Kulturë
Lida Lazaj: Ndritmë
E premte, 05.08.2011, 05:29 PM
Lida Lazaj
Ndritmë
Karvan pa fund-fillim karkalecash arlekin
Plim gjinkallash e merimangash belkëputura
Shkarravisin në pluhur hieroglifwe pa kuptim
Pezhishkash mahniten miza e flutura
(ndonjëherë hutohet edhe punëbukura)
Lapsi e letra (ah, sende fisnike pa faj)
Si parmenda në arën me humus, skaj me skaj
Harxhohen e mbjellin lëvozhga e hije
Mendojnë se hedhin farë mendimi të lartë
Dhe ëndërojnë të korra lavdije
Ah, dorë e pa mend
Me një fije urtësie dhe male shemb
Me lapsin që t`dhemb si gisht i gjashtë
Më mire vizato një ëndër, nje zog a një varkë
Dhuroi gëzim fytyrës së trishtë të një fëmije
Ah, zemër e sëmurë
Joshur prej zërash errësire
Udhëve me pluhur, në hone e shkrepa
Më mirë shtroje ritmin me tingujt e trupit dhe masën e hapit
Dhe bëj terapi drite kopertinave me pluhur në biblioteka
Shekull zhurmërie
Spektakël flluskash
Performance madhështie e marrë
Ndritmë zot, s`kam kohë për të vrarë