E marte, 22.06.2021, 02:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Skender Maci: Shqiperia. E kaluara dhe e tashmja nga Konstandin Cekrezi (V)

E hene, 01.08.2011, 07:58 PM


Shqiperia. E kaluara dhe e tashmja nga Konstandin Cekrezi (V)

 

Nga Skender Maci

Shqiptaret dhe turqit e rinj.

Duke perqafuar kauzen e kushtetutes turke dhe duke u lidhur/duke bere aleance me turqit e rinj shqipetaret thjeshte i qendronin besnik politikes se tyre tradicionale.

Ata aresyetonin/logjikonin/mendonin qe nen kete kushtetute shqiperia do te kishte shancin me te madh per tu zhvilluar e pavarur dhe per te siguruar nje status te privilegjuar brenda perandorise derisa te konsolidohej pozicioni i saj nderkombetar.

Duke u bere aleate me turqit e rinj ata nuk harruan asnjehere/per asnje moment qe tia benin atyre te qarte qe neqoftese revolucioni do te dilte me sukses, shqiperia do te duhej te kishte nje rol te privilegjuar .

Loja nuk kishte shkuar akoma shume thelle, kur turqit e rinj e hoqen masken dhe i shkelen me kembe premtimet.

Sipas intepretimit qe i beri kushtetutes se re komiteti i „bashkimit per progres" otomanizimi duhet te ishte cmimi qe do te duhej te paguanin shqiptaret ne kembim te lirise qe ata kishin kerkuar.

Ky pozicionim i komitetit shenoi edhe ndarjen e rrugeve midis shqiptareve dhe turqve te rinj.

Shkollat shqiptare , te cilat kishin arritur ti hapnin dyert e tyre nepermjet kontributeve private te njerezve, u mbyllen perseri, gazetat shqiptare u shtrenguan/u detyruan perseri te merrnin rrugen e kurbetit/emigrimit ne toke te huaj dhe levizja kombetare u nxorr jashte ligjit.

Pa i marre parasysh fare hallet/shqetesimet e shqiptareve turqit e rinj po mendonin vetem per interesat e tyre/per veten e tyre.

Ata filluan te
benin plane per ta kthyer rroten e levizjes shqiptare ne drejtimin qe donin ata.

Ata nxorren nje dekret qe gjuha shqipe sot e mbrapa te shkruhej me germa turke ne vend te germave latine.

Ata botuan nje numer te madh librash shkollor me germa turke, duke u bere qesharake dhe duke shkuar dem gjithe ato leke qe perfunduan te djegura ne turrat e druve nga shqiptaret.

Por megjithate ata vazhdonin perseri me kembengulje. Te pakorigjueshmit turqit e rinj filluan ti vene thikat maje me maje .

Ata menduan ti japin fund njehere e mire punes, thjeshte duke mohuar eksistencen e kombit shqiptar.

Gjate nje debati ne dhomen e deputeteve te turqise ne lidhje me heqjen e privilegjeve dhe imuniteteve qe gezonin disa subjekte kombetare perpara shpalljes se kushteuttes, midis te cileve shqiperia dhe shqiptaret ishin ne vend te pare, ministri i brendeshem turk u cua nga karrikja ne kembe dhe deklaroi duke e bere fakt te kryer qe kombi shqiptar nuk eksiston, dhe qe shumica e shqiptareve jane myslymane (kristianet nuk i llogariteshin sigurisht!).

Kesaj deklarate te paftyre/te paturpshem ju kthyen flake per flake aty per aty deputetet shqiptare, te gjithe te fese myslymane: „Var efendem, var!" (eksiston zoteri, eksiston!)

Fraza/shprehja „Var efendem, var" filloi te perdorej nga shqiptaret si sllogan kombetar.

 

Fitimi i autonomise

Si perfundim/dikur turqit e rinj vijuan/ecen me tej duke kaluar nga fjalet ne vepra.

Ata ja nisen punes me perpjekjet e tyre per carmatosjen e veriut te shqiperise, ndaj te cilit ata ishin ne borxh deri ne fyt, vecanerisht per ndihmesen qe i kishin dhene ata per permbysjen e abdul hamidit.

Por shqiptaret nuk priten derisa te vinin turqit. Ne muajin korrik te 1910-tes prijesat shqipetare u mblodhen ne ferizaj dhe moren vendimin per domozdoshmerine e sigurimit te nje administrimi autonom te shqiperise.

Meqe turqit e rinj nuk i pranuan kerkesat e tyre te formuluara ne nje ultimatum, shpertheu kryengritja.

Qeveria turke beri dy ekspedita te njepasnjeshme kunder kryengritesve. Pas nje lufte te gjate dhe te ashper rrote me rrote/ne barazpeshe gjate se ciles mizoria turke arriti kulmin, rezistenca heroike e shqiptareve u thye.

Ne dukje shqiperia dukej tashme e qetesuar/e paqetuar, por jo me larg se pas terheqjes se trupave turke, shqiptaret ja nisen luftes se tyre te dyte per autonomi.

Kete here kryengritesit marshuan nga fitorja ne fitore.

Ne maj te vitit 1912 ata kishin ne dore vilajetin e kosoves sikurse edhe kryeqytetin e tij shkupin dhe po i drejtoheshin manastirit, te cilin turqit po beheshin gati per ta braktisur/per ta lene.

Jugu i shqiperise ju bashkengjit kryengritesve te cilet tashme po kerkonin pavaresine e plote.

Qeveria turke kur e pa qe nuk kishte se nga tia mbante vendosi te bente pazar/vendosi te hynte ne pazar duke u puqur/takuar ne mes me ta.

Ne marreveshjen e pajtimit/e mbylljes se sherrit, shqiperia u njoh nga qeveria turke si nje province administrative autonome me kater vilajete shqiptare ne perfshirje te saj, dhe pikerisht:

me vilajetin e shkodres, kosoves, janines dhe manastirit.

Vendi do te duhej te qeverisej nga governatore vendas ne perputhje me ligjet/zakonet e vendit/zakonet lokale.

Shqiptaret u perjashtuan nga sherbimi ushtarak jashte kufijve te vendit te tyre, pervecse ne kohe lufte.

Edukimi/arsimimi do te behej ne gjuhen shqipe.

Nga keto arritje, sidoqofte, me e rendesishmja nga te gjitha ishte njohja nga ana e turqise, qe shqiperia shtrihej/perbehej nga keto kater vilajete.

Ky ishte percaktimi i pare zyrtar i kufijve te shqiperise.

Ky rezultatat i fitores se shqiptareve mbi turqit e rinj ishte/ndodhi sepse/per shkak se "politika e shqiptareve" ishte planifikuar dhe zbatuar me nje precizion deri ne detajet me te vogla, dhe atmosfera e shpreses per te adhmen i zuri vendin pamjeve/pespektives se erret te viteve te meparshme.

Procesi i rigjenerimit do te kryhej/realizohej brenda nje kohe te shkurter duke futur sistemin e edukimit/arsimimit krejtesisht kombetar dhe administraten me perberje vendore.

Eshte e vertete qe ky privilegj i te veteqeverisurit u fitua pak vone por sic thote fjala e urte me mire vone se kurre. Pavaresia e plote e shqiperise tashme nuk ishte shume larg.

As ne enderrat e tyre me te keqija nuk e kishin imagjinuar ndonjehere patriotet shqiptare se ne cfare menyre te poshter do te vinte kjo pavaresi, ne agim te fitores se autonomise se saj administative.

Fati I pameshirshem kishte dekretuar/vendosur qe ne ditet ne vijim te kthehej kunder shqiptareve per shkak te intrigave te fqinjeve te saj te cilet ne aparence/ne dukje kishin brohoritur per sukseset e kryengritesve shqiptare mbi turqit e rinj.

Edhe nje kapitulli tjeter i lavdishem i historise se shqiperise u mbyll.

U mbyll per tia lene vendin makinacioneve dhe intrigave te ndyra te dipllomacise europiane dhe ballkanike.

  

Shpallja e pavaresise

Aleanca ballkanike


Fitorja me force/imponimi me force i autonomise se shqiperise fryu nje stuhi/ere vdekjeje ndaj politikes se turqve te rinj.

Ishte hera e pare qe komiteti "bashkim dhe progres" u poshterua.

Ministri shovinist/per buje/per emer qe coi ne prishjen me shqiptaret u zhduk me turp dhe mahmud shefqet pasha I poshter, diktatori turk, u detyrua qe te terhiqej dhe te hupte/te zhdukej.

U formua nje kabinet me i moderuar nen presidencen/udheheqjen e gazi muktar pashes.

Por triumfi i kauzes shqiptare do te kishte pasoja shume me teper te rendesishme se sa ndryshimet ministeriale ne konstandinopoje.

Suksesi i shkelqyer i shqiptareve ndaj ushtrise turke dhe instruktoreve te saj gjermane beri pershtypje te thelle/beri buje te madhe ne te gjithe ballkanin dhe po aq shume edhe pertej tij.

Mesimi i dyte i rendesishem qe ju mesua/qe ju dha ketyre te fundit nga rezultati i sukseshem i kryengritjes shqiptare ishte qe turqise nuk i bente asnje efekt asnjelloj aresyetimi i shendetshem, pervecse forces se armeve.

Por ngarja qe i turbullonte per momentin shtetet e ballkanit ishte qe njohja e autonomise se shqiperise do te bente qe kartat te perziheshin edhe nje here, me daljen ne drite te nje faktori te ri ne gadishullin ballkanik.

Ne rradhe te pare ekuilibri i forcave ne ballkan ishte prishur perfundimisht tashme. Dita kur shqiperia do te behej nje shtet i pavarur nuk ishte e larget.

Ne rradhe te dyte vendosja e nje regjimi autonom shqiptar ne kater provincat perendimore te turqise do te sherbente si barriere /gardh ndaj qellimeve ekspansioniste te disa shteteve te ballkanit.

Mali I zi lakmonte nje pjese te vilajetit te shkodres, dhe kryeqytetin e tij po ashtu.

Serbia enderronte te kapte vilajetin e kosoves te cilin ajo e deklaroi si „serbia e vjeter" dhe donte gjithashtu dalje ne detin adriatik permes territoreve shqiptare.

Bullgaria pretendonte vilajetin e manastiit dhe

greqia ate te janines.

Cfare do te behej me pretendimet e tyre imperialiste neqoftese ata do ta linin shqiperine qe te konsolidonte fuqine e saj ne/mbi keto provinca?

Ketyre shteteve te ballkanit i behej fare pak vone per te mos thene qe nuk i behej vone fare, qe keto territore i perkisnin, me cdo te drejte, me cdo ligj njerezor dhe me cdo ligj hyjnor dhe me cdo lloj ligji per te drejten e prones, shqiptareve, te cilet i kishin pasur ato ne posedimin/ne pronen e tyre qe prej kohesh qe nuk mbahen mend.


Si rezultat/si perfundim shtetet e ballkanit bene nje aleance e cila u realizua, dhe kjo eshte shume domethenese, menjehere pas njohjes se autonomise se shqiperise.

Ne kete marreveshje kjo aleance vendosi qe e gjithe shqiperia te ndahej midis partnereve te ndryshem sipas deshirave dhe orekseve te tyre, pa marre fare parasysh/pa respektuar fare te drejtat e kombit shqiptar dhe rregullat/normat morale nderkombetare/boterore.

Ky kompllot i neveritshem/i poshter/i ndyre i te ashtuquajtuave shtete kristiane te ballkanit shijon/behet akoma me i qelbur ne kulm kur mendon qe ndodhi pikerisht kur brohoritjet frenetike/te cmendura me ngazellim te popujve te tyre respektive, per shqiptaret, mbi fitoren e tyre mbi turqit e rinj, vazhdonin te jehonin akoma ne te gjithe gadishullin ballkanik.

 

Invazioni/pushtimi i shqiperise.

Kur erdhi momenti aleatet e ballkanit i derguan portes se larte nje kerkese te perbashket ku pretendonin, qe nje autonomi e ngjashme me ate qe ju dha shqiperise ti jepej/akordohej edhe popullsise se maqedonise.

Thuhet qe imitimi eshte lavderimi me i mire qe mund te te behet, por ne kete rast nuk ishte lavderim por xhelozi.

Qeveria turke i hodhi poshte kerkesat e tyre, sikurse edhe pritej qe te ndodhte, dhe keshtu qe u shpall lufta.

Por meqenese eksistonte nje fryme e madhe mosbesimi midis aleateve, kolopuci/vogelushi malazez u perdor per te bere nje provokim:

perpara se porta ti kthente pergjigje ultimatumit te aleateve ushtria malazeze sulmoi trupat turke pa as edhe nje deklarim/shpallje qofte edhe formale te luftes.

Perplasja filloi zyrtarisht me 8 tetor 1912, megjithese greqia nuk hyri ne lufte vecse 10 dite me vone.

Lufta i kapi shqiptaret ne befasi, sikurse edhe pjesen tjeter te botes.

Qe prej fillimit te tyre operacionet ushtarake po zhvilloheshin/rezultonin ne favor te aleateve ballkanike dhe turqit po terhiqeshin ne te gjitha frontet/anet.

Shqiptaret u vune me shpatulla pas muri. Dita e proves finale te politikes se tyre tradicionale po afronte/po vinte..

Instiktivisht, per te mos thene qellimisht/me paramendim ata kishin qendruar te paperzier me fqinjet/nuk i kishin dale ne krah fqinjeve, kur ata u perplasen me turqit, ne momentin qe turqia ndodhej ne buze te varrit/ne agoni sepse i kishin shume te qarta planet e tyre ne lidhje me territoret shqiptare.

Kjo eshte edhe aresyeja se pse ata nuk i sulmuan turqit gjate kryengritjes ballkanike te vitit 1878.

Ne te njejten pozite fatale/vendimtare ndodheshin ata tani perseri.

Cfare te benin?

Do te ishte me e keshillueshme ti mbaheshin politikes se tyre te meparshem/te vjeter, apo tju bashkoheshin shteteve te ballkanit?

Nga dhenia e drejte e pergjigjes se kesaj pyetje varej fati i tyre.

Sa me shume qe tensionohej situata dhe sa me shume shtoheshin sukseset e ushtrive ballkanike aq me e veshtire behej pergjigja e kesaj pyetje jetesore/vitale per ta.

Me ne fund ata vendosen te qendronin te terhequr dhe te mos merrnin krahun e asnje pale ne kete lufte duke ndjekur nje politke neutraliteti.

Pervec mbrojtjes se dy keshtjellave, te janines dhe te shkodres, siguria/mbrojtja e te cilave ishte vitale/jetesore/ per mbijetesen e shqiperise, shqiptaret i lane turqit te vetem ne luften e tyre.

Ne betejen e madhe te kumanoves (22 tetor )ne te cilen serbet arriten fitoren e pare decizive/vendimtare, shqiptaret nuk pranuan te merrnin pjese ne luftime dhe si rjedhim turqit u shpartalluan.

Me kete veprim, atehere, shqiptaret ndihmuan kauzen e aleateve ballkanike.

Por pavaresisht qendimit te shqiptareve, aleatet e ballkanit vazhduan marshimin, sic e kishin bere me fjale, dhe brenda pak javesh qe prej fillimit te luftes e gjithe shqiperia, me perjashtim te janines dhe te shkodres dhe te distriktit te vlores, ishte ne duart e ushtrive ballkanike.

Gjate muajit nentor pjesa me e madhe e shqiperise se veriut dhe qendrore ishte pushtuar nga serbet dhe malazezet dhe pjese te jugut te saj ishin nen posedimin/ne dore te grekerve.

28 Nentori

Me te hyre ne territoret shqiptare komandantet ballkanike as qe u munduan me fare qe ti fshihnin qellimet e tyre te shprehuara ne marreveshjen/traktatin e fshehte qe kishin bere me njeri tjetin qeverite e tyre.

Toka shqiptare po trajtohej si placke lufte.

Mendimi qe kjo ishte toke shqiptare u konsiderua si nje gje absurde, jo jo kjo eshte qesharake thonin qeverite ballkanike dhe pushtimi u deklarua hapur qe ishte nje gje pefundimtare.

Kur serbet hyne ne durres trupat e kavalerise se mbretit peter duke u futer ne ujerat e ceketa te bregut te detit ne portin e durresit filluan te therrisnin/te bertisnin/te brohorisnin:

"jete te gjate detit serb/rrofte deti serb".

Shqiperia dukej e mbaruar fare.

Lufterat shekullore te saj per te drejtat dhe lirine e kombit shqipetar dukeshin qe kishin shkuar papritur te gjitha dem/kot perfundimisht.

Vetem nje mrekulli mund ta shpetonte tani shqiperine.

 

Dhe vertet, pas pak do te dilte/shfaqej ne skene burri, qe mori persiper barren per te bere kete mrekulli.

Ai ishte ismail qemal bej vlora, nje prijes i moshuar shqiptar shume I nderuar dhe me fame dhe emer te madh dhe te degjuar gjithkund, armik i betuar i abdul hamidit dhe i regjimit te tij dhe po aq edhe i turqve te rinj.

Kur plasi bomba/kur ndodhi katastrofa, ai ishte ne konstandinopoje, ku i ishte ofruar karrikja e nje ministrije turke, qe do te ndermjetesonte per ti afruar prape turqit me shqiptaret.

Ai e hodhi tutje oferten, sidoqofte, per tja perkushtuar kohen dhe aftesite sherbimit ndaj kauzes se kombit te tij.

Sapo degjoi lajmin e pushtimit te shqiperise atij i lindi ne koke ideja, qe vendin e tij tashme mund ta shpetonte vetem nje levizje e shpejte dhe e guximshme.

Ai menjehere leshoi/braktisi me nxitim kryeqytetin turk, dhe organizoi nje takim/mbledhje, te shqiptareve me emer, mbledhje qe u zhvillua ne bukaresht dhe pasi u konsultua me ta se cmund te behej ne keto rrethana teper kritike, vazhdoi rrugen per ne shqiperi i shoqeruar nga nje suite e vogel/nga nje grup i vogel.

Ne trieste grupi u ngjit ne bordin e nje avulloreje austriake, qe nisej per ne durres.

Por sapo ata arriten ketu, ju erdhi lajmi qe serbet ishin nisur me shpejtesi ne drejtim te durresit, kurse skuadronet e anijeve greke kishin bllokuar portin e vlores dhe patrullonin ne afersi te vlores.

Ismail qemal beu dhe shoket e tij /grupi i tij pra, u detyruan qe ta peshkruanin distancen/rrugen per ne vlore me kuaj permes fushes mocalore te myzeqese/Muzakia.

Me 26 nentor grupi I burrave arriti shendoshe e mire ne vlore, te cilen ata e gjeten te mbushur plot e perplot me refugjate nga te gjithe territoret e pushtuara shqiptare.

Megjithate ismail qemal vlora ju fut menjehere punes per realizimin e projektit te tij, ashtu sic ishte sanksionuar/vendosur nga asambleja e bukureshtit.

Nje telegram u dergua/u transmetua ne te gjithe pjeset e papushtuara te shqiperise ku thuhej qe te dergonin delegate ne vlore per te marre pjese ne aktin/vepren solemne te shpetimit te mbreterise se skenderbegut.

Me 28 nentor 1912, ne diten historike te shqiperise moderne, flamuri kombetar, shqiponja e zeze me dy koka e skendebeut u ngrit midis brohoritjeve te popullsise se perlotur e cila ishte plotesisht e vetedijshme qe kombi po kalonte krizen me serioze gjate te gjithe historise se tij.

Proklamimi e pavaresise u shpall se bashku me nje deklarate neutraliteti ne lidhje me luften midis turqise dhe shteteve te ballkanit.

Me tej u formua nje qeveri provizore nen kryesine/presidencen e ismail qemal beut sikurse edhe nje asamble kombetare provizore.

Deklarata zyrtare e proklamacionit te pavaresise sikurse edhe kushtetuta/legjislacioni i qeverise se re ju transmetua fuqive te medha.

Kjo ishte skema qe kishte menduar ismail qemal beu per te ndryshur rrjedhen e ngjarjeve, pra duke e hequr/larguar shqiperine nga teatri i veprimeve/operacioneve ushtarake ne territorin e saj dhe duke e paraqitur/prezantuar shqiperine si nje komb te pavarur dhe neutral ne syte e botes.

Shqiptaret ishin aq dakort/ne nje mendje me kete veprim sa qe vune ne dispozicion te qeverise provizore veten e tyre me gjithe mall e gje/me mall e me prona.

Nuk ngelej gje tjeter tani vecse te shihej se si do te pritej/degjohej proklamacioni i pavaresise ne koncertin/sinfonine e fuqive te medha dhe me e rendesishmja si do te pritej ku proklamacion nga agresoret.

 

Austria dhe italia

Qendrimi i agresoreve u be i njohur menjehere.

Aleatet ballkanike nuk i kushtuan fare rendesi/vemendje ketij veprimi te shqiptareve. Ata vazhduan me tej me operacionet e tyre ushtarake, me pushtimin e territoreve shqiptare, sikur te mos kishte ndodhur azgje/kurrgje dhe po I afroheshin edhe vlores.

Trupat greke u afruan brenda rrezes se topave/artilerise ne kryeqytetin provizor te shqiperise. Perplasja ndodhi ne lartesite e logorase, 15 milje ne jug te vlores, ndermjet tyre dhe ushtrise se improvizuar te qeverise se re.

Te nesermen greket u futen ne gjirin e vlores dhe filluan te bombardojne qytetin , megjithese qyteti ishte I pafortifikuar/I pambrojtur.

Nje goditje kapi cepin e flamurit ku valevitej emblema e skenderbeut.

Po ashtu as qeverria turke nuk e prishi terezine nga ky ndryshim i statusit te shqiperise. Komandantet ushtarake turq ishin udhezuar te ndiqnin operacionet/veprimet e tyre ushtarake pa u shqetesuar/pa e vrare mendjen per politiken neutrale dhe te pavarur te qeverise se ismail qemal beut.

Perkunder asaj qe pritej, proklamimi I pavaresise I terboi akoma me shume qeverite e ballkanit qe shtuan akoma me me ashpersi impulsin e veprimeve luftarake te ushtrive te tyre, te vendosur per ti dhene fund pushtimit te shqiperise dhe per ta vene europen perpara faktit te kryer.

Perseri fati I shqiperise po varej ne fije te perit.

Shqiptaret po qendronin ne ankth si nje trup I vetem per fatin/jeten e kombit te tyre.

Dukej qe azgje nuk mund ta ndalonte rrjedhen e ngjarjeve dhe pushtimin/permbytjen e territoreve shqiptare.

Populli filloi te mendonte qe dipllomacia e ismail qemal beut kishte deshtuar.

Por diplomati i vjeter dhe me eksperience/pervoje as qe e kishte futur fare ne llogarite e tij dashamiresine/njerezillekun e shteteve te ballkanit,

prandaj ai perpara se te shpallte pavaresisne ishte lidhur se pari me dy nga fuqite e medha qe ishin direkt te shqetesuara per fatin e shqiperise.

Keto dy fuqi ishin austria dhe italia.

Dhe tani qe po perballej me pjesen me serioze/te rendesishme te projektit te tij ai ju drejtua ketyre fuqive per te mbeshtetur ceshtjen shqiptare.

Vetem nderhyrja e tyre mund ta shpetonte shqiperine.

Aresyet se ku bazohej perzierja e austro-italianeve mund te spjegohet duke ju referuar nje marreveshje sekrete te realizuar midis dy qeverive ne fillim te vitit 1900.

Ne baze te kesaj marreveshjeje, te dyja fuqite angazhoheshin personalisht per te garantuar integritetin e shqiperise ne rast te shperberjes se perandorise turke, keshtu qe shqiperia ne nje rast te tille do te duhej te behej shtet i pavarur.

Pse te dyja keto fuqi e ndjene te nevojshme qe te merrnin keto masa paraprake eshte e pershkruar shkurt dhe sakte/shkurt dhe me precizion ne deklaraten e kont titonit, ministrit italian te puneve te jashtme ne dhomen e deputeteve italiane me 14 maj 1904:

"Vlera e vertete e shqiperise qendron" , tha ministri italian, "tek portet e saj dhe tek bregdeti i saj, posedimi i te cilave do te thote per italine ose austrine dominance/supremaci e padiskutueshme mbi detin adriatik.

Prandaj italia nuk do te duhet kurrre te lejoje qe ta kapi/marrri austria shqiperine dhe as austria sdo te lejoje qe ta marre italia.

Ne rast se njeri nga keto shtete do te perpiqet qe ta fusi shqiperine ne dore per vete, tjetra duhet ti kundervihet me te gjitha mjetet."

Pasoje llogjike e ketij antagonizmi te domozdoshem me njeri tjetrin do te ishte qe austria dhe italia do te duhej te bashkoheshin bashke per te kundershtuar nje shtet te trete qe do te perpiqej ti afohej bregdetit shqiptar.

Qysh ne momentin kur filluan trazirat, qeverite e austrise dhe te italise, vecanerisht austria, po e ndiqnin me shqetesim shume te thelle progresin/perparimin e ushtrive ballkanike ne brendesi te territorit shqiptar.

Sic dukej qarte kabineti i vjenes ishte me i shqetesuar/preokupuar sepse austria kishte interesa te vecanta ne ballkan, si anetare e aleances teutonike me barren mbi supe te projektit te ndetimit te hekurudhes se bagdatit dhe politikes se saj „te futjes ne lindje".

Kur u pa qe aleatet e ballkanit nuk po e ndalonin avancimin e tyre qeveria austro-hungareze mobilizoi pjesen me te madhe te ushtrise se saj me qellimin e qarte per te sulmuar serbine dhe malin e zi.

Italia megjithese nuk ishte edhe aq e gatshme per nje hap kaq te madh e ndjeu te nevojshme qe ti bashkohej aleatit te saj, per te penguar zbritjen/daljen e sllaveve dhe te grekerve ne brigjet e detit adriatik, dhe me kete rast me shpetu shqiperine.

Kercenimi i nje lufte europiane.

Jehona e vringellimit te armeve te austrise shkoi ne vesh te fuqise e cila dyshohej qe ishte mbeshtetesja dhe bamiresja e shteteve te ballkanit: rusise.

Qeveria e carit e pa/e kuptoi qe austria po behej gati per ti hedhur surratit dorezen te dy shteteve te vogla sllave te ballkanit.

U perhap lajmi i mobilizimit te ushtrise ruse. Presioni rus u be me nje terbim dhe inat teper te madh.

Franca dhe shtypi francez natyrisht moren krahun e rusise, gjermania dhe gazetat e saj filluan te shanin dhe te mallkonin pansllavizmin.

Vetem britania ruajti gjakftohtesine dhe shtypi britanik po mundohej te mbante nje pozicion pajtues.

Rreziku i nje lufte te pergjithshme europiane po shfaqej kercenueshem ne horizont.

Atmosfera ishte e mbingarkuar me elektricitet dhe europa kishte shtangur pa fryme e frikesuar dhe e tmerruar.

Qendrimi pajtues i ser eduard greit kontribuoji mjaft per ti qetesuar palet nga tmerri i djegjes se europes.

U deklarua hapur qe rusia dhe franca nuk do te toleronin kurre krijimin e nje "turqie te vogel " nen proteksionin/mbrojtjen e austrise dhe per interes te politikes italiane/dhe ne interes te politikes italiane.

  

Konferenca e londres
Sir Edward Grey

Sa me teper qe kalonte/rridhte koha aq me shume egersoheshin/nxeheshin gjakerat dhe popujt europiane po dridheshin nga tmerri/frika duke imagjinuar gjuhet e zjarrit qe do te perpinin pasurine qe fuqite e medha kishin grumbulluar dhe ruajtur pergjate nje cerek shekulli.
Cdo ore cdo minute qe kalonte i shtohej persiper ketij ankthi.

Ishte e qarte, neqoftese aleatet e ballkanit nuk do ta ndalonin avancimin/revanin e tyre neper territoret shqiptare,

Austria do te nxirrte shpaten/pallen kunder serbise dhe malit te zi

dhe Italia kunder greqise,

rusia do te hidhej ne krah te kombeve slave duke sulmuar austrine,

gjermania do te bashkohej me aleatet e saj austrine dhe italine

dhe franca natyrisht do ti bashkengjitej aleatit te saj personal rusise.

Gjithshka varej tani nga qendrimi I britanise se madhe dhe vecanerisht nga burri/njeriu I cili drejtonte politiken e saj te jashtme: sir Edward grey

  

Dhe sir edward grey veproi ne momentin e duhur.

Ne mes te tensionit te padurueshem/te parezistueshem/te jashtezakonshem nderkombetar gazeta "le temps" e parisit botoi/deklaroi me 27 nentor qe anglia po bluante trurin/po e lodhte koken/po e vriste mendjen duke vene ne dispozicin shtetin e saj me emer/te mirenjohur per ta zgjidhur paqesisht ceshtjen shqiptare me ane te nje konference nderkombetare.

Situata sikur u c`tensionua disi, por jo kushedi se cfare, deri ne momentin kur sir edward grey u shfaq personalisht duke dale me propozimin zyrtar qe ambasadoret e fuqive te medha te akredituar ne oborin e st. james te merrnin pjese ne kete konference per te vendosur per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare po ashtu si edhe per ceshtjen e garantimit/dhenies/dhurimit/faljes se daljes se serbise ne detin adriatik.

Pas kembimit te zakonshem te notave kredenciale dhe te formaliteteve, propozimi u pranua dhe ambasadoret e gjashte fuqive te medha u ulen perreth tavolines se gjelber per te percaktuar/per te vendosur mbi fatin e shqiperise, pra per ti dhene fund konfliktit/per ta mbyllur konfliktin midis tyre.

Keshtu pra ky Pazar I dhimbshem po zhvillohej jashte influences/ndikimit te qeverise provizore shqiptare dhe jashte ndikimit te shteteve te ballkanit.

Konferenca u quajt konferenca e ambasadoreve per ta dalluar nga konferenca e cila gjithashtu po mbahej ne londer midis sherrraxhnjve, pjesemarresve ne lufte, shteteve te ballkanit dhe turqise, per perfundimin/mbylljen e konfliktit te amatosur.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora