E shtune, 19.06.2021, 04:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Lida Lazaj: Dy letra

E enjte, 28.07.2011, 07:20 PM


Lida Lazaj

 

Dy letra

 

 

Vëllait Dedalus

 

Ti gatit ikjen

Mua më vijnë lotët

Dhe avionët-dallëndyshe, që sjellin lule e diell në tokë

M`bëhen skifterë që zhgarravisin lamtumira në qiell

Dhe hije trishtimi në tokë

 

Ndërsa ti gatit ikjen

Ndën plloçën e oborrit

Zogori liliputësh-filiza bari t`lig

Mezi ç`presin të pushtojnë pullazin

 Dhe të shembin tymtarin e ftohtë

Një krimb i vockël bullafiq

Shëndoshet me mishin e drunjtë të portës

 

Ti gatit krahët e Ikarit

Mua më vijnë lotët

 

Atje larg në fund të botës

Përtej oqeaneve që përpijnë diej

Ti, grimcë pa gravitet

Pas fijes së mallit holluar kujtimeve si fllosh

Si Tezeu labirintheve të Minotaurit do kërkosh

GJURMEN

…dhe gurin e kalldrëmit që t`harkohet pas shputës

ZERIN

…dhe ajrin e ngopur kundërmimesh t`blirit

PESHEN E NJERIUT

..dhe perlën e syrit të motrës së gjirit

 

 

Gurëve

 

..atyre të rrugës së qershive

ku kokrrat pikojnë nga zilia

dhe muzgu purpurohet dhe eksitohet

prej puthjeve të jashtëligjshme

 

të rrugës tjetër

ku malet zbresin dhe qeleshen e dëborës së shkrifët

ia ngjeshin afshit afrodiziak të birrës së famshme

ku pikëllimi mbytet

dhe meditimi zë udhë përthellë heshtjes së bredhave

mahnitet si bari në zabelin e metaforave

ku një bri i thyer dëshmon

natën e zjarrtë të dashurisë së drerëve

 

të rrugës së mermerëve

ku blloqet sa piramida Keops

 

s`mjaftojnë për statujën e ambicies që synon diellin

 

I dashuri im i rrugës së qershive

i rrugës së mahnitjes

I rrugës së delireve

mos u trishto për mospraninë time

atje ku shkruhen ditirambe

janë të pandieshëm regëtima zemre

dhe lotë sorkadheje

 

Mos u trishtoni gurë

që prej shekujsh m`a ruani gjurmën

më mire se një ekspoze

është një ëndërr e gjelbër në trup të blirëve

 

Unë

Jam

Atje

Malli i secilit gur

i secilës rrugë

 

Jam pëshpërimë drite



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora