Kulturë
Gjokë Vata: Prijsi budall
E enjte, 04.08.2011, 06:22 PM
Gjokë Vata
PRIJSI BUDALL
Selca, Vukli e nikçi i Kelmendit
Me radhë zgjidhnin t’Kelmendit bajraktar.
Meqenëse puna nuk po u shkonte mbarë
Nji ditë i thanë budaës së atij vendit:
A po na prinë se punët për dreq
As ti s’na i çon, i marri iu përgjigj:
Në qoftë se ju e keni me të vërtetë,
Më plotësoni nji kusht se u prijë vetë.
Çfarë kushti po na kërkon me na udhëheqë?
Në dobi ju pas jkëshillës time ju me ecë,
Cilido burrë a grue të vdesë prej nesh,
Më leni me ia thanë nji fjalë në vesh.
Kushti u pranue e pa të tjera fjalë,
Ai u krekos përmbi nji kal me shalë.
Keyq e tërthuer kah shkonte e kah vinte,
Perandori në gju atij s’i binte,
Pej asaaj grade që i ra për hise,
Në saje të fatit që at ditë e ndeshi.
Kujt do që vdiste ndër ato tri fise,
I pëshpëriste disa fjalë tek veshi.
Kush s’u ba kurreshtar me ditë çka i thotë,
Atane që i linin këtë Botë.
Nji ditë prej ditësh zgjedhsat po na thonë:
Në don me e mabjë ma gjatë këtë post që ke,
Fjalët që u thue në vesh t’vdekunve tonë,
Pa nji pa dy i thuaj edhe neve.
Po, unë u them të vdekunve t’këtij vendit,
Kur t’pyesin Atjesi e shkojmë këtë jetë,
Ju veç kallxoni kush i prinë Kelmendit,
Se të tjerat i marrin me mend vetë.
Urtinë e kësaj përralle lexues e ke
Jo veç për fshat, por edhe për Atdhe.
(Gjokë Vata: “GJUHA E THIMCIT”, Shkodër, 2007, f. 179)