Kulturë
Gani I. Mehmeti: Një objekt prej 200-300 vitesh në rrënim e sipër
E diele, 07.08.2011, 07:19 PM
NJË OBJEKT PREJ 200-300 VITESH NË RRËNIM E SIPËR
gani_mehmeti2@hotmail.com
Një ndërtesë, fortifikatë, e ndërtuar prej më shumë se 200 vitesh, e sipas fjalëve të banorëve afër saj, thuhet se ka më shumë se treqind vjet, në mungesë të mbrojtjes si një objekt banimi i vjetër, I qëndroi kohës deri tani pa u rrënuar, por, sidomos pas vitit 1999 aështë në rrezik të madh që të rrëzohet, po nuk u nxitua e të vëhet në mbrojtje të monumenteve te vjetra si object e ndoshta edhe si një shtëpi kulturore. Nëse shikohet materiali, trashëzia dhe mënyra e punës së këtij objekti (shtëpie banimi), na e lë përshtypjen se duhet të jetë, ndoshta, objekti më i vjetër në rajonin e Llapit, përkundër asaj se nuk i njoh të gjitha objektet e vjetra të kësaj treve, por gjithsesi radhitet ndër objektet më të vjetra. Kjo shtëpi, siç thuhet në piopull, dykatëshe, sepse ka bodrumin aq sa është krejt madhësia, pra pa ndonjë ndarje, ka oxhakun dhe ndonjë dollap, e murosur i tëri me gur dhe me një trashësi gati prej një metri, lështrë mjaft karakteristike. Nuk kasha meter t’i masja dimensioned e këtij objekti banimi, popr dilur duhet të jetë ana e jashtme me 10X7 metra. Kati i dytë është i ndarë në dy pjesë; lë një përshtypje se pjesa ku është dedikuar për mysafirë duhet të jetë 6X6 metra ana e brendshme, ndërsa pjesa ku ka qenë e dedikuar për të gatuar duhet të jetë 6X3 metra.
Shtëpia ka vetëm rreth 150 metra larg asfaltit në anën e mjatë të rrugës Podujevë - Pakashticë e Poshtme, në fshatin Zakut i Epërm. Mirëpo, shumë pak i bjen në sy kalimtarit, edhe pse duket qartë. Kjo shtëpi ka qenë e ndërtuar në të njëjtën kohë me Xhaminë e Pakashticës, ose pak më heret apo pak më vonë, sepse kjo i është ndërtuar hoxhës (imamit) së pare të kësaj xhamie, I cili, aso kohe ka ardhur nga Bosnja e Hercegovina. Pastaj, kanë përafërsisht të njëjtin stil muresh me xhaminë. Kjo shtëpi është në lagjen Hoxholli të Zakutit dhe ka qenë prone e tyre deri me pushtimin e Kosovës nga
Është për keqardhje se si nuk është përfshirë edhe në librin “Trashëgimia etnokulturore dhe historike e Llapit” nga Qendra e Kulturës e Podujevës, mbajtur në vitin 1993 ni Institutin Albanologjik të prishtinës dhe botuar në vitin 1995. pra aso kohe, nën sundimin e egër serb, është bërë përpjekje të bëhet diçka, ndërsa tani, pas luftë, siç jemi mësuar të themi në Liri, nuk bëhet asgjë! Sikur tabni nuk vlen asgjë kultura, prandaj nuk merremi me të, përkundër asaj se trashëgimia kulturore nuk mund të ribëhet, ajo duhet të ruhet në çfarëdo gjendje që është. Edhe ashtu flet vetë, sepses humë gjëra nuyk mund të shpjegohen me fjalë e shkrime, ndërsa monumentet flasin vetë.
Në vazhdim, ua sjell edhe fotografitë e kësaj shtëpie banimi të vjetër, për të cilën ekspertët profesionalistë mund ta japin fjalën e tyre.