E shtune, 27.04.2024, 08:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Murat Gecaj: Një ''dhuratë'' e Alfred Papuçiut, për festën kombëtare të Zvicrës

E premte, 05.08.2011, 07:57 PM


Nga e majta: Fredi e Murati
Nga e majta: Fredi e Murati

 

NJË “DHURATË” E ALFRED PAPUÇIUT, PËR FESTËN KOMBËTARE TË ZVICRËS

 

Nga: Prof. Murat Gecaj

Publicist e studiues-Tiranë

 

1.

Njeriu, gjatë jetës së tij, mendon e parashikon detyra e objektiva të ndryshëm, për të plotësuar e arritur. Shpesh, ato kryhen sipas mendimeve paraprake, por jo rrallë ndodh që, për arsye objektive a subjektive, ato mbeten në mendje ose në letër, siç shprehemi rëndom ne. Rasti, për të cilin do të shkruaj, lidhet me këtë të fundit, pra do të flas për një plan “të parealizuar”. Dhe nuk flitet për ndonjë institucion ose zyrë shtetërore, por për një  peson të caktuar, i cili është i njohur dhe publikisht. Ja, pra…

Këto ditë, shkrimtari e publiçisti Alfred Papuçiu, me qëndrim disavjeçar në Gjenevë të Zvicrës, i cili aktualisht ndodhet në Tiranë, në adresa të ndryshme Interneti, nisi një mesazh, drejtuar disa kolegëve, miqëve e dashamirëve të tij. Që në krye, është shprehur përmbajtja e tij:“Mendova ta botoj këtë libër për 1 gushtin, Festën Kombëtare të Zvicrës”. Ndërsa më poshtë, ai vijon:

“Të nderuar miqtë e mi të mirë,

Po ju dërgoj librin, që kam përgatitur për Festën e Zvicrës, 1 Gushtin. Në pamundësi botimi, tani për tani, pasi sponsorizuesi, që më dha fjalën, është "zhdukur" , mendova t'u vë në dijeni për përmbajtjen e tij. Po ju dërgoj vetëm versionin shqip…Sidoqoftë, pres vërejtjet tuaja shoqërore, brenda mundësive.

 

Gëzuar Festën Kombëtare të Zvicrës, për të gjithë ata, që banojnë atje, shqiptarë ose të huaj, që ky vend demokratik u ka dhënë të drejtën e dyshtetësisë, të lëvirimit të kulturës së tyre kombëtare dhe të gjuhës shqipe!

Të mirë u dëgjofshim dhe mirupafshim, në Tiranë ose aty, ku ju ndodheni!  I juaji, Fredi”.

 

2.

Ky mesazh dhe ky libër interesant, pra i shkruar se si e ka parë me syrin e tij Zvicrën, shkrimtari e publiçisti Alfred Papuçiu, më erdhi edhe mua. Nuk e di për të tjerët, por unë kam një interes të veçantë për libra të këtij lloji, pra që shkruhen për vende e popuj të ndryshëm të botës, në formë ditaresh, kujtimesh ose përshtypjesh, gjatë udhëtimeve etj. Kujtoj këtu, psh, librat e shkrimtarit e publiçistit Viron Kona, nga Hungaria, Greqia e Turqia ose të autorëve të tjerë, si Qemal Sakajeva e Marash Hajati.

Megjithëse, siç është e njohur, leximi i një dorëshkrimi në kompjuter ka veçorinë dhe vështirësinë e vet, isha kureshtar ta lexoja këtë libër të mikut Fredi, biri i kolegut tim të kahershëm, Tuni Papuçiu.

Libri me tregime, skica dhe refleksione, “Drejt Parajsës” (Lumturia në malët e Zvicrës dhe shqiptarët), është ndërtuar mbi bazën e shënimeve të përditëshme ose të ditarit vetjak. Ai të tërheq për natyrshmërinë e thjeshtësinë e tij, për tematikën e larmishme, që është zgjedhur e ngërthen. Duke shkruar për jetën e punën ditore, për raste gëzimesh e shqetësimesh, ndërmjet njërëzve të profesioneve të ndryshme në Zvicër, autori ka zbuluar tipe e karaktere të ndryshëm, ka shkruar me dashuri e vërtetësi për këtë vend mikptitës, sidomos ndaj shqiptarëve emigrantë. Kështu, para syve tanë kalojnë zyrtarë të ndryshëm, kolegë e bashkëpunëtorë te autorit, por dhe mjekë e infermierë, kur ka ndodhur që ai është kuruar në një spital zviceran. Të gjithë ata jepen, siç janë në të vërtetë, dashamirës, punëtorë e të përkushtuar në profesion, të afrueshëm e të ndjeshëm ndaj emigranatëve, të cilët kanë shkuar aty nga shtete të ndryshme europiane ose jo.

Natyrshëm, siç paraqitet në këtë libër, në jetën e këtij autori, me banim disavjeçar ndërmjet popullit zviceran, kanë hyrë dhe familjarët e tij, bashkëshortja e fëmijët, por dhe të afërm të tjerë. Kështu, ndër ta ka qenë edhe i ndjeri Prof. Bedri Dedja-Akademik, me të shoqen Pandora, halla e Fredit, i cili kishte shkuar vizitor në qytetin Nëshatel, te e bija dhe aty shkroi librin e njohur, “Përrallat e Zvicrës”.

Me interes i ndjek lexuesi shkrimet e A.Papuçiut për  traditat dhe lindjen e  Zvicrës moderne, pas miratimit të sistemit federal, më 1848.  Për ta bërë sa më të afërt për lexuesin, jepen portrete të disa figurave të shquara të këtij vendi  mik. Përmendim këtu: ministren e Jashtme  Micheline Calmy-Rey, mjeken e përkushtuar Marinette Wyss, kineastin Fredi Byash, mjekun diabetolog Jean - Philippe, muzikantin Marcel Cellier, Prof. Basil Schader - njohës e studiues i gjuhës shqipe. Por ai sjell në kujtesë e shkruan me nderim të veçantë edhe për “Artisten e Popullit” Vaçe Zela, me banim në Bazel dhe për shkrimtarin Nonda Bulka.

Duke kaluar në faqe të tjera të këtij libri, lexuesi verën se A.Papuçiu ka trajtuar me aftësi profesionale edhe çështje të rëndesishme të ditës . Të tillë janë: “Meditim për shqiptarët, Europën dhe Ballkanin”, “Diplomaci bashkëkohëse”, “Vështrim në Europën tjetër”, “Europa, destinacion i pahumbshëm i Shqipërisë dhe Kosovës”.

Një ndër temat e trajtuara në libër, nga ky autor, është dhe lufta kundër talasemisë (sëmundje e lindur e gjakut). Për këtë qëllim, janë publikuar disa shkrime të tij, që flasin për ndihmesën e përkushtimin e Fredit në këtë fushë të rëndësishme të shëndetit të popullit tek ne.

Libri në fjalë është shoqëruar edhe me disa shkrime vlerësuese për jetën dhe krijimtarinë e Alfred Papuçiut. Kështu, janë publikuar shkrime nga Vangjush Ziko, Murat Gecaj, Nexhmije Mehmetaj, Aleksandër Çipa, Jean – Philippe Assal e Hamit Boriçi. Me interes janë dhe disa fotografi, vendosur nëpër libër, por dhe nga fundi i tij.

Pa pretenduar se në këtë shkrim është bërë një analzë e këtij botimi, të mikut dhe kolegut Alfred Papuçiu, e përgëzojmë atë për punën në përgatitjen e tij dhe  i urojmë nga zemra: shendet të mirë, libra të tjerë sa më cilësorë dhe lumturi familjare!

 

Tiranë, 30 korrik 2011

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora