thekre; miell
thekre… etj. Sikundër edhe në Fj. Serbokr. – Shq. (732), raž, raži f. thekër – thekra f. (Secale cereale). FGJSSH (2055) e ka THEK/ËR. ~RA f. sh. ~RA, ~RAT bot. Bimë njëvjeçare që mbillet si drithë sidomos në zona malore, me kërcell si të grurit, me kokrra të murrme, të gjata e të holla; kokrrat e këtij drithi që përdoren për ushqim… Bukë thekre. Arë me thekër. Kashtë thekre. Mbjellim thekër etj. Në Dushkajë trajta e gegërishtes thek/ën, ~na.
Deri vonë është menduar se fitonimi thekën nga lat. SECALE. H. Bari?i (19, 208) është ndër të parët që fitonimin thekën të shqipes të mos e konsiderojë fjalë të huazuar nga ndonjë gjuhë e huaj. M. Budimiri (31, 7) jo vetëm që thekën të shqipes nuk e konsideron të provinciencës latine , por edhe trajtat latine secale, sicale i konsideron të burimit ilir (…).13-a) Profesor Çabej (St. gj. II, 204) thotë se është “Fjalë e mbarë gjuhës. Bardhi jep gabimisht Secale Tërshana. Rrjedhoja janë theknore thekërore f. “arë e mbjellë thekër” e bukë e thekërt. Sikurse shënohet shkurt dhe në Li. Posn. VIII 92 e në Revue de Linguistique VII 1 187 v; edhe thekën thekër është një fjalë vendi.14) Prandaj mendimi i Bari?it dhe, sidomos, i Çabejt që, këtë fjalë të shqipes ta konsiderojnë si fjalë të vendit, është i pranueshëm.14-a)
b) Emërtime toponimike me prejardhje nga emra të bimëve drunore:
A
Ah/i (u) –Ahisht/ë, ~a. -
Nëpër disa vise të Dushkajës druri i ahut është i përhapur, ndaj gjithandej ka lënë gjurmë edhe në toponimi. Në toponiminë e kësaj krahine fjala Ah është ngurosur, në njëjës dhe në shumës, për të emërtuar vendet në të cilat dikur ka pasur aha si dhe ato vende në të cilat edhe sot gjendet kjo bimë drunore. Të kësaj rrjedhoje në Dushkajë kemi shënuar: Ahishta Dubuçakit (vl.- Bardhaniq); Ara Ahit (v.- Sapot); Kroni Ahave (l.), Lugi Ahave (l.), Mali Lugit Ahave (l.), (Vranoci i Vogël.). Në top. e mikrotop. të përmendura, emri i bimës drunore Ah është ngurosur në trajta të drejta gjuhësisht. Shih, edhe te Ahishta e Dubuçakit, fj. tregon vend me aha, sikundër e kanë edhe fjalorët, me prapashtesën (i) shtë -ishtë. Por, kemi gjetur edhe emërtimet me trajtën ahmat, si: Mali Ahmatit (vl.). /Një lëndinë në të cilën gjenden një numër i madh varrezash, për të cilat jabllanicasit nuk dinë se kush është varrosur në to as të cilës kohë janë. Gjenden në fazën e zhdukjes së tërësishme, por që kërkojhen gjurmime arkeologjike rreth tyre. Konsiderojmë se emri i mbeti sipas ah –ut, lloj druri, që do të ketë pasur dikur aty./, e mbi këtë bazë është sajuar edhe mikrotop.Vorret n’Mal t’Ahmatit (Shqiponjë, ish - Jabllanicë). Edhe në këto emërtime toponimike mendojmë se është strukur fjala ah ~u. Këtij mendimi i bëhet krah edhe një burim nga terreni: Kur e pyeta një banor të katundit Shumicë Ahmataj (rrethinë e Bajram Currit) se pse katundi juaj quhet kështu? Ai m’u pat përgjigjur: “Kam ndëgju prej pleqve se këtu kish pasë aha shumë – mal me aha”. Mirëpo, gjatë rrugëtimit historik, nga toponimet janë formuar antroponime dhe anasjelltas. Po sjellim një shembull të tillë që e kishte shënuar në terren studiuesi Bahtijar Kryeziu: Ara Ahmatit – “quhet kështu sipas njëfarë Ahmat Leka”15), pra kemi të bëjmë me një antroponim me prejardhje nga emri i drurit Ah-. Si duket me fjalën nuk u mor profesor Çabej.Te Kristoforidhi (38) ah –u sh. ahe -të dhe eh –të em. ò?. edhe: ah -i (Shk.) em. ò?. = ? ò???, ???????. Po asht për emër të një druri (të trashë, landë) mali – bjeshke e ka edhe Bashkimi (19): Ah, i, vm. shum. ahé, emen lánét ci ghinnét n’bjèshket. Faggio.
Me këtë kuptim e kanë edhe fjalorë të tjerë. Fj. Shq. – Serbokr.(13): ah, ~u m. pl. ~e bot. Bukva (Fagus); lende ahu, gjethe ahu… Studiuesi ynë Shefki Sejdiu (më tej – Sejdiu) mendon se emri ah është i lashtë dhe i gurrës indoeuropiane: “Ah është emër i mbarë shqipes për drurin Fagus sylvatica. Fitonimi ah i takon fondit indoevropian të shqipes dhe, për shkak të kashtësisë së emërtimit, emri është i pazbërthyeshëm. Pokorny (155, 788) dhe Bari?-i (13, 24; 14, 175) e nxjerrin fjalën ah të shqipes nga një i. e. *os, *oska, përkatësisht *osko, kurse Oštini (147, 152) dhe G. Meyer-i ( 136, 41) fitonimin ah të shqipes gjithashtu e konsiderojnë të gurrës indoevropiane, por nga një ask- përkatësisht aska”15-a).
Fjala është shpjeguar në FGJSSH, ah, ~u m. sh. ~e, ~et bot. Dru gjethor i pyjeve malore, me trung të trashë, me lëvorë të lëmuar të bardheme ose ngjyrë mishi, lënda e të cilit përdoret për orendi, në ndërtim etj. Ah i bardhë (i kuq). Pyll ahu. Dru ahu. Dërrasë ahu. Tryezë (dollap) ahu. Me të njëjtat kuptime përdoret edhe në Dushkajë.
Arr/ë, ~a (Arrnicë). -
Arra (Juglaus regia), bimë frutore drunore, është e rrallë në territorin e Dushkajës, por, megjithatë, aty ku ka pasur apo ka edhe sot, emri i saj ka hyrë dhe ka lënë gjurmë në emërtime toponimike të këtij krahu. Në Rashkoc kemi shënuar: Lugi Arrave (v.), Rruga Arrave (l.), por edhe Errnicat (vl.) - Kanë qenë ara jo aq të frytshme, pastaj i kanë shndërruar në livadhe. Inf. thotë se sipas një bar (si me therra) që del në to - i quajnë kështu (?), këtu kemi edhe Lugi Errnic’s (v.) e Mali Lugit Errnic’s (v.), mal që shtrihet në Lug të Errnicës, ndaj quhet kështu. Por, ne na thotë mendja se emërtimet e këtij tipi do të kenë prejardhjen nga Arr:ë –a, lloj peme, ndërsa Errnicat (j. - Palabardh) - mbase nga arr:ë –at (pemë), që do të ketë pasur dikur aty.
Mikrotoponimet Arrnicat (ara) dhe Lugi Arrnic’s (lug), i shënuam në Kralan, e?Arrnicë ? emër livadhesh në Rakovinë të Dushkajës. Nga vetë kuptimi i fjalës, po edhe nga të dhënat e terrenit, emërtimi Arrnicë del se ka për burim emrin e pemës frutore arrë. Fjalës iu ka dhënë prapashtesa (zvogëluese) ?icë, prapashtesë kjo që është e përdorshme në emërvende të Dushkajës, po edhe më gjerë. Emërtimi ka dalë nga rrethana se në ato vende dikur ka pasur arra ? arrishtë, arrnajë ? arrnicë.
Me sa dimë, profesor Çabej nuk është marrë me shtjellimin e kësaj fjale, por dihet se është fjalë e gjithë shqipes. Me kuptim të njëjtë, si e dhamë më sipër, e kanë Fjalori i “Bashkimit”; Fjalori i Gjuhës Shqipe, Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe16) etj.
Për gjurmët e theksuara të emrave të bimëve në toponimi, duke e cituar Miss Edith Durhamin, Çabej shkruan: “Miss Edith Durham, e cila ka udhëtuar për shumë vjet nëpër Shqipëri të Veriut, tërheq vëmendjen mbi faktin që emrat e vendeve me burim nga emra bimësh janë shumë të shpeshta si në viset sllave jugore si në trevën shqiptare, sikundër tregojnë thotë ajo, për Shqipëri emrat Arnje, Kështenja, Molla, Qerreti, Kumbulla, Dardha e për sllavishten jugore Krushevo, Krushevac, Krushevica.”17) Ndërsa për emërtime toponimike që kanë për burim emrin e pemës arrë, flasin edhe të dhënat se “nga kjo fjalë arrë ka përplot mikrotoponime dhe kudo, kurse në anë të Shkodrës ka edhe patronim Arra..., e në anën e Beratit po gjendej fshati Arrëzë, kurse në të lagjja krishtere me emrin Arrëzë, që tradita e lidhte me prejardhje nga arra, sepse kishte shumë arra në fshat.18) Sejdiu vjen te përfundimi se “gjithsesi mund ta afrojmë fitonimin arrë të shqipes me oreh, orah të sllavishteve, por jo në relacionin e filiacionit. Sidoqoftë, leksemi arrë është shumë produktiv, sidomos në toponimi. F. B. Nopsca (147, 27) toponimin antik Arnissa-Arnistae e interpreton me fjalën arrë të shqipes. Edhe toponimet Arrnjetë, Fusha e Arrësit dhe Arras, të gjitha në Shqipëri, sqarohen me fitonimin arrë. Sipas arrë në shqipe janë krijuar shumë apelative: arrëz, arrëza e fytit (anatomi), arrëz, arrtishtë dhe arrnjetë “vend me dru arre”. 18-a)
Me prejardhje etimologjike nga arrë shoh Errnica (Shqiponjë, ish – Jabllanicë); Errnicat, (emër livadhesh në Rashkoc), si dhe Orrnica,19) (ara në Bec), me apofoni të a?së nistore (a:e:o) + prapashtesa sllave ic(ë) ? ica(t) për shumës dhe një ? n ? epentetike në mes të fjalës bazë dhe prapashtesës. Së këndejmi, shohim analogjinë e trajtave toponimike të Dushkajës: Arrnicë, Errnicat dhe Orrnica, me alternimet fonetike të sipërpërmendura, e që kanë për burim rrethanën se “në ato vende dikur ka pasur arra”. Për vende që mbajnë emrat Arrnicë, Errnicë dhe Orrnicë, në Dushkajë thonë se “janë tokë e ligë, jopjellore“.
B
Bli/ni. - Sipas Bli-rit, - lloj druri (Tilia), që ka trung të trashë e jo shumë të gjatë, jep lule me erë të mirë. Lule blini. Çaj bliri..., janë sajuar disa top. e mikrotop. në Dushkajë. Blini Syl’ Baftisë (jl. –Bardhan); pastaj Ara Blinit (l.- Bërdesanë); Te Blini ( p.), dhe Ura Blinit (l. - Shqiponjë) - Sipas një bliri që ishte aty, e mori emrin edhe ura; Ulica Blinit (vp.) dhe Te Blini (p. – Kralan); Mali Lugit Blinit (vl.), që e patëm shënuar në Rakoc; Lugi Blinav ( vp.- Rakovinë) - Sipas blirëve që ka aty. Bliri është bimë drunore gjetherënëse, jep lule me aromë dhe përdoren në mjekësi dhe në amvisëri. Kristoforidhi (53): bli -ni (g.) sh. Blinj –të em. Ò?. edhe bli –ri (t.) sh. Blinj –të em. ò?. = ?????? ?????? ?; Bashkimi (46): blîì, blîni, vm. shum. bilge –t. Legneto in forma di molla.
Ndërkaq, në krahun jugor të territorit të Radoniqit kemi pasë shënuar disa top. e mikrotop. në pjesën e dytë të të cilave është strukur kalku (fj. sllave) Lipoc ~i, ~it, si: Kroni Lipocit – ndodhet afër fshait Lipoc; Malet e Lipocit (j). – sipas llojit të drunjve që ka dhe është në afërsi me territorin e quajtu Lipoc; Rruga Lipocit – rrugë që çonte për në Lipoc; Vorret e Lipocit – ngase janë afër Lipocit; Qafa Lipocit – Vend i pasur me blirë (lloj druri). Nga sllavishtja l i p e – bli, me prapashtesën –oc = Lipoc/it. Për Lipoc –in mendojmë se është një përkthim nga shqip Bli që e ka bërë administrata sllave. Shih Fj. Shq. – Serbokr. (f. 105), bli, ~ri m. pl. ~rë bot. Lipa (Tilia); m. Fj. Serbokr. – Shq (338): lipa f. bot. bli –ri m. pl. blirë (Tilia)…, lipovac, -ovca m. (med.) mjaltë bliri (nga bletët që e kanë thither nektarin e lules së blirit. E ka shtjelluar Çabej (St. gj., I, 70): bli blî m. “Tilia”. Blinisht m. “pyll me blij (në toponimi); në Mat Blineshtë f. nga emri i pyllit ka marrë kuptimin e emrit të drurit (Mitrushi 219). Më tej vazhdon se del për herë të parë te Buzuku (…); e ata vonë për fat përqark ndë peteka b?m n blini fort t egra “Circumierunt in melotis”; Budi DC 183. Pas H. Bertramit (Hylli i Dritës VI 630) në Veri blijt e egër quhen caracat. Për blinisht sh. Sufflay (Arhiv za arb. Starinu II 201, … Etimologjikisht Kamarda këtë fjalë e afron me gr. ???? ? “bli”. G. Meyeri e bashkon me rezervë, me gr. ?????? :lëkurë druri”, po më fort anon ta qesë nga një lat. * (li)brinum prej liber “bli”.20); Por edhe lipë f. “bliri, Tilia”. Mungon te G. Meyeri. Në Osojë të Oparit e në Përmet; për Opar e ka dhe Mitrushi 219, fjalë për të cilën Çabej 322 thotë: Huazim krahinor nga sllav. lipa “bli”, pas rrethanave dialektgjeografike nga bullgarishtja.
Afrimi i bli të shqipes me blinde (Salix caprea) të lituan., që, për shkak të pozitës dhe formës së gjetheve dhe ngjyrës së lëvores, e bën Çabej, në shikim të parë na duket i pranueshëm, edhe pse sin ë kohë edhe në hapësirë duket i largët. Por, ndoshta, afrimi i bli të shqipes me të latinishtes blandus (82, 71) dhe të gjerm. Linde “Tilia” do të çonin te një bazë i. e. *lentos “i butë”, që semantikisht përkon me cilësinë e drurit dhe aromën e butë dhe të këndshme të këtij druri.
Fjala bli është mjaft produktive ne toponimi dhe patronimi. Šufflay (192, 223) përmend katundin Blinisht përkatësisht patronimin Blinishti të shekullit XV, kurse në një shkresë të Karlit të Anzhujve (93, 102) përmendet edhe patronimi Blenishti20-a).
Bojli/a. - Disa gjurmë të mbetura në toponimi sipas emrit të pemës Bojli në Dushkajë i kemi gjetur në formimet Te Bojlijat (vp.) - /Mazniku njihet në atë krah për bojli (lloj peme) të mira. Kështu quhet vendi në një kodër ku janë disa trupa bojlish të vjetra, afër shtëpive të duzhmanve, në Maznik/; Livadhi Bojlisë (p. - Rakoc); Ledina Tu Bojlia (vl.- Rashkoc). /Dikur në këtë lëndinë kishte pasur bojli, ndaj i mbeti ky emër./. Në FGJSSH, (f. 162) është BOJLI, ~A f. sh. ~, ~TË. Qershi, që bën kokrra të mëdha, shumë të ëmbla, me ngjyrë të kuqe të mbyllur dhe që piqet në qershor. I ka faqet si bojlia. Bashkimi e ka Bojlii, a, vf. bojliia, t, Gni fare cershiiét kokerr madhé e fort e shiishmé. Specie di ciliegio.
Bung/i, (u). - Malet e Dushkajës janë të pasura me lloje të ndryshme drunjsh dhe shkurresh, por ndër drunjtë më të theksuar është edhe Bungu. Kemi shënuar emërvendet e sajuara sipas emrit të drurit Bung: Lugi Bungit (vp. –Maznik); si dhe Zallina Bungit (jl.- Rashkoc). Gjithandej: Dru bungu. Dërrasë bungu. Bungishtë (për mal me bungje), por edhe Mal me bunga, etj. Njihet për dru të fortë e të qëndrueshëm. Edhe njerëzve kokëfortë iu thonë: krybung. Për punë etimologjie të fjalës bung është marrë Çabej: bung m. bungë f. “lloj dushku, Quercus sessiliflora”; nga kjo rrjedh rum. Bunget “pyll i vjetër i dendur” me sufiksin –et nga lat. Etum. G. Meyeri 54 mendon – me dyshim – për një burim mga sllav. e vj. kishtare buky “ahu”. Bariçi (I 103 v.) e krahason fjalën me lit. bingùs “i bëshëm, i pashëm”, të cilën e afrojnë me gr. ????? “i trashë, i fortë”, ind. E vj. b?rdháh “i fortë”; … ; Kjo fjalë në shqipen ka dhënë disa zgjerime: bungajë f. “pyll me bunga”, bungbutë, bungëleshë f. “Quercus lapuginosa”, bungkeqe f. “Quercus conferta” , sh. Gazulli, Mitrushi 356, 358. Del edhe në toponimi: Bunga e re, B unga e vjetër (Seiner 89). Nga etimologjitë e dhëna gjer tani ajo e La Pianës ka më shumë të ngjarë të jetë e drejtë. Me gjith’ atë gurra e kësaj fjale mund të qëndrojë gjetkë: arm. bun “trungu u drurit, kërcelli”, irl. e mesme bun “rrënjë” etj.; e në shqipen të ketë një zgjerim me sufiksin –k që u asimilua prej –n-së në g-. Për zhvillimin kuptimor khs. P.sh. drushk dushk: dru; shpardhë: gjerm. Sparren “qepër, tra”; rus. ?????? “tra, kërcu”: ???? “lis”; shq. lis nga sllav. les? “dru, pyll”; gr. e re ????? “lloj lisi” nga shq. rrënjë etj. (Çabej, I, 83). FGJSSH (197) e ka BUN/G, ~U m. sh. ~GJE, ~GJET …, për lloj dushku (…) me lëkurë të murrme e me gjethe vezake, që nxjerr tri deri në shtatë lende së bashku në një bisht. Bunga e butë. Lende Bungu. Dërrasë bungu. Pyll bungjesh. Si dhe BUNGAJ/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT. 1. Pull mer bungje. Bungajë e dendur. Në serbokr. fj. Hrâst, hrásta m., i barazon me dushk –u, m. lis m. bung m. (Querrcus), (Fj. Serbokr. – Shq., 224).
Ndërkaq, H. Bari?i (13, 66) dhe I. Popovi?i (162, 22) bung të shqipes e konsiderojnë fjalë autoktone, kurse bunget të rumanishtes huazim nga shqipja (Sejdiu, 202).
Kristoforidhi (Fjalori…, 58) e ka në gjininë femërore bung –a sh. Bunga –të ef. Ò?. = ?? ??? ?????, koqevet bungësë u thonë lene (g.) lende (t.) = ???????. Edhe në Dushkajë kokrrave të bungut iu thonë lena. Te Bashkimi (f. 57), Bung, u, vm. shum. bunga –t. êmen i dyy fare lisash ci jâne: bungbuta, Farnia o Iscbia, e tsilla i kaa ghétht e lênnin mâa t’voghel se tjetrt ci cuhen bungkécé, Quercia o Rovere. Nome di due differenti specie di quercia.
D
Dardh/ë, ~a, lloj bime drunore – pemë frutore.
Onomastë, etimologë e studiues të tjerë janë marrë me çështjen e fitonimit dardhë. Për këtë (Sejdiu, FSHK, 204) hedh dritë se “Fitonimi dardhë është fjalë për të cilën, një shekull e më tepër, diskutohet nga shumë gjuhëtarë dhe historianë. I pari prej tyre ishte J. G. V. Hahn, i cili nëpërmjet fitonimit dardhë u përpoq t’i sqarojë emrat Dardania dhe Dardanë.
Sipas emrit të kësaj peme në Dushkajë kemi gjetur një numër të madh mikrotop.: Dardha e Thatë (l.) – /Një Dardhë – lloj peme, e tharë, e cila gjendet në mes të Arave të Gata, ku edhe sot e kësaj dite ruhet dhe afër saj pushojnë bujqit e këtij fshati.(Bardhaniq); Livadhi Dardhave (l. - Bec); Dardha Xhamisë (v.- Dardhë , në anën e prapme të Xhamisë së Cërmjanit (në oborr) e cila gjendet edhe sot.); Livadhi Dardh’s (jp. - Dashinoc); Fusha Dardhave (l.), Lugi Fush’s Dardhave (l.), Krye Gryk’s Dardh’s Hanë (jp.), Kroni Gryk’s Dardh’s Hanë (p.), Livadhi Gryk’s Dardh’s Hanë (jp.), Mali Gryk’s Dardh’s Hanë (p.), /Sipas Dardhës Hanë që e kemi të ngurosur edhe në disa top. e mikrotop. të Gërgocit./; Te Dardha Haxhi Nezirit ( l. - Shqiponjë). - Një vend i sheshtë, në formë të trekëndëshit, midis nyjes së tri rrugëve të fshatit që çojnë në fusha të Shqiponjës dhe më tej në fshatra të tjera përreth. Gjendet në mes të toponimeve: Seishtat, Nërjazet, Polloçeku etj., afër Jazit të Katunit. Në këtë lëndinë të vogël tuboheshin burrat për të biseduar për probleme të ndryshme, e veçmas këtu tubohen fshatarët me “Komisionin e Ujit” për të ndarë rendin e dhënies së ujit bujqve për të ujitur fushën. Aty afër, në Seishtë, në pronë të Haxhi Nezirit të dikurshëm, ishte një dardhë e moçme, ku sipas kësaj dardhe e kishte marrë emrin ky mikrotoponim./; Ara Dardh’s (vl.), Te Dardha Maksutit (j. - Kralan); Dardha Hasanit (v - Radon.); Ara Dardh’s ( j. - Rakovinë); Livadhi Nër Dardhë (jl.- Vranoc i Vogël.); Dardha Shabanit (l.), Dardha Zotnisë (vl. - Zhabel.); Lugi Dardhave (v. - Zhdrellë) - Në këtë lug ka shumë dardha të egra, prej nga edhe emri. Sikundër shihet nga këto emërtime toponimike, emri dardhë del herë si pjesë e caktuar, herë si pjesë përcaktuese, herë si pjesë e strukur në përbërje të ndonjë formimi toponimik – togfjalësh.
Në Fjalorin Shqip – Greqisht (f. 76) Kristoforidhi e ka dardhë –a sh. Dardhë –të ef., … Edhe Bashkimi (80) e shpjegon me kuptim të emrit të pemës: Dardhe, a, vf. shum. dardha, t. Thirrét kokrra e pêma (lisi). Pero (albero), pera (frutto). Territori i Dushkajës është i pasur me lloje të ndryshme të dardhave si dhe me dardha të egra. Fj. Shq. – Serbokr.: dardh/ë, ~a f. pl. ~ë, ~a bot. kruška (Pirus communis); ~ e egër divlja kruška, …, pastaj: dardhë verore, vjeshtore etj. Në Dushkajë çmohet si pemë e mirë. Shih për këtë, një fjalë e urtë përdoret: Dardha pikë nër dardhë. Çabej, I, 107 thotë: Fjalë e mbarë gjuhës. Zgjerime popullore të saj janë dardhishtë e dardhukël, që të dyja me kuptimin “dardhë e egër”. (…) Këtë fjalë e krahasojnë (me dyshime) me lit. drignes, let. Drigenes “Hyoscyamus niger”, me gjerm. e vj. të lartë tirn-pauma “Cornea silva”, tyrn “thanë”, rus. gepëH, serbokr. drijen “thanë” e eventualisht edhe me gr.???c??? ???cn?V “lumaqe, degë”, sh. sëfundi Pokorny 258, me literaturë, Hofmann GEË 361, Vasmer REË I 342 v. Fjalën këltike e çojnë te një bazë *drageno, nga një bazë indoeur. *dh re gh-, Shq. dardhë mund të ketë dalë prej një baze *dhorgh-. Kjo supozon për keltishten një gh palatale. Në pikëpamje materiale do përmendur se shqipja ka të përbashkëta me keltishten edhe të tjera emra bimësh e drurësh, si dardhëz, bërshë. –Për ???c??? ???cn?V khs. Trishe. –Sh edhe dredhëz. Në shkrime të një konsuli italian kemi gjetur se një vendbanim i rrethinës së Shkodrës quhej Dardhë (Darda - vicino a Scutari) 21), ndërsa, sipas dardhës, në Bec të Dushkajës një familje e gjerë mban etnonimin dardhojt.
Në kosovë gjendet fshati Dardhë, i emërtuar gjithashtu sipas këtij fitonimi.
Fitonimi dardhë në shqipen është mjaft produktiv (Sejdiu, FSHK, 204), sidomos është produktiv në toponimi dhe mikrotoponimi. Hahni, i cili njëzët vjet më parë pati pohuar se emri Dardania mund të sqarohet me fjalën shqipe dardhë, kur udhëtoi përsëri nëpër Dardani, u bind edhe më tepër se Dardania është vend dardhash dhe etimologjia e dhënë që më parë iu duk edhe më bindëse.
Dud/i. - Emri i bimës drunore frutore - pemës Dud –i, në Dushkajë përdoret në gjininë mashkullore, shih, dud/i, sh. ~a, ~at. Ka duda të zi (Morus nigra), duda të bardhë (Morus alba), emërtime këto sipas ngjyrës së frutit. Ka lënë gjurmë edhe në emërtime toponimike: Livadhi Dudit (j.), /Vendësit e quajnë kështu këtë livadh, ngase dikur paska qenë në të një dud (lloj peme) – Dashinoc/; Bahçja Dudit (v.), /Sipas një Dudi të vjetër. D u d,-i = lloj peme – Zhebel/.
Fjalën e ka Bashkimi 95, Dude, a, vf. shum. duda, t. S. Mânn, ì. Mora , gelso. Në FGJSSH, DUD/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT. Man i zi; kokërr mani shumë e pjekur dhe e butë, që bie vetë në tokë. Në trajtën dud –i, e ka edhe serbokroatishtja. Fj. Shq. – Serbokr. dud/ë, ~a f. pl. 1. bot. crni dud. Në fjalorët e përmendur ky emër peme del në gjininë femërore, por për nga kuptimi është i njëjtë me atë të toponimeve që i shënuam më sipër.
Dushk-i (u), Dushkaj/ë, ~a:
Dushkajë. ? Emri i krahinëzës DUSHKAJË, në Rrafsh të Dukagjinit, është jashtë çdo dyshimi se është sajuar nga fjala dushk. Emërtim që i përshtatet florës së hershme po edhe të tashme të kësaj treve, sepse krahinëza në fjalë është vend malor, me pyje, male, dushk.
Fjala dushk është shumë produktive në toponimi dhe patronimi. Në burime që datojnë që nga shekulli XV, hasen toponimi Dushk dhe patronimet Gjon Dushklisi, Gjergj Dushklisi.22)
Në toponiminë e Dushkajës fjalën dushk e gjetëm të shtanguar edhe në trajtën e shumësit ? Dushqet. Disa korda në Gërgoc mbajnë emrin Zabelet e Dushqeve, ndërsa Kodra Dushqeve quhet një kodër në territor të katundit Kralan, Roga Dushkit (l.). /Lëndinë ku kanë tubuar dushk për bagëti - (Shqiponjë, ish-Jabllanicë.), që sipas traditës në këto vende “ka pasur dushk shumë, aty kanë mbledhur dushk për bagëti, për t’iu shtruar bagëtisë” dhe mbi këtë bazë iu kishte mbetur edhe emri. Me rrjedhojë të tillë ka emërtime top. edhe nëpër vise të tjera: Te Dushket – emër mali në Kranidell të Kamenicës, “mal ku fshatarët vëjnë dushqe për bagëti. Këtu kemi ndeshur fenomenin e shumësit pa palatalizimin e k > q – ç.”23)
Fjalën dushk e ka shtjelluar Çabej: dushk m. “Quercus, lis; gjethe të thata për ushqim të bagëtisë në dimër”. G. Meyeri 75 jep dushk e drushk “lis”, prej Kalabrie dushqèf. “lisnajë”, e në f. 125 gr. e re (Epir) ??????? “????? ?????” si një huazim të greqishtes prej shqipes. Fjalë e mbarë shqipes, thotë Çabej, që ka dhe plot zgjerime: i dushktë, dushkajë, dushkonja, dushkull “Pistacia lentiscus”, dushnezë “shkurre”, dushnik, dushnjerre, dushkohet (Fjal. i gju. shqipe)”. Ndaj, edhe emërtimi Dushkajë doli nga fjala bazë dushk me formantin prapashtesor ?ajë, që për këtë formant profesor I. Ajeti thotë se “u ngjitet emrave, të shumtën kolektivë, e që në pjesën më të madhe kanë përdorim topik, fjala vjen: dushkajë, fierajë, bungajë, bishtajë, gurajë, lisnajë”.24) Trajtat Dush ? Dushk dhe Dushnik, me funksion toponimik i përmend edhe R. Doçi; ndërsa Dushkajë, ?a, e ka FGJSSH, me kuptim “pyll a korije me dushqe”.25)
Fjalën e ka Bashkimi 97, Dushku, shum. dushcè, t. Fogliame secco. Si dhe Dushkaie, a, për Terreno coperto confogliame secco.; Kristoforidhi 89: dushk –u sh. Dushqe –të em. ò?. = ???V.; FGJSH, ? Dushk?u em. shu. dushqe; FGJSSH, f. 388, ? Dush/k, ? ku m. sh. ~QE, ?QET. bot. për: 1. “Dru i lartë pyjor me kurorë të dendur, me gjethe të shumta e të dhëmbëzuara, …, emërtim i përgjithshëm i disa llojeve drurësh që kanë tipare të tilla të afërta (si p.sh. rrënja, bunga, qarri, shpardhi, valanidhi etj.); lis. Dushk i ri. Gjethe (degë, dru, lende) dushku. Prush (hi) dushku. Pyll me dushqe. Në Dushkajë i përgjigjet kuptimi që është edhe në këtë fjalor: Degë të vogla me gjithe gjethe, të prera prej këtij druri, që grumbullohen për dimër si ushqim për bagëtinë. Mullar me dushk. Preu (bëri, vuri) dushk. I ushqen me dushk. Sikundër edhe trajtat Dushkaj/ë, ~a, … Pyll a korije me dushqe; Dushkisht/ë, ~a. Dushkajë.; Dushkohet, për: Mbulohet me gjethe të reja, gjethon. Dushkohet mali. Dushkor/e, ~ja. … Dushkajë. Gjithandej në Dushkajë fjala nuk përdoret për lisat e për trungjet, por përdoret për gjegjet, fletët e të gjitha llojeve të drurëve, pra edhe pemëve drunore: Dushk mali. Dushk verri. Dushunë pemët. Ju ra dushki pemve. Po ju shtroj gjâve dushk. Hangrën pak dushk. Figurativisht fjala përdoret edhe si: Dushk për gogla (me kuptim si: një për një, për ndonjë punë a veprim që përfundon si baras, kur dikush tenton ta mashtrojë tjetrin…). I ka ra dushki (nuk është në formë a pozitë siç ka qenë). Po ja hekim dushkin (kur duan të folin haptas, t’i thonë gjërat ashtu si janë…) etj.