E diele, 25.07.2021, 12:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Një "dështak" që të mbushë me krenari

E hene, 01.08.2011, 07:58 PM


Një "dështak" që të mbushë me krenari

 

"Përshtypje për "Ditar i një mediatori kulturor të "dështuar?!"

2011/7/30

 

Esse

 

Nga Përparim Hysi

 

Libri i Interlokutorit Alfred Papuçiu më erdhi me postë elektronike. Që nga titulli,u befasova. Jo kushdo mund ta veshë "rrobën" e modestisë, përkundrazi,ka që zënë e pompojnë veten deri në paarritshmëri,duke bërë paradë madhështie. Alfred Papuçiu bën të kundërtën. Ai e quan veten, gjasme të "dështuar", se, ndërsa ka ndihmuar qindra e qindra të sëmurë, në referenca me profesorë të dëgjuar, me famë botërore, për diabetin-një sëmundje,kjo, që po vë domenin në shekullin tonë,- befas,pa pritur e pa kujtuar, bie viktimë e këtyre, ballafaqimeve, pacient-mjek, duke u bërë diabetik. Jo vetëm që e tregon bukur në ditarin e tij, por unë që e njoh dhe fizikisht,autorin ,s'kam si mos vë buzën në gaz,me këtë modesti të tij të tepruar. Të sëmuresh apo të biesh preh e një sëmundjeje, nuk është se je fajtor apo ca më shumë i dështuar. Pa dashur të stërzgjatem me shëmbuj analogë të këtij"dështaku", s'kam si mos bie në mënd fjalët e një plaku çam në Fier. Duke më njohur mirë, plaku që qe një erudit i vërtetë, më thotë:-Pse çfarë mendon ty, të keqen Çiçoj, me që ke bërë të mira dhe pret të të venë punët mbroth dhe të kesh veç të mira? Jo, mor evlat, ja tek ta thotë Çeçua ti dhe ta vësh vëth në vesh: -Për të mira është caktuar Zoti lart që poshtë i shikon të gjitha. Ti bën të mira. I je futur Zotit në pjesë dhe aj ( po i referohem në ligjëratë të drejtë,të folurit të mikut tim çam ) , ta jepë "dënimin" në atë masë që e gjykon vet.

Sa herë e sjellë në mënd,mikun tim nga Çamëria, zë e ballafaqoj dhe me "dështakun" tepër modest Alfred Papuçiu.Ka bërë në jetë aq e aq të mira,sa, po të nisesh nga ato që ka bërë, sot do të qe "top" në të gjitha drejtimet. Duke e njohur nga afër,këtë Erudit që është krenari për gjithë Shqipërinë,  them se në atë që më ka thënë ai plaku çam,dua nuk dua, po duhet t'i japë të drejtë. Le të shkojmë dhe më tej.

Kur flas për Alfred Papuçiun, këtë intelektual disaplanesh, them se e ka jetuar jetën aq intensivisht, duke u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë patur dhe kanë nevojë konsulence shëndetësore, për "Diabetin", për "Tensionin" apo deri për talesemikët dhe këtë nuk e ka bërë,për të ngrënë me lugë të florinjtë, por veç nga shpirti i madh dhe human që ka. Por është pak e çudtishme jeta e njeriut. Diku del nga shtrati dhe rrëkeja s'dihet si të merr. Ti mundohe të ndihmosh të tjerët dhe ja"hakmarrja":të ndjekin sëmundjet sikur t'u kesh hapur luftë. Para se të flas për këto"sëmundjet" e Fredit që ka një shpirt të brishtë, si një lulkuqe, në fushë të hapur dhe është aq dashamirë me njerëzit, sa, po ndodhi që e takove njëherë,nuk ke për ta harruar kurrë,dhe,tek dua të vazhdoj, prapë nuk më lënë analogjitë. Me mënd shkoi në fushën e kinemasë. Kush nuk e kujton regjisorin italian Mikelanxhelo Antonioni? Ky regjisor i madh,u mundua që me artin e tij magjeps,i kapërceu fjalët për të arritur në misterin e heshtjes. Magjia e tij:heshtja flet. E arriti, por ja tek erdhi "ndëshkimi" nga lart (nënkupto Zoti) : në vitin 1996 iu dha çmimi "Oskar" për karrierën. Mirëpo ky"magjistar arti" ( i "dështuar" si Fredi),në vitin 1996 qe plot 82 vjeç dhe qysh nga viti 1982, plot 14-vjet,kishte që nuk fliste dot. Pra,tha:-Faleminderit,vetëm me një tundje koke. Nuk kishte "doganë" më të rëndë se sa kaq.

 

* * *

 

Vërtet që bëra një digresion të gjatë, por s'kam si mos e bëja,se, përgjithësisht,"ditari" i tij të jep si në pëllëmbë të dorës gjithë ç'ka bërë në jetën e tij, ky interlekutor me aq merita. Duke qenë i biri i një njeriu të kulturës ,si i biri,i të paharruarit Tuni Papuçiu, ai , pothuaj,e kishte të hapur fushën e dijeve. Fieraku Tuni Papuçiu mbahet mënd, veç gjithë e gjithë të tjerave, edhe si "babai" i revistës për fëmijë"Fatosi". S'ka siqiptar, mbi 40-vjet e ca, që të mos e mbaj mënd të ndjerin,Tuni Papuçiu. Fredi u shkollua në Tiranë dhe në degën e frëngjishtes në Universitet kishte pedagogë dy nga frankofonët më të mirë shqiptarë, siç qenë të paharruarit:Profesorët Nonda Bulka nga Leusa e Përmetit dhe "babanë" jo vetëm metaforik të fjalorit frëngjisht-shqip, profesor Vedat Kokona . Duke qenë student skrupuloz dhe duke"stërvitur" penën në disa gazeta të kohës,  Fred Papuçiu,pse dhe plotësonte garancitë politike që kërkonte koha,u emërua diplomat karriere në ambasada dhe deri në OKB. Kur regjimi i asaj kohe u përmbys ,se erdhi demokracia, ai nuk qe besnik skrupuloz i regjimit, por,përkundrazi,u bë gjenerator nergjishë me mëndësi perëndimore dhe ky qëndrim kaq qytetar, prej një intelektuali të kohës, bëri që të vinte deri tek posti i një interlekutori.  Interlekutor që në referencat pacient-mjek, të vinte jo vetëm dijet e tij të thella, por dhe komnikimin e tij aq brilant, sa të bënte për vete.

"Dështimi" i tij ëshë aq i bukur, sa veç profesorëve të mëdhenj me të cilët ka asistuar,  por janë deri burrështetesh që kanë"shkëmbyer tepsitë" me të.Të fillosh me ministren e jashtme të Zvicrës dhe, për të mos mërzitur lexuesin, i them vetëm kaq: me Fredin,më modest se askush, ka shkëmbyer mesazhe deri Prssidenti i SHBA, Barak Obama. Nuk dua të rreshtoj të gjithë ata me të cilët ka referuar apo ka patur relata, se dua të mos shuaj kurreshtjen e lexuesit.

 

* * *

"Ditari" i këtij interlekutori është si një guidë për tërë jetën e tij, por,njëkohësisht, në faqe të tëra gjen dhe një "guidë" të veçantë për Zvicrën, ku dhe është atashuar, tani për tani, mediatori ynë.

Aty jo vetëm gjen.në vija të "trasha" historinë e Zvicrrës, por, pa qenë asnjëherë në Zvicër, nga ky"dështak",bëhesh pak zviceran. Jo se atje ka shumë shqipfolës, ku veç tjerash, ka rezidencën e saj,edhe Mbretëresha e të gjitha kohëve të Këngës Shqiptare ,Vaçe Zela; por dhe për faktin tjetër, se Zvicrra është një shtet model ku demokracia ka frymëmarrjen e plotë. Autori, duke folur vetëm për"velakët" ( diçka si zviceranë të veçantë), bën analogjinë me malësorët e Veriut tonë. Dhe, do s'do,ti e ndjek fletë pas flete atë ditar aq e aq interesant.

Për mua, si fierak, pjesa që përbën këtë"maja" në gjithë këto përjetime që ka hedhur në ditar,  janë dhe ato faqe,ku flitet për Fierin dhe shumë nga personazhet me të cilët autori ka lidhje gjaku.

Një faqe e prekshme,pa dyshim është ajo e gjyshit të tij nga nëna, e prelatit të Kishës së Fierit Papë Polizoi Ikonomi. E kam njohur nga afër këtë fetar që hante bukë veç në të parë (të jepte vërtet përshtypjen sikur kish ardhur nga qielli ) me atë veshje aq të pastër dhe,tek shkonte rrugëve të Fierit, sikur shkonte një rrufe qiellore. Jo vetëm i ditur (qe i bekuar dhe nga Fan Noli), por me një autoritet, që, doje s'doje, do t'i ngriheshe në këmbë, duke i bërë një përkulje sikur ishe para një shënjti. Më mirë për këtë prelat,ka shkruar i ndjeri Leonidha Prifti, një shkrimtar nga Fieri. Aty në ditar ( Fredi ka kaluar verëra të tëra në Fier), ka një galeri të tërë personazhesh me të cilat Papuçinjtë dhe,veçanërisht, i ndjeri Tuni, i ati i Fredit o ka patur lidhej gjaku apo dhe miqësie.

Po a mund të thuhen të gjitha me një shkrim? Pa tjetër,që jo. Aq më shumë,kjo bëhet,me të vërtetë,e vështirë me një interlekutor mediatik aq të suksesshëm sa ç'është,Alfred Papuçiu. Natyrisht edhe unë nuk i kam thënë të tëra. Pjesa e mangët, mund të plotësohet sapo ai të nxjerë librin.

E uroj që t'i prijë shëndeti dhe një gjë të ketë të sigurt:po të kishim edhe ca"dështakë" të tillë,si Alfred Tuni Papuçiu,Shqipërisë dhe mbarë shiqpfolësve në botë do t'u bëhej më mirë.

 

30 korrik 2011

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora