E hene, 07.10.2024, 09:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Halit Bogaj

E diele, 07.08.2011, 07:41 PM


Halit Bogaj

 

ENVER ZYMBERI

 

TINËZISHT NGA SNAJPERI

RA DËHMOR ENVER ZYMBERI

RA PËR TOKË E PËR KUFI

PËR KOSOVË E PËR LIRI

 

2

E KUJTOJMË ATË KRESHNIK

ATË BURRË TRIM E HEROIK

SE SI MBROJTI ERZ E NDER

SIÇ KA NDODHUR  PËR ÇDO HERË

 

3

PËR ÇDO HERË NË HISTORI

NË KOSOVË E SHQIPËRI

PËR ÇDO VIT E PËR ÇDO MOT

VENDIT TONË I DILET ZOT

 

4

BOTA MBARË E PA SERBINË

SI DHUNONTE PAVARËSINË

PAVARËSINË E RREZIKUAR

NGA SHUMË VENDE E PRANUAR

 

5

PRAPË ARMIKU  GJAKATAR

SI MONSTRUM E  MËKATAR

RREZIKON ARDHMËRINNË

MBARË RAJONIN DARDANINË

 

 

NË DRENICË

 

Kur shkoj në Drenicë

I shoh varret

Dhe trishtimet e të gjallëve

Të mbetur në vetmi

 

Kur shkoj atje

Në mendime rri

Dhe i kujtoj pa nda

Të gjithë ata

Që kanë rënë për ne

Për atdhe

 

Kur shkoj atje Në liri

Ndjej qetësi

Dhe fllad në shpirt

Me një puhi

 

Kur shkoj atje

Diçka përmbi

Më bën dritë

Si qiri

 

Lot kujtimesh

Dhe rënkimesh

Më kaplojnë

 

Disa shpirtra errësirë

Defilonin pa nëshirë

Nuk ka mbetur

Ditë e bardhë

Nuk ka mbetur ditë e mire

 

 

KËNDO KËNDO KOSOVË

 

Do të mbulohem me vesë mëngjesore

Do të freskohem me puhi pranverore

Do të pushoj i qetë i lumtur dhe i vetmuar

Mbi brigjet e një vendi tanimë të ndërtuar

Më lejo ta mbështes kokën time mbi ty

Më lejo prapë të të shikoj në sy

Më lejo ta ushqej dashurinë që ma dhurove

Dhe të ardhmen e bukur që ma premtove

 

 

I DUA

 

I dua ata që në dritë të syrit të shikojnë

I dua ata që s’pajtohen dhe që liri kërkojnë

Më mundojnë vuajtjet shkuarjet largimet

Gënjeshtrat e kota të zbrazëta premitmet

Eh shumçka në këtë botë më mundon

Që dikush dikah shkon dhe si era  përfton

Edua  përherë diellin natyrën gjelbërimin

E dua shkuarjen botën dhe kthimin

I urrej gjarpërinjtë e tmerrit dhe netët e ferrit

Por i dua pa masë fjalët e nderit



(Vota: 6 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora