Kulturë
Xhavit Gasa: Shqiponja
E shtune, 06.08.2011, 07:58 PM
Xhavit Gasa
SHQIPONJA
Shahin Tocit qe nuk pranoi te betohej para flamurit fashist,
Te kishte
lindur nena
ne ato bjeshke,
Ku vetem
shqiponjat
folete kane,
Prandaj e hodhe
tutje me neveri
kemishen e zeze,
Qe vetem
korbave te zinj
ju shkonte per shtat.
Si shqiponje
e rritur
ne bjeshket e Dejes,
U ngrite,
ate dite
perballe fashisteve,
Nuk e shes,
jo kurre
nderin e atdheut,
Edhe sikure
nje qind here
te vritem.
KOSTUMET POPULLORE
I mblodhi lulet e bjeshkëve,
Edhe gurët e strallit në male,
Vodhi shkëlqimin e rrezeve të diellit,
Dhe bukurinë e dritës së hanës.
Me të gjitha këto, dalë e nga dalë,
Populli me dorën e tij mjeshtrore,
Qëndisi mbi pëlhurën e bardhë,
Kostumet e bukura popullore.
Eh, këto kostumet popullore,
Plot me lule ngjyra ngjyra,
Mbi to fluturat e bukura vallëzojnë,
Gjithë bukuritë e sajë hedh natyra