Kulturë
Halil Gashi: U shfaq me sukses Premiera “ Varri i Qyqes “ e Azem Shkrelit
E shtune, 30.07.2011, 05:46 PM
Mbrëmë në Skenën e Tetarit Profesionist “ Istref Begolli “ në Pejë
U shfaq me sukses Premiera “ Varri i Qyqes “ e Azem Shkrrelit
Shkruan: Halil Gashi
Safete Rogova dhe Nimon Muqaj protagonistët kryesor të kësaj shfaqje të ndihmuar fuqishëm nga Regjisorja Drita Begolli, edhe një herë ngritën më sukses në skenë tërë tragjedinë që ka lënë prapa lufta. Nderkaq, skenografja Ilirjana Hoxha e cila kësaj rradhe u paraqitë edhe më kostumografinë për ketë shfaqje ka sjellë në skenë” një vek dhe shumë pejna “që sikur flisnin për thurjen e fateve dhe të tragjedive që kanë përcjellë nder shekuj popullin shqiptar.
Teksti i dramës “ Varri i qyqes “i Azem Shkrrelit , kësaj rradhe na vie në skenë në një verzoin të rinjë, të cilin regjisorja e zhvendos nga pas lufta e dytë botërore , në përiudhën pas luftës se fundit në Kosovë, duke sjellë në skenë tërë tragjedinë dhe traumat e shumë familjeve shqiptare të cilat kanë të bejë më eshtrat e të zhdukurve dhe të vrarve .Për deri sa armiqët tanë na kanë varrosur në varreza masive , kanë përdhosur kufomat dhe dinjitetin tonë , në anën tjetër ,shqipatrët tregojnë fisnikrinë dhe respektin ndaj kultit të varrit.
Përderisa kryefamiljari Gjergji, gjendej në burg , atij ia vrasin djalin , kurse bashkëshortne tijë Marinë e përdhunojnë paramilitarët dhe militarët serb , ngase nuk trgon se ku e ka të birin bashkë më të dashurën e tijë të një nacionaliteti tjetër. Ata më pas i vrasin të birin dhe të dashurën i djegin shtepinë , kurse ajo nga hiri nxjerr eshtrat dhe i varros në dy varre . Nderkaq, kur bashkëshorti i sajë Gjergji kthehet nga burgu deshiron të dijë se a ju ka vrarë djali si hero apo si qyqar.E tëra kjo sjellë dyshime , dilema dhe tragjikë fatësh e njerëzish.
Këtë mësazh të shfaqjes na sjellin më besnikëri aktorët e kësaj shfaqjeje , në veçanti mbremë më tërë shpirtin e sajë prej artisteje më përvojë ka shpërthye në skenë Safete Rogova e cila ka sjellë para publikut Pejanë tërë fatin tragjik të një nënë shqiptare e cila ka bartë mbi supe nder dekada fatin tragjik që nga vajzëria deri më përdhunimin e sajë dhe vrasjen e të birit. Ajo përkundër dhëmbjës se Nënës , ballafqohët edhe më dyshimet e të shoqit Gjergjit që ve ne dyshim gjithëqka , i cili i thotë se ti edhe “ kur nuk flet , flet shumë “ dhe vertet në kte rrol Safete Rogova ka skalitë një personash sa të fortë aq edhe tragjik të një nënë shqiptare që më një interpretim të shkëlqyer do të mbahet gjatë në mënd nga publiku Pejan.
Nderkaq, barbaritë dhe tërë egërsia e paramilitarve dhe militarve serb e sjellur në skenë nga Selman Lokaj oficer ushtrie , Labinot Lajçi dhe Armen Ismajli paramilitar si dhe shoqeruesi i tyre Sylë Kuqi , ua kujtuan publikut pejanë edhe njëherë ato tmerre të dhunës serbe të viteve 1998 dhe 1999 , duke u rrenqethur deri në kockë për tmerret dhe nevirtë e përjetuara .Selman Isufi kësaj rradhe nxori në skenë tërë tragjikën e një pjestari të popullit që bënë krime nga të cilat pëson edhe ai.
Skena e realizuar nga Iliriana Loxha Basha ,në të cilën ishte i vendosur një Vek dhe shumë Pejna” duke simbolizuar thurjen e fateve dhe humbjen e shumë fijeve të popullit tonë . Pejnat e ëndur në skenë ,lëmshat e shpërndarë, fije te shkeputura , ëndja e tyre anë e kënd skene që kanë sjellë shumë simbolikë fatësh , kanë fuqizuar konceptin e regjisores Drita Begolli e cila më kte shfaqje ka dëshmuaraftësitë e saj regjisoriale dhe se koncepti i sajë për ruajtjen e Etnosit dhe burimores duke e greshetuar më modernën jap kreacione të bukura skenike , për çfarë publiku Pejanë atë dhe tërë ekipin realizues e përcollën më duartrokitje të gjata.
Punë të mirë në lëvizjet skenike ka berë edhe Nexhmije Selca e cila ka bërë koreografinë e shfqajës e qe edhe aktron në kte shfaqje . Efektët e dritës të udhëhequra me mjeshtëri dhe përkushtim nga Ali Thaqi kanë kanë bërë skenat e fuqishme të protagonistëvë të kësaj shfaqjeje.
Për të bërë sa më komplete ketë shfaqje e ndihmuan fuqishëm edhe ta që luajtën prapa skene si Vajatoret Remzije Shala , Raze Nikqi dhe Gjyke Zekaj. Kapllan Nikqi më fyell dhe kavall i cili në sfondin e skenës thuaja se ka sjellë origjinalitetin e trevave të shkrepave Rugovase, atje ku skifteret ngrene folet, nga vie Autori i tekstit Azem Shkreli.
27.7.2011