E enjte, 28.03.2024, 08:53 AM (GMT)

Kulturë

Remzi Salihu: Artikulimi i të padukshmes në sematikën intertekstuale të fjalë kreative

E diele, 07.08.2011, 06:56 PM


ARTIKULIMI I TË PA DUKSHMES NË SEMANTIKËN INTERTEKSTUALE TË FJALËS KREATIVE

 

Nga Remzi Salihu

 

Nëse vërtet në këtë kohë përvidhemi rastësisht në skenën e dukshme të kulturës, atëherë gjithsesi se në këtë kështjellë të bashkëjetesës vepruese e të kallaballëkut të ngushtë të shoqërisë sonë, evidente është prania aktive e të gjithëve për ndryshimin e strukturës dialoguese emancipuese, si karakteristikë e veçantë e dallueshmërisë njerëzore, që frymon me gjykime fjalësh alternative, për ngjarje e fenomene të shumta të jetës dhe të shoqërisë sonë. Goditja e fenomeneve të trishtueshme apo pëlqimi i tyre në përmasa të kufizuara individësh, para së gjithash shërben, si kredo e mundshme motivuese strukturore,  nën vetëdije për të gjithë, madje ajo nga vëzhgimi ironik bëhet objekt i mundshëm i kamxhikosjes së përgjithësuar. Me këtë motivim rrënjësor e stimulues nuk do të thotë se unë nga këndi im perceptues dua të qëroj hesap me individë e grupe bandash, klanesh që janë zhytur tërësisht në të. Por dua të them bindshëm se shumë asociacione, institucione e borde janë peng i njëanshëm i një grupimi të caktuar njerëzish që nuk sjellin ndryshime dhe risi në kohë. Kur dihet se çdo individ ka edhe kreativitetin e tij të veçantë për t’u dalluar e plotësuar nga tjetri. Kështu këmbimi i përvojave dhe veçantive do të ishte një ndihmë e mirë për rrethin dhe shoqërinë tonë, e cila tashmë gjatë kohë frymon nën sistemin pluralist të demokracisë.

Pengesë për të menduar ndryshe dikur ishte monizmi, por tani në këto rrethana që jetojmë, kush është pengesë? Kësaj pyetje mund t’i përgjigjet trashëgimia e gjakut të papastër i njëmendësisë së salduar mbrapsht në kokat e individëve të caktuar, që preferojnë në inventarin e shijes së vet këtë humnerë kulture përmbysëse. Në këtë profil kuptimi të distancuar nga e keqja qëndrojmë ne të gjithë. Shikimet tona shumë dimenzionale drejt fenomeneve të dukshme vërejnë, kapin momentet më tipike për shqyrtim të anomalive ekzistuese, të ngjarjeve shoqërore që rrjedhin papandehur  me dukuri të shëmtuara nëpër raste e veprime kohore. Nëpër këto dukuri unë jam një kalorës i rastësishëm i mendimit fiktiv për tundosjen, shpalimin e fenomeneve në arenën e kohës. Në këtë kontekst dukurie, më mbarështon deri më tani kujtesa, se individi duhet të kërkojë përherë alternativë mendimi, rrugëdalje, me fleksibilitet të përhershëm për t’i ndryshuar gjërat rreth tij, rreth nesh. Këto veprime  të sprovuara mund të hapin shtigje optimiste dialoguese për të gjithë njerëzit që kërkojnë risi me perspektivë shpresëdhënse në një shoqëri.  Do të thotë se fenomeni bëhet objekt studimi, si motiv bazë për të shkuar më tej zenitit të kuptimit të njëanshëm leksikor e mendor të njëanëshëm. Nëpër këtë rrugëtim të pa fund vëzhgues e hulumtues, kërkimi i secilit që  përcjell ndodhitë e kohës me fjalë kreative, gjegjësisht të reja, bën kthesë hulumtuese duke i vënë në skenë alarmuese të gjitha ngjarjet e ndodhura në shoqëri,të cilat qëndrojnë të smadhuara në pamje, mu nën llupën e drejtë të vlerave evidente. Sidomos këtyre ndodhive të shumta, të dukshme e tipike për kohën, që vazhdimisht shndërrohen në fenomene të dukshme, të cilave në shoqëri u japim vend e vëmendje kyçe edhe për evidencën e tyre tipike, të theksuar gjeo strategjike kulturore e aktuale me rezonancë të kapshme për kohën dhe njerëzit. Në këtë prani shoqërore të jetës mundohem të ngas pa ndikime e anime klanore, mu për këtë shkak pasojë të gjendjes, ashtu siç ma pret mendja mua, me kondicionin e gjatë të durimit të sprovuar nga jeta dhe përvoja nëpër hapësirën e gjerë të temave dhe motiveve të shumta që na rrethojnë, nxisin, provokojnë frymëzojnë, nga dita në ditë, nga çasti në çast.

Ky kërkim vlerësues për fenomenet bëhet i pranishëm në shoqëri deri në pa durueshmëri të skajshme për anomalitë të shumta që na rrethojnë e atakojnë. Unë po them përsëri nuk kam kurrgjë personale me individë dhe klane të caktuar të brumeve të pangjeshura e të pa thithura në çerepin e madh të karrieristëve të rastësishëm nën saçin e nxehtë të politikës dhe kulturës së vrazhdë egzistuese. Ngase të tillët, ndoshta pa vetëdije, ose me vetëdije lënë gjurmë evidente dhe preferojnë në skenë një ambalazh të dukshëm në luhatjet dhe nuhatjet tyre të këndshme të çasteve përfituese në djepin e përkundur të sektit të lakmuar me shtegtim të brishtë kuptimor, që ia imponon koha dhe vendi i interesit. Kjo vardisje e lezetshme mund të jetë rruga më e shkurtër dhe bindja e tyre e përzgjedhur për përfitim të rastit.

Unë veproj nga profili im subjektiv kritik për ta shpaluar e kapur pa anime të vërtetën në të cilën jetojmë. Çdo krijues letrar e mendimtar është një individ i posaçëm dhe i veçantë në gjykimin dhe perceptimin e gjërave dhe fenomeneve që e rrethojnë, në kohë dhe hapësirë të caktuar, madje, secili ka këndin, misionin dhe emocionin e vet të qasjes, trajtimit dhe synimit të vlerësimit të gjërave. Për mua fenomeni bëhet gjithnjë motiv tipik atraktiv, stimulues me fleksibilitet kuptimi, në kërkim të shumanshëm  në shkrimin kreativ të preferuar. Qoftë ajo edhe e ironizuar të jetë për sensacion global të çastit e vendit. Kjo mbase si ngjarje e mundshme, apo jashtëzakonshme, mund të bëhet edhe objekt studimi rezistues për gjeneratat që vijnë. Çdo gjë e keqe e tipizuar, si ngjarje me gjurmë të hidhura në veprim, në dëm të rrethit, mu në arenë të sheshit të dukshëm, merr formën e  përmasave të shëmtuara, vrastare shoqërore, qoftë ajo të jetë pozitive apo negative për dikë.

Kjo bindje e përgjithësuar vlen të diskutohet dhe vlerësohet drejtë e realisht, ashtu siç reflektohet realisht në masë. Vetëm ata të cilët janë fundosur thellë në ujin e turbullt të fenomeneve të hidhura dhe të përfitimeve të njëanshme, mundohen të notojnë me silueta të brishta hijesh të përkohshme mbi këtë dukuri, pa u lagur, në oazën e vlerave përfituese të rrejshme gënjeshtare për çastin, në dëm të tjerëve, duke menduar në vete rrejshëm se ata janë fryma e aromës së duhur e stinës së preferuar me fryte të dhëna për shije, madje  edheshumë të kërkuar dhe të nevojshme deri në skajshmëri, që mbajnë gjallë njëanshëm karakteristikat dhe veçantitë e kohës dhe shoqërisë për të tjerët. Por baticat dhe zbaticat e dallgëve të dukshme të shijes kreative e japin dimensionin e kuptimit tjetër të drejtë të bindjes njerëzore në bregun e detit të madh të tipikes dhe jo tipikes së dalë në shesh të gjykimeve e paragjykimeve të dukurive të shumta intertekstuale krahasimtare.

Dalja nga unë te tjetri, është një kapërcim i rëndë kuptimor i shpërnguljes së veçantë të ngjarjes së ndodhurur, që ecën me vështirësi kuptimi nëpër urën e tjetërsimit të veprimit psikoanalitik, si qenie ekzistuese. Për ta kuptuar, sqaruar këtë dukuri, të kalimit dhe kërkimit të vetes nëpër këtë shtegtim mendimesh, duhet kohë dhe dije brenda reshtësh vlerësuese. Arti i kujtesës na mëson se ngjarja-hapësira-shkrimi, bëhen strukturë bartëse në vëmendje si produksion mekanik i tekstit për të vlerësuar. Me anë të këtij trekëndëshi kuptimor të identifikimit të kujtesës dhe sqarimit të fenomenit përmbushet mirë shkrimi i intertekstualitetit. Madje arti i kujtesës është veprim i një dëshmie të qëndrueshme semiotike e ardhur spontanisht në veprim nga gjendja e shtanguar deri te ndryshimi i saj në zhvillim alternativ dhe kjo vjen në skenë si paradigmë e fiksuar në kujtesë, pas një diference kohore të arsyes së ngulitur e perceptimit kreativ të ndarjes nga gjendja statike e së kaluarës dhe deri te gjendja e lëvizshme e së ardhmes.

Gjurmët e gjetjes së ngjarjes në tekst të ri nga teksti i vjetër shpalohet në mendim, si përfytyrim identik i tekstit origjinal. Intertekstualiteti është një kurorëzim i dy hapësirave kujtesore. Vetëm shkrimi kreativ analitik, si alternativë e kohës, mundëson një gjë të tillë, të kapshme ta mbarështojë dhe plotësojë të ardhmen dhe dijen tonë të re, duke dhënë në arenë vlerësimi elemente stimuluese të veprimit alternativ në shoqëri. Artikulimi i çiltër i mbijetesës nëpër këtë shtegtim të daljes së  lirë nga vetja është i lidhur ngushtë e drejtë me të vërtetën. E vërteta nuk kuptohet si e izoluar, por si koncept tërësor faktik i të ndodhurës së verifikuar në shpërngulje, nga vetja te të tjerët, në fushën e gjerë të ndodhjes së fenomenit, nga brenda jashtë dhe nga jashtë brenda dhe, duke e trajtuar e kuptuar nga të tjerët, si objekt studimi jashtë vetes, nga e pakuptueshmja në të kuptueshmen e qartësuar. Megjithatë e vërteta e izoluar në të shumtën e rasteve mund t’i takojë manipulimit  të vetes, ngjarjes, në një segment të ngushtuar të kohës së caktuar. Sidomos, kjo dukuri e mbyllur jep alternativë kuptimi të kapshëm, shpresëdhënës atëherë, kur shpalohet e izoluara, e vërteta, duke bërë akrobacion artikulimi koherent dhe konkret të fjalës së përdorur në tekst të zbuluar për shqyrtim...



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora