E shtune, 05.10.2024, 10:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Shahin Ibrahimi

E diele, 31.07.2011, 07:00 PM


Shahin Ibrahimi

         

Në rrugën e brezit

 

Brezit tonë të lodhur,po i ikën mosha

Një e nga një s`po shohim moshatarët

Ndonjëri me shijen e sirenës ndoshta

Dhe po harrohen sikur,skanë qënë fare

 

I buzëqeshnim dhe i ndihmonim njëri tjetrit

Na plakën më shpejt streset e punës rëndë

Secili atje është munduar të lërë vet veten

Të rinjëve të gatëshme,ca punë u kanë lënë.

 

Çdo vit që kalon më pak shok takojmë

Megjithëse sytë na lotojnë duke i kërkuar

Nga foto porcelani mendushëm na shikojnë

Dhe luten që pranë,kaq shpejt mos u shkojmë.

 

Si pemë që po thahen,po ikën mosha jonë

Ngadalë po ndërtojmë një qytet të ri

Për gjithçka lamë mbrapa:-A do na kujtojnë?

Që dielli i mirënjohjes mbi varret të ndrijë.

 

Trishtimi na rrudh krahët,në mbrëmje dhe mëngjez

Në njomështi kujtimesh mundohem të notoj

Ëndërroj rininë e brezit,që shkoi serbes-serbes

Dhe përmbaj rënkimin,që djemtë të mos lëndoj.

 

Gjithmonë i iki trishtimit,mos të më përqafojë

S`i kam soditur ndonjëherë ujëvarat e tij

Me mallin e zemrës moshatarët kujtojë

Dhe tani i qetë në atë qytet:- Dua të HYJ.

 

 

Litarët e shiut

 

Përherë kam menduar se je e lumtur

Të rrija pranë që të ndjeheshe më mirë

Me puthje naive më ke përgjumur

Më fute ngadalë në një moçal të pështirë.

 

Pikat e shiut,më s`më përkedhelin

Me njomështirën e tyre po më dënojnë

Më kot mendohem të gjej,se nga po rrjedhin

Me ty pranë dukeshin se më freskojnë.

 

Por tani ato po bëhen litar i trashë

Durimi mu lodh se ka një kufi

Vetminë s`ma largon po më lë në ankth

Litarë të tillë e mbytin dashurin.

 

Unë besoja se po të lumturoja

Me pashoren time matja dashurinë

Gjithçka bëja ,mos të të lëndoja

Hipokrizia jote më ulte krenarinë.

 

 

Lexoje me qetësi

 

Koha do kaloj dhe sdo jem më aty

Do të hapësh sytë për të më parë

Do thuajsh s`të kam harruar ty

Çi ka ndodhur mëndjen duke vrarë.

 

Dhe do pyesësh ata që më njihnin

Apo njerëxit në lokalin përballë

Me vëmëndje do ndëgjojsh ç`dinin

Tymi i cigars të bëhet rrathrrathë.

 

Dhe mbrënda teje do të hy trishtimi

Do kujtojsh të kaluarën me mall

Rrugën do vadisësh me lotë hidhërimi

Të më kërkojsh varrin ende pa u tharë.

 

Do të kujtojsh të kripura shaka

Që ti i bëje mes shokësh pa doganë

Dhe vet vetes do i thuajsh :-Gabova!

Kënaqa veten,hodha poshtë një vëlla.

 

Fjala falje jo s`është aspak:-Lëmoshë

Këshillë të mirë nuk ta jep çdo njeri

Koha e ndarë tregon dobësi në moshë

Por egoizmi tek të tjerët,s`trgon mënçuri.

 

Megjithatë unë jam mbrënda zemrës tënde

Të ndëgjoj psherëtimën kur më sheh me sy

Kujto jetën tonë,kur pranë meje rendje

Filtro veten kur të thithësh këtë - POEZI.



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora