Kulturë
Foni Dilo: Për Sheperin e atdhetarëve të shquar
E enjte, 04.08.2011, 07:05 PM
PER SHEPERIN E ATDHETAREVE TE SHQUAR
NGA FONI DILO
C’do tu themi brezave per vendin e Cajupit,Ilia Dilo Sheperit,Aristidh Rucit , Jani Dilos,Pano Xhamballos,Jorgji Cakos etj. kur tani kane mbetur atje vetem gjurme te shemtuara nga e kaluara dritheruese qe mbolli zine dhe mjerimin , mbetur si dita pa Diell !?
Midis shpreses dhe zhgenjimit eshte sheperjoti. Me i pershtatshmi ndoshta s’jam te shpreh shqetesimin: “Sheperi tani s’eshte me Sheper!” gozhde ne zemer e ka kete cdo sheperiot, se dikur plot dashuri e deshire per ta zbukuruar fshatin eshte ndier dy fish krenar: Njeri dhe Sheperiot.
Njeriu,-thone ne Sheper,-rrenjet i ka ne trualin e vet edhe sikur te mendoi te veçohet kurre se heq dot vulen e tij. Jam bere sic jam se keshtu me beri fshati im,toka ime,gjuha dhe prejardhja ime.Te gjitha jane brenda vehtes time.Ngado qe vete kudo qe shkoj:jam nje shqiptar,nje sheperiot.
Me ngrohtesi kujtoj te paret rrugeve te kurbeteve qe enderronin te ktheheshin nje dite ne kete vend ku do te gjenin pak shlodhje, pak qetesi.Me mallin zhurites shkroi poeti i madh:
…”Po njeriu vete cin do ne jete
Do vendin e tij.
Ne vendin e tij.
Ku i duket balta me e embel se mjalta?
Ne Shqiperi.” (CAJUPI)
Ku rron me nje shprese dhe kerkon te vdese?
Dashuri kjo , si gjithe dashurite e verteta per te cilat ja vlen te jetosh. Kerkon te sakrifikosh,te luftosh ashtu si ka luftuar burri sheperiot qè pa iu trembur vdekjes u dha me trup me shpirt per qellimin e madh: “Per nje shqiptar te lire ne nje Shqiperi te lire e te lumtur”.
Cante dhe rrugen e kurbeteve me trimeri sheperioti. Ecte pa frike ne detin e madh e te panjohur. Luftonte ne dhè te huaj me urine,me gjuhen qe nuk e dinte,me semundjet,me veshtiresite e panumerta...Arme vetem guximin,zgjuaresine,ndershmerine,sedren sheperiote “per te qene i çalltisur”... Ta bente jeten e veshtire pak me te mire : te kthehej nje dite te ndreqte shtepine,te bente motren me paje,te blinte nje cope are .
Iknin e iknin ne mendje ruanin çastin e kthimit,te shikonin fshatin ashtu si e lane,fidanin qe kishin mbjelle,miqte qe kishin,buzeqeshjen e tyre dhe te tokes qe i kishte rritur.Ktheheshin ne prerin e nenes se tyre dhe,nese NENA nuk ishte mè, fjalet e embela u kujtoheshin.
Me sakrifica, shtepite e vogla fare te kohes se Cajupit,u bene me dy kate ,si pèrgjigje atyre europiane;rruget e gjera me kalldreme shkelqenin nga pastertia “Balli i fshatit dikur i zhveshur,i shemtuar u kthye ne nje dekor gjelberimi- mori pamje europiane”(shkruante Anastas Duka) dhe i jepte keshtu vizitorit nje mesazh:ja ç’ben puna dhe dashuria per “dhene”-( qe e “ka lidhur me dy emrat me te shtrènjte: Meme dhe At-dhe”) edhe ne vendin aq malor !
Bisei ,mali ku mbèshtetet Sheperi, si kurrizi i nje dragopi ngjan , sa i vete prane dhe me i larte duket ...Rrit natyren dhe sheh historine e fshatit,qe nuk mund te varrose te shkuaren e tij. C’do shtepi ka historine e saj . Del dhe ngjitesh ne Kokojke ,dominonjese ne tere pejsazhin dhe merr me vehte optimizmin : SHQIPTAR ! ...e sa mè lart aq me teper fuqi vjen dhe kenaqesi . Maja e Biseit (Dhembelit) e patundur – Ruan Sheperin...
Monarku natyror i qiellit-shqiponja ngrihet lart, lart aq krenare kontrollon...Shkembenjte e moçèm shpella e Romeut,radhojt e Biseit,shpella e dyfekut kane vene veshin e degjojne...
Sheperjoti zoti i vendit me veçori dalluese motoja te jetes :”Me i miri,Ai,qe jep kontribut me shume per ATDHE.”..Limit i veshtrimit te tij – sy shqiponje ! Nen ate dekor ,vetullat e fshatit si i quanin atje, vizitori do te gjente biblioteken e ILIA DILO SHEPERIT . Ne nje shtepi te vjeter - nje biblioteke e skeduar, emadhe,nje thesar intelektual qe dokumentonte lashtesine. Nje ushtarak i larte (gjeneral italian) gjat luftes se dyte...i habitur ... shkroi te nje liber”...Kurre nuk mund te imagjinoja te gjeja ... nje Njeri ... qe te ish oqean diturie...”Vepra gjuhesore per gjuhesine. Vepra shkencore per historine. Me argumenta rrezoheshin falsifikimet e shovinisteve qe i kane bere historise.Po sa gjera na u zhduken!
... Matematikisht dihet, ku ka maksimum ka dhe minimum . Sheperi kish kulmin e patriotizmit dhe te antipatriotizmit. Gjate luftes ne Sheper, Mugosha! Gjarpri sllavo-komunist leshoi feshkellimen: “Ja po lind nje bote e re;o me ne,o kundra nesh!” Dite pas dite,vit pas viti,çdo gje iu dorezua shkaterrimit.
Natyra nuk fal:e tradhetojme dhe na tradheton. Ai dekor kembe-Bisei, ajo mbulese gjelberimi ne Kokojke,ato shtepira secila me nje arkitekture te rralle,ata lisa ne Carrok,nuk formojne me nje peizazh te lakmueshem,por nje skene drame ku pertej sfondit te zi mbreterojne dhimbja dhe shkaterrimi,ulerima therese e bishave nga etja per gjak,se ne ate toke rrjedh gjaku qe ka sperkatur Ilia dilo sheperi.” Sado me pelqente te rendja si me pare n’atè mjedis, si ç’beja kur isha i vogel duke u sjellè pèr qark shtepise ku eshte skalitur emri ILIA DILO SHEPERI –thote Henriku -...ndersa tani ...s’do me pelqente te enderroj nje moshe femijerie...ato shtepi vit pas viti i mbuloi zia !... Ne ç’do hap qe te hedh gjithçka te ngjeth e te trishton...Ne ate mjedis u pergjak Hallè Kalopia, e shoqja e Male Ilia Dilo-s...e,...fshihet atje tragjedia e nje proçesi kriminal “ Kuqalashet gezojne lumturine kafsherore . Ne program kane asgjesimin e se kaluares e krijimin e nje grumbull germadhash pèr te ardhmen ne kete toke SHQIPTARIZMI !
Edhe Kokojka , tashme kthyer ne rrepire,ndjen dhimbje... Ne monologun e saj duket sikur ben ze e thote “C’patet me tere kete madheshti shqiptare ?! ...Veretet mi prete tere ato qindra e qindra peme frutore qe kishin tere ate hijeshi, tere ata lisave tek une u vute sopaten por...forcèn nuk ma kini hequr dot ! Ka nje parim ne bote qe respektohet kudo:
Forca qendron ne themel, pra, nè rrenje... Ndaj ,jerezit pyesin :
Kur do ti kthehet drejtesise jeta qe i kane marre?!
Akoma mentalitete te vjetra e te deshtuara do vazhdojne?!
Akoma terror pèr te çkurajuar DEMOKRACINE?
Ne kete rezonance mjerimi kumbon zeri:
Akoma “rebelim” nè emer te Demokracisè?!...
Do vije kurbetlliu se,kerkon fisnikerine dhe mikpritjen sheperiote qe i kane zbukuruar fshatin,po tani valle çdo gjeje? Dora kriminale ketu e njerezve te sjelle nga larg (1986-ta), pa asnjè aprovim zyrtar- e vlefshme vetem per krime, orientuar nga vidat e makines se diktatures qe bluajnè kocka e kullon gjak, zgjatet me tendenca vajtimprurese per te te vrare me cdo mjet,me acid shiringe e me kam, me shpifje e urrejtje, me “gjasme” ligje e bandite...
Te te vrasin ate qe do me shume:NENEN,jeten,familjen,endrren,pronen,dinjitetin,krenarine, Shqiperine... E kur thuhet e verteta ne sy te linçojne, mbyllin çdo dere e mundohen te perballin me shpifje te paimagjinuara as nga imagjinata e me rrugaçit.
Do vijne emigrantet po ç’do shohim? Nje Sheper te mbrujtur nga ulerima therese e mjerimit se. edhe dushmani nuk vriste gra,plaka e femij...kuqalashet edhe foshnja ne bark te nenes... Mbi nje rruge, nen nje arre nje kollone e gurte (e ndertuar nga duart e te paharruarit Leko Duda,nga ai qe provoi kataklizmen e luftes se klasave qe, me bukurine e mendimit dhe veprimit tregoi se jeta ka domethenien e vete dhe ahere kur perkohesisht mund te duket se i mungon cdo kuptim) nje pllake mermeri ne te ka te skalitura keto fjale:
“ NENA juaj, MOTRA juaj,
Ketu ngrire ne mermer,
Per gjithe fisin rri e vuaj,
Se s’u lodhen duke e prere,
Forcat e ferrit”.
Ne vend te kujtimeve-zhgenjime....Demokracia ... si dhurate e shtypjes se te deklasurve
Shaterrime,si ne kohen e inkuzicionit. Kriminele bredhin te lire !!!Veprime te tilla aq te shemtuara te drejtesise ,fshehin baballaret e krimit , varrosin vlerat demokratike, e kontribojne pèr ta bere djalerine shqiptare ne tip te robotit Lenin-Stalin.
Koha !
Me “kohe” kupton sheperioti materializimin e strategjise komuniste te luftes se klasave pèr te persekutuarin ne tri fjale: Persekutim – Tjetersim – Perçmim. .. Ja si heq e vuan i persekutuari !
Barbarizma si keto ,forme kafsherie – dobesi ! tregon rrezatimi i atij gjaku(te pafajshem) ne kete toke,sa dhe, te vdekurit nuk prehen te qete...
C’m’i thua tani kesaj paturpesie ti , kushdo qofsh , kur ligesia e mafiozeve hapi humnere pa asnje shkak)...ne Sheper e trajektoren e ka zgjatur sa vret dhe te ardhmen e njeriut e shperblen kriminelet me toka!? Drejtesia shkelesia me e madhe e te drejtes se jetes! Nje kontradikte e turpèshme !.... Edhe ta mendosh ta largosh nga mendja me fjalet e Nastradinit”Bej o Zot te jem ne ender” nuk mund te shqitesh dhimbjen....qe te ndjek si hija trupin
A nuk eshte kjo nje kolonializim i kamufluar ? A thuaj ate qe nuk e bene dot shekujt ta finalizoje e tashmja ne vendin ku dhe prej sejcilit varr rrjedh nje histori?! Ne Sheper ku vorreza tenton te mbaje te vdekurit midis nesh ,te pakten ne kujtesen tone ,lashtesia ka lènè gjurme te pashlyera - deshmimtare burreria? Lirine sheperjoti si kudo shqiptari e ka identifikuar me familjen, pronen, nderin, dinjitetin pèr te cilen ka luftuar historikisht .
“Luften qe prish njerezine
Nuk do ta donja kurre.
Po te me prekin pak kufine
Do te luftoja si burre”
( CAJUPI )
Mos harro... ti qe aprovove ligjin komunist te tokes ka dhe gjyq historia , nuk njohe pronarin e ligjeshem, ç’pronesove fshatarin e mesem, na e le Sheperin pa sheperjote - nje çerdhe gjarperinjsh dhe , humbe zerin e CAJUPIT dhe te atdhetareve sheperjote. Perjetime diskriminimi...Parafytyrohet demokracia : liri e komunisteve dhe e te besuarve te tyre- per tu pasuruar !
Pak vone u behet si do ta ndjeje vehten shqiptari – shqiptar,sheperjoti – sheperjot pa prone,pa token e vet ?! Po si mund te shkohet pèrpara pa ditur se nga vime?! I prishe kufijtè, prishe Atdheun, e ktheve ne nje shtet qe mbron kriminelet . Ahere,ç’do tu themi te rinjve per kete vend te burrerise,pèr keta atdhetare te shquar qe ç’do gje qe kane bere èshte njè gur themeli pèr njè lloj pavdekesie ...sa,dhe sulltanin e detyruan tu linte te lire fene,etj (deshmon fermani i tij nè kishe),per ata 200 trima zagorite(shumica sheperjote) qe priteshin para se te sulmohej mbi Janine dhe me kenge ne goje
“Moj hrbi e larme e brezit
Tund kollonat e Serezit ...” u hodhen ne frontin me te veshtire. Me trimèri te pashoqe ne luften e Vlores me 1920 nèn udheheqjen e Aristidh Rucit me shoke sa ,dhe stralli mirrte zjarr kur hidheshin ne sulm djemt e Dukes ! C’do tu themi per luften e trimit te maleve Pano Xhamballo qe,nuk donte shqiptari te vriste shqiptarin. C’do tu flasim per luften kunder gjermaneve ne Barmash ,Struge- Qafe-thane ku ka luftuar dhe Koço Dilua te udhehequra burrerisht nga komandanti qe ish luftetar, njerezor,burreror -ishte JANI DILO , jeta e te cilit eshte nje testament i guximshem per te drejtat e detyrat e shqiptarit per Atdhe. Mekat per Te dhe per SHQIPERINE qe lihet ne harrese ! Flasin per te , te huajt,deshmon arshiva sekrete amerikane... ” Duke i marre te gjitha parasysh,dhe duke gjykuar gjendjen MITHAT FRASHERI... duhet te mbetet nje figure honorifike.Roli aktiv i kesaj levizjeje duhet te drejtohet nga nje prej zevendesve te tij JANI DILO...”(Raporti i Cias 1949)
Me idealin e larte ,me tere sinqeritetin e realitetin e vertete do qe te ngadhnjoje njeriu -Njeri Emigrantet sot qe punojne ne dhé te huaj,qe u ndrin syrgjynosur kujtimi i Llagaturatit, krojeve te fshatit,qe nuk kane ndjere se jane vetem prej nje familjeje por, nga i tere fshati e duan dhe do bejne diçka per kete vend qe quhet SHEPER.
Aq lehte nuk mund te tradhetohet toka e vaditur me djerse, lot e gjak. Nuk mund te tradhetohet toka e misionareve te atdhetarizmes. Sa e sa kujtime na lidhin me kete toke,gatuar me eshtrat e te pareve tane! Me shqetesimet e saj s’prehen te qete te dashurit tane qe dhe ne varr i moren shume halle...
Toke e embel,me e embel se mjalta ! E kush nuk ta degjon zerin tend: te luftosh komunizmin do te thote te leftosh Mashtrimin ! ...E kush nuk e kupton renkimin tend : ...fati me goditi pa pritur,ne befasi ! shkurret komuniste i rrit hipokrizia e pangopesia per pasuri e pushtet e ngrene mure te larte sikur nuk ekzistojne te varferit...
...Dje te vrisnin duke te shtypur , sot te vrasin duke te perqafuar ... Dhembja e perkohshme. –thone ne Sheper,- Dorezimi, dhembje e perhershme... Heshtja – perbuzje ! Heshtja tani - krim ! Heshtja mban mbishkrimin tradheti per ç’do shqiptar ” E vetmja gje qe i duhet te keqes te triumfoje,–thote filozofi anglez Edmond Burk,– eshte indiferenca e njerezve te mire ”.